Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet në qeveri

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka mbajtur fjalën e tij para mediave pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste. Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ai gjithashtu shtoi se nesër në orën 08:00 grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja.

“Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës.

Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet,” tha Klosi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top