Andy Murray lajmëron tërheqjen e tij nga bota e tenisit: “Olimpiada turneu im i fundit”

Parisi do të jetë kënga e fundit për Andy Murray, i cili pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Verore, njoftoi tërheqjen nga tenisi. Medalje e artë në Londër 2012, kampionit anglez tashmë i është dashur të mungojë në Wimbledon për shkak të problemeve të ndryshme fizike që e mundojnë prej disa sezonesh dhe tani, në funksion të garës me pesë rrathë, ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij.

“Arrita në Paris për turneun e fundit të tenisit në karrierën time”, komentoi në rrjetet sociale Murray, i cili mund të mburret me një fitore në US Open në 2012 dhe dy në Wimbledon në 2013 dhe 2016 si dhe titullin Olimpik në Londër 2012 dhe Rio de Janeiro 2016. Në krye të renditjes ATP për 41 javë, skocezi do të marrë pjesë në turneun individual, dyshe me Daniel Evans dhe dyshe miks, regjistrimet për të cilat do të mbyllen të mërkurën më 24 korrik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top