Detajet/ Shërbimi Sekret paralajmëroi 10 minuta përpara atentatit ndaj Trump

Zbardhen detaje të reja në lidhje me gabimet e Shërbimit Sekret Amerikan që lejuan 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks të qëllonte me armë Trump. FOX raportoi se agjentët amerikanë e kishin etiketuar 20-vjeçarin si një “kërcënim” 10 minuta para se të dilte në skenë kandidati për president të SHBA.

Sipas raportit, punonjësit e Shërbimit Sekret janë informuar se në zonë ndodhej një “person i dyshimtë” më shumë se një orë para fillimit të tubimit të republikanëve.

Ky imazh duket se konfirmohet nga video nga kanali Action News 4 i Pittsburgh, në të cilin Crooks u regjistrua duke ecur nëpër zonë një orë para fjalimit të Trump.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top