Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy vendbanime në Donjeck

Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa forcat e Moskës po vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit të Pokrovskit, në veriperëndim të kryeqytetit rajonal, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj morën kontrollin e fshatrave Porgres dhe Jevgenivka, që gjenden disa kilometra larg njëri-tjetrit.

Një ditë më herët, Rusia pretendoi se mori nën kontroll fshatin Lozuvatske, një prej disa fshatrave që ka thënë se ka kapur gjatë këtij muaji në rajonin e Donjeckut.

Së fundi, Kremlini ka përqendruar ofensivën e tij në këtë rajon, të cilin pretendoi se e ankesoi disa muaj pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi mëngjesin e 28 korrikut se ka zmbrapsur 29 sulme në këtë zonë, ku Rusia po tenton të dislokojë njësitë e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top