Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40°C

Sipas MeteoAlb, depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane do të bëjë që vendi ynë të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm në vlerat maksimale duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 41°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit dhe Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top