Kombëtarja greke e vaterpolit ngre peshë makinën që të kalonte autobusi i tyre: skena epike në Paris

Kombëtarja greke e vaterpolit ngriti një makinë të parkuar keq për të kaluar me autobusin e saj gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Pak orë pas fitores 14-7 kundër Rumanisë, helenët u detyruan të ngrejnë peshë mjetin për të kaluar me autobusin e tyre në një rrugë të kryeqytetit francez.

Një ngjarje e vërtetë e papritur olimpike, si dhe një situatë mjaft e veçantë për atletët grekë. Sipas asaj që raportohet nga Greek City Times në një postim në rrjetet sociale, makina ishte e parkuar dhe po bllokonte autobusin e tyre. Kështu atletët grekë dolën dhe arritën ta lëviznin nga pozicioni fillestar për të kaluar.

SKENA EPIKE
Pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale brenda pak orësh tregojnë një grup lojtarësh të Greqisë që lëvizin në unison për të spostuar makinën e zezë dhe arrijnë ta bëjnë për vetëm disa centimetra.

Lojtarët u përjetësuan teksa lëviznin makinën e parkuar keq që po bllokonte rrugën e autobusit të tyre përgjatë një rruge të ngushtë në Paris. Përzgjedhja helene po kthehej në fshatin Olimpik nga stërvitja dhe, në bazë të asaj që është raportuar, operacioni duket se ka ka zgjatur “një gjysmë ore të mirë”.

Në sfondin e operacionit shihet stafi teknik i kombëtares greke duke qeshur dhe duke filmuar skenën. Në të vërtetë, kjo është një situatë shumë e veçantë, por me një kohë shumë të kufizuar për të bërë gjithçka. Kështu që përzgjedhjet olimpike janë të detyruara të bëjnë çdo gjë me shpejtësi.

Ndërkohë, Greqia mundi Malin e Zi 17-16 dhe mori fitoren e dytë në grupin A. Kombëtarja helene kryeson grupin së bashku me Italinë me 6 pikë dhe do të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë në dy ndeshjet e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top