Icardi, ndarja nga Wanda Nara e futi në depresion: “Nuk ha më, ka humbur 6 kile”

Ky është një moment shumë i vështirë për sulmuesin e Galatasaray Mauro Icardi, i ndarë nga gruaja e tij Wanda Nara. E nga grumbullimi i klubit turk në Austri vijnë lajme shqetësuese për shëndetin mendor dhe fizik të sulmuesit argjentinas.

ICARDI NË DEPRESION
Mauro Icardi, i lënë pak kohë më parë nga bashkëshortja e tij Wanda Nara, është një njeri i shkatërruar nga jeta, i cili po e lëshon veten në mungesë të partneres. Në fakt, zëra shqetësues vijnë nga grumbullimi i Galatasaray në Austri, veçanërisht ato të trajnerit dhe drejtuesve turq, të cilët e shohin sulmuesin e tyre kryesor Icardi në një moment të errët.

Sipas gazetarit argjentinas, Gustavo Mendez, ish-kapiteni i Inter po përjeton një periudhë depresioni, në të cilën e ka shumë të vështirë edhe për tu ushqyer. Sipas zërave të mbledhur nga gazetari, Icardi ka humbur 6 kilogramë masë muskulore që kur u nda nga Wanda Nara.

Ndarja mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, po shkakton pasoja të rënda në paraqitjet e ish-futbollistit të Interit. Sulmuesi argjentinas, i cili ende nuk është shprehur publikisht për vendimin e marrë nga bashkëshortja dhe menaxherja e tij, ndodhet në Austri me Galatasaray dhe në imazhet e postuara në rrjetet sociale duket menjëherë trishtimi i tij i dukshëm. Pamje që po shkaktojnë shumë debat në rrjetet sociale mes tifozëve turq, të cilët janë të shqetësuar për kushtet e idhullit të tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top