Vazhdimi i romanit Donika Vajza me Violin

Flamur BUÇPAPAJ

kryer dënimet e mia si jetim,- qeshi ai. -Zoti të ndihmoftë! tha nëna. – Amin!- thanë vajzat. Ardjani u ngrys në fytyrë. Ishte hera e parë që ishte në dilemën e dasmës apo të gjetjes së familjes se tij biologjike. Këto i shfaqeshin në horizont, në mënyrë të paparashikuar. -A mos është dënim nga zoti?!- mendoi ai, ndërsa u bë gati të dilte pas darkës që kaluan me Donën dhe familjen e saj. Ardjani, një djalë i gjatë pothuajse dy metër e njëzet cm, me trup boksieri dhe tipare të bardha në kafe, ishte në gjendje melankolike. Mbase zoti s’do më dënojë përsëri.- tha ai.- Boll kam vuajtur deri sot!- tha ai me vete. -Durimi është gjëja me mirë në këtë situatë. I duruari, i fituari!- mendonte ai me vete. Zoti solli njerëzimin dhe ai do ta përcaktojë fatin e tij. Jo vetëm mua, por të të gjithëve. Në makinën e kohës vuajtja ime i takon së shkuarës. E ardhmja na thërret! Ky ishte përfundimi i tij sonte, në këtë natë me hënë, rrethuar nga familja e tij e re, në Tranë dhe jo më në konvikt. -Këtu është ndryshimi!- tha me vete ai.- Unë, tashmë i përkas së ardhmes. Zoti më ka caktuar një të ardhme të mirë. Mjaft kam dururar këto mizori si për mua dhe për popullin tim. Kjo s’mund të vazhdojë ma shumë!
Mirë,- ndërpreu mendimet ai. -Unë po ngrihem se edhe taksia ka dy orë që më pret. Ishalla s’ka ikur.Se s`e di a ka autobus linje më,- tha ai dhe u ngrit në këmbë, përqafoi nënë Jetën, së cilës i tha: “Nënë, sot shkenca ka ecur shumë përpara. Adn-ja është një qelizë që pasi studiohet në laborator, jep mundësinë që të shihet ngjashmëria me të gjitha mostrat e tjera. Kështu, ne do të çojmë në mjekësi ligjore dy mostra: një nga unë dhe një nga Dona. Dhe, për dhjetë ditë, del përgjigjja se çfarë jemi. Jemi vëlla e motër apo jo. Apo kemi ngjashmëri si gjithë shqiptarët dhe evropianët.
-Bravo bir!- tha nëna. -E kam një lëmsh shumë të madh, se ju ua prisha gjakun, por ma mirë që ndërhyra në kohë … -Shikojmë,- tha Ardjani. -E dyta,- vazhdoi ai, pasi rregulloi dhe njëherë cepin e xhaketës, se sikur iu kishte rrudhosur nga qëndrimi ulur : “Unë, sot kam shumë pushtet mediatik. D.m.th. kujdesen për mua dhe gëzoj respektin e të gjithëve. Do të shkoj në Shkodër në jetimore dhe do të kërkoj dokumentet e mia. Kush më lindi? Kush më solli në jetimore? Pra, do i kërkoj të gjitha dokumentet drejtorisë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

së saj. Gjithë dokumentet rreth meje dhe origjinës sime! Mbaj mend që në jetimore dhe në konvikt më thërrisnnin “malok”. Jo vetëm për trupin dhe numrin e këmbës dyzet e pesa, por dhe e dinin origjinën time.
Babai im ka qenë shqiptar Kosove, i ikur nga regjimi nga Mali i Zi në Shkodër. Di që është dashuruar më një shkodrane të bukur. Familje e pasur! Kaq di jo më shumë. Sepse unë gjithmonë kam pritur të më vijë nëna, sepse babai ishte deportuar. E dija këtë. Nëna s`u duk kurrë dhe unë jam jetim. E ajo i përket së kaluarës. Tashi jam me një familje të re. Shpresoj në zot, që s’jeni nëna ime dhe motra ime!- iu drejtu ai në të njëjtën kohë dhe Donës, e cila vetëm qante dhe nuk fliste. Ai përqafoi Donën dhe tha:” Unë do zbuloj çdo gjë, rri e qetë dhe mos qaj. Edhe si motër, je motra ime e bukur. Pra në të gjitha rastet ju jeni familja ime!”
-Qeshi pak si për t`i dhënë ton gazmor mbrëmjes së heshtur dhe plot enigma të këtij takimi. -Tashi po dal. Ju mos dilni që të mos bëhet e madhe, se grumbullohen njerëzit direkt. Gjithçka do ta zbuloj unë. Duroni, pak kohë dua dhe do të vij me një përgjigje në dorë. Kini besim të unë, sepse unë jam dhe njeri shumë besimtar. Zoti më ka ndihmuar në shumë situata. Edhe këtë herë do të më ndihmojë.
-Amin!- thanë vajzat, të cilat ishin mbledhur sa një grusht dhe qanin të dyja me lot, por në heshtje. -Lotët e tu janë si burim i ardhur nga qielli!- i tha ai Donës. -Shiko ujëvarat. Ashtu janë lotët e tu, të pastër. Janë burim hyjnor, i ardhur nga e ardhmja. Nëna s`e kuptoi çfarë i tha, ndërsa Dona iu hodh në qafë dhe e përqafoi. -Gjithsesi, edhe si vëlla, je shumë i ëmbël dhe i bukur!- tha ajo.- Ke një zemër flori, shumë të butë që fshihet pas pamjes sate prej të forti. -Hahahah! -qeshi Ardjani. -Ashtu jam, shumë i dobët me krijesat e pambrojtura dhe ndaj atyre që u bëhen padrejtësi. Ama, jam shumë mizor me pisat dhe ata që u shkaktojnë vuajtje njerëzve të varfër e të pambrojtur. -Zoti të ruajtë!-i tha nëna. -Flm nënë!- tha ai. Mbaj mend! Ti, në të gjitha rastet e kësaj historie, do të mbetesh nëna ime! Iu afrua dhe përqafoi edhe atë. Pra, zoti bëri një të mirë,- tha ai.- gjeta familjen time, gjeta dashurinë time. Pra s’është për t`u mërzitur. Jemi një

Flamur BUÇPAPAJ

familje dhe ashtu do mbetemi gjithmonë. -Shikoje fundin,- iu drejtu ai Donës. -Do të vij të të marr nuse me vello të bardhë dhe me tupana, si te ne. -Ahaha,- qeshën ato.- Ishalla,- Zoti do ma bëjë të mundur që të nxjerr shpejt përfundimin e kësaj ngatërrese e pastaj do vij me tupana.
-Amin!- thanë ato dhe bënë kryq. -Dhe ju lutjuni zotit tuaj,- tha Ardjani, -d.m.th. Krishtit. -Poo!- thanë ato,- do lutemi për ty ditë e natë. Zoti do të të ndihmojë,- thanë ato.
Ne, tashmë duhet të ndahemi për sonte,- tha ai. -Dona, nesër të pres në qendër, te pallati kulturës. Aty do vijnë ata të mjekësisë ligjore dhe të marrin kampionet qelizore. Po ashtu dhe mua. Edhe bëhet ligjore kjo punë. D.m.th. me shkencë del rezultati dhe s’kemi pse të hamendësojmë që jemi apo s’jemi vëlla e motër.
-Ashtu?- tha Dona. -Je i sigurtë? – Po pra,- tha ky. -Ka kohë që është gjetur kjo metodë. Është shumë e shtrenjtë, po do e rregulloj në shtet. Pa merak se ti s’ke për të paguar,- dhe qeshi. -Tamam!- thanë vajzat.- Le të bëhet si thua ti, se për zotin po më ik truri me këto që thotë nëna,- tha Dona, e cila ishte kërrusur nga dhimbja e fjalëve. Pastaj shtoi:„E kur e zgjodhi të fliste sonte dhe nëna! Pupu! Sonte zgjodhi të na prishë festën“,- tha ajo gjithë mllef dhe mërzi për nënën e saj. Ardjani u nis për te taksia. -Hajt mos u mërzitni,- tha ai.- Lëreni me kaq këtë muhabet. Mos e ngacmoni ma shumë nënën! Ajo s`e bëri me qëllim. E di.
Ai u largua pasi u përshëndet me ato. U nis të makina që e priste shumë afër pallatit të Donës. Shoferi ishte ulur dhe po priste jashtë makinës dhe, sa e pa Ardjanin, u çua në këmbë dhe hapi derën e pasme të makinës. – Hajde shef!- tha ai gjithë gëzim.
-Urime shef!- tha shoferi. -Të na trashëgohesh! Unë jam njeriu ma me fat në Tiranë, që pata fatin të jem prezent në një ceromoni të tillë. Të gjithë taksistët do të donin ta kishin këtë fat, por ja që e kam unë!- shtoi ai. Ardjani s’foli veç i tha: “Flm shok! Besoj që s`u mërzite nga pritja.” – Jooo!- iu përgjigj përsëri ai. Ne për këtë punë paguhemi vëlla!- tha vlonjati. -Po,- tha Ardjani, pasi mbylli derën e makinës dhe u ul mbrapa. -Do të të shpërblej për pritjen. Jooo!- tha shoferi. -Vetëm tarifën shtetërore. Mua më ke bërë të lumtur që të shërbeva ty sonte. Askush s’ma beson që unë isha

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

me ty, por në fund do të më japësh autograf, me qëllim që të më besojnë. Apo jo shef?- tha shoferi.
-Patjetër shef!- ironizoi Ardjani.- Ti e bëre shërbimin tënd.
Meriton edhe bakshish.
-Aaa,- tha shoferi i lumtur. -Unë dua autograf shef! Kaq dua unë! -Dakord, nisemi tashi shef -tha Ardjani, ndërsa rregulloi pak xhaketën, që të drejtonte thyerjen që mori kur u ul në taksi, se s’ka kush i hekuros përditë rrobat e tij.
-Nisemi!- tha shoferi. Ndezi makinën me çelësin e kuadrit.
Bëri kthesën e detyrueshme dhe makina u drejtua për në qendër.
-Hë, si ia kalove në fejesë?- e pyeti shoferi më në fund Ardjanin,
i cili nuk po fliste fare, por vetëm shikonte përpara.
-Mirë,- iu përgjigj Ardjani.- dolën ca ngatërresa të vogla shef,- i tha ai shoferit, por do t`i zgjidh shumë shpejt. -E di ore,- tha shoferi.- Ku ka pengesë të të ndalojë ty.
-Shef,- tha shoferi. -Mos ma merr për keq për këto fjalë që do të them. -Fol,- i tha Ardjani. -Jo jo, pa merak …fol. -Ata ta kenë për nder që ua kërkove vajzën për grua shef!- tha shoferi.
-Kush janë ata? Hiç, askush! E kush je ti?! Yyy, çfarë diference e madhe kjo shef,- tha shoferi. -Ata mos të bëjnë numra, por ta japin vajzën më sekondë e të bëjnë dasmë dy javë për ty. Çfarë dhëndri të bukur dhe të famshëm kanë pasur fat! E, le pastaj dhe vajza të do apo jo?!- Bravo!- tha Ardjani duke qeshur,- po mban anën time, por dhe ata qenë dakord. Ka një problem të vogël që do ta zgjidh shef,- tha ky. Ardjani lëvizi pak nga vendi, nga zori i asaj që tha. Dukej për fushe mërzia në sytë e tij, por s`e dha veten më shumë e shtoi si për ta ndërruar idenë: “Vajza më do dhe unë e dua atë shumë. Kot s’kam ardhur këtu. Vij vetëm nga dashuria për të! Siç e the dhe ti, unë s’jam njeri dosido. Jam verior e me shumë parime dhe norma.
E ndjek shumë traditën tonë. Prandaj erdha dhe kërkova dorën e vajzës”,- mbaroi së foluri Ardjani dhe uli dorën poshtë, meqë fjalimin e shoqëroi me dorë, kur po e sqaronte shoferin. Shoferi heshti dhe shtoi gazin si për të lënë pas më shpejt rrugën e lagjes ‘’Ali Demi’’ e si për të arritur më shpejt në qendër. Ardjani ishte i mërzitur, sepse fati i mirë s`e ndoqi këtë radhë, ashtu si dhe

Flamur BUÇPAPAJ

shumë herë të tjera . Fat jetimi ma!- tha me vete ai. -Të gjitha u prishën në fund,- qeshi më vete ai, ndërsa shoferi vazhdonte detyrën e tij.
-Nejse, s’do ta jap veten! Do shkoj direkt në Shkodër nesër
edhe do sqaroj çdo gjë.
Nesër do bëjmë dhe testet me Donën e do i çoj drejt e te mjekësia ligjore.
Drejtorin e spitalit të mjekësisë ligjore e kam shok të vjetër dhe shyqyr që është ai. S’do më kërkojë fare para. Do e gjej të vërtetën shkencore nga kjo punë. Pfff!-shtoi ky.- Edhe kjo na duhej mua dhe Donës! Fat i keq! Fat i keq për momentin,- shtoi ai dhe qeshi përsëri. -Fatin, kam thënë nga fillimi im, do ta nënshkruaj vetë. Nga jetimorja jam betuar se do t`i mund të gjithë. Do jem i pari kudo! Të gjithë ata që më kanë bërë keq do të pendohen. Unë nuk jam nga ata që tërhiqem nga lufta vetëm me një betejë. Edhe duke qenë se kam mbaruar dhe histori, i di mirë krejt taktikat luftarake, nga antikiteti dhe deri tani.
Fakti që s’jam mirë sonte, s’do të thotë që unë s`do të fitoj. E mori cepin e këmishës që kishte dalë mbi pantallona dhe e futi brenda. Taksia mbërriti në qendër, te bar ‘’Sahati’’. Aty, pasi u parkua, nga ajo doli shoferi i pari, në mënyrë që t´i hapte derën Ardjanit.
Së pari, për mirësjellje dhe që i pëlqeu shumë Ardjani; së dyti që ta shikonin krejt me kë ishte dhe me kë punonte ai. -Kështu kanë qenë dhe janë krejt shoferët e taksive,- nënqeshi Ardjani, që e kuptoi lojën e tij. Faleminderit shef!- i tha shoferit, duke qeshur pak me lojën që bënte ai. Veshi xhaketën e zezë, kumçoi pullat e zeza dhe doli jashtë taksisë. Shoferi zgjati një letër të bardhë dhe një stilolaps për t`i dhënë autografin e parafolur. Ai s`e zgjati shumë dhe i shkruajti: “Me shumë dashuri dhe respect, për shoferin ma të mirë të taksive, Tiranë, Shokun Agron! Data dhe dita e muaji i autografit”. Taksisti e mori gjithë dashuri dhe e hapi nga lart që ta shikonin gjithë shoqëria e tij përreth.
-Harrova lekët e taksisë,- shtoi Ardjani.- Na hutove shef. Do ikja pa paguar. -Hahaha,- qeshi ai.- S’ka gja,- tha shoferi.- Ti bëre tënden. Unë i paguaj vetë ato lekë. -Jooo,- tha Ardjani,- kurrë!

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Nxori një pesëdhjetëshe të re nga xhepi e i tha që ta mbante dhe kusurin. -Jepua fëmijëve dhuratë nga unë. -Joo,- tha shoferi, por pasi Ardjani nuk lëvizi nga e vetja, ai i mori dhe i futi në xhep. Gjithmonë do jem në shërbimin tënd,- foli me zë të lartë shoferi nga Vlora. Tashi e mbrapa do të thërras dhëndër. Ta dish shef,- i tha ai Ardjanit. -Haha,- qeshi Ardjani. -Dakord shok, ashtu më thirr.
Ai doli nga makina dhe u nis për në qytetin Studenti. Me hap të ngadaltë dhe i vranët si qielli, kur do të bjerë shi. Në fakt, instiktivisht, të gjitha krijesat duan të heqin barrën që kanë në trup. Ashtu si qielli që do të heqë vranësirën dhe e shkarkon në formë shiun mbi tokë, si njerëzit duan t`i kalojnë vështirësitë që u dalin përditë përpara, asjhtu dhe Ardjani sonte donte të shkarkonte mërzinë që i solli nëna e Donës, duke i quajtur gati hapur vëlla dhe motër. -Nejse,- tha Ardjani,- asaj, kështu mbase ia kanë mbushur mendjen shoqet duke u tallur apo ku ta di unë. Në fakt, ajo e ka një sekret, që s`ia ka thënë akoma Donës, por sonte ka për t’ia thënë. Mbaje mend,- i tha vetes ky,- nesër, kur të takoj Donën, ka për të më thënë se cila është e vërteta e atyre fjalëve që ajo tha gjatë takimit për fejesën tonë të shumëdëshiruar. Ka një dilemë në këtë mes ose një dashuri të vjetër të zonjës Jeta,- tha ky përsëri me vete, duke bërë dhe rolin e hetuesit të kësaj çështjeje, por ama nga larg, sepse ky po shkonte në qytet Studenti e ajo ishte te Uzina Traktorëve. Dy personazhe që në të njëtën kohë po mendonin të njëjtën histori. -Fat jetimi,- shtoi përsëri Ardjani, të cilit i ishte fiksuar kjo gjë “jetimët s’kanë fat kurrë!”. Mbase janë krijesa të mallkuara nga zoti. Mbase, -tha ky me vete, duke iu përgjigjigjur në hamendje, po vetes së tij. -Nesër, kur të vijë Dona, mbaje mend po s`e kam ditur unë që Jeta, nëna e saj, ka pasur një dashuri të lënë dikur në mes. Mbase dhe ka lindur fëmijë nga kjo dashuri dhe e ka braktisur. Mbase jam unë ai që ka braktisur, por nëse ajo është nëna ima, s’kam për ta falë kurrë që s´ka ardhur të më takojë dhe të më thotë se si është e vërteta e saj, e imja dhe e babait tim. S`e fal kurrë për besë!- tha ky.- Do zoti që s’është ajo dhe jeta vazhdon,- iu lut zotit ky, pa folur, por veç me vetveten. Amin!- shtoi në fund të lutjes pa zë Ardjani. Ai shtoi pak hapin për

Flamur BUÇPAPAJ

në qytetin Studenti. Te godina gjashtëmbëdhejtë ishte dhe dhoma e shokut të vet. Aty do të flinte sonte e nesër do të takohej me Donën, te Pallati i Kulturës. Do jepnin kampionët e ADN-së për të dy edhe do të prisnin për pak ditë një përgjigje përfundimtare shkencore. A janë vëlla dhe motër apo është një rastësi e zotit që ngjasojnë kaq shumë?! Ardjani do bënte kryq për pak. Aq shumë u rëndua nga kjo ngjarje, po s`e dha veten, veç u lut: “Ndihmomë zonja e Shkodrës! Qëndro me mua dhe me të vërtetën sublime që zoti ka vendosur për ne! Amin!”- përfundoi ky lutjen. Ai ishte kthyer si një njeri që kthehet nga një takim mortal. U fut në dhomë dhe fjeti gjumë pa folur me askënd.Të nesërmen priti Donën te Pallati i Kulturës, në kat të dytë te pastiçeria. U ul aty dhe porositi për vete një kafe dhe një ujë ‘’glina’’. Hodhi sheqerin në kafe dhe i hapi tapën shishes së ujit e mbushi gotën e kristaltë, të cilën i solli kamarieri. Ashtu, në vetmi, po priste dashurinë apo motrën e vet? Hajde gjeje tashi,- tha me vete ky. – Lesh jam unë. Fat jetimi dhe kur gjeta dashurinë,- tha me vete ky- më rezulton se dyshohet si motra ime. Në dy milionë raste,- tha ky duke u zgërdhirë me vete,-unë fus dorën në thes dhe kap atë që po më dilka si motra ime biologjike. Çfarë mut fati është ky ore?! Kaq shumë kam qenë i mallkuar nga prindërit e mi që m`u prijka zi dhe ma zi! Apo mëkatet e kujt po laj vallë nga farefisi im, që as nuk i njoh! Hajde gjeje tashi!- qeshi me vete ai.
S’vonoi shumë dhe erdhën vajzat me violina me vete. Si gjithmonë, ato kudo i kishin violinat me vete. Ashtu edhe tashi. Ato erdhën si një ditë e bukur maji, që hap pranverën edhe në Tiranë. Në fakt, maji është muaji i humbjes së dashurive. Krejt ndarjet ndodhin në Maj. Kështu kish lexuar ai nëpër romane. Hahaha, dashurinë e humba në Maj dhe unë vallë?! -Përshëndetje,- u dëgjua zëri i vajzave, Donës dhe Mozës. Morën vetë karriget me ambalazh druri dhe kashtash, të punuara me dorë s’dihet në cilën ndërmarrje artistike. Veç u ulën. -Hë?- tha Dona, -A fjete gjumë loçke apo jo? Ça u ba? -shtoi ajo edhe e puthi drejt e në buzë. S`e pati problem fare. -Të putha Ardjan, se ti je burri im. Mbrëmë u fejuam. Ja unaza shok dhe shoqe!- iu drejtua Mozës dhe Ardjanit, të cilët po e ndiqnin me habi situatën e krijuar në

