Lady Gaga ishte një nga yjet e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, por performanca që u shfaq në TV dhe ekranet në brigjet e Seine ishte e regjistruar paraprakisht.
Siç raporton AP, si dhe media të shumta franceze, për shkak të kushteve të pasigurta të motit, është transmetuar një performancë e regjistruar më parë në shkallët përgjatë brigjeve të Senës.
Disa media franceze shkruan se ishte një zhgënjim për 320 mijë shikuesit e ceremonisë së hapjes.
Këngëtarja u shfaq në rrjetet sociale pas performancës, por nuk iu drejtua komenteve dhe pyetjeve se pse performanca ishte regjistruar paraprakisht.
“Edhe pse nuk jam një artiste franceze, gjithmonë kam ndjerë një lidhje shumë të veçantë me francezët dhe këngën e muzikës franceze – nuk doja asgjë më shumë se të bëja një performancë që do të ngrohte zemrën e Francës, do të festonte artin dhe muzikën franceze. dhe në një rast kaq të rëndësishëm kujtoj të gjithëve një nga qytetet më magjike në botë – Parisin”, ka thënë Gaga në rrjetet sociale.
Këngëtarja amerikane ka kënduar në frëngjisht, ndërsa të pranishmit në Paris, si dhe shikuesit e transmetimit televiziv i ka përshëndetur me fjalët: “Mirëmbrëma, mirë se erdhe në Paris”.
Më pas u pasua me një performancë lozonjare të këngës “Mon Truc en Plumes”, shoqëruar nga kërcimtarë në shkallët përgjatë lumit Sena.
Këngëtarja është shfaqur me një fustan të zi voluminoz dhe taka të zeza, ndërsa balerinët kanë qenë të veshur edhe me rroba të zeza me aksesorë puplash që i kanë shërbyer për koreografinë e kërcimit.