Foden në shënjestrën e tabloidëve anglezë: e quajnë 007, por nuk është një kompliment

Phil Foden është në shënjestër të tabloideve angleze për paraqitjet e tij gjatë Kampionatit të fundit Evropian. Përfaqësimet e tij në Euro 2024 ishin anonime dhe fantazisti i Manchester City është trajtuar në një mënyrë jo të këndshme ditët e fundit.

PHIL FODEN, 007 I RI, POR NUK ËSHTË KOMPLIMENT
I mahnitshëm me fanellën e Manchester City, një hiç me kombëtaren angleze. Anglia humbi sërish në finalen e Kampionatit Europian dhe, pavarësisht se kanë kaluar shumë ditë nga një mbrëmje tjetër për t’u harruar, tabloidët janë mbushur plot me talentin e ri të Citizens. Nëse shkëlqen me spanjollin Pep Guardiola, ka zhgënjyer me Gareth Southgate. Asnjë mundësi e rrezikshme nuk dilte nga këmbët e tij dhe mbrojtjet kundërshtare e mbanin pa problem. E tani Phil Foden është bërë 007 i ri i Anglisë:

0 gola
0 asist
7 ndeshje të luajtura

Një pseudonim që mund të ishte prestigjioz, por që duhet lexuar në një këndvështrim negativ. Edhe kësaj radhe tabloidet angleze kanë tejkaluar veten për sa i përket imagjinatës. Për Phil Foden, fanella e Anglisë duket ende shumë e rëndë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top