Inter dhe Nike kanë prezantuar fanellën e re të shumëpritur për sezonin 2024/25. Tringjyrëshi rikthehet në fanellën e destinuar për t’u bërë ikonë dhe, për herë të parë, bëhet i pranishëm Ylli i Dytë historik. Arritja e fundit e zikaltërve udhëheq fushatën e promovimit të fanellës, e cila vendos në qendër temën e procesit krijues.
Imazhet tregojnë, paralelisht me yjet që më në fund shfaqen në fanellën e Inter, edhe lloje të tjera yjesh që marrin jetë në forma nga më të ndryshmet falë kontributit të artizanëve të ndryshëm: të skalitur, me tatuazh, të krijuar. Fanella e re mban të qëndisur në gjoks të kaluarën e lavdishme të Klubit, por mbi të gjitha përfaqëson ambiciet e tij të së ardhmes.
Promocioni përfundon me vargun “The Stars, the start” (Yjet, fillimi), me të cilin klubi nënvizon aspiratën dhe dëshirën e tij për të përballuar dhe fituar të gjitha sfidat që vijnë.
Erano nei nostri sogni, ora vivono sulla nostra pelle ⭐⭐
Affrontiamo nuove sfide mentre diamo forma al nostro futuroThe Stars. The Start. #ForzaInter @nikefootball
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 23, 2024