Shqipëria fiton Arbitrazhin, shmanget fatura 100 mln euro për Kurum

Shqipëria ka fituar gjyqin me kompaninë Kurum, për prishjen e kontratës koncesionare të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit. Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka dhënë vendimin më datë 26 korrik, në favor të qeverisë shqiptare, pas pretendimit të kompanisë turke për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e parakohshme e koncesionit që duhet të zgjaste 30 vjet, por që mbeti aktiv vetëm 9 vite.

Kurum, fitoi në 2011-ën kontratën për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit, por, në 2017-ën, ministria e Infrastrukturës, e anuloi atë, madje duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.

Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës dhe në 2020, përmbaruesit shkuan për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.

Për këto veprime, kompania turke ka bërë padi në arbitrazh më 23 shtator të 2020-ës dhe për 4 vite Gjykata e Arbitrazhit, shqyrtoi konfliktin, për të cilin kompania turke kërkonte 100 milionë euro kompesim.

Një faturë të përafërt, Shqipëria po e paguan për investitorin Francesko Becheti, i cili paditi vendin tonë për mosmarrveshje në ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, ndërsa në terminalin e kontejnerëve në Durrës sot operon një “Hili Company Limited”, një kompani e regjistruar në Maltë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top