Rama “hap thesin”, sa do të rriten pagat për policët e zjarrfikësit (Sipas gradave)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot planin e qeverisë për rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Policisë së Burgjeve, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës. Gjatë një takimi në Akademinë e Sigurisë, Rama tha se rritja e menjëhershme e pagës sipas kategorive do të jetë si më poshtë:

Për Policinë e Shtetit

Për gradën Drejtues Madhor do të rritet me 48 mijë lekë të reja.

Për Drejtuesin shtohet me 24 mijë lekë të reja

Për Komisarin shtohet me 22 mijë lekë të reja

Për Inspektorin e parë shtohet me 20 mijë lekë të reja

Për Policinë e Burgjeve

Për gradën Drejtues Madhor rroga do t’i shkojë në 187 mijë lekë të reja

Për Drejtuesin rroga shkon në 137 mijë lekë të reja

Për Komisarin rroga shkon 112 mijë lekë të reja

Për Inspektorin e parë rroga shkon në 97 mijë lekë

Për punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës

Drejtuesi Zjarrfikës 125 mijë lekë

Inspektori Zjarrfikës rroga i shkon në 90 mijë lekë

Zjarrfikësit rroga i shkon në 80 mijë

Asistent Zjarrfikës shkon në 75 mije lekë

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top