Vatra e zjarrit në Malecaj të Lezhës vijon të jetë aktive, rrezikohen disa banesa

Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, në Lezhë, vazhdon të jetë aktive, ndihmuar dhe nga era me intensitet të lartë. Mësohet se në teren për shuarjen e zjarrit po punojnë 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë, ndërsa i janë bashkuar edhe efektivët e FA.

Përqëndrimi i mjeteve zjarrfikëse, me personelin përkatës është në fshat, kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur neutrializmin e zjarrit për të mos rrezikuar shtëpitë e banimit.

Ndërsa vatra e zjarrit në fshatin Shemri, bashkia Mirditë, është fikur, kjo e ndihmuar dhe nga një sasi reshjesh shiu, që kanë rënë gjatë orëve të pasdites. Megjithatë, kjo vatër zjarri, po monitorohet dhe nga shërbimi pyjor i kësaj bashkie.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top