Ferguson flet për formën e Ronaldos në ‘Euro 2024’

Legjenda e Manchester Unitedit, trajneri Sir Alex Ferguson nuk pret që ta shohë Cristiano Ronaldon të luajë për Portugalinë në Kupën e Botës 2026, kur sulmuesi portugez do të jetë 41-vjeçar.

Përderisa vetë Ronaldo ka pranuar se ky do të jetë Evropiani i fundit, ai ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të pensionohet para Botërorit 2026.

Ferguson ka thënë se Ronaldo nuk do të arrinte të kishte ndikim në atë turne, pasi janë rritur kërkesat në futboll dhe trupi i tij nuk do të mund ta përballonte.

“Nuk mund ta imagjinojë që ai të luajë edhe në Botëror. Futbolli po bëhet edhe më i shpejtë dhe do të ketë edhe më shumë kërkesa në vitet në vijim. Për më shumë, hapësira për qendërsulmuesit do të bëhet edhe më e ngushtë. Ndryshe nga qendërmbrojtësit, për sulmuesit është më vështirë të luajnë në nivele të larta kur janë më të moshuar”, ka thënë Sir Alex Ferguson, shkruan “SportBild” të mërkurën.

Megjithatë, ish-trajneri i Manchester Unitedit ka theksuar se Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë në gjithë historinë e futbollit.

Portugalia luan kundër Francës në çerekfinale të premten nga ora 21:00 në Hamburg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top