Axhenda/ Kongresi i Partisë Socialiste, ngazgjedhja e anëtarëve të Asamblesë e deri te diskutimet

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve. Bëhet me dije se gjatë Kongresit pritet të votohet Asambleja e re Kombëtare, e cila del nga delegatët. Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit.

Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin. Veç Ramës pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes. Gjatë kongresit pritet të bëhet edhe një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste.

Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se pjesa e parë e Kongresit do të jetë me shumë interes, pasi do të flitet për çështjen e shtetit të së drejtës dhe për gjithë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një yll polar në rajon, sipas tij. Çuçi bëri me dije se në pjesën e dytë do të zgjidhen anëtarët për Asamblenë Kombëtare që del nga delegatët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top