Kërkohet ekstradimi në Kosovë, Gjykata e Lartë vendos për Dritan Goxhajn

Ditën e nesërme në Gjykatën e lartë, do të zhvillohet seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit ka berë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila ka caktuar për nesër, datë 9 korrik 2024, seancën gjyqësore, ndaj vendimit të Gjykates se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Prokurori që ka bërë kërkesën është kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi, ndërsa relator është Ilir Panda. Ky i fundit në këtë proces është edhe relator edhe gjyqtar. Pjesa tjetër e trupës gjykuese në Dhomën e Këshillimit janë Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top