“Një vend do t’ia gjej”: Ancelotti bën humor për Mbappé e zbulon çelësin e Bellingham

Carlo Ancelotti preku çështje të ndryshme aktuale dhe jo aktuale, në një lidhje me djemtë e ‘Giffoni Film Festival’. Tekniku i Real Madrid ka folur nga ardhja e Kylian Mbappe te Blancos e deri te Europiani i mbyllur pak javë më parë. “Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend…”, ka thënë me shaka trajneri nga Reggiolo për kampionin francez, që ende nuk ka mbërritur nën urdhërat e tij, duke qenë me pushime pas impenjimeve në Euro 2024.

Për të ardhmen e tij, tekniku Ancelotti ka riktheksuar atë që ka thënë gjithnjë: “Nuk e di kur do të ndalem. Kur Real Madrid të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Jam ngurrues ndaj ekipeve kombëtare, preferoj punën e përditshme”

Mes shumë skuadrave që ai ka drejtuar, Real Madrid dhe Milan janë ato me të cilat mbeti më i lidhur: “Real është familje. Bellingham ishte një surprizë, por merita i takon gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, stërvitja shton por është gjenetika ajo që e bën kampionin”.

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

Ndër temat e tjera të prekura, edhe e kaluara e tij. “Juventus dhe Napoli? Janë eksperienca, jo dështime”. E së fundi, mendimi i tij për Kampionatin Evropian më pak se spektakolar të luajtur në Gjermani. “Spanja e meritonte fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një kampionat evropian me pak intensitet, lojtarët me më shumë cilësi mbërritën të lodhur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top