Video/ Riti i të kënduarit mbi karrige nuk fal askënd: Thiago Motta e të ardhurit te Juventus lënë nam

Rituali i të kënduarit në këmbë mbi karrige për lojtarët e rinj nuk është ekskluziv në shtëpinë e Juventus. E megjithatë ky rit argëtues nuk fal askënd, madje as teknikun Thiago Motta. Pas performancave qesharake në të kënduar e blerjeve të reja në ditët e fundit, sot radha ishte e teknikut Thiago Motta. Italo-braziliani para se të merrte duartrokitjet e sallës ka dashur të falënderojë ekipin për angazhimin dhe disponueshmërinë e treguar në pjesën e parë të përgatitjes: “Ju falënderoj për punën e bërë. Koha ka kaluar shumë shpejt sidomos për mua. Impenjim, përgjegjësi, ndihmë reciproke, qendrimi së bashku… Në këtë ambjent punohet shumë mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Pas fjalëve për skuadrën, koha që trajneri të tregonte aftësitë e tij në këngë. Pas tij edhe të tjerët, të shoqëruar nga të qeshurat e atyre që e kanë kaluar këtë siklet në vitet e mëparshme. Tekniku stonoi në mënyrë të frikshme e natyrisht te Juventus shpresojnë që në pankinë Thiago Motta të bëjë krejt të kundërtën e asaj që shfaqi mbi karrige.

Pas teknikut kanë kënduar me radhë edhe mesfushori brazilian Douglas Luiz, ai francez Khephren Thuram, mbrojtësi Juan Cabal si dhe portieri i ardhur nga Monza, Michele Di Gregorio.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top