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

momënt. Të gjithë e njihnin Ardjanin edhe u gëzuan nga ngjarja.
-Shumë e bukur nusja!-thanë njerëzit. -Urime shef Ardjani! Nga të gjitha tavolinat u dëgjua duartrokitje. Ardjani u ngrit në këmbë dhe i përshëndeti me dorë. -Faleminderit krejtve! Ju dua!- tha ky dhe u ul. Pastaj thirri kamarierin dhe i tha: “Krejt lokali është i qerasur nga unë. Çfarë kanë marrë, kafe dhe pije të tjera të ftohta i paguaj unë, se kam rast fejese.” -Aaa,- tha kamarieri,-Gëzuar shef! U trashëgofsh! Flm!- tha ky dhe ktheu shikimin nga vajzat. Moza foli e para që deri tashi s’kishte folur fare. -Mirë ia bane vëlla im! Ju jeni vetëm burrë dhe grua. Mbaje mend,- zoti jua bekoftë dashurinë juve!- dhe piu pak nga gota me ujë si për të thënë: „Gëzuar! U trashëgofshi!“ -shtoi ajo, ndërsa afroi dhe pak karrigen nga tavolina dhe tha: „Të na bëni sa ma shumë fëmijë të bukur, siç jeni dhe vetë. Mos harroni se unë kam parandjenjë që s’jeni asgja bashkë. Është thjesht një përrallë që jeni motër dhe vëlla. Përrallë nga e kaluara,“- dhe qeshi ajo.
Hë,- tha Ardjani.- Më trego çfarë tha nëna jote mbrëmë për këtë problem. -Po,- tha Dona. -Siç dhe ti e merr vetë me mend, dhe për këtë jam e sigurt,- tha ajo. -Hahaha,- qeshi ky. -Nejse lëre çfarë them unë,- tha ky. -Tregomë pra. – Po,- tha Dona. -Pasi ike ti mbrëmë, te ne ra heshtja. As darkë nuk hëngrëm. Nëna ime u zbërthye,- tha ajo. -Ajo, vetëm ka qarë gjithë natën,- shtoi Dona. -Ti iu duke si djali i saj. Ajo dikur qenka dashuruar me një shqiptar Kosove. Ka lindur një djalë dhe në momentin, kur ajo ishte shtatzënë me të, sigurimi ia arrestoi burrin e saj e ai s`u duk ma kurrë. Në degë të brendshme i kishin thanë: „Je dashuruar me një armik dhe agjent të´UDB-së jugosllave, prandaj mos bëj gabim ta kërkosh më, se do të të dënojmë dhe ty“.
„Më thirrën shumë herë në sigurim të Shkodrës ato ditë dhe muaj. Më bënin pyetje nga ma të ndryshmet, duke dyshuar se mos jam dhe unë agjente. Në fund, unë dola e pafajshme ose atyre u erdhi ndonjë informacion që s’jam e përfshirë në asgja dhe s’më thirrën ma, veç më thanë: „Dorëzojeni në jetimore fëmijën tuaj! Ti do i shërbesh partisë duke e lënë në jetimore fëmijën! Atë do e rrisë Partia!” Unë, e dëshpëruar, linda një çun dhe e lashë në mes të një rruge, afër lumit Kir. Nga ajo ditë unë s’mora vesh

Flamur BUÇPAPAJ

gja, nëse vdiq apo jeton fëmija im. Isha e dëshpëruar, e trembur nga sigurimi, nga familja po e po. Kështu bëra dhe kështu më ka ndodhur,- kishte thënë nëna Jeta.
Ajo s`e kishte parë më kurrë as ish -burrin e saj apo ish-të dashurin e saj. Kurrë më s’kishte patur informacion se çfarë i ndodhi. Në këto kushte, ajo vazhdoi jetën dhe pas pesë vjetësh ishte dashuruar me babain tim,- tha Dona. – Pastaj kam lindur unë dhe për të mbuluar gjithë atë dashuri, familja e kishte nisur për në Tiranë, te një shtëpi e tyre si vilë, ku jetuan bashkë me babin tim për disa vite. Shtëpinë ia sekuestroi partia dhe burri i vdiq. Mbeta vetëm unë, pesë vjeçe. Ama, nëna ime s’u martua kurrë më. Ajo, prandaj është veshur gjithmonë me të zeza. Tashi e kuptoj atë dhimbjen që ka kaluar ajo. Pastaj ,-shtoi Dona,- të humbësh fëmijën dhe burrin, është e rëndë… shumë e rëndë. Ajo është e rënduar psikologjikisht, por mua s’më është shfaqur kurrë. Nëna ime ka mbaruar vetëm gjimnazin se s`i ka dhënë kush bursë për shkaqe biografie. Ka punuar shumë punë e tashi punon në pastrim kimik e me atë rrogë na mban të dyjave. Kemi dhe shtëpinë që e pe vetë ti, që na e dhanë pasi na e morën vilën tonë. Kështu paska qenë fati im,- tha Dona, gati duke qarë. Ardjani ngriti dorën, i fshiu dy pika lot në faqet e Donës dhe tha: „E kuptoj dramën tuaj dhe të nënës suaj. Ajo bën mirë që flet përpara se dashuria jonë të bëjë dhe një hap tjetër apo ku ta di unë,- shtoi ai.
Ajo ka të drejtë të na paralajmërojë, si nënë që është dhe të na tregojë atë që i ka ndodhur asaj loçkë,- tha ky. -Pas pak vjen doktori dhe na merr kampionët. -Cili doktor?- thanë vajzat. -Ai pra i mjekësisë ligjore që do na bëjë analizën tonë të ADN-së. Do bëhet në laborator ngjashmëria e monstrave tona me përshtymë ose me fije floku të të dyve dhe del përgjigjja për një javë. -Aaa, sa mirë,- thanë vajzat.- Do dalë që s’jemi asgja. Mos u mërzit shpirt!- i tha ky dhe ia ledhatoi mjekrën. -Nuk vonon dhe vjen dhe doktori se është rrugës,- tha ky,- mos u mërzisni,- shtoi Ardjani.
-Joo,- thanë vajzat.- Ne duam të dalë e vërteta sa më parë. Jemi të shqetësuara për ty, se ne e dimë që s’jeni asgja,- shtoi Moza. -Kjo është një çmenduri e nënës së Donës.
Ajo, vërtet ka kaluar shumë jetë të vështirë dhe ka qenë e

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

rënduar psikologjikisht për vite me radhë e tashi ajo ka frikë se mos jemi vëlla dhe motër, e ndodh një gjë shumë e shëmtuar sipas saj. Kështu, ti po bën shumë mirë që po e zbulon se cila është e vërteta rreth jush. Ju vazhdoni të duani njëri-tjetrin, siç keni bërë dhe po bëni përditë,- tha ajo duke qeshur pak.
Bravo!- tha Ardjani,- Je vërtet motra ime. Je dhe shumë e zgjuar. S’ta them për falsitet, por më ke habitur për bagazhin tënd kulturor dhe historik që prezanton.
Flm,- tha Moza. -Jooo, është vertetë,- tha ky. S’vonoi shumë dhe u duk doktori me një tip eprovete me vete. Ai e njohu direkt Ardjanin dhe u afrua te tavolina e tij.
Përshëndetje!- tha doktori. Ardjani u ngrit në këmbë e i dha
dorën duke prezantuar të dyja vajzat bukuroshe: Kjo është Dona.
-Tjeta,- foli Dona. Ndërsa, kjo është Moza, shoqja e saj.
-Tjeta,- tha Moza dhe ia dhanë dorën atij. Ardjani i afroi një konjak doktorit, të cilën ia sollën direkt nga banaku i lokalit.
-Shiko,- i ra shkurt Ardjani.- Ne kemi një histori dashurie me Donën, jemi njohur rastësisht në tren dhe mbrëmë jemi fejuar. Duam të saktësojmë shkencërisht që s’jemi vëlla dhe motër. Siç biseduam në telefon mbrëmë, nëna e saj dyshon që jemi vëlla dhe motër. Ashtu ka patur një histori dikur. E di ti, siç ta thashë në telefon. Ajo ndërhyri mbrëmë dhe nuk e përfunduam krejt fejesën tonë duke e lënë pezull atë, deri sa të sqarohet se çfarë jemi na të dy. Dona uli kokën si e zënë në faj. -Kjo është një çmenduri e nënës sime,- shtoi ajo,- por, dhe unë dua ta sqaroj këtë mëdyshje të pështirë. Ne jemi të dy dakord dhe pranojmë të na merrni monstrat sot. Natyrisht që do të japim dhe një fije floku, që ti të bësh një studim të saktë rreth nesh. Natyrisht, jemi të shqetësuar nga kjo. Të lutem na e sqaro sa më parë këtë problem. Jemi në tension të paparë! -S’keni faj,- tha doktori. -Unë dhe Ardjani jemi miq të vjetër. Do punoj si për vëllanë tim dhe do ta sjell rezultatin si të jetë. -Mirë doktor,- thanë vajzat.- Ti na lehtësove shumë nga kjo barrë e pakuptimtë, ama ma mirë që ndodhi kështu,- tha Dona. Moza hapi sytë nga habia e zgjati dorën dhe e tundi pak atë. -Oo kokë! A je mirë ti?- i tha kjo me ironi. -Pse, ç’ke?- tha Dona. -Si ç’kam moj dele!- tha Moza, ndërsa uli dorën që ia kishte vënë në

Flamur BUÇPAPAJ

sup. Pasi uli dorën, uli njëherë kokën dhe pastaj e ngriti prapë në drejtim të Donës. O Zonjushe, ne s’na mori gjumi mbrëmë fare për ty. -Po,- tha Ardjani që vetëm shikonte deri tashi të dyja në dialog. Ai tundi kokën në shenjë pohimi dhe tha: E vërtetë është fjala që tha Moza. Jam në stres të madh, pavarësisht që nuk kam folur deri tashi. Prandaj doktor, të lutem puno ditë e natë dhe ma mbaro këtë punë. Të bie rehat se po më mbyt stresi. E ndërsa unë do kontrolloj në Shkodër, në jetimore. Do kontrolloj imtësisht se kush më solli vërtetë. Kush është nëna ime dhe babai i shkruar në kartelat e tyre etj.
-Bravo!- thanë vajzat. -Të ka shkuar shumë mirë në mend kjo punë. Aty fillon ngjarja e dramës sate. Aty duhet gërmuar. Toke,- tha Moza,- dhe përplasi dorën me dorën e Ardjanit. Ndërsa Dona që vetëm dëgjonte deri tashi tha: „Jeni bërë grup ju dy. Bravo“!
-Hahaha,- qeshën ata. -Patjetër,- ironizoi Moza. -Dakord jam,- shtoi Dona. Të hetosh që në themel punën. Aty është burimi dhe zhvillimi i ngjarjes,- shtoi ajo.
-Hahaha,- qeshën Moza dhe Ardjani. -Fole sikur je në analizën letrare të romanit, në orët që bënim dikur. Ti në gjimnaz dhe ne në shkollë të muzikës, shtoi Moza. A bënit letërsi?- tha Ardjani.
-Po, kishim deri në vit të tretë,- thanë ato, -por të reduktuara
. Të gjitha lëndët te ne janë të reduktuara ose të përshtatura për ne. S’janë si te ju, shumë të vështira dhe me ngarkesë të panevojshme. -Natyrisht!- tha Ardjani,- Janë shumë të ngarkuara, se një gjimnazist me tru jo të formuar mirë s’mund ta përballojë kurrë një ngarkesë mësimore të tillë. Ai program mësimor i gjimnazit s`ka të përcaktuar asgjë. Kur të mbarosh atë, s`i dihet çfarë do bëhesh. Do të bëhesh mekanik, mësues matematike, mësues letërsie apo agronom? Hajde gjeje! Gjimnaz koti! Duhen profilizuar lëndët. Kush do të ndjekë shkencoret dhe të tjerët shoqëroret. Të jenë grupe të ndara. Kush do lëndët shoqërore, të jenë veçmas. Po varua këtyre njerëzve të pashkollë. Të gjitha janë sistem rus se aty kopjojmë ne. Bota ka ecur përpara kudo, ndërsa ne rrimë me dogma,- tha ky. -Akoma në çdo mësim thonë “partia na mëson”. -Hahaha,- qeshën të gjithë. -Na bëre për të qeshur sot Ardjan. Të lumtë,- thanë vajzat. Ti pajtetër duhe të kandidosh për

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

deputet. Kur të fitojë demokracia, po,- tha ky. -E kam në mend një gjë të tillë. Po me këtë s’më lidh asgjë. -Këtë e dime,- thanë ato edhe panë njëra-tjetrën duke qeshur. Atëherë doktor nisu,- tha ky,- dhe pas një jave takohemi këtu. -A ke kohë plot për ta kryer këtë? -Poo,- tha doktori. -Mirupafshim vajza!- tha ai. -Tjeta dhe vrapo,- i tha Ardjani shokut të vet, doktor ligjor. -Mirupafshim vajza,- tha ai përsëri dhe u nis me çantën në krah e me hap të shpejtë. Iku andej nga erdhi. Të tre e shoqëruan me shikim dhe kthim koke nga dalja e lokalit në Pallatin e Kulturës.
Ata qëndruan dhe një orë së bashku në lokal dhe më në fund i ndanë detyrat.
-Atëherë vajza,- tha Ardjani. -unë po iki në Shkodër tashi. Do shkoj direkt te jetimorja, do bëj takim me drejtorin e saj dhe do ju njoftoj për përfundimin e takimit. Natyrisht që s’bahet për një ditë kjo punë. Do pak kohë me marrë informacionet zyrtare etj. sepse, nëse s’mi jep, do i drejtohemi zyrtarisht nga gazeta jonë dhe s’ka ku shkon pastaj. -Dakord,- thanë vajzat. -Ee dimë që do i vësh me shpatulla për muri dhe do gjesh të vërtetën. Toke,- tha Dona.- Edhe përplasi dorën me dorën e tij. -Nusja ime yll !- tha ky. -Edhe ti burrë shumë i bukur je për zotin. Gjithë ky burrë! Me të pa nga larg, dukesh si sampist, -qeshi ajo.
Sa ke këmbën, krahun? Sa beli im,- qeshi kjo. -Ee,- tha ky.- Prandaj ti je femër. Je si vajzat e Rugovës që u këndohen këngë. -Si këndohen?- tha Dona.- S`e kam tekstin këtu, por në mënyrë të përmbledhur po them që ato janë të gjata, elegante dhe natyrisht belholla. Mendoj se femra duhet të ketë tipare të tilla, ndryshe quhet burrë. -Ahaha,- qeshën gocat. -Por ju që të dyja jeni shumë të bukura! Edhe elegante po. Kështu që flas pa problem në praninë tuaj.
-Hahaha,- qeshën prapë ato. -Je pak i djallëzuar,- i tha Dona.
-Jooo, s’jam i djallëzuar. Jam i zgjuar. Unë kështu kam lexuar për to. Kam lexuar shumë këngë në folklor për to edhe kështu kam mësuar, pra jam i zgjuar. -Po taman, -thanë vajzat. -Ti zotëri, për çdo gjë, e ke gati përgjigjen. Vështirë të të ngecë ty ndonjë faj apo problem. Edhe qeshën të dyja. -Sepse nuk bëj faj dhe tregoj përpara çdo gjë. S’kam pse i fshihem askujt në botë. E

Flamur BUÇPAPAJ

dyta, çdo gjë del, kot mundohesh ta fshehësh. Koha ka treguar që e drejta në fund del në shesh. -Popopo,- thanë vajzat ,- ka dalë dhe s’ka dalë e drejta gjithmonë. Madje ka vonuar shekuj,- tha Moza, e cila mori qëndrim serioz dhe shikim si tinëzar. -Ç’ke?- tha Ardjani, i cili ndërkohë po shikonte nga kamarieri për të bërë pagesën se do nisej për në Shkodër. Këtë herë do shkonte jo si gjithmonë fluturim për punë, por si në rrethimin e pestë të Shkodrës. Vetëm mungojnë, si romakët, ashtu edhe turqit. E në fund malazeztë që bënë qindra- mijëra vdekje në qytet për ta pushtuar atë. Ky s’është rrethim,- mendoi ai. -Ky është sulm,- dhe qeshi pak. -Ç’ke?- thanë vajzat. -Hiç. Po më duket vetja sot si tip pushtuesi i Shkodrës ose si rrethues i saj. -Ëëë,- thanë ato,- sa fantazon more djalë! -Taman,- tha ky. -Jam shkrimtar moj vajza. Ky është profesioni im. Të shkruaj dhe të lexoj. Normal dhe të fotografoj. Kam bërë shumë foto kudo që kam shkuar me shërbim, i kam të dokumentuara shumë ngjarje dhe ndodhi nga ky sistem i kalbur,- qeshi ai.
Pra, plani është ky,- shtoi në fund Ardjani. -Të sjellim provën e pakundërshtueshme të ADN-së. E dyta të sjell prova, se kush ka qenë ajo që më çoi në jetimore dhe nga ajo del se kush është dhe nëna ime e vërtetë.
-Taman e ke menduar,- thanë vajzat. -Le të ndahemi tashi dhe unë të nisem për në Shkodër dhe të vij me lajme të mira. -Dashtë zoti!- thanë vajzat. -Amin!- shtoi Dona në fund.
Ai u nis nxitimthi për në Shkodër. Jetë e vështirë për jetimët, ndihet kudo që ata jetojnë. Është si një ligj i pashkruar ose i zbuluar. Normal që zoti do i sprovojë,- tha Dona. -Po po,- tha Moza. -S`e kam besuar deri më sot, por ja që e provova.
-Ikim,- tha Dona. Veshën xhaketat e zeza dhe u nisën për në shkollë. Ato po prisnin me shumë ankth lajmin e tij, sidomos të doktorit, se ai u shuante çdo dilemë.
A janë vëlla e motër apo thjesht një ngjashëmri, që ndodh shpesh në Shqipëri. -Sidomos ne veriorët ngjajmë shumë,- thoshte përditë Moza. -Se larg e larg jemi e njëjta popullsi shoqe,- e përsëriste përditë ajo, ndërsa Dona nuk fliste.
Ama, një gjë e thoshte ajo. „Mua s’ka për të më ndodhur kjo

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

gjë. Ai nuk është vëllai im. E ndiej në ajër, në ndjenja… kudo. Ai do jetë vetëm bashkëshorti im. Por dhe ylli im ma i bukur në botë.“ -S’është vetëm i bukur,- shtonte vazhdimisht Moza, e cila kishte një afrimitet dhe respekt të veçantë për Ardjanin.
-Është një njeri me të gjitha të mirat. Ti ke fat motër,- i thoshte Donës Moza. Nëna s’të paska mallkuar kurrë,- thoshte ajo.
-Normal,- krenohej Dona. -Jam vajzë e sjellshme, e urtë edhe punëtore. Të gjitha vajzat dilnin xhiro e ku ta di unë. Unë vetëm kam studjuar e kam punuar aq sa nëna me thoshte me ironi: „Dil moj vajzë ndonjë ditë me shoqet, se po ngel pa burrë“. -E unë që thoja: „Kam për ta marrë burrin ma të mirin! Mbaje mend nënë!“ E ajo qeshte me të madhe nga besimi im. Kështu që fati s’do më zhgënjejë edhe këtë herë. Dona ishte e bindur se ata nuk ishin asgjë bashkë, por ma shumë për fiksimin e nënës së vet, sepse dhe kjo ishte një dilemë, që duhej sqaruar që në fillim se nuk ishte shaka. -Do martohemi dhe do lindim fëmijë e kjo gjë do na ndjekë gjithë jetën,- thoshte me vete ajo.
Ardjani arriti në Shkodër, takoi drejtorin e jetimores. Gjeti që fiks, si i thoshin në atë kohë, në jetimore e ka sjellë një rome e qujtur Jasemina, e cila, siç kishte sqaruar dhe në polici më vonë, e kishte gjetur atë afër një ure, në anën e rrugës që shkon për Drisht. Ai po qante dhe kjo e ka shqetësuar Jaseminën. Kishte shkuar në vendngjarje dhe kishte gjetur një fëmijë mashkull dhjetë deri pësëmbëdhjetë ditësh. E kishte marrë, se i kishte ardhur gjynah dhe se ai fëmijë do vdiste, nëse ajo do e linte aty. Gjithmonë sipas shpjegimeve që ajo kishte lënë të shkruara në polici. Kishte vendosur ta mbante si fëmijën e saj, meqë ajo s’kishte fëmijë, sit ë thuash më saktë ajo nuk lindte fëmijë, se kishte probleme shëndetësore dhe këtë fëmijë e kishte quajtur dhuratë nga zoti. Natyrisht që ajo ishte shumë e varfër e pas një viti s’kishte patur mundësi ta mbante më. Kishte ardhur dhe e kishte dorëzuar në jetimore me shpresën që do gjente punë dhe shtëpi e do ta merrte përsëri. Fati i saj i keq. Ajo u sëmur shumë rëndë dhe vdiq pas një viti në spital e diagnostifikuar me turbekuloz. Kështu Ardjani mbeti pa nënë. Vërtetë që s’dihet kush e kishte lindur, pasi në atë kohë kishte pak informacion, por sipas drejtorit të jetimores

Flamur BUÇPAPAJ

e ka lindur një vajzë shkodrane. Si baba mund të supozohej që ishte një shqiptar Kosove, që sipas informacioneve të sigurimit ishte lidhur dhe dashuruar me një vajzë shkodrane, me biografi të keqe. Emri i saj nuk shënohej në raport, veç i babait, por pa prova biologjike. Thuhej që është i atij. Pra s’kishte të vërtetuar as shkencërisht, as certifikatë lindjeje, që ky të qe i biri i kësaj nëne dhe i biri i këtij babai. Pra, as raporti i sigurimit nuk kishte prova shkencore se kush është babai. Ndërsa emri i nënës së tij ose i është hequr qëllimisht, ose s`i është shënuar. Punë e poshtër e sigurimit, si gjithmonë. Ishte koha kur fëmijët meshkuj i mblidhte sigurimi dhe i çonte në jetimore për t`i bërë kuadro të partisë e për t`i përdorur aty ku u nevojiteshin atyre për pisllëqet që bënin ata. Ose i nisnin me shërbim jashtë, si informatorë në gjirin e diasporës, sidomos të organizatave kundërqeveritare të kohës. Kështu që Ardjani kishte qenë me fat, që s’kishte përfundur në shkollë sigurimi e pastaj të bëhej agjent i tyre. Por mbase talenti që ky ka pasur në letërsi dhe në mësime, duke dalë me gjitha dhjeta, kanë bërë që ata ta piketonin për të bërë propagandë për partinë e tyre.
Ardjani shkoi në Shkodër, u takua me drejtorin e jetimores. Ai u habit që Ardjani u kthye përsëri aty. E priti me shumë nderime ish-pjesëtarin e vet dhe në fund të takimit Ardjani mori letrat ose dosjen e vet. Ishte e saktë që në jetimore atë e kishte sjellë Jasemina, një rome e bukur, por që s’kishte fëmijë. Ajo kishte treguar historinë me një deklaratë në polici. Thuhej që babai ishte një ish i arratisur nga Mali i Zi. Shqiptar Kosove, inxhinier metalurg. Emri i tij s`i ishte shënuar, por po të shkohej në sigurim, gjehej dosja e kësaj pune,- i kishte thënë drejtori i jetimores. Ardjani e mori, e fotokopjoi dosjen dhe pas një jave erdhi në Tiranë.
I ra telfonit të mjekësisë ligjore. Atë e mori nga telefoni publik që ndodhej në kat të dytë të Pallatit i Kulturës, te holli. -Alo,- tha Ardjani pas një pauze të shkurtër. U hap telefoni nga ana tjetër.
-Alo doktor,- tha ky me zë të lartë. Ardjani jam. -Ou,- tha doktori.
-Mirdita, shoku Ardjan! Si jeni, mirë? -Po,- i tha ky duke ulur
pak tonin e zërit dhe duke fshirë djersën me mëngën e këmishës

