Video/ Nunez grushta me tifozët e Kolumbisë për të mbrojtur familjen: skandal në Kupën e Amerikës

Kolumbia mposhti 1-0 Uruguajin, duke arritur Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, por aspekti sportiv i çështjes u la në hije nga imazhet tronditëse të përleshjes së egër që shpërtheu në tribunat në stadiumin Bank of America në Charlotte pas bilbilit final. Në fushë, gjërat kishin shkuar mirë, pavarësisht një kartoni të kuq për Cafeteros dhe disa ndërhyrjeve shumë të ashpra. I gjithë ferri shpërtheu në tribuna në fund të ndeshjes. Disa video tregojnë disa lojtarë të Uruguait që hidhen në tribuna për të mbrojtur familjet e tyre, të kërcënuar nga tifozët kolumbianë të dehur. Veçanërisht i papërmbajtshëm ishte Darwin Nunez, i cili pasi u ngjit në tribunë, filloi të godiste me grushta egërsisht, ndërsa mbahej nga siguria.

Kishin kaluar pak çaste nga përfundimi i gjysmëfinales së Kupës së Amerikës, kur atmosfera në tribunën më afër fushës – ku ndodheshin familjet e lojtarëve, por edhe një det tifozësh me fanella të verdha – u bë e ndezur. Lojtarët uruguaianë e kuptuan menjëherë rrezikun dhe u vërsulën në sektor, duke u ngjitur në shkallët ndërsa personeli i sigurisë u përpoq t’i mbante të ndarë nga tifozët. Video të shumta tregojnë jo vetëm Nunez, por edhe Gimenez, Araujo, Caceres dhe Olivera që bënë përpara për të mbrojtur të dashurit e tyre. Në një video mund të dëgjohet qartë britma: “Jo me familjen, jo me familjen!”. Pas sherrit, sulmuesi i Liverpool është parë duke qetësuar vajzën e tij të porsalindur.


SQARIMI I GIMENEZ
Kur ujërat u qetësuan – për fat të mirë pa pasoja të mëtejshme – José Gimenez tha në TV se familjet e lojtarëve, të ulur në kontakt të ngushtë me tifozët, “u përfshinë” nga këta të fundit në gjendje të dukshme “të dehur” dhe se ata ndërhynë për t’i mbrojtur: “Është e turpshme, nuk kishte asnjë oficer policie që t’i kontrollonte. Ne duhej të shkonim të mbronim të dashurit tanë vetëm se ata nuk mund të kontrollojnë pijen.” Familjet e lojtarëve uruguajanë u shoqëruan më pas nga stadiumi përmes një dalje tjetër për të garantuar sigurinë e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top