Lajmëroi transferimin te Arsenal, e fejuara e mbrojtësit Calafiori sqaron: “Nuk kam asnjë profil në TikTok”

Mbrëmjen e së shtunës, bëri shumë bujë në rrjetet sociale një video në një profil TikTok që i atribuohet Benedetta Boeme, në të cilën influencuesja njoftoi fundin e marrëdhënies me mbrojtësin Riccardo Calafiori dhe mbi të gjitha ‘lajmëroi’ kalimin e tij te Arsenal. Sidoqoftë, tani vajza ka mohuar gjithçka me një histori në profilin e saj në Instagram.

“E gjej veten të detyruar të shkruaj se nuk kam asnjë profil TikTok. Dikush po shtiret si unë dhe po shkruan gjëra që nuk janë të vërteta. Ky është profili im i vetëm social. Unë kurrë nuk kam folur për asgjë dhe nuk do t’a bëj kurrë. I kërkoj me xhentilesë, kujtdo që ka hapur faqen e TikTok duke pretenduar se jam unë dhe duke shkruar gjëra personale dhe delikate, të cilat më pas raportohen në artikuj, të mbyllë profilin menjëherë, përndryshe do të ndërmarr veprime ligjore”, ishin fjalët e saj.

Një mohim me zë të lartë dhe i qartë i cili megjithatë nuk e ndryshon të ardhmen e mbrojtësit Calafiori. Në orët e fundit, pas ngadalësimeve të ditëve të fundit, Bologna dhe Gunners kanë rifilluar kontaktet falë punës së menaxherëve dhe ndërmjetësve dhe akordi duket se është afër gjetjes. Nga Londra, në fakt, ka mbërritur oferta që kënaq Bolonjën: 50 milionë mes pjesës fikse, bonus dhe përqindje në rishitjen e ardhshme (balanca është midis 45+5 dhe 40+5, plus përqindjen e ardhshme për t’u ndarë me zviceranët e Basel, ish-klubi i Calafiori). Me shoqërinë zvicerane është kërkuar çelësi për të limituar shpenzimet e menjëhershme dhe për t’i garantuar Bolonjës një fitim të fortë nga shitja e lojtarit, i paguar vetëm 4 milionë verën e kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top