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

së zezë, që e kishte veshur sot. Ishte afërsisht drekë. Shtatori ishte pak vapë dhe jo shumë ftohtë. -Doktor,- tha ky,- bjeri shkurt, se jam në emocion të paparë, më kupton?! -Po,- tha doktori. -prit një sekondë, ta marr raportin mjekësor që kemi përgatitur për ju. -E keni mbaruar doktor?!- tha ky me habi. U duk se u habit nga përpikmëria e shokut të tij doktor. -Po, të dhashë fjalën,- tha tjetri nga telefoni. -A do që ta lexoj nga këtu apo ta them kur të vij atje te vendi, tek i njëjti lokal? -pyeti doktori. -Po, aty ku ishim para një jave, tek i njëjti local,- tha Ardjani. Nga emocioni po i dridheshin këmbët e ca djersë të ftohta i dolën mbi ballë. Ai nuk i fshiu më dhe i la të lira të binin poshtë në fytyrë si për t´u çliruar sado pak. -Doktor, s’kam asnjë fuqi të të pres deri sa të vish,- tha ky. -Sido që të jetë përgjigjja, ma thuaj këtu. Të lutem! -Dakord,- tha doktori në anën tjetër të telefonit. -Si urdhëro shok! Prit pak mos e mbyll,- tha ai. -Joo,- tha Ardjani. Uli pak dorezën e telefonit, kruajti kokën me të dhe djersët iu shtuan edhe ma shumë. Mbase i kishte rënë tensioni. Mbase nga emocioni. Hajde gjeje. -Alo,- tha doktori,- aty je Ardjan? – Po po, ku të shkoja. Pyetje koti,- ia ktheu Ardjani. -Atëherë leri shakatë,- vëllai im i mirë. Po ta lexoj me zë raportin përfundimtar të dalë nga laboratori ynë që ka një muaj që e kemi marrë nga Gjermania Perëndimore. -Lëri këto,- i tha ky. -Jepi shpejt, se po pësoj infarkt më duket. -Jooo,- mos u shqetëso! Gjithçka mirë. – Nxirre pra!- i tha ky. -Dëgjoje,- i tha doktori. – “Raport mjekësor i datës dhe ditës ….etj. Nga krahasimi shkencor biologjik i mostrave të qytetarit Ardjan Vusho, gazetar dhe Donika Malaj, studente, del ….se s’kanë asnjë përputhje në AND-në e tyre. S`kanë asnjë ngjashmëri gjenetike”. -Urraaa!- bërtiti Ardjani. -Je i madh! Më dhe lajmin ma të madh të jetës sime! Më shpëtove! Jam i lirë ta dua Donikën! Oh!- tha ky dhe u çlirua nga barra dhe ankthi ma i madh i jetës së tij. Ata nuk ishin vëlla dhe motër. Zoti deshi që jo! Flm Zot!- iu drejtu qiellit ai me lutje, duke ngritur duart nga qielli si myslyman. Amin!- tha po vetë. -Doktor, aty je?- i tha ky, pasi u qetësua. -Po,- tha doktori. Po marr makinën e punës dhe po vij shpejt. -Lajmëroje Donikën të lutem,- tha ai. -Do ta sjell raportin bashkë me regjistrin zyrtar se duhet me firmosë në

Flamur BUÇPAPAJ

shtet që e more dhe që është gjithçka në rregull. Ëëë vëlla,-tha doktori. -Po po sille,- i tha gjithë gëzim Ardjani. -Do të bëjmë festë, ore burrë!- tha prapë Ardjani. -Tashi mbylle dhe hajde sa më shpejt. Po lajmëroj vajzat dhe të presim. A jemi dakord doktor i madh?- i tha ky. Mbylli telefonin dhe doli me të shpejtë të shkonte në Institut për t`u dhënë lajmin vajzave. Motorin e kishte lënë para Pallatit të Kulturës. I hipi me të shpejtë dhe për njëzet minuta erdhi përsëri në qendër, te lokali në kat të dytë. Ato ngjitën shkallët shpejt se mos kishte ardhur doktori, por, pasi hapën sytë dhe skanuan krejt lokalin e pastiçerinë, s’panë asgjë. U ulën në mes të tij, afër një vazoje të madhe me lule. I pari u ul Ardjani dhe pastaj dy violinistet. Ishte i çliruar dhe i lumtur. -Uff!
-ia bëri ky,- Iku dhe një hall i madh! Falenderoj zotin!- tha me zë të lartë. -Më duket se më do Zoti,- tha përsëri ky. Ato s’folën, veç u lumturuan me shikime, ama i kishin sytë e enjtur nga pagjumësia e shkaktuar prej frikës se mos ishin vëlla dhe motër. E gjithë kjo dramë u luajt për një javë. Si një dramë më një akt, ku kishte një personazh kryesor. Ai ishte Ardjani.
Ai, i cili luajti gjithë aktin dhe solli lajmin e fitores. Gjithmonë lajmëtarët janë të mirë. Të shkretët s’kanë asnjë faj. Ashtu ju thonë me ba, ashtu bajnë,- tha me vete Ardjani. -Unë sot jam lajmëtari i fitores. -Shikoni këtu vajza,- tha ky.- Meritoj të quhem lajmëtar fitorjeje. Tamam si në betejat e luftës persiane, kur maratonomaku sjell lajmin e fitores, veçse me një ndryshim. Unë s´do vdes. Beteja përfundon këtu!- shtoi ai. -Ne fituam! Kështu më vjen të bërtas,- tha ai. Ndërsa vajzat ulën kokën dhe thanë: “Na ndihmo o zot!” Rri mirë,- i tha Moza Donës. -Hahaha,- qeshën ato. -Lajmi i mirë është privat dhe veç për ne,- shtoi Dona. -Zoti deshi që ne të jemi të lumtur. Më në fund,- shtoi Moza. -Toke!- tha Dona dhe përplasi dorën me dorën e saj. -Bravo,- tha Moza, -shpëtove!
– E shyqyr, se s’ishe mbajtur më ti. Shpëtuam për zotin!- s`e ndaloi ajo ironinë.Tamam shpëtuam,- tha Dona. -Kam një javë pa gjumë. Edhe bukë s’kam hangër mirë. Një herë në dy ditë. Edhe pak sa me thanë, me ta shpjegu ma mirë.- Eee pra, e kam vënë re,- tha Moza. -Je tip i vështirë ti motër, ndërsa unë e dija dhe e kam thënë vazhdimisht që nuk jeni vëlla dhe motër. -Ke thanë për

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

zotin,- iu përgjigj Dona dhe e takoj dorën me dorën e saj.
-Bravo!- tha Ardjani. -Je taman parashikuese falli. Të ruajtë zoti ty motër,- iu drejtua Ardjani asaj. S’vonoi shumë dhe erdhi doktori i mjekësisë ligjore, me një çantë të madhe në dorë dhe një regjistër. -Përshëndetje,- tha doktori dhe u ul në karrigen, që qëllimisht, këta ia lanë bosh. -Përshëndetje doktor i madh,- tha Ardjani, që u ngrit në këmbë dhe e përqafoi. -Të kam borxh jetën vëlla,- i tha Ardjani.-Jo jo,- tha doktori. -Shokët dhe miqtë për ditë të vështira janë. Apo jo vajza?!- iu drejtu atyre doktori. -Pooo, tamam,- thanë ato. Të dyja u ngritën dhe ia dhanë dorën, dhe e përgëzuan duke përplasur kokën lehtë më të. -Je i madh për zotin,- shtoi Dona. -E bëre në kohë rekord dhe pavarësisht burokracive që ka sot. Ti e bërë për një javë. S’kam si të përgëzoj, veç zoti të ndihmoftë!- i tha Dona gjithë emocion. -Flm,- tha doktori dhe u ul. -Si fillim, kryjemë punën,- tha ai,- se është jashtë rregullave ta firmosim këtu . Ky regjistër nuk del jashtë instuticioni kurrë. Kjo u ba për ty Ardjan se je kush je dhe drejtori ynë nuk bëri za.
-Kryeje shpejt,- tha ai. -Dhe me tha të të them që të trashëgoheni!
-Flm, thuaji,- tha Ardjani. – Do ia shpërblej dhe atij, po më erdhi dita ta ndihmoj. Flm- tha doktori.
-Atëherë firmosni këtu anash emrave tuaj!- dhe ashtu u bë. Ai nxori regjistrin, e hapi te numri rendor që ishte i lirë dhe firmosën të dy. -Për hajër!- tha doktori.
-Dasëm ishalla!-tha Moza. -Qesh tashi ti qesh,- tha Dona.
-Deri para një ore po qanim. -Eee, kështu e ka zoti moj vajzë,- tha Ardjani. -Zoti të bën të lumtur atëherë kur s`e pret. Zoti është i madh!- tha Ardjani dhe bëri me dorë lart.
-Atëherë po ju dorëzoj raportin,- tha doktori. -Ta gëzoni! Ata, të tre hapën sytë duke lexuar testin biologjik që përshkruhej aty, me numra dhe norma që s`i kuptonin, por në fund shkruhej shqip: “S’kanë asnjë përputhje biologjike së bashku!” -Dmth s’jemi asgjë!- Kërcyen lart të dy, Dona dhe Ardjani, dhe u përqafuan në mes të lokalit. -Urime,- tha Doktori! -Urime dhe ti Moza!- i tha asaj. Doktori e pa drejt në sy atë. -Edhe ti qenke shumë e bukur zonjushe,- i tha ai Mozës. -A mund të flasim përsëri bashkë?
-Dhe i zgjati kartvizitën e tij me numër telefoni dhe adresën e

Flamur BUÇPAPAJ

punës. – Ky është numri i centralit tonë të punës. Bjeri këtij dhe pastaj më kërko mua. -Dakord! – tha Moza që, si duket i pëlqeu doktori.
-Hahaha,- qeshi Dona. -Një tjetër dasmë në sfond. -Ahaha,- qeshën të gjithë. -Atëherë,- tha doktor Afrim Lemi nga Tirana,- unë po iki se kam me vete regjistrin e punës dhe duhet menjëherë ta çoj atje në sektor. Shihemi atëherë,- tha ai dhe u largua, pasi u përshëndet me të tre. -Të pres të më marrësh,- i tha Mozës, ndërsa ajo nuk foli, vetëm sa e miratoi në heshjte propozimin që i bëri doktori. E ndërsa ai iku, mbetën vetëm këta të tre. Ardjani, për ta përforcuar punën e doktorit, e lavdëroi shumë Afrimin, shokun e vet doktor. Është njeri shumë serioz dhe shumë i mirë. Ka mbaruar me të gjitha dhjeta shkollën për mjek edhe specializimin për mjekësi ligjore ka dalë prapë ma i miri. Shikojeni mirë njëri
-tjetrin, -qeshi ai. -Patjetër vëlla,- tha Moza. -Fjalët e tua për mua janë si të babai tim. -Flm,- tha ky dhe porositi tri birra të zeza. Ato ishin ma të shtrenjtat dhe ma të mirat e kohës. Kamarieri s’vonoi shumë dhe i solli. Ata përplasën shishet dhe uruan „Gëzuar!“
-Zoti është i madh,- tha Ardjani. Amin!- thanë vajzat. Duhet të lajmërojmë nënën,- tha Dona. Ka një javë që s’flet me mua. Kujton që i kam mbajtur mëri për ato që më tha ose na tha. Unë i fola pak,- tha Dona, -por prapë e mora me të mira, se ajo është nëna ime. E dua shumë.
-E dimë që e do,- tha Ardjani, -prandaj duhet ta lajmërosh. Merre raportin origjinal, tregoja dhe vendin, ku është mjekësia ligjore që ajo, po nuk besoi, të shkojë dhe ta kërkojë zyrtarisht, se sa i vërtetë është ky raport ose jo. Siç e patë dhe vetë ju, çdo gjë është bërë ligjore. E shënuar në regjistra shteti dhe çdo njeri ka të drejtë ta shikojë kur të dojë të vërtetën, si dhe mostrat biologjike, sepse ne dhamë dhe fije floku tonat. Edhe bëmë gjithçka për ta vërtetuar ose për t`u siguruar se çdo gjë është e saktë. – Po është e vërtetë,- tha Dona. -Tashi duhet lajmëruar nëna ime, se do të gëzohet e shkreta. Ajo mendon që më ka bërë keq mua dhe që do të më ndante me ty, prandaj dhe është shumë e shqetësuar,- shtoi Dona.
-Mirë,- tha Ardjani. -Ik ti, nisu lajmëroje, ndërsa unë po çoj

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Mozën në fakultet dhe pastaj vij dhe të marr dhe ty këtu në qendër.
-Dakord,- tha Dona,- po prit pak.
Ajo uli kokën dhe ra në mendime. Dukej pamja e saj, e cila dukej shumë e gëzuar. Njeriu i lumtur lexohet nga pamja, se kur lumturohet e gëzon, i qesh dhe shpirti. Atij i lulëzon çdo gjë në trupin e vet, që nga sytë, trupi dhe zgjatja e jetës. Çdo njeri i lumtur jeton gjatë. Njeriu në stres dhe mërzitje, s`e ka jetën e gjatë.
-Po, tamam, -tha Ardjani. -E kaluam dhe këtë vështirësi. Kam thënë që në fillim, se jetimit nuk i prihet mbarë kollaj. Ai gjithmonë është para një sfide të re. -Tamam,- thanë vajzat.
-Ama e zgjodhe si të ishe një burrë shteti!-folën të lumtura ato.
–Askush s`e kishte zgjedhur ma shpejt se ti dhe me një saktësi të admiruar. -Zoti më ndihmoi,- tha Ardjani, i cili deri tashi nuk kishte ndërhyrë shumë në dialogun e vajzave. Ai çoi shishen e birrës me fund dhe tha: “Gëzuar vajza! Edhe dasmë ishalla!” Edhe ty Moza të do Afrimi, shoku im doktor. E pe si të shikonte?
-Hahahahaha,- qeshi ajo. – Hajt mirë dhe unë u rregullova,- e tha me ironi ajo. Dasmë pra,-shtoi ajo duke qeshur. -Ta mbarojmë këtë tuajën njëherë, se na çmendët. E imja pret. Hajt gëzuar,- tha ajo dhe takoi shishen me shishen e Ardjanit. Tashi vetëm dasmë kemi. S’ka më pengesa. Do vij badigarde me ty Ardjan,- tha ajo me ironi. -Do të të ruaj personalisht, që të mos ndodhë asgjë deri në dasmë. Mbaje mend! -Ahaha,- qeshi Ardjani. – E pranoj sfidën, ama ti duhet të ruash Donën, sepse dhe kjo s’është se ka pasur një fat të mirë. Apo do thoni ju që s´i eci fati ma, sa më takoi mua, Fantocin e Tiranës. -Hahaha,- qeshën ato. -Iku fati i keq. Pfypfy,- pështyu në tokë Moza. -Hajt amin!- thanë ata të dy.
-Atëherë goca,- tha Ardjani,- i bie që të nisemi për punë. Unë dhe Moza në fakultet. Pastaj ti shko dhe lajmëro nënën tënde, se vij unë të marr dhe shkojmë bashkë në institut. Marrim dhe Mozën dhe festojmë sonte. Si thua Dona? -e pyeti Ardjani . -Mirë,- tha Dona.- Veprojmë kështu. -Dhe u ngrit në këmbë për të sqaruar planin. -Më ço mua te pastrimi kimik, në fund të stacionit të trenit. Hajde shkojmë bashkë. Unë i them nënës lajmin dhe ia tregoj raportin original. Ti më pret jashtë mua. S’vonojmë fare.

Flamur BUÇPAPAJ

Vijmë dhe marrim Mozën dhe ikim të tre tek shkolla.
-Ti Moza, prit këtu në lokal ose telefonoje doktorin,- qeshi ajo. -Uaa, pse jo?!- tha kjo. – Yll ishte. Doktor po. Me banim në Tiranë po. Hë si thua?- dhe lëvizi syrin e djathtë duke i dhënë sinjal që “dakord” jam. -Ti s’merresh vesh, kur flet seriozisht e kur jo,- tha Dona. -Dakord,- tha Moza. -Dakord jam pra me planin tënd. Ashtu bëjmë,- dhe piu dhe pak birrë të zezë që kishte mbetur në fund të shishes. Ajo e uli shishen dhe pasi e pa pak, pastaj tha:
Nisuni ju pra, kryeni punën me zonjën Jeta, se na çmendi edhe ajo. Ka bërë dashuri dhe s`i ka dalë për zot dashurisë së vet,- shtoi ajo me ironi. -Haha,- qeshi Dona. -Ajo e ka dashuri të humbur, por ama u tregua e sinqertë me ne, d.m.th me mua.
Ajo është viktimë e sistemit,- shtoi Dona. -Ku me e ditë sa e sa grave të tjera ua kanë marrë fëmijët dhe s`e dinë se ku i kanë. Është një realitet i dhimbshëm që ka shkaktuar sigurimi i shtetit, prandaj dhe ne jemi një pjesë e këtyre viktimave.
S’është për t`i mbajtur inat,- tha Ardjani. -Ajo u mundua të ndreqë një gabim, që në fund të fundit s’është faji i saj. Është sigurimi që e ndau përgjithmonë dashurinë e tyre. Ajo është thejsht një viktimë. -Po,- thanë vajzat. -Drama e familjeve shqiptare s’ka fund. Ne jemi aktorë të saj, por më vjen keq për zonjën Jeta, që s’dola djali i saj. Ajo duhet ta kërkojë të vërtetën dhe ta gjejë fëmijën e saj. -Poo,- tha Dona,- por ky s’është ma problemi ynë. Ai është problem i saj. Mamaja s’duhet të ishte nxituar të bënte dashuri. Të ishte siguruar në dashurinë e saj, pastaj të kishte bërë fëmijë etj. Ardjani nuk foli, as Moza jo. -Nisemi pra,- e theu heshtjen ai. Ardjani e çoi Donën te nëna e saj. Vetë priti në trotuar, hipur mbi motor.
Që nga larg u dëgjua ulërima e gëzimit të nënës së saj, kur mori vesh se ata nuk ishin vëlla dhe motër. Ai i pa nga xhami i dritares së madhe, që ishte gjysmë e hapur. Ai vetëm ia bëri me dorë Jetës, nënës së Donës, ndërsa Donës i dha të kuptonte që duhej të nxitonte se nxitonin pasi po i priste Moza. Dona ishte shumë e lumtur. E gjithë njerëzia po shikonte këtë skenë reale mes dy të rinjëve aq shumë të dashuruar. Dona, e cila ishte

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shumë e rënë moralisht dhe e mërzitur, u gjallërua si një bimë në shkretëtirë, që ngopet me ujë pas një rrebeshi shiu. Ata hipën të dy në motor dhe shkuan në qendër, te pallati i kulturës, ku i priste Moza. Ajo kishtë bërë pagesën dhe i priste në hollin e jashtëm afër derës të dy.
-Tjeta!- tha ajo. -Tashi e morët veten. Hëhëhë,- nënqeshi ajo. -Deri dje ishit të përgjysmuar e si bimë të thara. Tashi ju erdhi çehra dhe gazi. Bravo për zotin!- qeshi ajo. -Dhe ti, gjete doktorin,- tha po më ironi Dona. -Më gjeti ai ore,- ia ktheu Moza, e cila rregulloi pak bluzën që kishte veshur dhe shtriu mbi fund, sepse ishte ngritur pak lart, meqenëse ishte ulur gjithë kohën.
-Seksi je!- i tha Dona në vesh. -Edhe ti je ma shumë seksi se unë. -Dakord shefe?!- ia ktheu ajo, po me ironi. -Hajde ikim!- tha Ardjani. Ai i mori të dyja pas në motor dhe, pa rënë në sy, u nis sepse njerëzit mblidheshin sa herë shikonin Ardjanin. I çoi të dyja në Institut . në hyrje ngadalësoi shpejtësinë, për t´i ndaluar te dera e drunjtë e Institutit. -Tashi ikni vetë,- ju tha ai me ironi.
-Po po, këtu shkojmë vetë,- thanë ato po me ironi. -Plani është ky,- tha shpejt Ardjani. -E para do shpallim fejesën zyrtarisht; e dyta, do planifikojmë të martohemi dhe natyrisht, të gjejmë shtëpi këtu në Tiranë. Që sot,- tha Ardjani, ndërsa nuk e kishte hequr kokorën e motorit akoma. Pastaj shtoi: “ Sot do iki në redaksi, do dorëzoj shkrimin e radhës, sepse, kur jam në Tiranë, duhet me qenë përditë atje. Edhe ma mirë që po shkoj, se do flas me shefin tonë, do ia bëj kërkesë me shkrim atij dhe për dijeni Komitetit Ekzekutiv të Tiranës për shtëpi. Do flas dhe me shefen tonë, që ka shumë lidhje partie e do të bëj të pamundurën të marr një shtëpi. Qoftë dhe një dhomë e kuzhinë. Vetëm të martohemi sa më shpejt, se, siç kam thënë nga fillimi, mua s’më ndjek fati i mirë.”
-Hahaha,- qeshën ato.-Në fillim s`e besuam,- tha Dona, por tashi po bindem se ashtu është. Ardjani nuk foli, vetëm e pa dhe qeshi. -E pra loçke,- i tha ky Donës.- Kështu jam unë, prandaj shpejt, shkojmë në gjendjen civile dhe martohemi. A e ke pasaportën e vogël? Dmth letërnjoftimin e kuq?- e pyeti ky.
-Po, e kam,- tha Dona. -Bravo! Pra e lëmë pasnesër dhe

