Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti është i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell. Edhe për ditën e nesërme do të ndikohemi nga e njëjta situatë meteorologjike, me mot të kthjellët. Vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare, në qendër të vendit në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-jugperëndim 1-5m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 15 deri 34°C
Në zonat e ulëta 17 deri 38°C
Në zonat bregdetare 20 deri 36°C

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top