Skandali tek Onkologjiku, 7 të pandehurit njihen të mërkurën me masat në GJKKO

Mjekët e spitalit Onkologjik të akuzuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë e astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror. Mjeku Edmond Gashi, kolegia e tij Alketa Pere, farmacisti Florian Marku, zv.drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatori i Spitalit Onkologjik Emiljano Lela, Halil Gashi administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së, do të hetohen për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe kontrabandë ilaçesh.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top