Flamur BUÇPAPAJ

ikim. Dëshmitari im,- tha Ardjani,- është Moza. -Haha,- qeshi ajo. -Ma more Mozën- Po po, ta mora, ti gjej dikë tjetër apo të marrim doktorin?- tha ky. -Po po,- ndërhyri direkt Moza. -T`u ba qejfi ty,- tha Dona për ta ngacmuar. -Eee taman, ça ka këtu?- iu përgjigj Moza. -Unë jam mis, moj vipe. Si thua, mua s’më do njeri? -Yyy!- tha Dona.- Krejt të duan ty. Ti s`e do asnjërin. Veç doktorin ta ka qejfi. E shikoj. – S’ësht i keq,- tha Moza. -Nga Shqipëria e mesme qenka. Afër nesh dmth,- qeshi Moza. -I bukur ishte, s`e shan njeri dhe kryesorja shok me vëllanë tim, Ardjanin.
-Mirë se flasim,- i tha Ardjani. -Do bëjmë takim tjetër me të dhe njihuni më mirë bashkë. -Dakord!- thanë vajzat, edhe qeshën me Mozën. Ajo u përmbajt pak këtë herë dhe nguli shikimin larg. Nuk bëri humor ma.
Pamja e saj tregon,- tha me vete ai,- që paska rënë në dashuri.
-Shiko Donikë,- tha ai përsëri, -pasi të marrim shtëpi, ne do martohemi. Kështu e kam planin,- tha Ardjani, i cili e ndërpreu shakanë mes dy vajzave. Ato u përqafuan përzemërsisht me të dhe Ardjani u nis për në redaksi. Iu lut sekretares së redaksisë të bënte dy kërkesa. Njërën për kryeredaktorin dhe tjetrën për dijeni Komitetit Ekzekutiv të Partisë së Tiranës. Shefja e priti me shumë dashuri, pas përmirësimit të raporteve mes tyre. Bile, Ardjani kishte bërë shumë mirë që u rregullua me të, se ja ku erdhi puna dhe ajo, tashi e kishte në dorë. Dy kërkesat u firmosën dhe u vulosën nga shefat. Ai, i gatshëm dhe pa bërë ma humor si dikur, mori zarfat dhe i çoi në postë. Mbaroi punët shpejt, i hipur mbi motor, u bë flutur nëpër Tiranë, i mbaroi të gjitha punët e ngarkuara nga redaksia, sepse pasdite do shkonte në Shkodër, ndërsa në kampin e Donës u bë festë e madhe. Nëna e saj kishte ngritur magnetofonin në fund dhe po dëgjonte këngë italiane.
Dona dhe Moza po kërcenin së bashku. Ato, tani ishin një familje e lumtur. Fati erdhi përsëri në jetën e tyre dhe erdhi vrullshëm. Si fillim, i solli Ardjanin. Ai erdhi si një udhëtar treni, nga i panjohur u bë fati i saj dhe ajo u bë familja e tij, dhe njeriu ma i dashur. Ai erdhi si një uragan ose si një erë e fortë me stuhi,që i trokiti vrullshëm në derë me gjithë forcën e dashurisë. Zoti ia solli atë si sinjal që thoshte se do të bëhej mirë. Të dy ishin jetimë. Dhe si jetime,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Dona e rritur pa baba, vetëm nga e ëma dhe dajat. Vështirësitë e nënës së saj kanë qenë të shumta deri në rritjen dhe shkollimin e saj. Ajo, nëna e saj punoi dhe dy punë, që kjo të mos ndahej kurrë nga studimi dhe violina. Dhe zoti i solli fatin të dera engjëllin shpëtues të saj, siç thoshte Dona vazhdimisht përArdjanin që“ai njeri është njeri i mirë dhe njeri i zotit.” Kështu i tha Dona nënës së saj. Ajo ishte shumë e habitur me ngjashmërinë e tij me të dhe me ish të dashurin e saj, sepse kishte një ngjashmëri të frikshme mes tyre. Ai kishte dhe tipare të zonjës Jeta. Kjo e bëri shumë të frikësuar atë, saqë dyshoi që ai ishte djali i sa. Megjithatë, shkenca triumfoi dhe u zhduk çdo dilemë. Të gjitha mjegullat e bardha u zhdukën nga qielli i tyre i dashurisë.
Tashmë ishin të lirë të martoheshin bashkë. Ardjani postoi letrat në postë. Edhe kreu të gjitha punët e redaksisë, pastaj u nis për në Shkodër. Ai ishte i lumtur dhe u betua se do të bënte kujdes për çdo gjë, deri sa të martohej me Donën, sepse, sipas parashikimit të fatit, Zoti thotë: “Ruaju ti pak, që të të ruaj unë shumë!”. Gjiçka është proporcionale,- qeshi Ardjani.- Edhe dashuria ndaj zotit, duhet parë me arsyen e shkencës dhe se fati, dhe zoti do jenë me të. Ashtu shpresoj,- tha ai. Dhe ishte i bindur se fati i mirë do i kthehej. Boll më keq deri tashi, sepse çdo gjë është në rrotullim, si toka dhe të gjitha gjallesat e saj. Ashtu jam dhe unë. Të gjithë bashkë ndiejmë forcën e planetëve të tjerë mbi ne. Bota rrotullohet,- tha me vete ai. Tashi u bëra mirë. Dje isha shumë keq, prandaj duhet besimi te zoti. E kam besimin te zoti, që mallikimi do i zërë këta njerëz të pafe e mbase vjen dita që ai do t´i ketë në dorë këta njerëzit e sigurimit dhe komunistët, të cilët bëjnë terror në emër të partisë, që bëjnë ndarje të tilla familjesh e që lënë në mëshirë të fatit fëmijët e tyre.
Asnjë mëshirë s’duhet pasur ndaj tyre. Mallkimi i zotit do i zërë ata dhe familjarët e tyre,- tha Ardjani, ndërsa po udhëtonte me motor për në Shkodër.
Ishte hera e parë që ai ishte i qetë dhe pa brenga. Mbase, dita e parë e qetësisë hyjnore, pas gjithë asaj vuajtje dhe zhgënjimi që pësoi ai nga hamendësimi i nënës së Donës, për dyshimin se këta të dy ishin vëlla dhe motër.
Ishte një gjendje ankthi dhe vuajtjeje në heshtje e të dyve së bashku, pavarësish që ata s`e shprehën as mes tyre, as me Mozën

Flamur BUÇPAPAJ

dhe as Ardjani me shefin e vet.
Gjithçka u rrotullua në heshtje dhe në pritje të daljes së rezultatit të ADN-sësë tyre. Në fakt, Ardjani ishte i bindur që ata nuk ishin asgjë, por prapë pati dyshuar në intuitën e tij. Mbase jemi,- kishte thënë ai kur i dilte gjumi në orët e vona të natës. Çdo gjë mori fund. Hamendja dhe dyshimi u shumëzuan me zero. Ata nuk ishin asgjë bashkë. Ai iku në Shkodër dhe sapo arriti, menjëherë telefonoi te shtëpia e Donës, pra te komshiu i tyre në kat të tretë, se vetëm ai kishte telefon në atë lagje.
Dona ngjiti shkallët me të shpejtë. Tashmë s`i rrihej më pa Ardjanin. Ai ishte bërë si sëmundje ngjitëse aq sa edhe një minutë pa të i dukej shumë larg.
-Alo,- tha Dona.- Alo,- u përgjigj Ardjani. -A shkove mirë?- e pyeti ajo. -Po po, çdo gjë në rregull. -Kisha merak,- tha Dona,- se ti i ngjet Fantocit. -Haha,- qeshi ai. -Po, shumë i ngjaj, por të informoj nuse, -tha ai. – se shkova mirë, nuk u përplasa askund. Eca ngadalë, sepse tashi ruhem dhe për ty se kam një familje dhe një nuse të bukur. Dona e ndërpreu me fjalët: “Të puç yll. Të dua shumë!”
Edhe unë,- tha ai nga ana tjetër e telefonit, ndërsa informoi Donën që bëri kërkesë për strehim të shpejtë nga fondi i Komitetit Ekzekutiv për shkrimtarët e shquar. Një ia drejtova shefit tim e një komitetit ekzekutiv, Tiranë,- tha ky. -Besoj, se për tre muaj së shumti do marr përgjigje. -Je i bindur?- tha kjo. -Poo, jam. “Po sikur të jetojmë te shtëpia jonë,- tha Dona,- së bashku me nënën time? -Joo,- tha ky.- Unë do kem shtëpinë time dhe familjen time. Natyrisht, dhe nënën tënde do e kemi kudo me vete tashi e mrapa,- tha ky. -Ajo është edhe nëna ime. Së pari që të ka bërë ty dhe së dyti,-tha ky,- unë s’kam nënë dhe tashi gjeta dhe unë një nënë. S’është pak për një jetim Dona. Ti s`e kupton se ç`vuajtje ka një njeri që s’ka prind. S`i vjen askush dhe s`e ndihmon askush. Është ndjenjë e trishtë dhe vrasëse. -Dona, më kupto,- i tha ky gati duke qarë. -Ne tashmë do të marrim shtëpi. Unë, këtij shteti, i kam sjellë mijëra dollarë fitime nga shitja e librave të mi, jo vetëm këtu, por dhe në të gjithë botën. Ky shtet më detyrohet në mënyrë urgjente një banesë për mua dhe ty.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Po po,- tha Dona,- drejt e ke. Pse të hedhim poshtë një të drejtë kushtetuese, që një çift i ri të pajiset me shtëpi, meqë po krijon familje të re. Bravo!- tha ai,- nga ana tjetër e telefonit. -Pse t`ua lëmë komunistëve shtëpinë tonë?! Drejt e ke,- tha Dona. -Po çfarë tha shefi yt? -Ai tha: “Dua të takoj nusen e djalit tim!” E dyta: do të jetë ai i pari i dasmës tek unë, si baba që e kam. E ai, si një baba i mirë, direkt iku në komitet për të takuar kryetarin. Me vete ka marrë dhe kërkesën time të protokolluar dhe do bëjë një takim me të. Natyrisht që do i kërkojë,- tha ai,- një mbledhje Këshillit Popullor për rastin tim. Sonte, do të më informojë dhe, pastaj, do të të them unë ty se çfarë u bë, por mendoj se do të ma japin direkt. Kjo për shumë arsye, por dhe për faktin se shefi im është mik me të. Edhe shefja ime u nis në Komitet të Partisë për të bërë edhe ajo kërkesën për mua.
-Ty të duan të gjithë,- tha ajo me shaka. – Po po, më duan, ndërsa ti më dashuro! -Dakord ylli im i pashuar?!- i tha ky duke qeshur. -Unë të dua dhe jap jetën për ty Ardjan. Kjo është përtej dashurisë apo jo shpirt?!- i tha ajo. -Pooo,- tha Ardjani dhe unë të dua, të puç, ….. Yll je,- i tha ai. -Dakord,- ta mbyllim se po të thotë gja ai shpisë, nga ku po flet,- i tha Ardjani. -Joo, rri dhe pak!- këmbënguli Dona.- Unë s’rri dot pa ty,- i tha ajo. -Tashi, unë dhe ti jemi një,- foli Ardjani. -Unë dua të jem kudo dhe kurdoherë me ty!- shtoi ai. -Ne kemi zotin dëshmitar, që duhemi përtej çdo limiti kohe tokësore dhe s’jemi tokësorë. Tokësorët janë qënie inferiore dhe të pisëta,- shtoi ai, duke qeshur. -Hahah,- qeshën të dy. -Zoti është mbi çdo gjë!- tha Ardjani. -Po e mbyll tashi. Të dua yll! Të shtunën dhe të dielën do i kalojmë bashkë.
-Po, patjetër,- tha ajo.- Të dua!- i tha ky. Edhe të njëtën pergjigje ia ktheu dhe ajo. Ata mbyllën telefonin dhe, në të njëtën kohë, u larguan për në banesat e tyre. Çdo gjë po rrotullohej për së mbari. Ardjani u kthye në Tiranë. Organizoi fejesën tek hotel “Tirana”. Edhe shtëpinë e morën në rrugën e ‘’Kavajës’’, dy dhoma dhe një kuzhinë. Aty morën dhe nënën e Donës, Jetën. Ata po punonin dhe po jetonin bashkë tashmë. Dona ishte në vit të fundit, në Institut të Arteve .Pasi të mbaronin shkollën, të dy vajzat do të bënin ceremoninë e martesës. Moza me doktorin,

Flamur BUÇPAPAJ

ndërsa Dona dihej. E gjithë Tirana e mori vesh se ajo, Vajza me violinë, u martua me shkrimtarin e madh Ardjan Vusho. Ishte koha e ndryshimeve demokratike. Ishte afruar dita e lirisë për të gjithë, si për Donën, ashtu dhe për Ardjanin.
Natën vonë e mori në telefon Moza nga godina njëmbëdhjetë. Dona u ngrit e habitur nga krevati, ku po flinte me Ardjanin. -Alo Moza! Çfarë ka ndodhur?- e pyeti ajo me habi. -Asgjë motër. S’rrija pa ta thënë se ëndrra jote dhe e jona janë duke u realizuar. Si si?!- tha kjo. – Çfarë ka ndodhur? Bjeri shkurt motër!- tha Dona. -Po, shkurt po i bie. Sonte ka plasur demonstratë tek ne. Në godinën numër nëntë, studentët janë ngritur në revoltë. Kanë kërkesa ekonomike, por dhe kërkesa politike. Studentët dolën në shesh. Është diçka që duhet festuar motër! Jam shumë e lumtur! E kupton?! S’rrija dot, pa të thënë se më në fund plasi. Morën fund komunistët! -Aaa!!! Çfarë po thua?!- iu përgjigj Dona. -Ta zgjoj Ardjanin?
-Po zgjoje pra! Ky është lajmi i jetës së tij. Apo jo motër?
-Pooo!- tha ajo me zgjatje zëri. Ajo ishte veshur me një fustan të hollë, gati transparent e hiret e saja kishin dalë thuajse hapur në hapësirë. -Ardjan, zgjohu!- tha ajo. -Zgjohu o yll! -Çfarë ka ndodhur?!- tha Ardjani i trembur. -Ka plasur demonstratë në Qytetin Studenti. -Aaaa, vërtet?!- tha ai i përgjumur dhe u ngrit në këmbë, në mënyrë të pavetëdijshme. S’e besoj,-tha ai. -Vërtetë?! – Poooo!- tha Dona. -Foli Mozës. -Alo!- tha ky.
-Moza, po tallet Dona apo është e vërtetë kjo që po thoni?! -Po po Ardjan, zgjohu! Është koha me fillu punën. Demonstrata filloi. Sonte dolën në shesh mbi treqind veta. Të gjithë konviktorë. Jam shumë e lumtur!
Hajdeni nesër, ju pres! Mirë?! – Po po patjetër!- tha Ardjani.
Nesër do bashkohemi dhe ne me ta. S’duhet ta lëmë me kaq.
-Nesër do dal unë në krye!- tha Moza. -Dakord. Do të vijmë dhe ne të të mbështesim, së bashku me gjithë studentët që banojnë në Tiranë. -Bravo!- tha Moza. -E dija që më doni shumë dhe do të më mbështesni. -Po, -thanë të dy, burrë dhe grua. -Unë, që tashi po telefonoj në shtëpitë e shokëve dhe të shoqeve të mia. Nesër, të gjithë i ke në Qytet Studenti. -Mos harro, merr

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhe violinën!- tha Moza. Dona hapi sytë nga habia. Për çfarë të duhet violina?! Merre ti, se ta tregoj këtu,- tha ajo. -Je vajzë e çmendur për zotin ti Moza. -Hahaha,- qeshi. -Nesër do e shikosh çmendurinë tonë. -Oo zonja Dona,- i tha ajo me ironi. -Ti Moza dhe në orën dymbëdhjetë të natë s`e len pa ba shaka. Bravo për zotin! Je për rekord gines,- qeshi Dona. Dakord vajza ime, -i tha ajo. Diktaturës po i vjen fundi! Lej llafet!- tha Moza. A thua?- tha Dona. -Po pra po. Kështu fillon çdo gjë. Në fillim e vogël, pastaj rritet si orteku i borës.
-Tamam,- thanë burrë dhe grua. -Ti na dhe lajmin e jetës!- tha Ardjani. -A do jem personazh ndryshimesh në romanin tënd?- u tall Moza. -Ti ke kohë që je personazh në romanin e jetës sime. Që kur u njohëm në tren. -Hahaha,- qeshi ajo. -Bukur, do përjetësohem kështu apo jo Ardjan? -Kjo u vendos,-i tha po me shaka ai. -Natën e mirë çifti!- tha Moza. – Nesër ju presim.
Dita doli shpejt, si çdo herë në rrotullimin e tokës rreth vetes që sjell ditë-natën. I njëjti ritëm, e njëjta periodë rrotullimi, si mijëra vite. Toka s`e di fare se ç’po bën, s`e di kush vdes apo jeton. Ajo vazhdon trajektoren elipsoidale rreth vetes dhe diellit pa kokëçarje. Dita e re trokiti. Ata të dy u veshën shpejt në mëngjes dhe dolën për në Qytetin Studenti. Turma policësh kishte kudo, por Ardjani ishte shumë i njohur dhe askush s`e ndaloi. Komandanti i policëve, në afërsi të godinës njëmbëdhjetë i ndaloi. Ardjani nxori dokumentin e gazetarit dhe i tha se ku punonte dhe se kush ishte. -Unë të rekomandoj që ti të mos shkosh atje,- i tha shefi i policisë. Situata është shumë e rënduar. Armiku ka bërë punën e vet. Jemi para një situate që do të avancojë në ditët në vazhdim. Ne presim urdhra nga ministri se ç`do të bëjmë,- tha ai.
-Asgjë mos bëni!- foli Ardjani. -Ata kanë të drejtë të protestojnë. Jemi në Evropë dhe njeriu duhet të protestojë për të drejtat e veta ekonomike. -S’janë vetëm ekonomike,- i tha ai.- Janë hedhur parulla dhe politike. Ja do i dëgjosh vetë.
-Ashtu?- tha Ardjani. – Mirë do t`i shoh vetë. Ju mos bëni gabim t`i ndaloni. As t´i arrestoni. -Joo!- tha shefi, ndërsa rregulloi kokorën e policisë dhe skafandrën e ngriti lart. Ne do bëjmë çfarë të na urdhërojë ministri, pra partia ,-tha ai.- Kini kujdes! Mos u

Flamur BUÇPAPAJ

përfshini ju!- tha ai.- Kjo është kohë ndryshimesh. Sa kam lexuar unë, kur populli ngrihet, çdo qeveri ka rënë. Është historike kjo, oficer,- i tha ky.
-Këtë s`e di,- tha oficeri. -Ju e dini ma mirë. -Kaloni, shkoni. Po ju sulmuan, më thërrisni në ndihmë,- tha ai. Ardjani qeshi dhe iku duke menduar se ai që do t´i mbronte ishte pikërisht ai dhe jo ata ta ndihmonin Ardjanin. Gjithsesi, faleminderit nga ai,-foli Ardjani. -Ai e bëri të vetën, apo jo Donikë?- tha ky. -Po s’ka si të dijë që ne jemi kundër. Apo jo?
Nisur nga statusi yt, s’ka faj,- tha Dona. -Ti je një gazetar dhe shkrimtar shumë i shquar, edhe këta kujtojnë që të ka bërë partia. Po,- tha ky. – Shaka e madhe kjo. S’kanë faj jo. Më ngatërrojnë me pushtetin. -Hahaha,- qeshën prapë. Ata të dy ikën te dhoma e Mozës. Ajo i priti në korridor të godinës njëmbëdhjetë. Përshëndetje çifti!- iu tha ajo sapo i pa. Ato të dyja u përqafuan po ashtu dhe me Ardjanin.
-S´e besoj që ka ndodhur kjo punë,- tha Ardjani i habitur, ndërsa fshiu me dorë ballin, si për të hequr djersën nga rruga, nga qendra e deri në Qytet Studenti.
-Do ta tundni,-tha Ardjani. -Po po, mos ki merak vëlla,- tha Moza. -Në krye, do jemi ne të muzikës. Mbaje mend këtë ditë dhe datë,- tha Ardjani. -Kjo ditë do të ngelet në histori. S’ka ndodhur kurrë që shqiptarët të ngrihen kundër shtetit komunist.
-Shumë e vërtetë vëlla,- tha kjo,- ndërsa çoi shikimin dhe jashtë derës për të parë se sa studentë po mblidheshin. Ajo rregulloi dhe njëherë tutat e sportit, i çoi lart dhe tha:
Unë, pasdite do dal në demonstratë. Ti, ç’do bësh?- i tha Donës?
-Moza, çfarë pyetjeje që bën,- tha Dona. -Unë do jem me ty deri në vdekje. Bashkë si gjithmonë! -Bravo!- tha Ardjani dhe e puthi në buzë.- Dhe unë do t`ju mbështes.
Do t`ju rri afër. Kam marrë dhe aparatin tim fotografik se dua ta kem çdo gjë në foto. Kjo ditë është historike. -E ke marrë violinën?- tha Moza. – Jo për zotin,- iu përgjigj Dona. -U nisëm shpejt dhe harrova. Po çfarë i do violinat moj vajzë?- u habit Dona dhe ia vuri dorën te koka. Ej, çfarë mendon kjo kokë? A

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

mund ta di dhe unë?- tha Dona. -Ne,- tha Moza,- do jemi edhe këtu vajzat me violinë. -Si, vajzat me violinë?- tha Dona. -Si kudo moj vajzë. Ne të dyja dhe violinat tona. -Edhe këtu thua?! u habit Dona. -Po pra, ne do jemi paqësore. Studentë dhe qytetarë. Do ju prijmë në mënyrë paqësore. Ta kryejmë këtë revolucion,- tha Moza. -Ej,- tha Dona,- çfarë paske sot?! Ke ndryshuar fare moj vajzë,- iu drejtua Mozës. -Jo,- tha ajo. -Unë kam lexuar dhe jam përgatitur për këtë ditë. Sot ne do bëjmë kërkesa politike dhe s’do të tërhiqemi nga asnjë dhunë ose shantazh që do bëjnë këta dordolecët. Edhe gishtin e drejtoi në drejtim të policëve, që prisnin në gadishmëri për të ndërhyrë, sapo t`u jepej urdhri. -Gjynah!- tha Moza. -Këta skllevër duan skllavëri dhe komunizëm. Këta fatkeqë s`e dinë që kjo qeveri dhe ky sistem ka rënë. E rrëzoi vetë Gorbaçovi. -Ai rrëzoi dhe Çausheskun,- tha Dona.
-Poo,- tha Ardjani, ndërsa kumçoi përsëri pullat e xhupit ngjyrë hiri dhe çoi zinxhirin lart, sikur po bëhej gati për ndeshje boksi.
-Ti ç’do bësh?- e pyeti Moza atë. -Unë do jem me ju kudo,- tha
ai. – Do dalësh në demonstratë dhe ti Ardjan?!- tha ajo e habitur.
– Po po, dhe unë me ju do jem. Në fillim do ju bëj fotot, se dua ta dokumentoj këtë ngjarje. Edhe Dona, së bashku me mua do jetë këtu deri në fund. Deri në rrëzimin e këtyre pisave,- tha ai. -Toke!
-tha Moza. -Të dua Ardjan vëllau! Gati sa nuk qau ajo, por disa lotë i ranë që nga sytë deri poshtë te buza. Moza ishte shumë e bukur. E gjatë, me flokë të zeza dhe trup sportisteje. Po ta shikoje me sy piktori, do i bëje direkt portret. Më e bukur se Motra Tone, e Kolë Idromenos. Bukuri e pikturuar në dy sy të zinj, me një simetri fytyre që e habit çdo regjsor filmi. -Kjo vajzë duhet të ishte bërë artiste filmi,- thoshte me vete Ardjani. Moza i tha dhe idenë e violinës Ardjanit dhe ai e përgëzoi për gjetjen e bukur. Po të dilni ju dhe Dona me violina në krye të kësaj levizjeje, asnjë polic s’do t`ju ngacmonte!- qeshi Ardjani. -As vetë Partia e Punës. Madje do habitej dhe s’do jepte urdhra me ju burgos ose me ju përzënë nga kjo demonstratë. -A thua?- thanë vajzat. -Kaq të bukura jemi?
-Poo po,- ia ktheu Ardjani. -Shiko, po shkoj te ky klubi juaj t`ju blej nga një birrë. -Dakord,-thanë ato. -Na duhet edhe një nxitje nga ti. Vrapo pra,- i tha Moza.

