Premier League, gjobë faronike ndaj Manchester City: motivi është absurd

Manchester City është gjobitur rëndë nga Premier League për një qëndrim të mbajtur në kampionat që shkon kundër rregullave. Citizens pranuan gjobën dhe kanë rënë dakord të paguajnë një shumë të bujshme, për arsyen më absurde të mundshme.

GJOBË SPEKTAKOLARE!
Premier League nuk fal dhe ka përdorur një dorë të rëndë për të zbatuar rregullat e saj, edhe ato më pak të rëndësishmet. Manchester City ishte protagonist i një serie të pabesueshme vonesash në rikthimin në fushë dhe kjo ka sjellë tërbimin e ligës angleze. Ndeshjet shpesh rifillonin disa minuta më vonë se sa kërkonte rregullorja. Për t’i dhënë fund situatës fatkeqe, Manchester City ra dakord për gjobën me federatën angleze.

2 MILIONË STËRLINA
Kjo është shuma astronomike që do të duhet të paguajnë Citizens për humbjen e akumuluar të kohës. Pas pushimit të lojës, skuadra e teknikut Pep Guardiola është rikthyer 22 herë me vonesë në fushë. Liga e futbollit u lodh nga kjo histori dhe e detyroi tashmë klubin kampion të paguajë gjobën e rëndë prej 2 milionë stërlinash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top