Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO vlerëson masat e sigurisë, Edmond Gashi mbërrin në SPAK

Mjeku Edmond Gashi ka mbërritur në SPAK, ku në orën 11:00 pritet t’i komunikohet masa e sigurisë. Gashi ishte i shoqëruar nga një avokat kur hyri në gjykatën e posaçme. Sot pritet të shqyrtohen masat e sigurisë për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik.

Kujtojmë se mjeku Gashi, nuk u ofronte shërbim pacientëve të prekur me tumor në spitalin Onkologjik, por i dërgonte në klinikën e tij private. Sipas hetimeve, Edmond Gashi, nuk u ka treguar në asnjë rast pacientëve të klinikës së tij se aty mund të bënin vetëm skanerat dhe operimet, ndërsa për biopsinë, kimioterapinë apo rrezet për të kuruar pacientët do të duhet të riktheheshin sërish në spitalin shtetëror.

Përveç mashtrimit për t’u zhvatur para pacientëve të tij, mjeku onkolog Edmond Gashi, i mbante kartelat e pacientëve në zyrën e tij duke thyer rregullat e spitalit që parashikon që të lihen në kartotekat e kirurgjisë. Kjo bëhej në mënyrë që ai të kalonte pacientët te klinika e tij private dhe që të mos ndiqeshin nga mjekë të tjerë.

Gjithashtu në ambientet e SPAK ka mbërritur farmacisti Florian Marku dhe Alketa Pere të përfshirë në skandalin e Onkologjikut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top