Flamur BUÇPAPAJ

Ardjani nxitoi, bleu birrat dhe erdhi kur erdhi. Ato i gjeti duke akorduar bashkë dy violinat. -Ç’po bëni vajza?- tha ky.
-Gjetëm dhe një violinë për Donën,- tha Moza. Unë e kam timen. Këtë, siç po e shikon, ia mora borxh një shoqes sonë sepse dhe ajo është dakord që Dona i bie ma mirë se askush violinës, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë. -Hahaha,- qeshi Ardjani.
-Nuse, kështu është? E vërtetë?! -S`e di përzotin,- tha Dona. –
Mbase me rrisin pak vlerën, por mirë e zotëroj këtë instrument.
-Bravo!- i tha ky dhe kapi për faqe. -Të dua!- i tha ky. -Sot dua të shkëlqesh! Apo trembesh? -Joo,- tha Dona. -Sot është dita të hakmerrem për babain, për mamanë. Edhe për mamanë tënde, edhe për babain tënd, për çdo gjë që kanë bërë këta gjakprishur. Këta janë përgjegjës për genocid ndaj popullit shqiptar.
Janë qindra dhe mijëra të zhdukur, që s’kanë as varr. Ata janë shqiptarë. Janë njerëzit tanë, që menduan ndryshe. Kishin mendim tjetër nga këta horra, që bënë luftë civile. Asnjë ditë s`e luftuan armikun e huaj. Qëndruan në mal. Luftuan me ballin Kombëtar, edhe u kthyen në qytet fitimtarë. Të ishte për luftën partizane,- tha Ardjani,- gjermanët do rrinin dyqind vjet këtu. S’ka asnjë shans që këta barktharët t`i përzinin gjermanët. -Po, taman,- tha Dona.- Na mori në qafë Amerika, që mundi Hitlerin dhe ia dha mundësinë e ringjalljes ushtrisë së kuqe, se sa për ata, Hitleri ju shkoi deri në Moskë ,-tha Ardjani, gjithë hidhërim nga humbja e së djathtës botërore dhe ardhja e Rusisë në Ballkan dhe në Shqipëri.
Sot fillon një ditë e re për ne dhe Shqipërinë. Sot do dalë e vërteta kundër mashtrimit gjysmëshekullor që kanë bërë këta mashtrues politikë dhe genocidista. Pastaj, e la fjalimin dhe u kthye nga vajzat… – Vërtet do dilni me violina?!- pyeti Ardjani duke qeshur me veprimin e zgjuar të vajzave. -Po,- thanë ato.- Njëri do të lexojë kërkesat tona ekonomike dhe politike, ndërsa ne do u biem violinave në sfond. -Aa, shumë e bukur është kjo ide,- tha ai. -Komunistët direkt do të vrapojnë t`ju gjejnë se kush jeni e me kë jeni. Edhe gjithë biografia juaj për dy orë do jetë në duart e sigurimit. Pastaj, kulmi do jetë, kur ata të më shikojnë mua që po ju përkrah dhe që kam dalë në demonstratë së bashku me

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

studentët. Do ju ikë truri fare. Do thonë ”po ky çfarë kërkon atje me studentët?!”. Ëë, Përgjigjja ime do jetë: “Tek e fundit edhe unë si student jam.” Dhe e dyta, nëse ju prekin, do të telefonoj direkt zërin e Amerikës. Do u prezantohem me emrin tim dhe goditja do u vijë aq e rëndë sa as vetë s’do e kuptojnë se sa kanë gabuar, po ju prekën dhe arrestuan. -Bravo!- thanë vajzat dhe tokën duart me dorën e Ardjanit. -Je një vëlla i paparë,- tha Moza.
-Të dua!- i tha Dona. -Unë ndjehem shumë krenare me ty!- i tha ajo Ardjanit. Ai vetëm sa qeshi pak, uli pak kokën dhe pastaj tha: “ Gjithë bota do i ketë sytë nga ju vajza! Ju jeni studentët e 1990- ës. Do mbaheni mend gjithmonë si studentët që sollën lirinë. Do jeni të pavdekshme në historinë e këtij vendi dhe të pluralizmit.”
Ato s`e kishin idenë mirë se çfarë po thoshte Ardjani, sepse ai e dinte mirë histori dhe filozofi. I kërkuan t`ua shpjegonte të gjitha dhe një herë, të gjitha fjalët që lidhen me pluralizmin etj. Pra, ai e njihte mirë politikën botërore, që nga antikiteti e deri tashi në socializëm. Ai i kishte dhënë provim qindra herë të gjitha lëvizjet ,revolucionet dhe ndryshimet e qeverive. -Në të gjitha historitë dhe përleshjet fiton populli,- tha ai. -Këta do bëjnë luftë. Do të na arrestojnë. Do bëjnë paradë force, por në fund do japin dorëheqje dhe do pranojnë pluralizmin.
-Ardjan,- thanë vajzat. -A do na e sqarosh mirë idenë e pluralizmit? Ta dimë mirë dhe ne se do mbajmë fjalime para studentëve. -Po,- tha ky,- do kërkoni pluralizëm politik dhe dorëheqje të gjithë qeverisë komunste. Do kërkoni kushte ekonomike, por këta s’kanë asnjë shans t`ua plotësojnë. Programin do ta shkruaj unë ma vonë. Të ulem dikund dhe të shkruaj unë të gjitha kërkesat që do t`i thoni në demonstratë. Ju, mbrëmë paskeni bërë vetëm kërkesa ekonomike,- tha ai. -Po,- thanë vajzat, – sepse s`dimë fare politikë ne. -Atëherë vajza,- tha ky, -gjithë fatkeqësia e ekonomisë sonë janë këta që udhëheqin. Këta duhet të ikin, të na lënë të qetë përfundimisht dhe përgjithmonë. Ama duhet qëndresë,- tha Ardjani. -Sonte unë do të jap intervistë te zëri i Amerikës. Do i godas shumë keq. Do i bëj palaço në sytë e gjithë botës. S’kam frikë ma vajza,- tha ai.- Unë jam me ju. Pas disa ditësh do dal dhe unë në krye me ju. Në fund të fundit, gjithmonë

Flamur BUÇPAPAJ

këtë kam ëndërruar: të rrëzoj Partinë e Punës dhe unë të jem ai që do i jap goditjen përfundimtare komunizmit në Shqipëri.
Pasditja erdhi shpejt. Ata nuk ikën në shtëpi fare. Pritën në Qytet Studenti, por pas orës katërmbëdhjetë i erdhi njoftimi nga shefi nëpërmjet telefonit. Edhe ai u fut në një kabinë telefonike në Qytet Studenti dhe e mori shefin në telefon.
-Alo shef,- tha ky,- Ardjani jam. -A je mirë djali im?- i tha ai Ardjanit. Ai u përgjigj: Po, shumë mirë dhe në mënyrë instiktive mbylli mirë derën e kabinës telefonike, për t`u siguruar që të mos e dëgjojnë të tjerët, pasi e dinte se çdo gjë përgjohej. Ku je Ardjan? i tha shefi. -Jam në Qytetin Studenti shef,- i tha Ardjani.
-Se çfarë do atje biri im s`e kuptoj. Ardjani u mundua të formulojë një rrenë, por s`e vazhdoi më tej. Edhe pasi kruajti pak kokën, i tha: “Shef këtu ka plasur demonstrata.” -Çfarë thua?!- tha shefi i habitur. -Ore koqe,- tha shefi,- a e di që përgjohen gjithë telefonat? Pse fol kot?!- i tha ai. -Shef,- tha Ardjani, dhe ngriti zërin ma fort. -Sot ka marrë fund komunizmi! Mos u tremb ma! Janë këta që duhet të tremben tashi, jo ne ma. -Oo budalla!- tha shefi. -Po na fut në burg! -Shef,- tha Ardjani,- besomë mua. Edhe këtë herë do ta sjell të parin lajmin e ngjarjes. Kam aparatin fotografik me vete apo s`e do si lajm?! -Ik ore, pirdhu,- i tha shefi.
-Paske pi. Ku pive more koqe?- i tha ai me shaka. -S’kam pi. Vetëm ujë shef. Kaq po.
Dëgjo me vëmendje shef,- tha Ardjani. – Unë po e ndjek nga afër si gazetar ngjarjen. A kupto? Do t`i sjell afër darkës gati t`i botosh të gjitha. Dakord shef? -tha ky. -Ooo, Ardjan,- tha shefi,- Mos luaj me këta o bir! Mos e kruj bythën! Ëë se harrova të të them. Shtëpia jote kaloi në emrin tënd zyrtarisht, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. Sa mirë që mbaroi shpejt! Tashmë shtëpia është e jotja me letra. Ta gëzosh! -Flm!- baba shef, -qeshi Ardjani.
-Por unë sot po bëj dhe punën edhe po mbështes studentat. Mos thuaj që s’të thashë. Ti, kot më thua mua,- tha shefi nga ana tjetër. Ti e ke vendosur se ç`do të bësh. Dhe pastaj më thua mua -Hahaha,- qeshi ai. Veprime tipike tuat këto. I di, por mos dil i pari se të arrestojnë,- tha shefi,- e s’kam çfarë të bëj. Këta janë të pamëshirshëm. Vrasin njeriun kot për politikë. Ti e di shumë mirë këtë punë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Shef,- tha ky.- Dita erdhi. Tashi do më shikojnë se kush jam unë. -Mirë o koqe, kujdes ama,- shtoi shefi. -Sonte e ke ti lajmin në dorë. Jam gazetari i parë që kam ardhur këtu dhe po dokumentoj ngjarjen. Gëzohu shef!
Dakord pra. Urime demokracia! – tha shefi dhe mbylli
telefonin.
Ardjani doli nga kabina telefonike dhe, me hap të ngadaltë, shkoi te mensa e studentëve, që po ziheshin kush më hangër i pari. E radha e tyre para sporteleve të mensës ishtë bërë e gjatë. Kështu ka qenë çdo herë,- qeshi Ardjani. Ne, studentë dhe ish- studentë kemi të njëtën sëmundje: „Të zihemi para sportelit të mensës dhe të falsifikojmë ndonjë latë ushqimi. Kjo është e përjetshme!“- qeshi me vete ai. -Çfarë ke?- e pyeti Dona atë. -Po qesh me studentët, Donikë. Ti ke jetuar në shtëpinë tënde edhe s`e ke idenë e radhës për bukë e gjellë të ngrohtë. Unë jam një konviktor i vjetër sa jeta. -Haha,- qeshi Dona. -Je për zotin, si të shndrit fytyra, kur i sheh studentët në radhë duke u shtyrë. -Si e gjete?- ia ktheu ai me shaka. –Duket, o njeri i mirë,- shtoi Dona.
-Je gati me u fut në radhë dhe ti. -Po për zotin,- tha ky gjithë qejf. -S’ka gja, që më njohin. Unë s’jam ma i mirë se këta. Unë jam njëri prej tyre. Sonte, bile, jam student demokracie,- qeshi Ardjani. -Uaa! Sa bukur e gjete titullin,- tha Dona. Ardjani tundi kokën para-mbrapa në shenjë pohimi dhe pyeti: Ku është Moza?
-Qëndroi pak në dhomë,- iu përgjigj Dona. -Po bëjnë planin e demonstratës. Krejt bashkë janë mbledhur te dhoma e saj. -Aa, sa mirë,- Dmth, Moza qenka shefja. Ahaha, pisja! S’ka treguar fare,- tha Ardjani. Joo për zotin! As mua s’më ka thënë asgjë. Mbase ua ka dhënë fjalën të tjerëve, që të mos fliste gja pa ndodhë puna. Apo jo? -Po, kjo do të jetë,- tha Dona.
Moza është shumë inteligjente. Mbase, do jetë ajo kryetarja e demonstratës. -Mbase,- tha Ardjani. -A do luani pjesë me violinë sonte se do t´ju bëj foto. -Pooo,- tha Dona. -Moza tha „po“, sepse do tregojmë që jemi paqësorë dhe duam lëvizje paqësore, ndryshe do ndërhyjmë ne,- tha Ardjani. -Unë ua marr armën këtyre pisave policë dhe i sulmoj. Këta s’ju prekin dot,- tha ai.
-Do ju hidhem sipër për zotin Donë. Mbaje mend! -Mirë,- tha

Flamur BUÇPAPAJ

Dona,- qetësohu burrë! Akoma s’ka ndodhur ngjarja. -Ëë ashtu po,- tha ky.- Ahaha,- qeshën të dy. -S’ka ndodhur jo,- tha Ardjani. Mbrëmja ra e qetë. Pasdite u mblodhën gjithë studentët para godinës njëmbëdhjetë. Kishin sajuar dhe një tip autopolanti që forconte zërin. E para doli Moza, ku mes të tjerave u kërkoi studentëve të bashkoheshin te sheshi, te mensa e madhe e
studentëve, ku do të fliste kryesia e studentëve protestues.
Pas gjysmë ore, sheshi u mbush plot dhe fjalën e mori Moza Buna nga Shkodra. -Përshëndetje,- tha kjo. -Unë jam Moza, studente e arteve. Jam në vit të fundit. Isha dhe mbrëmë tek protestat e studentëve të inxhinierisë gjeologjike dhe minierave. Kushtet tona ekonomike janë skandaloze. S’është nevoja t`ua them. Të gjithë e dimë si jetojmë, si hamë dhe si ushqehemi, këtu dhe në familjet tona. Gjithçka te ne është mashtrim. Ne, jo vetëm që jemi ma keq se në Afrikë, por jemi dhe të vjedhur dhe të mashtruar. Kemi shumë pasuri natyrore dhe naftë e krom. Po ku shkojnë? Për çfarë i përdorin këta këto pasuri? Përgjigjja është e thjeshtë: „I përdor blloku për vete dhe familjen e tyre personale të byrosë politike.“ Ne jemi skllevër të këtyre të pashkolluarve në udhëheqje, pra të klasës punëtore.
Jemi gjeografikisht në Evropë, por udhëhiqemi nga disa pashkollsa dogmatikë që na dinë për dele ne edhe Shqipërinë tonë si pronë private.
„Të nderuar studentë,- tha ajo,- Pasi ngriti zërin e autopolantit si qendër zëri. Ngriti flokët që i kishin rënë mbi sy dhe tha: Zgjidhja është politike. Këta nuk zgjidhin asgjë. Vetëm mashtrim. S’dinë asgjë dhe s’bëjnë asgjë. Duhet pluralizëm politik dhe hyrje në ekonominë e tregut, në mënyrë graduale. Por, si fillim zgjedhje të lira dhe të garantuara nga Evropa dhe OSBE-ja. Së dyti,- tha ajo,- miqësi me SHBA-në, si garantuese e lirisë sonë kombëtare dhe garantuese e demokracisë botërore. Poshtë byroja politike! Rroftë pluralizmi dhe Shqipëria në Evropë! „ -Yyy!!!- shpërtheu turma në durtrokitje. Moza ishte bërë qendra e botës së demokracisë në Qytet Studenti atë natë dhe ato ditë.
Ajo, para se të linte foltoren, tha: “Sonte, për ju, do të luajmë një pjesë me violinë. Unë dhe shoqja ime nga Vlora, Donika

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Malaj”. -dhe bëri me sy dhe duar në drejtim të saj. Dona solli dy violinat dhe njërën ia dha asaj, ndërsa tjetrën e mbajti vetë. Ato të dyja luajtën pjesën e Riçard Vagne Simfoni në C maxhor
„Dhe pranvera në Alpe“. Në turmë ra heshtja. Ardjani po bënte foto edhe po shikonte i habitur. Shumë herë s´i zinte besë vetes. Ai pickoi disa herë veten. A mos është në ëndërr?! Një moment thirri: “Poshtë komunizmi!” Mori autopolantin dhe bëri thirrje për përmbysje me dhunë, nëse s`e leshojnë pushtetin kasta e kuqe. Dona dhe Ardjani u puthën në buzë para gjithë turmës. -Jemi burrë dhe grua,- thanë ata. -Do vdesim të dy për demokracinë. Askush s`na kthen dot mbrapa. Ne e duam jetën. Ne jemi të rinj,- do thoni ju “Do vdisni”. Le të vdesim të dy bashkë sot, për pluralizmin dhe demokracinë,- tha ai.
Në qytet u përhap lajmi, që shkrimtari i madh, Ardjan Vusho dhe gruaja e tij, Donika violiniste ia plasën hapur kundër qeverisë dhe komunizmit. Ato të dyja u quajtën vajzat me violinë, që i prinë demonstratës së parë antikomuniste që ndodhi në Shqipëri. Emri i tyre u përhap, si era kudo.
Flitej për vajzat e bukura me violina, që u prinin protestave kundër komunizmit. Dikush i quante të mbinatyrshme. Dikush mendonte se janë shtojzavalle. Lajmi i vajzave me violinë doli dhe në televizionet e huaja. Rai- tv italian dha foto nga demonstrata e parë antikomuniste. I kishte postuar Ardjani Tv-ve italiane dhe gjithë gazetat botërore në krye lajmi ishte
„shkrimtari me famë botërore dhe dy vajzat me violinë, prijëse të revolucionit“. Dikush nga gazetarët që raportonte në kufi me Shqipërinë i quajti ‘’Zhan Darka’’ që u prinë njerëzve në revolucion. Radio ‘’Zëri Amerikës’’ intervistoi Ardjanin dhe e quajti atë prijës i demonstratave studentore në Tiranë. Ai doli hapur kundër qeverisë dhe se kërkonte mbrojtje ndërkombëtare për të dhe Shqipërinë, pasi druhej se pushteti do ndërhynte ashpër dhe do vriste demonstrues. Ai tregoi se, së bashku me gruan e tij studente dhe shoqen e saj po studente, janë prijës të studentëve e të gjithë së bashku dolën kundër komunizmit. Ndër tjera, ai tha që, se dhe vetë qenia e vajzave me violinë në krye do të thotë se ne po bëjmë lëvizje paqësore. Ai tha që, nga sot, së bashku me

