Video / Euro 2024, Holandë-Angli 1-2: Southgate arrin në finale Spanjën

Finalja e Euro 2024 do të jetë Spanjë-Angli. Skuadra e Southgate eleminoi Holandën në një gjysmëfinale të vështirë, duke fituar 2-1 në momentet e fundit. Portokallinjtë e thyen ngërçin pas vetëm 7′ falë një supergoli të Simons, por pësuan pothuajse barazimin e menjëhershëm nga Kane me penallti (18′).

Pjesa e dytë dhuroi një lojë të përgjumur. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë. Goli i fitores për Anglinë u realizua minutën e parë të shtesës së akorduar nga gjyqtari Zwayer, me Watkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Kështu Anglia fluturon drejt Berlinit, ku për të dytin edicion radhazi do të tentojë të fitojë trofeun. Finalja e madhe do të luhet më 14 korrik në Berlin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top