Aksident i shumëfishtë në Tiranë, dy makina përfundojnë në trotuar

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë katër automjete, por fatmirësisht nuk ka të plagosur, vetëm disa dëmesh materiale.

Automjeti tip Volskswagen ka dalë nga ambienti i një lavazhi aty pranë dhe i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Audi, ky i fundit ka devijuar rrugën dhe është aksidentuar me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë përfunduar në trotuar. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top