Mikrokreditë/ Dumani: Kemi një hetim, keqardhje për vetflijimin e Pal Trashajt!

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me skemat e mashtrimit me mikrokreditë, gjatë një takimi që ka zhvilluar me gazetarët.

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë para Prokurorisë së Posaçme, ku Pal Trashaj u vetëflijua pasi nuk i ishte gjetur zgjidhje problemit të tij me mikrokreditë. Ai tha se SPAK nuk mund të hetojë çështje personale të qytetarëve, pasi ligji nuk i lejon.

”Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret.

Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë.

Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë”,- tha Dumani.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top