Momentet e fundit të Kadaresë/ Ambulanca nuk kishte asnjë impiant për ndihmën e parë

Botuesi i shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, bëri një denoncim të fortë për mediat pas homazheve për shkrimtarin e ndjerë.

Bujar Hudhri tha se ambulanca që erdhi për të marrë shkrimtarin e njohur nuk kishte asnjë kusht brenda.

Ai denoncoi edhe trafikun e tmerrshëm në Tiranë, që u bë shkak për vonesa në dërgimin e tij te urgjenca e QSUT.

“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.

E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë.

Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT.

Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje” tha Hudhri.

.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top