Bebe Rexha sulmohet sërish në skenë, reagon ashpër ndaj fansit që e goditi

Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë.

Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një prej koncerteve të saj në Norvegji gjatë kësaj fundjave. Ajo e kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi spektatori tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.

“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment. Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty.”

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi këngën që po performonte dhe vazhdoi koncertin. Muajin e kaluar, këngëtarja nxori nga koncerti disa persona pasi u përpoqën të gjuanin me sende. Në qershorin e vitit 2023, Bebe pësoi një lëndim në sy pasi një spektator e gjuajti me celular.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top