Flamur BUÇPAPAJ

dy vajzat me violinë, kemi kaluar në ilegalitet. Duam mbrojtje nga ambasadat e huaja në Shqipëri. I kërkoj dhe NATOS,- tha ai,- të ndërhyjë, nëse shkallëzohet reprezalja nëTiranë, se kemi frikë nga arrestimet e sigurimit, sepse ata një metodë kanë: “Arrest dhe vrasje pas shpine!” E, në fund tha: “Unë, nuk tërhiqem mbrapsh, edhe sikur të vdes. Ne, do të jemi kudo në çdo cep, në çdo vend tonin, të përhapim erën e demokracisë.” E ai, së bashku vajzat me violinë u bënë si era dhe përçuan fjalën e tyre në çdo cep të atdheut. Kudo përmendej emri i tyre. Ato ishin zanat, që dolën në demonstratën e parë antikomuniste dhe që hapën rrugën për të gjithë studentët e tjerë. Ndezën dhe nxitën gjithë popullin të bashkohej kundër regjimit monist. Natën e dytë rreshti i policisë dhe ushtrisë u rrit në mënyrë të paparë. Ata morën masa që vajzat me violinë dhe Ardjani të mos hynin dot në Qytet Studenti, por uraganin s`e ndal dot era.
Ato mbinin nga dheu, për habinë e të gjithëve. Për habinë e sigurimit dhe të vetë studentëve, të tre hapën përsëri demonstratën e dytë, ku kërkuan lirimin e të burgosurve politikë dhe pluralizëm me çdo kusht. Turma oshëtiu nga duartrokitja dhe gëzimi që ato janë gjallë dhe si kanë kapur sigurimsat. “Liri -Demokraci!”- ishte refreni i të gjithëve ato ditë dhe netë.
E ata s’u fshehën, por përsëri i prinë demonstrates, duke luajtur pjesë me violinë dhe duke ecur në rrugë. Zoti i mbrojti. Edhe ato dolën në krye të rrugës së ambasadave, së bashku më Ardjanin, i cili kishte përgatitur krejt programin politik kundër komunistëve. Në tokë ra heshtja, kur po fliste shkrimtari Ardjan Vusho. Zoti është i madh!- tha ai dhe bëri kryq. Ishte hera e parë, që dikush përmendi zotin dhe bëri kryq në turmë. -Ne do të jemi të lirë edhe s’ka më kthim mbrapa!- tha ai. -Shqipëria në Evropë! Evropa përmes ambasadave të saj ta dinë: Ose të vdesim të gjithë, ose fitojmë! Sa do vritemi? Njëqind mijë? Dakord! Le të vdesim! Ama, këta pisat e kuq, ku do futen. Le të vdesim ne sot,- tha ai, -për kombin dhe atdheun tonë. S’ka ma frikë! Ama, Shqipëria të fitojë!
Ne s`i kemi frikë ma këta pisa,- tha ai. -Hajdeni dhe provojeni!-u
tha ai policëve dhe sampistëve që shikonin rreth e rrotull . -Unë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

do vdes i pari dhe familja ime e re do vdesë. S’jam pishman,- tha ai,- që po vdes për atdheun. Edhe pse unë sapo kam krijuar familje dhe më dhimbset. S’jam i pashpirt, as gënjeshtar, të them që s’më dhimbset nusja ime Dona, që po u prin demonstratave. Vajza me violinë, është gruaja ime. Ne kemi vendosur që të vdesim dhe mbrapa nuk kthehemi ma! Rroftë Shqipëria dhe Demokracia! Në skenë hynë vajzat me violinë. Moza ishte zgjedhur kryetare e komisionit nismëtar të studentëve dhe negociatore me qeverinë për pluralizmin politik edhe themelimin e partisë së studentëve. Ajo ishte vajza e parë me violinë që u priu protestave dhe ylli i mbrëmjes së parë demonstruese. Dona dhe Moza, shumë shpejt u bënë piktura dhe, në lagjet e kryeqytetit nga fëmija dhe të rriturit, emri i tyre shkruhej kudo nëpër mure.
Vajzat me violinë gravura. Edhe gazetat gjermane u kishin bërë gravurë vajzave me violinë. Vajzat që po rrëzojnë komunizmin. Ndërsa për Ardjanin shkrimtari me famë botërore, nuk ka frikë vdekjen. Ai me trup boksieri dhe krahë diskhedhësi e hodhi frikën në tokë dhe po e shemb komunizmin.
Ai s’ka frikë vdekjen. Nëse ai burgoset, NATO-ja të ndërhyjë në Shqipëri,- shkruanin të gjitha gazetat amerikane. Tashmë, komunizmi ishte rrethuar keq nga vajzat me violinë, me studentët protestues dhe nga populli, i cili po u bashkohej çdo ditë atyre.
Tashmë, ata s’kanë ku shkojnë,- u tha Ardjani vajzave. Të tre, rrinin në një dhomë, në qytet studenti dhe s’u larguan më prej aty, sepse sigurimi nuk i arrestonte dot aty dhe prej aty, ata drejtuan lëvizjen studentore. Shqipëria doli në dritë më në fund nga studentët që do të mbahen mend gjithë jetën për atë çfarë i bënë komunizmit. Zoti do t´i lartësojë në parajsë!- thoshin krejt banorët e Tiranës.
Ardjani dhe vajzat shkuan në dhomën e tyre. Si çdo ditë ata bënë rezymenë e krejt ngjarjeve dhe arritën në konkluzion që demonstrata ia arriti qëllimit. Dukej qartë që komunizmi do dorëzohej dhe, se së shpejte do të pranohej pluralizmi politik, dhe do të formoheshin partitë e para politike, të ndryshme nga Partia e Punës. Natyrisht, që sigurimi do infiltrohej kudo dhe, që në të gjitha partitë do të kishte bashkëpunëtorët e vet. Këta do bënin të gjitha përpjekjet që të mos humbisinin pushtetin. Ata

Flamur BUÇPAPAJ

ishin mësuar me pushtet dhe me dhunë. Armiqësia me studentët e dhjetorit do vazhdojë gjatë dhe kudo. Të gjithë pjesëmarrësit e dinin, se do kishin një betejë të gjatë me ta dhe me pasardhësit e tyre bastardë bllokmenë.
Dona dhe Moza ikën te shtëpia e Donës, te shtëpia e vjetër sepse, atje mendonin që nuk përqendrohej sigurimi. Natyrisht, ata do i survejonin tek shtëpia e re. Te shtëpia e Ardjanit, te rruga ‘’Kavajës’’. Ekipet e survejimit dhe mbikqyrësat do të mbushnin rrugët e Tiranës. Ardjani e dinte, ndaj dhe qëndroi në Qytetin Studenti.
Në fund të fundit, të gjithë e kuptuan se ai ishte kryesori që shkruan dhe ju tregon çdo gjë studentëve protestues, sidomos gruas së vet, Donës dhe shoqes së saj kryetare, Moza nga Shkodra. Të gjithë shkodranët janë armiq,- shkruante kudo sigurimi dhe në fonograme mes veti, por dhe rrugëve me agjitatorët e vet. Ata të drejtorisë së mbikqyrjes ishin shpërndarë në ambasada, por dhe në rrugët kryesore. Kudo kishte njërëz me pardesy gri. Dukej qartë se kush ishin ata. E vështirë do të ishte për ata që nuk i njihnim , megjithëse ata njihen lehtë,- tha duke qeshur me vete Ardjani. -Vetëm bashkëpunëtorëve të tyre ua kam frikën,- thoshte përditë ai. Në të gjitha mitingjet ata, bashkëpunëtorët, ishin të shumtë dhe të zjarrtë. Ishin strukturuar dhe mësuar me e sha sa ma shumë partinë e ne ta hamë karremin, që ata të bëhen të besuar nga ne.
Prandaj, duhet kujdes,-u thoshte përditë Ardjani krejt studentëve dhe kryesisë studentore. Këta, sigurimi janë të paparë shokë,- thoshte ai. -Bëjnë ato që ne as nuk e kemi parë kurrë, edhe as s’na shkon ndërmend. Kanë të njëtat metoda me sovjetikët dhe lindorët e tjerë. Këta janë njerëzit më të pabesë që ekzistojnë. S’kanë asnjë parim. Janë thjesht ideologjikë dhe monstra. Këta s’kanë as familje edhe as shoqëri. Janë thjesht komunistë të fshehur dhe kavje të përgatitur për këto ditë. Edhe, jam i sigurtë që kanë bërë një plan që po rrinë kaq në qetësi. Kjo tregon që do e lëshojnë vetë pushtetin, për ta marrë ma vonë.
Duhet parë me shqetësim tërheqja e tyre,- përsëriste përditë Ardjani. -Me siguri po bëjnë një plan djallëzor. Se çfarë plani,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË
hajde gjeje tashi,-fliste përditë ai me shokët e me dy vajzat me violinë. Ata do e lënë pushtetin, por tërheqja e tyre më shqetëson. Ja ku po ua them që këta, tani do e plasin urrejtjen ndaj nesh dhe Amerikës. Ata kanë një plan të zi, prandaj duhet të njoftojmë ndërkombëtarët patjetër. Ditët i lanë vendin njëra-tjetrës në Tiranën që vlonte nga protestat antikomuniste, edhe shumë shpejt erdhi epoka e re. Opozita fitoi zgjedhjet. Komunistët dolën në opozitë. Ardjani gjithmonë na e kujtonte e thoshte të njëjtat fjalë: Ata po bëjnë një plan kundërsulmi! Ne, s’duhet të rrimë kot! Duhet t`i godasim ligjërisht për bëmat dhe shfarosjen kolektive që i kanë bërë popullit shqiptar.

DITËT E VËSHTIRA VIOLINAT U HARRUAN
ARDJANI U BË DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETAR PARLAMENTI. MOZA BUNA U BË DEPUTETE E PARTISË
DEMOKRATIKE DHE IKU BASHKË ME DOKTORIN NË UASHINGTON DHE S’U KTHYEN MË KURRË.
DONIKA MALA U BË DREJTORE E TEATRIT ‘’PETRO MARKO’’ NË VLORË DHE
NGRITI ORKESTRËN SIMFONIKE ATJE.

Donika u ngrit herët dhe u nis për tek Stacioni i Trenit. Aty do të merrte trenin për në Fier dhe pastaj do të vazhdonte për në Vlorë. Atje kishte një dhomë fjetjeje dhe zyrë njëkohësisht. Punonte çdo ditë. Vetëm të shtunave dhe të dielave kthehej në shtëpi. Së bashku me Ardjanin, vendosën të qëndronin në Tiranë dhe të mos iknin fare nga Shqipëria. Ajo do kthehej në fundviti si drejtore e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Prandaj pranoi që të ikte në Vlorë, në origjinën e saj. Ajo ishte vendlindja e babait të saj, por dhe e vetja, se ajo kudo mburrej se ishte vlonjate e se ishte një ndër fiset më të mëdha nacionaliste të Vlorës, që kishin marrë pjesë në të gjitha ngjarjet që kishte përjetuar atdheu ynë. Edhe në përmbysjen e komunizmit, ajo qe e para në demonstratën kundër komunizmit. Si gen i mirë që ishte e thirri gjaku i të parëve, pra të shpëtojë atdheun nga komunizmi. Në fakt, ajo ishte

Flamur BUÇPAPAJ
kryesorja që u priu demonstratave me violinë në dorë. Ajo qe dhe motivimi i Mozës dhe i Ardjanit. Nën bekimin e saj, ata të dy u bënë më të fortë edhe u bashkuan më shumë se kurrë. Të tre kundër komunizmit. Dona u bë kopertinë edhe për shumë revista të huaja. -Një yll kinemaje!- thoshin gjithë populli. Dhe, me mburrje, antikomunistët thonin: „Këto janë Vajzat që u prinë demonstratave me violinë në dorë, kundër dhunës dhe terrorit komunist .„ Ky është shpirti paqësor i studentëve të dhjetorit të
`90-tës, të cilët rrëzuan komunizmin në mënyrë paqësore e s’u dorëzuan kurrë nga terrori komunist. As ndaj tyre dhe as ndaj familjeve të tyre. Dona shpejtoi hapin. Ishte vonë dhe do t´i ikte treni. Po t`i ikte treni, vetëm me taksi mund të shkonte në Vlorë e taksia ia merrte gjysmën e rrogës për një rrugë, kështu që nxitoi. Ardjanin e la në gjumë. As nuk e përshëndeti fare. Ajo iku në fatin e saj, pa e ditur se kjo ditë qe e fundit e takimit me të shoqin, të cilin e donte më shumë se veten. Eci shpejt dhe, në minutat e fundit, u ngjit në një vagon të fundit. Shumë e gëzuar u ul në një kabinë të lirë që s`kishte njeri.Taman si në kohët e shkuara, kur u njoh me Ardjanin. Mbase ishte shenjë e zotit që kjo të kthehej mbrapsht. Ose ta kujtonte, të shkonte në Vlorë, së bashku me Ardjanin, por zoti nuk ua solli në mendje një ngjarje të tillë. As ajo dhe as Ardjani, kurrë s’do të ishin kujtuar që ky qe takimi i fundit së bashku e që jeta tyre do të merrte krejt rrjedhë tjetër. Atë ditë, fati u nda në mes. Një dashuri u thye si një xham qelqi, pa asnjë mëshirë, nga të fortët e lagjes ose nga fati i keq i jetimit, sepse, sa herë që Ardjani bëhej mirë, i ndodhte diçka që ia përmbyste të gjitha.
Donika, natyrisht që ishte femra më e bukur e qytetit. Të gjithë e shikonin me habi dhe dashuri. S’mund të jetë vlonjate!- thonin njerëzit kur e shikonin atë. Ajo duket si jashtëtokësore, por bravo që erdhi në Vlorë, kur të gjithë po iknin. Është nga familja më e mirë këtu!- pëshpërisnin ata me njëri-tjetrin. Pastaj, të gjithë miratonin fjalët: „Eee, bravo!- thoshin të tjerët. -Zoti ia priftë mbarë! Kryeministre u bëftë ishalla!“- thonin gjithë vlonjatët për të.
Ajo mbërriti në Vlorë rreth drekës. Shkoi menjëherë në zyrë. I ndërroi rrobat, veshi ato zyrtare dhe shkoi në zyrë përsëri. E hapi punën si çdo herë. Priti të gjithë vartësit dhe vartëset dhe u dha urdhrat e punës si çdo ditë. Teatri shkëlqente si nga pastërtia,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ashtu dhe nga numri i shfaqjeve që ishin vënë aty sapo kishte ardhur ajo. Kishte filluar era e ndryshimeve. Çdo të diel kishte një shfaqje. Edhe orkestra e teatrit u riformua me elementë të rinj dhe jepte shfaqje jo vetëm në Vlorë, por dhe në Tiranë. E kjo kishte bërë marrëveshje për të mbajtur koncert recital edhe në Vjenë. Ajo kishte bërë marrëveshje me shumë instuticione ndërkombëtare për kocerte, sepse kjo ishte shumë e përmendur në Evropë e ma larg. Askush nuk i mohonte propozimet e saja. Ishte orkestra e Vjenës që e ftoi të ishte kryesoliste dhe drejtore muzike.
Kjo pati thënë që do të ngrinte në fillim orkestrën e Vlorës. Pastaj shofim dhe bëjmë. Dashuria për Vlorën nuk e la atë të ikte përgjithmonë nga Shqipëria e të bëhej soliste botërore. Jo vetëm që do të fitonte shumë para, por do çonte emrin shqiptar kudo…!

LAJMI I PAPRITUR

Ishte ora dhjetë e paradites. Në zyrën e Ardjanit, në katin e tretë të Kuvendit të Shqipërisë, ra zilja e pandërprerë për rreth dy minuta. Ardjani ishte duke ngjitur shkallët dhe menjëherë hapi derën e zyrës dhe u përgjigj. Alo- Alo!- tha zëri nga ana tjetër.
-Kërkoj zotin Ardjan Vusho, deputetin dhe zëvendëskryetarin e parlamentit të Shqipërisë. -Po, unë jam,- tha Ardjani, ndërsa la derën hapur dhe zërat nga korridori dëgjoheshin qartë. -Një sekondë,- tha ky,- ta mbyll derën. Ai mbylli derën, lëshoi çantën mbi tavolinë dhe, menjëherë, mori dorezën e telefonit që e kishte lënë mbi tavolinë. Alo, zotëri! Na fal se sot është e hënë e akoma s`e kemi filluar punën këtu te ne. -S’ka gjë,- tha zëri nga ana tjetër e telefonit. Ardjani u kërrus pak, sikur do të dëgjonte më mirë tjetrin nga telefoni. Uli dorën nga koka dhe e futi në xhepa, dhe foli: Po!Urdhëroni! -Shiko,- tha ky,-jam Ermal Zani, drejtori i policisë së Vlorës. Do t`i bie shkurt. Sot, në orën katër të mëngjesit, kanë rrëmbyer gruan tuaj. -Siii?!!!- tha ky. – Ç’po thoni?! A mos më keni ngatërruar?! Gruaja ime është drejtore, ore zotëri. Ç’po thua?! – Pikërisht! Donika Malaj është rrëmbyer mbrëmë. Edhe ne, sot në mëngjes kemi marrë informacion

Flamur BUÇPAPAJ

nga punonjësit e saj të teatrit. – Ç’po thoni zotëri???- gati sa s’bërtiti ky. -Po zoti nënkryetar i parlamentit. Gruaja juaj është rrëmbyer. E gjithë policia e Vlorës është në aksion. Janë ngritur kudo postoblloqe. Kemi shtuar vëzhguesit në terren. Kemi çuar bashkëpunëtorët tanë në brendësi të grupeve kriminale.
E unë vetë po e udhëheq këtë opreacion. Besoj se brenda ditës do ta gjejmë. Ç’po thoni zotëri?!- foli Ardjani, i cili deri tashi s’kishte folur fare, por vetëm kishte dëgjuar. -A mos po bëni shaka?! -foli prapë Ardjani. -Jo jo!- tha drejtori i policisë.
Kam lajmëruar drejtorin e përgjithshëm dhe ministrin. Krejt policia kriminale është në sulm për gjetjen e saj. Për masat e mëtejshme do të njoftoheni nga Ministri i Brendshëm. Ditën e mirë!- tha Drejtori i policisë. Ardjani nuk foli fare. Ai u zverdh në fytyrë dhe djersë të ftohta i dolën në trup. Edhe kudo zyra dhe mobiljet e saj prej druri panje filluan t`i rrotulloheshin. “Kanë rrëmbyer Donën!”- kjo ishte fjala e fundit që i tha sekretares së vet, përpara se të rrëzohej pa ndjenja në tokë. Sekretarja nuk arriti të kuptonte ç’kishte ndodhur, vetëm pa trupin e tij pa ndjenja në tokë. Ajo thirri menjëherë: Shef zgjohu! Zgjohu! Ardjani ishte pa ndjenja në tokë. Menjëherë erdhi grupi i sigurisë dhe në kohë lajmëruan ambulancën. Në ajër u dëgjua vetëm sirena e saj, që po ikte me shpjetësi në spitalin qendror të Tiranës. Lajmi u hap. Donikën, Drejtoren e teatrit të Vlorës, e kishin rrëmbyer banda më e rrezikshme e Vlorës dhe pritej ose ta vrisnin ose ta trafikonin në Itali, pasi kjo ishte shumë e bukur. Po ashtu studentja që rrëzoi komunizmin. Ardjani dëgjoi vetëm kaq përpara se të binte në tokë pa ndjenja. Duheshin marrë masa. Të kontrolloheshin të gjitha skafet dhe skafistët. Ishte zëri i policit të Vlorës, pra drejtorit. Ardjani arriti në spital. Menjëherë iu bë ekzaminimi dhe i vunë serum. Spitali ishte në gjendje shumë të mjerueshme, por stafi i tij bëri të pamundurën për ta shëruar. Të nesërmen u ngrit vetë dhe, pasi takoi drejtorin e spitalit, Ardjani iku në punë.Telefonoi edhe njëherë policinë e Vlorës. Ata thanë që asgjë s’ishte gjetur deri në atë moment dhe nëse s`e kapnin deri të pasnesërmen, asgjë s’bënin dot ma. -Kanë për ta nisur jashtë me gomone,- tha drejtori i policisë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Duhet të ndërhyjë SHIKU ose Policia kriminale e qendrës,- shtoi drejtori. Stafi im është ai i vjetri dhe i komprementuari nga regjimi i kaluar. Dyshoj se po fshehin diçka,- tha drejtori në telefon. -Akoma s`e kam bërë reformën dhe çdo gjë është në duar të tyre. Ju zotëri, drejtohuni te SHIKU dhe të ndërhyjë SHIKU i Tiranës. Është tepër e vështirë për ne dhe druhem se po më mashtrojnë mua. Ose janë të blerë Zoti nënkryetar,- tha në fund të bisedës drejtori.
-Faleminderit drejtor!- tha ky.- Menjëherë po shkoj te kryetari i SHIKU-t dhe po nisim përforcime për ju. Do të vij dhe vetë në Vlorë. Unë ia këpus kokën ma trimit aty! I djeg si lagje!- tha Ardjani. -Ia marr peng gjithë farefisin, kushdo qoftë ai! -Ulëriti Ardjani. -Ai njeri është i vdekur. Jo vetëm ai, por edhe vëllezër, motra e çfarë të ketë. Ndërhyni, se do i masakroj lagjen atij personi që do dalë se e ka rrëmbyer gruan time. Ardjani mbylli telefonin dhe shau rëndë nga nëna.
Nënëqirë,- tha ky. -S’keni bythë për asgjë sigurimsa! Ata e kanë organizuar, -bërtiste ky shkallëve të parlamentit. E dija që s’do ma falnin atë që u bëra unë.
E dija që heshtja e tyre ishte varr për mua. Ata s’janë burra! Ne, në Shqipëri ose në Malësi kurrë s`ia ngacmojmë gruan kujt e as nuk marrim hak në gra. Këta janë grekë, janë serbqira. Do t`i var në litar krejt si lagje!- dëgjohej zëri ulëritës i tij shkallëve të parlamentit, deri në katin e parë. Security e mori me të mira, por ishte shumë e vështirë të pengohej një trup i tillë atleti, njëqind kilogramë dhe dy metër i gjatë. Ai ngjante më shumë si një superpolic ose kapo i kapove i të gjithë Shqipërisë. Ai, tashmë, kishte humbur gjykimin dhe hakmarrja i ishte bërë refren i çdo minute jete. Makina e kuvendit e mori dhe e çoi te Shërbimi Informativ Kombëtar.
Ministri i Brendshëm kishte folur në telefon me kryetarin e SHIKU-t, i cili po e priste. Makina tip ‘’pezho’’, e kuqe u duk para ndërtesës së SHIK-ut. Ai sapo ishte themeluar dhe kishte filluar veprimatrinë e tij. Natyrisht, edhe këtu ishte plot oficerë sigurimi, që akoma punonin në aparatin qendror të tij. Reforma bëhej e ngadaltë, edhe për shak të sigurisë kombëtare, edhe si

