Zyrtare/ Morata, numri 7 i Milan: spanjolli merr dhuratën e parë nga Adli

Alvaro Morata është një lojtar i ri i Milan. Pas triumfit në Kampionatin Evropian, sulmuesi spanjoll kreu vizitat mjekësore me kuqezinjtë dhe sot mbërriti zyrtarizimi nga Milan: “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht paraqitjet sportive të futbollistit Álvaro Borja Morata Martín nga Club Atlético de Madrid. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është kurorëzuar si kampion Europe, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit tjetër”.

 

Pas largimit të Olivier Giroud, Milani ishte në kërkim të një sulmuesi dhe javët e fundit emri i spanjollit Morata ishte ngjitur në krye të listës së drejtuesve të kuqezinjve. Dëshira e lojtarit për t’u larguar nga Atletico Madrid ishte vendimtare, pavarësisht deklaratave të dashurisë së fundit dhe kostove të ulëta të operacionit: Milan pagoi klauzolën e lirimit prej 13 milionë euro për të liruar sulmuesin spanjoll. Ish-sulmuesi i Juventus dhe Atletico do të mbajë veshur fanellën me numrin 7. Yacine Adli (që do të mbajë numrin 94) do ti lejojë numrin 7 sulmuesit të ri kuqezinjve. Fakti që numri 9 mbetet ende i pazbuluar, ndoshta do të thotë se po vjen edhe një tjetër sulmues, me shumë mundësi Fullkrug.

 

“ADLI BËRI NJË GJEST TË BUKUR”

Sulmuesi i ri i Milan ka dashur të falënderonte drejtpërdrejt Adli që i la numrin 7: “Nuk njihemi ende, por bëre një gjest të bukur. Faleminderit, shihemi së shpejti”, ka shkruar Morata në një histori në Instagram me fanellën e re të Milan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top