Fondet e IPARD 3, Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend: Duhet hetuar skandali

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet e bujqësisë, kërkesa që sipas drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj është paraqitur të premten dhe nuk është diskutuar në Konferencën e kryetarëve. Bardhi tha se duhet të zhbllokohen e fondet e IPARD për bujqësinë dhe se drejtësia duhet të hetojë këtë skandal.

“Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3.

Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime. Duhet të kemi mundësi që fondin prej 112 mln euro për sektorin e bujqësisë ta bëjmë efektiv për qytetarët.”, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top