Salianji: Propozimi i PS i heq të drejtën e votës emigrantëve!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me propozimet e bëra së fundmi nga mazhoranca për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Salianji shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së theksoi se po ashtu me propozim e bëra nga maxhoranca, mbyllen listat dhe ndalohen koalicionet. Ndërsa u bëri apel qytetarëve apel për të protestuar më 11 korrik në orën 20:00.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës milona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet! Në 11 Korrik ora 20:00 protesto”, shkruan Salianji.

Mësohet se pjesë e debatit mes palëve për votën e diasporës ka qenë fakti se Partia Socialiste ka kërkuar që qytetarët që jetojnë jashtë të regjistrohen pranë KQZ-së dhe vetëm emigrantët që regjistrohen me adresë jashtë vendit mund të shprehin të drejtën e votës.

Ndërkohë që PD ka kërkuar që të votojnë të gjithë ata që kanë emrat në listat zgjedhore pavarësisht nëse ndodhen apo jo në Shqipëri.

Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të bëhet votimi me postë.

  

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top