DASHI – Sot nuk do keni asnjë lloj vështirësie dhe çdo projekt që do ndërmerrni do ketë mbështetjen e yjeve. Jeta në çift do jetë harmonike falë ndikimit të yjeve. Mos i kurseni në asnjë moment fjalët e ëmbla dhe disa përkëdhelje sepse asnjëherë nuk i bëjnë keq një lidhjeje. Ju beqarët, dhe për më tepër ju femrat do keni një dashuri me shikim të parë. Nëse jeni meshkujt nuk duhet të nxiteni vetëm nga pamja e jashtme për të filluar një histori dashurie por përpiquni të kuptoni natyrën e vërtetë të gjërave. Në punë nuk do ju mungojë për asnjë çast mbështetja nga personat që iu duan të mirën kështu që hidheni çdo hap pa pasur frikë. Tregohuni të matur me shpenzimet sepse situata financiare nuk është e qëndrueshme.
DEMI
Sot do merrni kohën tuaj për t’u përqendruar dhe për të pyetur veten në mënyrë që të bëni zgjedhjet më të mira. Jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur probleme? Epo sot situata do fillojë të përmirësohet dhe ju do tregoheni më të vendosur për të zgjidhur çdo paqartësi. Edhe partneri do jete i të njëjtit mendim. Për beqarët, disa keqkuptime me një person që ju intereson: mos u frikësoni, mund të jetë thjesht një pengesë kalimtare. Megjithatë, nëse situata vazhdon, atëherë është mirë të filloni të shikoni përreth për mundësi të reja. Nuk do mungojnë mundësitë për të arritur qëllimet tuaja. Sipas Horoskopit vip, në punë marrjet e iniciativave do mirëpriten. Do privilegjoheni edhe më shumë nëse tregoheni kompetentë dhe arrini atë që doni. Mos prisni që financat të rriten menjëherë, por hidhini hapat me ngadalë.
BINJAKËT
Dielli do ua ngrohë ditën sot dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Nëse keni një lidhje Saturni do iu premtojë qëndrueshmërinë e shumë ëndërruar dhe do fryjë një fllad i lehtë sensualiteti. Shmangni pretekst për të mos dalë me shoqërinë e tij sepse do e mërzitni. Beqarët do shijojnë qetësinë mendore dhe mirëqenien fizike. Aspektet planetare ju ftojnë të shprehni qartë ndjenjat tuaja më të mira ndaj atyre që ju bëjnë të rrahë zemrën. Guximi dhe vullneti i mirë do të sjellin mundësi të reja për njohje. Si në dashuri ashtu dhe në miqësi. Në punë, disa kolegë për të cilët as nuk ju kishte shkuar në mendje, do ju ndihmojnë tej mase. Ata mund t’iu japin edhe kontakte që ju të provoni veten edhe në fusha të tjera. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime pa fund.
GAFORRJA
Këtë të diel do të shihni disa çështje të zgjidhura, duke gjetur qetësinë që dëshironi. Mbrojini mendimet dhe idetë tuaja gjatë kësaj dite sepse nuk keni për të dalë të humbur. Prezenca e Venusit do e mbrojë lidhjen tuaj, por nga ana tjetër ju do keni tendencë të hallakateni kot dhe të prekni tema delikate. Për beqarët, dashuria do të shkëlqejë sërish, më intensive se kurrë, edhe për ata që së fundmi i kanë dhënë fund një lidhjeje në mënyrë jo pozitive. Sugjerimi është të kërkohet një ekuilibër, një zgjidhje kompromisi që mund të pajtojë aspiratat dhe realitetin. Nëse nuk është kështu, merrni zemër gjithsesi duke e ditur se një periudhë e favorshme po vjen. Në punë mund t’iu duket sikur nuk keni arritur atje ku duhet, por kolegët dhe shefat do ju përgëzojnë tej mase. Në planin financiar mbërriti më në fund edhe momenti për të bërë një menaxhim më të mirë. Keni për ta parë që situata do jetë më e mirë.
LUANI
Mundohuni të mos jeni shumë impulsivë sot pavarësisht se Plutoni do ju trazojë emocionalisht dhe do e keni të vështirë të ruani qetësinë. Ju të dashuruarit do kaloni momente plot pasion dhe bashkëpunim. Asnjë re nuk do ketë në qiellin tuaj dhe do ndiheni përherë mirë që keni partnerin pranë. Drita jeshile do ndizet për ju beqarët. Mundësitë për takime do jenë të shumta kështu që bëjuni gati. Në punë do jeni kokëfortë dhe askush nuk do ju ndalojë të bëni atë që keni në mendje. Ju i dini mirë pikat tuaja të forta e të dobëta dhe dini si të veproni kurdoherë. Mundohuni të merreni më seriozisht me menaxhimin e financave që të mos hasni probleme të mëdha më vonë.
VIRGJËRESHA
Do jeni shumë krenarë për veten tuaj sot dhe nuk do toleroni shumë. Përherë do ju duket sikur keni ju të drejtë. Dy planetët e dashurisë, Venusi dhe Marsi, nuk do jenë të favorshëm për ju të dashuruarit. Si pasojë e kësaj dita do jetë zhgënjyese dhe delikate. Do debatoni goxha me atë që keni ne krah. Nëse jeni vetëm, mundësitë për takime do jenë të pakta. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju duhet ta humbisni shpresën. Në punë nuk do ju mungojë kreativiteti megjithatë gjërat nuk do ju rrjedhin gjithë kohës si ju doni. Jupiteri do ndikojë fuqishëm tek financat. Në program do jete ekuilibri.
