Italia u eliminua turpshëm, futbollistët postojnë pushimet e lumtura: plasin kritikat në rrjetet sociale

Te Italia analizohet ende e kërkohen shkaqe të eliminimit të turpshëm nga Euro 2024. Kampionët në fuqi të Europës kaluan grupin si vendi i dytë, vetëm duke barazuar në shtesë me Kroacinë në ndeshjen e fundit, pastaj u mposhtën 2-0 nga Zvicra. Askujt përtej Adriatikut nuk i ka pëlqyer performanca e lojtarëve të teknikut Spalletti e ndërsa tifozët prisnin që edhe protagonistët e Euro 2024 të ndjenin përgjegjësinë dhe të vuanin në të njëjtën mënyrë ai ata, duket se janë gabuar rëndë.

Italia zien nga analizat, ndërsa futbollistët italianë duket se e kanë kaluar mjaft shpejt zhgënjimin e paraqitjeve të tyre zhgënjyese në Euro 24. Ata kanë nisur pushimet e tyre me det, festa dhe relaks me familjen. Para se të kthehen për t’u grumbulluar me ekipet e tyre përkatëse, të kaltrit po shijojnë pushimet e tyre, disa në Ibiza si Scamacca, disa në Maldive si Bellanova dhe e dashura e tij e disa në Brazil si Jorginho. Krejtësisht normale, pas një sezoni të ngarkuar, por jo për tifozët e tyre.

 

Në rrjetet sociale, edhe pse futbollitët e Italisë janë treguar shumë të kujdesshëm për të shmangur kritikat e tifozëve, këta të fundit kanë derdhur mbi ta gjithë vrerin e akumuluar për një eliminim që vazhdojnë të mos e përtypin dot.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top