Veliaj përgjigjet për Instagramin me të qeshura dhe një “kunjë” për opozitën

Erion Veliaj reagoi në Facebook me një video të shkurtër selfie për zhdukjen e profilit të tij në Instagram, çka tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

“Jam shkri sot tu qesh me lot” – e nis fjalën Veliaj me dialekt tiranas, teksa shpjegoi se aryseja pse kishte qeshur aq shumë ishte për aludimet e opozitës mbi zhdukjen e llogarisë së tij në Instagram.

Veliaj shpjegoi se sapo e rikuperoi llogarinë nga një hakerim që i kishin bërë. Kjo ishte arsyeja pse ishte zhdukur ai nga Instagrami. Megjithatë, i mësuar me gënjeshtrat, Veliaj edhe në këtë video-reagim të shkurtër e futi një të shpejtë, pasi llogaria e tij ende nuk funksionon, deri në momentin e këtij shkrimi.

Lexo më tej: Erion Veliaj mbyll Instagramin

Veliaj nuk e humbi shancin t’i fusë një “kunjë” opozitës, ku siç mund ta shihni në videon këtu, tha: “Edhe kjo puna hip se t’vrava, zbrit se t’vrava si opozitë nuk shkon”. Me idenë se si kur shfaq punët Veliaj, si kur nuk i shfaq, opozita ankohet.

<blockquote class=”tiktok-embed” cite=”https://www.tiktok.com/@erion_veliaj_/video/7389621536757468422″ data-video-id=”7389621536757468422″ style=”max-width: 605px;min-width: 325px;” > <section> <a target=”_blank” title=”@erion_veliaj_” href=”https://www.tiktok.com/@erion_veliaj_?refer=embed”>@erion_veliaj_</a> <p>Kësaj i thonë me t&#39;ra dielli n&#39;ballkon! </p> <a target=”_blank” title=”♬ original sound – Erion Veliaj” href=”https://www.tiktok.com/music/original-sound-7389621568831949574?refer=embed”>♬ original sound – Erion Veliaj</a> </section> </blockquote> <script async src=”https://www.tiktok.com/embed.js”></script>

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top