PESHORJA
Sot do keni me të vërtetë shumë nevojë për qetësi ndërkohë që Venusi do ua ndërlikojë paksa gjërat. Do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të mos lejuar zmadhimin e problemeve. Për ju të dashuruarit, se jeta do jetë e gjallëruar është pak të thuash. Do keni surpriza të papritura, por të mrekullueshme. Gjithçka do jetë menduar me kujdes nga partneri juaj kështu që shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment. Sipas Horoskopit vip, ju beqarët do e kërkoni në heshtje shpirtin binjak dhe do e gjeni. Në punë mos iu kërkoni gjithë kohës kolegëve t’iu zgjidhin problemet sepse nuk keni për të mësuar asgjë. Vendosni disa rregulla strikte në menaxhimin e financave në mënyrë që mos lindë asnjë problem më vonë.
AKREPI
Mirë është të jeni realistë sot dhe të mos mendoni gjëra të pamundura. Keni për ta parë që në atë mënyrë gjithçka do ju ecë akoma më mirë. Për ju që keni një lidhje gjithçka do jetë më e thjeshtë nëse mundoheni të toleroni. Të dy së bashku mund të përballoni çdo sfidë pa pasur frikë se mund të humbni. Ju beqarët do të rrethoheni nga një fat i madh në jetën sentimentale. Saturni do iu bëjë edhe më të dukshëm dhe dikush do tërhiqet mjaft pas jush. Në punë duhet të bëni shumë durim sot nëse doni të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Financat do jenë të mira, por nëse duhet të shpenzoni zgjidhni ato më të nevojshmet duke i lënë për më vonë të tjerët.
SHIGJETARI
Entuziazmi do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite dhe në tërësi gjërat do ju ecin mirë. Bëni vetëm pak kujdes nga hipokritët. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të ngrohta dhe pasionante. Me partnerin do flisni lirshëm dhe nuk do keni tema tabu. Do mund t’i sqaroni edhe disa hatërmbetje të vogla. Nese jeni Beqarë, mbani një qëndrim optimist përballë ngjarjeve të papritura dhe mos e humbisni kurrë pasionin. Surpriza të këndshme mund të vijnë për ata që kanë lënë një hapje të vogël në zemrat e tyre. Por gjithsesi do keni një vizion të qartë për atë që doni të bëni në të vërtetë dhe nuk do nxitoheni të dilni me këdo që do ju ftojë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Do ndani edhe mendimet me kolegët dhe do bëni atë që është më e mira. Në planin financiar do jeni shumë optimistë dhe me pak këmbëngulje do arrini ta përmirësoni situatën.
BRICJAPI
Gjatë ditës së sotme do e keni paksa të vështirë të koordinoni emocionet dhe mendimet për të marrë mendimet më të mira. Mund të lindin tensione në familje ose në çift: përpiquni të qëndroni të qetë dhe të përdorni fjalë të mira. Mund të vuani nga dhimbje koke për shkak të stresit, veçanërisht nëse keni shumë angazhime: përpiquni të menaxhoni kohën tuaj. Ju të dashuruarit nuk do keni asnjë problem megjithatë nëse doni ta përmirësoni më shumë marrëdhënien përgatisni diçka interesante në mbrëmje. Ju beqarët do lundroni në detin e romantizmit absolut. Dita e sotme do jetë e veçantë dhe do iu duket vetja si në ëndërr. Në punë ka ardhur momenti të tregoheni strategë dhe të matur. Mësojeni njëherë e mirë se me inat dhe nxitim nuk arrihet asgjë. Sektori financiar nuk do të tronditet aspak. Jupiteri do ndikojë pozitivisht dhe do iu mbroje nga rreziqet.
UJORI
Saturni do ju bëjë më të duruar gjatë kësaj dite dhe do ecni përherë me prioritete. Do lini pas krahëve gjërat pa asnjë vlerë. Mërkuri do ndikojë më së shumti në lidhjen tuaj. Komunikimi me njëri-tjetrin do të shtohet dhe do merrni një vendim të rëndësishëm së bashku. Megjithatë, ata që po përjetojnë një marrëdhënie paralele do të kenë një shans më të mirë për të kapur diçka veçanërisht të këndshme. Beqarët, sigurisht që dëshira për të pasur dikë në krah do rëndojë shumë. Mundohuni të bini vërtet në dashuri në vend që të përqendroheni në aventurat kalimtare. Në punë ka rrëzim të zhgënjeheni nga disa gjëra dhe mund të stresoheni. Për fat eprorët pse një koleg do iu japin guxim. Buxheti do të pakësohet shumë nëse vazhdoni të bëni shpenzime pa fund. Mos mendoni vetëm për momentin.
PESHQIT
Ka mundësi që yjet t’iu bëjnë më kreativë dhe më të guximshëm sot. Nëse keni një lidhje duhet të flisni për çdo gjë me partnerin edhe pse disa tema mund të ndezin debate. Më mirë sqarojini gjërat sa më shpejt në mënyrë që problemet të shterojnë njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni beqarë do përjetoni një aventure shumë të bukur dhe plot me emocione. Shfrytëzojeni sa me të mundni ditën. Mërkuri do ju hapë vizionin për punën dhe do ju bëjë shumë më të kujdesshëm. Nuk do ju mungojë për asnjë moment energjia. Yjet do të favorizojnë financat dhe ju mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Gjithsesi maturia nuk do ju mungojë.