Flick prezantohet te Barcelona: “Dua një futboll që të zbavisë njerëzit dhe të fitoj tituj”

“E gjithë skuadra duhet të punojë më shumë. Jemi duke u përgatitur në pjesën fizike dhe taktike. Është shumë e rëndësishme ta bëjmë këtë, e pashë që duhet të përmirësohemi në këto aspekte. Veçanërisht si të mbrohemi, jo vetëm të fokusohemi në pjesën sulmuese. Kur dëshiron të luash mirë në sulm, mbrojtja duhet të jetë solide dhe për këtë po punojmë”. Fjalë shumë të qarta të thëna nga Hansi Flick, i prezantuar te Barcelona në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i katalanasve, së bashku me presidentin Laporta.

OBJEKTIVI I FLICK
“Jam i lumtur që jam këtu, është një klub i madh me një skuadër të shkëlqyer – vazhdoi Flick -. Gavi? Ai dëshiron të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, por ne duhet të jemi të durueshëm, do t’i japim atij kohën që i nevojitet dhe shpresoj që ai të mund të qëndrojë në këtë skuadër edhe për 14 ose 15 vite të tjera. Ka treguar tashmë se mund ti japë këtij klubi. Objektivi im është ai për të fituar tituj, por duhet të procedojmë hap pas hapi”.

Lexo më tej: Barcelona zyrtarizon trajnerin që e turpëroi 8-2: kontratë dy vjeçare për Hansi Flick

“Nuk e di nëse është një ide e mirë të krahasosh klube si Barça dhe Bayern Munich – shtoi ai -. Unë e lashë zonën time të rehatisë në Gjermani. Të gjithë këtu kanë këtë pasion të jashtëzakonshëm për ekipin. Nëse ndiej presion? Është puna ime, jam trajner i Barcelonës… Rezultatet janë të rëndësishme, por në fund duhet të luash mirë, të japësh gjithçka në fushë dhe të përgatitesh për ndeshjet sa më mirë që të jetë e mundur. Në stërvitje është e rëndësishme të japësh 100%, sepse atëherë do ta bësh edhe në ndeshje”.

MODULI I PARËNDËSISHËM…
“Unë nuk jam larg idesë me të cilën Barça luante më parë, kur fituan tituj me Cruyff ose Guardiolën. Ideja ime është të kem një ekip aktiv, i cili mund të tregojë se çfarë mund të bëjë me top dhe pa. Që mund të vendosë atë që duhet bërë, është e rëndësishme të kemi iniciativën. Nuk ka rëndësi nëse luajmë 4-3-3 apo 4-2-3-1, ajo që dua është që të luajmë mirë teknikisht dhe që të gjithë ata të cilët ndjekin ndeshjen të shohin se skuadra jep gjithçka”, përfundoi Flick.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top