Flamur BUÇPAPAJ

instuticion, i cili ishte shumë delikat. Pas dhjetë minutash ai shkoi te ish-Instituti i Ndërtimit etj. te liqeni artificial. Aty ndodhej godina e SHIK-ut. Te gardhi i hekurt e përshëndeti nënoficeri i rojës. Ardjani nxori dokumentin e parlamentit dhe iu prezantua,
Ardjan Vusho. -Po,- i tha kapterri i rojes. Të njoh edhe si shkrimtar, por dhe si i persekutuar politik. Jemi bashkëvuajtës,- i tha ai. -Njëherë, të përgëzoj për çfarë u ke ba komunistëve. Është rasti i parë që ju shikoj nga afër e dua t`ju përgëzoj ju dhe studentët e Dhjetorit që e rrëzuat kuçedrën e kuqe. Ardjani s’foli, vetëm tha:
Si fillim, bravo që është punësuar një ish i përndjekur politik. Së dyti, komunistët s’na falin kurrë për atë çfarë u kemi bërë ne që i rrëzuam. Ata janë të pabesë dhe të godasin në fshehtësi.
-Pooo po, taman!- tha oficeri. -Ja, prit pak të lajmëroj oficerin e rojës. Ai ngriti telefonin dhe lajmëroi direkt oficerin në hyrje të instuticionit. E ai lajmëroi shefin e tij, një ish-profesor matematike. Përnjëherë u hapën dyert edhe ai shkoi në hyrje të instuticionit, aty ku kishte xhama të bardhë. Ishte informacioni i SHIKU-t. Oficerët menjëherë u ngritën në këmbë dhe e nderuan ushtarakisht Ardjanin. Ai la dokumentin e parlamentit aty dhe mori kartën e vizitorit. Si jeni-? foli Ardjani. -Jeni të gjithë oficera sigurimi apo jeni të rinj? Unë jam i ri,- iu përgjigj vetëm njëri. Të tjerët s’folën. Aa,- tha Ardjani. -Nga jeni ju zotëri që keni filluar i ri? -Jam student Dhjetori. Ju njoh mirë zoti Ardjan,- tha ai dhe iu afrua.
-Aaa, bravo! Shumë mirë që paska të rinj këtu,- tha Ardjani.
Akoma i mbani këta sigurimsat e poshtër në punë?!- tha ai. – S`e kam në dorë unë?- tha oficeri i ri. -E ka shefi lart. Atij thuaji.
-Po, taman, do i them. Do i tërheq vëmendjen,- tha ai prerë.
-Kjo farë e kuqe duhet zhdukur nga dheu edhe jo më t`i lamë në punë. Tashi bëjnë si të mirë dhe të dashur, por ti je i ri djalë,- tha ky. Në kohën e tyre ishin përbindsha. Këta kanë bërë genocide. Dhe ma i miri i tyre duhet varur në shesh. Janë kameleonë. Ndryshojnë vetëm ngjyrën për momentin. Ama po të kanë në dorë, të pushkatojnë ose të internojnë. – Ishalla,- tha oficeri,- s’ju vjen dita prapë. -Jooo! Do u vijë, kështu siç po bëjmë ne. Me një reformë të tillë që s’po dënojmë krimet e tyre, asgjë s’ju bëmë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ketyre. Po varja, me ço te kryetari juaj. Oficerët e sigurimit ulën kokën dhe s’folën më. Ai u ngjit shkallëve për në katin e tretë. Në hyrje të shkallëve kishin dalë për ta pritur dy nënkryetarët, ish- oficera sigurimi dhe Drejtori i Personelit dhe Admintratës, Mero Çalamani. Ai dukej më mashtruesi dhe më i gatshmi për t`u shërbyer eprorëve. Ardjanit i ra në sy direkt ky mashtrues. -Ti, nga je?- e pyeti. – Je punësuar tashi apo ke qenë më parë këtu? Jo ,-tha ky,- kam filluar i ri. Kam qenë pedagog matematike. -Aa,- tha Ardjani,- sa mirë! Të paska zgjedhë shefi si veten. -Po,- tha ky,- flm. -Po ti më dukesh tip mashtruesi dhe e lëvizi kokën duke e tundur në shenjë pohimi. Ndërsa çantën e hoqi nga dora e djathtë, e çoi tek e majta. -Jooo, zoti nënkryetar! E ke gabim! -Haha,- qeshi ky. -Dakord, shaka ishte. Hajde lëshoma rrugën, shkojmë te shefi juaj. Ata ashtu bënë. Delegacioni i tyre u fut përsëri brenda. Shefi i SHIKU-t i hapi derën dhe i uroi mirëseardhjen. -Jam Ardjan
…-Të njoh, -tha ai. -Kam qenë pedagog matematike. Pjesëmarrës i lëvizjes së Dhejtorit. Si fillim, të uroj për librat, famën dhe për atë çfarë i keni bërë komunizmit,- tha shefi i SHIKU-t. -Flm,- tha Ardjani, – dhe e pa drejt e në sy.
Ai ishte një burrë në moshë të mesme. Iu duk tinzar dhe njeri që s`e mbante fjalën. -Ulu,- i tha kryetari i SHIKU-t dhe i solli një kolltuk të ri, të cilin sapo e kishte marrë nga magazinat e SHIKU-t. -Jemi në shtëpi të re,- tha kryetari,- dhe s’kemi shumë mobilje dhe luks, por këto që kemi po t`i ofrojmë. -Flm,- tha Ardjani, ndërsa u ul. Shefi i SHIK -ut e informoi shkurt për veprimtarinë e organit të tij dhe luftën ndaj keqbërësve dhe agjenturave të huaja greke dhe serbe, por dhe për reformën në shërbim. -A keni marrë ndonjë të ri në punë?- e pyeti jo më kot Ardjani. -Po,- tha ai. -Kemi oficerë të rinj. Nëse do, të thërras një oficer të ri në drejtorinë e personelit. Dhe ia tha emrin. – Aaa, sa mirë,- tha ky. -E njoh. Ka qenë dhe ai kryetar në lëvizjen e dhjetorit në….Po,- tha shefi. -Është edhe ai shkrimtar si ti. – Çoje te drejtoria e analizës pra,- tha Ardjani, dhe qeshi. -Hahaha,- qeshi dhe drejtori i personelit, Mero Çalamani. -Po këtë, ku e ke gjetur?- i tha Ardjani.- Nxirre nga takimi se më duket spiun,- tha Ardjani. -Joo,- është me ne,- kundërshtoi shefi i SHIK-ut. -Jojo

Flamur BUÇPAPAJ

zotëri,- i njoh spiunët unë.- Prandaj. ..Dakord, dil,- e urdhëroi
shefi drejtorin e personelit. -Ku e ke gjetur këtë? – i tha Ardjani.
-Ka qenë pedagog si unë e që atje njihemi.
-Mirë, por mua s’më duket që është me ne. Si spiun i keq duket. -Hahaha,- qeshi shefi i shërbimit. -Ky është taman vendi i spiunave zotëri.- Pooo, taman, harrova. Më fal,- iu përgjigj Ardjani menjëherë. – Çfarë do të pini?- iu drejtua shefi. -Asgjë ore burrë. Kam hall të madh. Ti e di ça më ka gjetur. Prit!- urdhëroi ai sekretaren e vet. S’ka gjë po ia sjellim..pastaj,- përsëriti fjalën shefi i SHIK-ut. -Dakord shef!- tha ai. -Po të sjellim dy kafe. E ai urdhëroi sekretaren e vet të shërbimit dhe ashtu u bë. Ajo solli pa vonuar kafet dhe dy gota uji e iku duke i lënë të qetë shefat e vet. Tashi duhet të flasim,- tha Ardjani. -E di,- tha shefi i SHIK-ut
, por, sapo të jemi vetëm, po fillojmë nga puna.
-Atëherë, zotërinj, dilni jashtë takimit, se unë dhe nënkryetari i parlamentit do të diskutojmë një çështje. Edhe ua bëri me dorë të dilnin. Ata të tre dolën e zyra mbeti me këta të dy. U çlirua nga barra e tepërt dhe hamendjet e Ardjanit.
-Atëherë fillojmë,- tha shefi i SHIKU-t. E di ,-tha ai,- punën si ka ndodhur. -Më ka telefonuar SHIK-u i Vlorës dje në mëngjes. Krejt grupet tona të vëzhguesve janë vënë në alarm dhe po shikojmë se ç´do të bëjmë. -Shiko,- tha Ardjani,- Nëse s`e gjejmë për dy ditë, ata ose e vrasin, ose e trafikojnë. -E di,- tha shefi i SHIK-ut,- por po luftojmë me të gjitha forcat.
Ai iu afrua telefonit sekret dhe mori shefin e Vlorës. -Alo!- tha ky. -Urdhëro!- iu përgjigj direkt vartësi i tij. -Ça u ba me rastin tonë? -pyeti shefi i SHIK-ut. – S’kemi bërë asgjë deri tashi shef,- tha ai, ndërkohë që në dhomë u dëgjua zëri i tij nga kufja e telefonit. -Si asgjë!- bërtiti shefi. -Ku është ai tipi? Ai bashkëpunëtori i sigurimit. Atë gjejeni. E di ti, për kë e kam llafin! Futeni atë në skenë. Ai i di krejt veprimet e sigurimsave të Vlorës. Premtoj dhe para,- tha Ardjani, që u ngrit në këmbë. – Jo jo, s’ka nevojë për para,- foli shefi i Vlorës. -Ai do fillojë që sot kërkimet edhe brenda bandës së këtyre kriminelëve,- foli ai nga ana tjetër e telefonit.
-Shiko, unë do bëj terror në atë lagje!- tha Ardjani. – Do vras

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

kë të më dalë përpara. Ta dini. Unë dua të më dalë përpara ai njeri, shefi i bandës dhe ta zgjidhim tek a tek. Ndeshje burrash. Jo pas shpine, si bythqirë!- bërtiti Ardjani. -Qetësohu të lutem,- tha shefi i SHIK-ut. -Shiko, faji ynë është i madh,- tha Ardjani.
-Edhe i qeverisë sonë, njëkohësisht. Pasi piu një gotë me ujë për t`u qetësuar, shtoi:
“Këtyre asgjë s’u bëmë, asgjë! Këta kanë krejt pasurinë e Shqipërisë në duar. Kanë zënë miliona në drejtimin tonë edhe tashi janë hedhur në sulm,- bërtiti Ardjani. SHIK-u duhet të kishte ndërhyrë dhe të mos i linte këta të pasuroheshin kështu. Kaq shumë i keni lënë këta të ngrenë firma piramidale që tashi na vënë përpara. Normal, kanë bërë miliona dollarë dhe hakmerren. Unë e dija që do hakmerren me mua, por kurrë s’më ka shkuar në mendje që do të më marrin gruan peng. As në romane s`e kam trilluar një histori të tillë.
Ai që e ka bërë duhet të jetë shef sigurimi ose ndonjë nga ish- garda e komunizmit që e kemi shpërbërë tashi. S’ka kuptim, direkt me mua të nisë lufta,- tha Ardjani në nerva e sipër. -Kjo është e qartë. Është hakmarrje politike. S`e kam ditur që s’më mbron dot qeveria ime. Do kisha kërkuar azil politik në Evropë. Kudo më hapën dyert, por qëndrova si patriot. Thashë ta bëjmë Shqipërinë e të bëjmë punë të mëdha. -Shiko kryetar,- tha ky, ndërsa piu dhe një gllënjkë uji. Pasi e uli gotën mbi tavolinë, iu lut: Më jep një shenjë. Një njeri, kaq dua unë. E gjej vetë pastaj. Me të njëjtën metodë ia marr peng nanën, motrën, gruan, fisin. Dakord?!- bërtiti ky. -Dakord!- tha shefi i SHIK- ut. -Qetësohu! Do ta zgjidhim në mënyrë institucionale. Do bëjmë të pamundurën. Je shumë i nxehur dhe ke të drejtë. Ne do të bëjmë të pamundurën ta gjejmë. Është shumë e vështirë, se s’kanë lënë asnjë gjurmë në vendngjarje. Kanë përdorur maska dhe doreza. S’kanë lënë as gjurmë të gishtërinjëve. Do analizojmë gjithçka që është në dhomën e saj. Çdo objekt! Edhe do bëhet analiza laboratorike nga policia kriminale.
I gjithë shteti është ngritur në këmbë. Një gjurmë do ketë patjetër,- tha shefi i SHIK-ut. Atë do e gjejmë se s’bën, por frika është se mos e kanë nisur që atë natë jashtë Shqipërie, duke ditur forcën tënde dhe tonën.

Flamur BUÇPAPAJ

Është një frikë e madhe. S’dua të të mërzis, por kështu mendoj që kanë bërë. E kanë nisur direkt jashtë me gomone. Por, edhe nëse e kanë çuar në Itali, do të nisim grupin tonë të SHIK-ut. Do çoj ma të mirët. Do flas ma vonë me kryetarin e SHIK-ut në Itali. S.S.I.
Jam i bindur,- tha ai,- që ata e kan çuar direkt në Itali që atë natë. Prandaj, edhe neve, na duhet të shkojmë në Itali. Do zoti që e kapim që këtu,- shtoi prapë ai. E, ndërsa bëri dhe dy telefonata të tjera, ai u kthye nga Ardjani dhe i tha: Do fusim grupet tona të bashkëpunëtorëve, që të kërkojnë direkt në terren. Të bëjnë sikur duan ta blejnë etj. Me një fjalë, kam organizuar që oficerët tanë të kamuflohen si gurpi i të fortëve. E kështu.
Grupi i të fortëve tanë, sot do shkojë në takim me atë tipin që dyshojmë e që mendoj që ka gisht në këtë rrëmbim. Natyrisht, është i përfshirë sigurimi dhe partia socialiste,- tha Ardjani. -Po po, e sigurtë që po,- tha shefi dhe iu afrua dhe pak më afër. Pastaj hapi dritaren dhe tha: Bëre mirë që erdhe. Ardjan duhet të ishim njohur në raste ma të mira, por zoti deshi kështu.
-E vërtetë shef!- tha ky, -por jam i mbaruar. E kupton? Do vdes pa atë njeri. Ti e di që jam jetim dhe fati i keq më ndjek kudo. Fati i jetimit është fati i zi,- tha Ardjani, gati duke qarë. Ai uli kokën dhe pas pak i ranë dy pika lot mbi fytyrë. Ato vazhduan rrugën deri në tokë. Shefi iu kthye dhe me shumë dhimbje i tha: E di ore zotëri. I di të gjitha! Çfarë ke hequr ti dhe familja jote. E di që je njeri i mirë shumë dhe shumë tradicional. E di që do hakmerresh keq. Të gjitha i di, por ta gjejmë këtë tipin një herë e pastaj flasim se çfarë do i bëjmë. Falë zotit, e kemi ne pushtetin. -Mut pushteti kemi ne, ore shef!- e ndërpreu ai . -Si mund të guxojnë të marrin peng gruan e shefit të parlamentit?! Këta sigurimsat dhe komunistët bashkë. Këta kanë fonde nga dikush i fuqishëm. Kanë dikë si mbështetje financiare. E prova e parë e forcës është me mua. Pra, këta ia kanë filluar me mua dhe mendimi im është se shumë shpejt do bëjnë revolucion me përmbysje. Edhe mendoj që janë të armatosur. S’më ka pëlqyer kurrë heshtja e tyre. E dija që po përgatiteshin për sulm dhe ja ku filloi sulmi. Shënoje datën dhe ditën shef. Unë jam i pari. Pas meje, ju e keni radhën.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Do t`ju djegin instuticionet. Do shtrihen në mes të rrugëve, që t`i tregojnë botës se këtu në Shqipëri, qeveria demokratike po bën genocide. Shënoji këto që po t`i them.
Me mua filloi lufta e këtyre të pabesëve. Pabesia është moto kryesore e këtyre,- tha Ardjani. -Ama, po i gjeta, do ua copëtoj në grirëse makinash mishin, ose silazhi.
Le të dënohem me burgim të përjetshëm! S’ka gjë. Ama, këta t`i çoj në botën tjetër. Sa ma shumë vdesin nga këta, aq ma mirë bëhet Shqipëria. Këta duan t`ua bësh si Pinoçeti. Socialistët dhe komunistët janë si gungaçi, që s`i shërohet kurrë gunga. Vetëm vdekja ua shëron. E di,- tha shefi. -Edhe, e çuditshme si drejtohen kur vdesin gungaçët. -E pra,- qeshi Ardjani. -Hahaha,- qeshi edhe shefi. Shiko,- tha ai,-duhet të bëjmë telefonata kudo me shumë shtete. Fola mbramë me presidentin edhe ma dha leje të punoj hapur pro teje. Ne jemi shumë të hidhëruar krejt si shtet, por s’kemi ç’të bëjmë. Lufta ka filluar. Sonte, në darkë do kontrollojmë dhe do bastisim bazat e tyre. Edhe në bregdet, ku nisen skafet, kemi çuar vëzhgues. Shiko Ardjan, shteti ynë është në mjerim fare. S’kemi asnjë mjet të luftojmë krimin. S’ka kamera. S’ka makina të shpejta. Asgjë s’kemi.
Çdo gjë po e bëjmë të re nga fillimi.Ajo qeveri që ishte para nesh, asgjë shkencore s’ka pasur. Asnjë mjet, asnjë pajisje shkencore. Veç politikë është bërë gjithë kohën. Asgjë reale s’ka qenë në drejtimin shkencor apo policor. Nuk e di si e kanë zbuluar krimin ata, veç në survejim kanë qenë të mirë, por shumë primitivë. Po t`ua shikosh teknikën operative, është ajo e kgb-së e viteve1970- të. Por sigurimi kishte shumë bashkëpuntorë, kudo dhe këdo. Atyre u vinte informacioni falë vëlla.Tashi janë shëprndarë shumë informatorë e s’pranojnë më të na japin informacione, se kanë frikë. Qendrat e bashkëpunëtorëve të policisë nuk funksionojnë ma, por edhe të SHIK-ut nuk funksionojnë. Nuk bashkpunojnë më. E para: kanë frikë dhe e dyta se ne s’kemi lekë t`i paguajmë. Në kushtet e ekonomisë së tregut, duhen shumë para Ardjan,- tha ai.- Ne s’kemi as tavolina për inspektorët tanë. Po t`i shikosh, janë krejt të vjetra. S’kemi as zyra të mira. Kemi shumë inspektorë në një zyrë. Kjo godinë është shumë e vogël për ne.

Flamur BUÇPAPAJ

Pra, s’kemi as fonde t`i luftojmë. As reformën s’po e bëjmë dot,- tha ai. -Akoma kam ndërhyrje që të mos i heq oficerët e sigurimit nga puna. -Kush të ndërhyn?!- tha Ardjani. -Të gjithë tanët vëlla,- tha ai. -Shporri ore!- bërtiti Ardjani.
-Asnjë mos le në punë. Krejt janë të pabesë. Nuk ka të rinovuar këtu.
-Po po, ke të drejtë,- tha ai.- Por do i heq ngadalë-ngadalë.
-Shofim,- tha Ardjani i zmërurar. Bëri disa hapa lart dhe poshtë e pyeti shefin e SHIK-ut: Ç’do bëjmë tashi? – Tashi ju ikni në shtëpi. Nesër ditë e re, nafakë e re! Do fillojmë të krehim gjithë zonën. Deri tek nisja e skafeve, do marrim të dhënat se cili skaf është nisur në mesnatë të ditës, kur është rrëmbyer gruaja juaj. Do përdorim edhe të dhënat e satelitit të Natos etj.
Do ta vërtetojmë shkencërisht çdo gjë vëlla,- tha ai. -Shiko kryetar ose profesor.
Si të them,- tha Ardjani.- Unë dua t`i kapim pa ikur në Itali. Dua vetëm një shenjë dhe unë e gjej vetë. Ama s’dua të godas të pafajshëm, se unë besoj në zot dhe, se kështu si jam unë, do çmendem vëlla. Do të bëj marrëzira. E kupto që shumë pak më duhet për t`u çmendur. Një fije e hollë më ndan nga çmenduria.
-E di , e di,- tha shefi i SHIK-ut , por na duhet një provë, që ai tipi që e ka rrëmbyer, të japë llogari . Mendoj se është organizuar nga socialistët. Jam i bindur që ai është vrasës me pagesë.
S’ka mundësi të kapet me ty një dosido. Qoftë dhe kriminel. Çdokush që pyet për ty, e di mirë që ti s’të fal e që do hakmerresh direkt. S`e di jo,- gati sa nuk qau Ardjani. Nuk jam mirë zotëri. Të lutem ma gjej. Përdor çdo formë dhe lekë do të jap. Do marr kredi e do i paguaj, vetëm ta marr përsëri Donën. Jam gati të shkoj unë peng në vend të saj. E kupton shef?! Të merren me mua ata kurva,- shtoi Ardjani.
-Vetëm një gja të dish: Kushdo qoftë ai, është i vdekur! Mbaje mend! S’ka asnjë lloj policie që e shpëton. Zemërimi im do bjerë si rrufe mbi të dhe mbi familjen e tij.
E kupton, që s’do të kem asnjë mëshirë Do i pi gjakun shkërdhatës! Jo vetëm atij, por dhe atyre që e kanë sponsorizuar!- bërtiti Ardjani. -Gjyqi im do të jetë privat. Do ia pres gishtat si

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

fillim… Më mirë, mos e mëso çfarë do i bëj. Ai, me qenë i zgjuar, e lejon të ikë. E liron dhe jemi baraz. Nuk do marr hak. Ama, nëse e ka nisur për Itali, për trafikim, mallkimi dhe rrufeja e zotit do bjerë mbi të. Ai edhe ata që i shkojnë mbrapa.
Do pendohen thellë. S’do lë gur as mur pa kapërcyer dhe do ta gjej. Dakord!- tha shefi i SHIK-ut si për ta qetësuar pak situatën. Nesër do të fillojmë edhe ne në terren. Të kontrollojmë kudo e nëse është këtu, do ta gjejmë.
Nesër në mëngjes i gjithë SHIK-u do të jetë atje. – Do vij dhe unë, tha ky. -Dakord!- tha shefi. -Nesër, në orën tetë të mëngjesit, të pres në Vlorë, te zyra e SHIK-ut atje. Do të çoj njerëz, të të marrin, sapo të vish në qytet. -Dakord!- tha Ardjani. -Je i madh.
Ata u ndanë. Për momentin, Ardjani iku në zyrën e vet dhe po bënte telefonata kudo dhe me këdo, për të mbledhur informacion për gruan e tij. Shumica e informacioneve që vinin, pohoni që atë e kishte rrëmbyer një kapo i ri, ardhur nga burgjet e Greqisë. Ishte shumë i pamëshirshëm dhe paranojak. Ai s’bënte dallime fare.
Ke faj apo jo, ai vetëm të gjuante në kokë. Një tip psikopati, që s`e kish provuar akoma të ndeshej me një të fortë të rangut të vet. E gjithë policia kriminale dhe shërbimi informativ i shtetit ishin vënë në gjurmë të tij, por askush s’po e gjente dot.
Si duket, ai, po atë natë, ka ikur në Itali, në të njëtën gomone me Donën që e kishte rrëmbyer. Sipas shërbimit informativ, ai tashmë ishte kapur me një njeri , që s’do ia lënë kurrë pa e gjetur dhe pa e ndëshkuar. Tashmë, ai është i vdekur!- thonin nëpër Vlorë, pasi morën vesh, që Ardjani dhe ekipi i tij i SHIK- ut kishin ardhur në Vlorë. Në orën tetë të mëngjesit, Ardjani doli në qendër të Vlorës dhe parkoi makinën në cep të një rruge, afër Sheshit të Pavarësisë. S’vonoi shumë dhe agjentët e SHIK-ut e rrethuan, duke iu prezantuar me dokumete dhe fjalë.
Dakord!- tha Ardjani! -Shkojmë në zyrën tuaj! -Atje po të pret shefi i SHIK-ut të Vlorës, -tha njëri inspektor. -Dakord pra,- tha Ardjani, -ikim. Pas dhjetë minutash, ata arritën në zyrat e reja të SHIK-ut Vlorë. Në hyrje të tij kishte dalë ta priste vetë kryetari dhe stafi i tij. Përshëndetje, i nderuar nënkryetar i

