Protesta e opozitës dje, DW: Mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë

Protesta e mbrëmjes së shkuar e organizuar nga opoziata duke se ka tërhequr dhe vëmendjen e medias gjermane Deutsche Welle. Për protestën e opozitës, DW shkruan se mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

Në protestën e djeshme u mbajtën fjaime nga organizatorët, por nuk munguan as incidente. Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që të çojë vendin drejt zgjedhjeve, dhe tensionet më pas përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, shënuan protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e së enjtes.

Kryetari i PD Sali Berisha iu drejtua i fundit protestuesve që ishin mbledhur në bulevard. Ai foli përmes një lidhjeje video nga shtëpia ku ai gjendet në arrest, që prej dhjetorit të kaluar.

Sapo Berisha nisi të fliste, nga ekranet e mëdha të vendosura në podiumin e ngritur në boulevard, drejt godinës së qeverisë nisi hedhja e molotovëve. Zhurma e shpërthimeve të tyre, së bashku me flakën dhe tymin, u bënë për disa momente sfondi i fjalës së kreut të opozitës.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top