Pjerin Ndreu në SPAK: Isha si person nën hetim për shpërdorim detyre

Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ndreu ka thënë për mediat se ndaj tij është bërë një kallëzim politik nga Partia Demokratike. Ndreu theksoi se kallëzimi është bërë për një trotuar që ka ndërtuar për qytetarët dhe se në këtë cështje ka 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.

“Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik. Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve. Jemi në proces, dhash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë,” tha Ndreu.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top