Flamur BUÇPAPAJ

parlamentit! -foli i pari në rresht, një burrë, mesomoshë, që dukej i shkolluar dhe i zoti në punë. -Nga jeni?- e pyeti Ardjani. -Nga Vlora jam shef,- tha ky. -Kam qenë mësues matematike. Quhem Andrea Beja. -Aa,- tha Ardjani, – domethënë qenkeni i ri, i joni domethënë. -Po po,- tha shefi,- pa merak. S’kam lidhje fare me sigurimin. Jam antikomunist, po aq sa ju. Flm,- qeshi Ardjani.
-Atëherë, futemi brenda!- dhe i tregoi rrugën. Ai i pari, Ardjani dhe ekipi drejtues i SHIK-ut pas tij. Ngjitën shkallët e katit të dytë dhe hapën një derë të madhe ngjyrë blu. Sekretarja e tij, e hapi atë dhe i uroi mirëseardhjen Ardjanit. Ky është nënkryetari i parlamentit,- prezantoi shefi i SHIK-ut. -Po, e njoh,- tha sekretarja.
-I kam lexuar gjithë librat e tu dhe jam informuar për atë që keni
bërë në Tiranë për rrëzimin e komunizmit. Të përgëzoj!- tha ajo.
-Edhe në emër të familjes sime, e cila ka qenë e persekutuara e regjimit komunist. -Aa,- zgjati fjalën Ardjani, i cili ishte veshur me kostum të zi dhe s’kishte vënë kollare. Flokët, jo shumë të krehura e atletet e palidhura mirë. Sekretarja, e pa njëherë, por s’bëri zë. -Mirë se ardhët pra! – dhe hapi derën e zyrës së shefit të saj. Ardjani u ul përballë tavolinës së tij, ndërsa shefi porositi dy kafe, të cilat sekretarja ia solli menjëherë. -Atëherë, fillojmë nga puna,- tha Ardjani. -Ju falenderoj për pritjen, si fillim, por më ka ikur mendja dhe s’jam mirë. Për këtë, ju kërkoj ndjesë! Së dyti, duhet të fillojmë menjëherë nga puna dhe ta gjejmë atë person, i cili ka bërë këtë gjëmë kaq të madhe ndaj meje dhe familjes sime. Atëherë, i nderuar, -foli kryetari i SHIK-ut Vlorë,
-ne që sot kemi organizuar mbikqyrjen. Llojet e vëzhgimeve që do të bëjmë do t`i shpjegoj. Gjithashtu dhe karakteristikat e tyre. Atëherë, llojet e vëzhgimit janë:
1- Vëzhgim i thjeshtë ose i pastrukturuar, vetëm nga nënoficerët
tanë;
2- Vëzhgim sistematik ose i strukturuar. Do të vëzhgojmë gjatë gjithë kohës: shtëpinë, punën, lokalin ku rri etj.
2- Vëzhgimi sistematik ose i strukturuar. Do të jenë të gjitha strukturat tona në vëzhgim. Do të fusim teknikën operative kudo ku rri, etj. Secili grup do të informojë tjetrin dhe në fund mua.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

3- Vëzhgimi me pjesëmarrje ose i brendshëm. Siç e thamë dhe siç kemi urdhër, ne do të fusim oficerët tanë brenda, këtu dhe në Itali. Ne, gjithashtu kemi organizuar dhe grupe nga jashtë. Ato janë rezerva edhe me gjuhë të thjeshtë quhen bashkëpunëtorët tanë, me pak fjalë.
4- Jopjesëmarrës ose i jashtëm. Nëse kemi të dhëna që na tregojnë edhe nga jashtë, do vëzhgojmë. S’do çojmë asgjë brenda, por sipas meje, kryetar,- iu drejtua ai Ardjanit, -atë e kanë nisur, që atë natë, direkt për në Itali, sepse as shefi i bandës s’po duket fare në qytet. -Kush është shefi bandës?!- tha Ardjani. -Samir Kaushi, shef,- tha ky. -Nga është ky?- tha Ardjani, prerë. -Nga lagjja, këtu afër. Gjole quhet lagjja.
-Ëëëë, bukur! Ky, domethënë, ka organizuar dhe trafikuar gruan time,- tha Ardjani, duke tundur kokën para-mbrapa dhe duke parë fotografinë e tij. -Po, kështu ka për të dalë në fund,- tha Shefi i SHIK-ut, Vlorë. -Dakord!- tha Ardjani. -Do ta gjejmë këtë pis! Ta var në mes të qytetit! Shefi dhe ekipi i tij hapën sytë, të trembur nga fjalori i Ardjanit, por nuk folën, vetëm ia bënë me sy njëri-tjetrit, që puna do të shkojë shumë keq. U kuptua. Pastaj vazhdoi fjalën shefi i SHIK-ut, duke ia shpejguar metodat Ardjanit. Edhe, pastaj do të bëjmë,- tha ai, duke lexuar në monitor përgatitjen paraprake, -por po bëhen gati,- tha shiksi, -edhe pikat e tjera, si:
5- Vëzhgimi individual;
6- Vëzhgimi në grup.
Të gjithë do të vëzhgohen dhe do të fotografohen. Do t`i kapim një nga një si grup. Do të bëjmë arrestime çdo dy orë pjesëtarë të grupit të tij. Gjithashtu, kemi dërguar vëzhgues në bregdet, në Radhimë. Prej aty ku nisën skafet, shef,- i thanë Ardjanit. -Besoj që i kuptove ato që të shpjegova,- tha shefi i SHIK-ut, Vlorë.
-I kuptova, por dua një provë, që ky tipi Saimiri ka dhe një
emër tjetër,- tha shefi i SHIK-ut.
-Në Greqi është vetëquajtur Jorgo Buzanis. Ka disa emra, por në gjendjen civile ka emrin Saimir. Dakord!- tha Ardjani. -Ky tipi, a ka të afërm? – Ka nënë, baba, vëllezër.
-Po, ka,- thanë ata, duke hapur sytë. -Dakord! Atëherë, unë
dua prova shkencore që ky është ai, i cili më ka rrëmbyer gruan.

Flamur BUÇPAPAJ
Gjithashtu shef,- tha Ardjani,- dua të pajisem me një leje për armë. -Atë e ka policia. S`e kemi ne,- tha shefi. -Por, me sa di unë,- vazhdoi ai,- ty të takon armë, sepse ta përmban vendi i punës. -Aa,- tha Ardjani. -Ma sqaroni këtë! Pyesni juristen tuaj dhe më thoni. Shefi doli një sekondë jashtë, pyeti juristen e vet dhe iu përgjigj: „ I nderuar nënkryetar i kuvendit, të takon armë me leje, sepse vendi juaj i punës e përmban.“ -Atëherë shef,- i tha ky,- cakto një njeri dhe, brenda ditës së sotme, dua armën. Dakord shef!- i tha ky. – S’dua llafe!- tha Ardjani. -Mbaroje këtë dhe ma sill. Dakord?
Thuaji që ai e do me leje, sepse këtu e gjen dhe pa leje. Lërini pordhët, thoju atyre. Shtet koti, që s’godisni dot as një tip Samiri me shokë! Ju ka vënë para Samiri ose Jorgo b…q….,- tha ky. Çfarë mut SHIK-u jeni ju dhe polici kriminale?! Pupupupu!!!- shfryu Ardjani. -Më vjen keq për ju se jeni thjesht rrogëtar, por sigurimi dhe komunistët nuk duhen trajtuar si vllezër dhe motra. Ata s’na kanë gjë ne. Ata janë gjakpirës dhe gjakprishur. Kujtojnë që pushteti, prona dhe çdo gjë në Shqipëri është e tyrja. E kanë fiksim, mos me na lanë ne me jetu kurrë. Këta tipa s`e duan as lirinë, as demokracinë. Ata duan dhunë dhe veç dhuna është fjala që ata marrin vesh.
S`e di a u shpjeguam mirë,- u tha ai inspektorëve, të cilët kishin ulur kokat dhe s’po flisnin. -Këta njerëz janë pushtetmbajtës. S`e lëshojnë pushtetin me votë. Janë manipulues, mashtrues të përendimit, zbukurues të realitetit. Vetëm në letër duan arritje, jo në realitet. S’ju interson jeta e njeriut. Janë gjakpirësa dhe vetëm me gjak dhe armë e lënë pushtetin. Janë vëllezër dhe puthadorës të Serbisë dhe Greqisë. Shkurt, duhet t`i luftojmë si pushtues!- tha ai. -Si njerëz që sollën Serbinë këtu dhe Rusinë për pesëdhjetë vjet.
Atëherë do t`ia nisim punës shef,- tha kryetari i SHIK-ut.
-Po po, Dakord!
-Çfarë do të bëjmë si fillim? –
-Si fillim do të shkojmë dhe ne në vendngjarje. Do të marrim ekspertët tanë, të cilët kanë ardhur nga Tirana. S’do ta quajmë ekspertizën e policisë. Do bëjmë dhe ne tonën! -Dakord-, tha ky. -Mendon që s`e kanë bërë mirë këta të Vlorës?!- iu drejtua ai shefit të SHIK-ut. -S`e di, të them të drejtën, -tha shikasi.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Në polici janë akoma ata qoftëlargët, shef,- tha ai. -E di, ore!- iu përgjigj Ardjani. -Kudo janë strukturat e tyre. Asgjë s’ka ndryshuar. Krejt shtetin në dorë e kanë po ata. Kudo që shkoj s’ka reformë. Duhen njerëz që kanë mbaruar shkollat e larta. Njerëz që duan demokracinë dhe ligjin. Duhen juristë dhe juriste nga ish të përndjekurit politikë.
Ata e dinë mirë dhembjen që shkakton shteti. Ata e dinë çfarë u ka bërë shteti për pësëdhjetë vjet radhazi.
E, ata dinë t`i shërbejnë demokracisë dhe s’ia kanë me hile kurrë.
-Ti duhet të ishe kryeministër, zoti Ardjan!- thanë oficerët e
SHIK-ut, të gjithë së bashku.
-Atë do të kisha bërë nga fillimi,- tha Ardjani,- ose të ikja nga
Shqipëria.
Mbase kam bërë gabim që qëndrova këtu. Ja ç’më bënë
shqiptarët e mi!
Në çdo vend të Evropës do të isha i respektuar dhe i nderuar. Do t`më kishin paguar shumë shtrenjtë të gjitha shtëpitë botuese në Evropë. E unë zgjodha të rri këtu. Gomar jam. Mbajeni mend. Jam hajvan! Ky vend është i komunistëve, s`e lëshojnë kurrë ma pushtetin këta. Punë ditësh do na përmbysin. Unë jam shenja e parë e Revolucionit të tyre. Këta s’duan t’ia dinë për Evropën apo ku ta di unë. Këtyre s’u intereson jeta e të varfërve. Janë grup kriminal i stukturuar. As ky tipi s’kish pas bythë, të më sulmojë mua, por ka marrë garanci nga dikush. Këta diçka po gatuajnë sepse kanë marrë gjithë pushtetin ekonomik. Kanë themeluar qindra shoqëri fitimprurëse dhe një ditë ia fusin një falimentim të urdhëruar nga udhëheqja e tyre. Dhe, bam Shqipëria në kolaps! Janë mjeshtër të luftës guerile e të rrëmbimit. E kanë në gjak pabesinë. Janë guerilsa të zotët, por janë dhe gra qr….Këta s’jetojnë me gratë e tyre. Gratë ua punon dikush tjetër. Këta i kanë veç për formë. Janë homoseksualë… Phu!- pështyu në tokë Ardjani. Ata, vetëm dëgjonin dhe nuk flisnin. Në heshtje ishin dakord me të gjitha fjalët që tha Ardjani. Në teori dhe praktikë ai ishte shumë i saktë. Këta njerëz diçka po përgatisin,- thanë edhe oficerët e SHIK-ut.

Flamur BUÇPAPAJ

Ata, të gjithë morën rrugën dhe shkuan te vendi ngjarjes
. Edhe, pas dhjetë minutash, hapën zyrën- dhomë të saj dhe nxorën jashtë gjithë personlin e Teatrit. Në vendngjarje arriti dhe Ardjani. Njerëzit po shikonin si të habitur, pasi të gjithë e njihnin dhe donin ta takonin, por menjëherë u bë një kordon i ngushtë policie në mbrojtje të tij. Ai zbriti nga makina dhe, me hap të shpejtë, u fut brenda zyrës- dhomë të Donës. Ai ishte shumë i shqetësuar dhe gati sa nuk po qante, por e mbajti veten. Shefi i policisë dhe ai i SHIK-ut i dhanë urdhrin “Gaditu!” gjithë trupës së tyre. Ata u pozicionuan në rresht për dy, njëri pas-tjetrit, me fytyrë nga Ardjani. Edhe të gjithë e nderuan ushtarakisht atë.
-Ky qenka shumë trim!- tha shefi i SHIK-ut. -Ky duhet të ishte kryeministër ose shef shtabi i ushtrisë. Ky i dhjet komunistët!- tha shefi i Policisë së Vlorës.
Skuadra, e veshur me të bardha, e ardhur nga Tirana, zuri vend në krye të dhomës. Edhe, pas dhënies së urdhrit “Vepro!”, ata filluan këqyrjen në vendngjarje.
Si fillim, kontrolluan për gjurmët e gishtërinjëve, gjurmët e këpucëve, gomave,gjurmët që kanë përdorur me vegla, për të hapur derën e zyrës.
U përhapën ngado për të mbledhur gjurmë biologjike. Gjetën
bishta cigaresh dhe një maskë.
Në fillim, ata filmuan vijat papilare të gjurmëve të gishtave. Fotografuan dhe morën me vete gjurmë të djersës dhe yndyrës së lëshuar nga autorët në vendngjarje. Ekzistojnë tri lloje gjurmësh gishtash,- i tha shefi i SHIK-ut Ardjanit, i cili po e ndiqte me shumë vëmendje punën e ekipit nga Tirana. -Ka gjurmë të dukshme, të padukshme plastike dhe të thelluara. Gjithashtu, do bëjmë gjurmimin e shenjave që kanë lënë këpucët e tyre në vendngjarje dhe gomat e përdorura nga makinat e tyre shef, – thanë ata. -Edhe, të njoftojmë, që ekipi i policisë së Vlorës nuk e ka bërë mirë këqyrjen e vendngjarjes.
Ata kanë bërë kërkim jo të plotë në vendngjarje. Ndoshta, për mungesë përcaktimi të vijës së hyrjes dhe daljes së autorëve, dhe armëve që kanë përdorur. Kanë ardhur në vendngjarje persona të paautorizuar. Edhe kushtet atmosferike kanë prishur shumë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shenja në derën e jashtme etj. Gjithashtu, ata nuk kanë marrë gjurmët e thyerjes. Çfarë veglash janë përdorur në thyerjen të derës, autorin e thyrjes së derës dhe gjurmët papilare ose biologjike. S’janë marrë shumë gjëra të domosdoshme për një vend-ekpsertizë ngjarjeje. Ata bënë menjëherë foto edhe fiksuan numrat e gjurmës së këpucëve të përdorura. Bënë ekzaminim biologjik të çdo cepi dhe gjërash të ndodhura në tavolinën e Donikës. Këta po përdorin metodën rrjetore,- ia shpjegoi shefi i SHIK-ut Ardjanit, i cili nuk fliste, vetëm shikonte. -Atëherë, zoti Ardjan,- tha shefi,- po të informoj për veprimet tona: Sot, më datë 05.11.1995, ditë e martë…etj. Ky është procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes. Këto janë skicimet. Gjithçka që gjetëm, si i gjetëm, në çfarë pozicioni etj . Të gjithë kemi bërë foto, si e gjetëm dhe çfarë ka në vendngjarje. Përfundimet do të bëhen nëTiranë, nesër në Laboratorin e Policisë Shkencore. S’është bërë kurrë më përpara një studim kaq i thelluar i vendngjarjes. Fatmirësisht, ata kanë lënë shumë gjurmë gishtash, bishta cigaresh etj.
Kanë lënë shenja të panumërta, të cilat ne na hyjnë në punë. Brenda njëzet e katër orësh, ne do të bëjmë listën e personave, që kanë marrë pjesë në këtë rrëmbim. Ardjani u ngrit në këmbë dhe iu drejtua shefit dhe inspektorëve. Mori qëndrimin drejt dhe tha:” Zotërinj, ju falenderoj! Vërtet bëtë një punë shkencore sot. Ju jam mirënjohës! Në gëzime ua kthefsha! Armiku është i padukshëm, por ne do ta gjejmë, kushdo qoftë ai dhe kudo që të jëtë fshehur.
Do ta gjejmë! Do ta nxjerrim nga strofulla atë lepur frikacak që
merrret me gratë.
Ai, po të ishte burrë, të matej me mua, si të donte dhe në çdo lloj dueli. Ama, zgjodhi të më godasë fshehurazi. Atij njeriu ose asaj lagjeje çojini fjalë:
Do vij t`ju djeg të gjithëve. Do marr gjithë shokët e mi kudo që i kam edhe do bëj një ushtri përbindshash! Hapeni lajmin, se do të dorëzoj imunitetin dhe do të jemi përballë. Njësoj si më rrëmbyet mua gruan, do ju rrëmbej jo vetëm familjen, por dhe farefisin. Ai far Samir Kaushi, të gjejë vend të futet. Do ia q… familjen, mu para syve të tij. Zemërimi im do bjerë dhe mbi shokët e tij. Edhe mbi lagjen. Tregouani! Le të fortifikohen! Kanë nisur një

Flamur BUÇPAPAJ

luftë që askush s`e donte. Ata kanë kujtuar që unë jam thjesht një shkrimtar dhe do të më përzënë me shpulla.
Ata nuk njohin asgjë, veç forcës. Edhe unë këtë e di. Kështu, unë jam jetim. Ta dini që jam rritur në rrugë dhe jam përballur me sojin e këtyre, që në fillore dhe gjimnaz. Ky soj njeh vetëm dhunën dhe prerjen e kokave. Këta s’njohin as shtetin dhe as mirësinë. Unë vij nga rruga. Jam i përgatitur për t`i luftuar këta tipa. Tashmë, s’ka më kthim!“
Policët dhe shikasit kishin ulur kokën dhe s’po flsinin fare.
-Na vjen shumë keq!- tha Shefi i SHIK-ut. -Ne të sugjerojmë që ta bëjmë si shtet këtë arrestim dhe dënim. Gjithsesi, ju e dini ç’do bëni. Natyrisht, grupet tona kanë hyrë që sot brenda tyre. Oficerët tanë, të kamufluar kanë filluar bisedën për blerje informacioni. Qoftë dhe duke afruar para, që të na e sjellin po sot gruan tuaj. Kemi afruar çdo lloj mënyre negociatash. Si fillim, ta dimë kush e bëri edhe kush urdhëroi. Dua çdo gjë me prova,- tha Ardjani.
-S’dua t`i bëj keq dikujt që s’ka faj. Dua vetëm fajtorët, shef!- tha ai prerë. -Po pra,- tha shefi. -Ne do të gjejmë fajtorin dhe do ta arrestojmë direkt. -Se çfarë bëni ju dhe shteti, është puna juaj,- foli Ardjani. -Ju vetëm gjejeni kush e ka bërë. Mua më keni dalë borxhit. Shikasit u habitën me fjalët e tij. Ai foli shumë hapur dhe i trajtoi si shokë. -Ne do të donim të ishit ju ministri ynë,- thanë policët dhe shikasit, të entuziazmuar nga fjala e tij.
-Dakord!- tha Ardjani. -Ky, është një grup kriminal i strukturuar. Eshtë dhe i financuar mirë. Janë struktura vertikale udhëheqjeje. Por ne, ju dhe unë do i godasim shumë keq.Të gjithë bashkë do i godasim ku të jenë.
Nëse jemi të gjithë bashkë në goditjen ndaj tyre, do e shikoni çfarë do u ndodhë këtyre tipave të fortë.
E dini, dikur në gjimnaz ishin disa shkodranë që quheshin grup i fortë. Dhe s’na linin fare të mësonim. Ngacmonin vajza, etj. Thyenin dyqane. Kishin dhe motorra të bukur.
Unë jam i gjatë dy metër e dhjetë cm. E dini ç’ju bana një ditë? I mora në shpinë e para duarsh me gjithë motorra dhe i hodha në lumë. Njërit ia theva këmbën në tri vende etj. Ama, rezultati ishte i shumëprituri. Ata njerëz s`u dukën kurrë ma te shkolla

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

jonë. Drejtori që me theu notën në sjellje, erdhi para shkolle dhe e tërhoqi atë. Duke më falenderuar para gjithë shkollës, më propozoi të zgjidhem në Kryesinë e Rinisë së Shkollës.
Me një fjalë, këta nuk njohin gjuhë tjetër veç dhunës. Këta, nëse i gjuan me plumb ose e dinë që do ju biesh turinjëve me grusht, rrinë shumë urt para teje. Janë shumë muta. Mendoj, që grupet tuaja t`i çojnë këto fjalë kërcënuese në lagje se dhe ata kanë spiunët e tyre. Direkt do i shkojë fjala atij tipit të fortë. Unë, ju falenderoj juve që punuat kaq shumë dhe që më dëgjuat mua e fjalët e mia shumë të rënda. S’do kisha folur kurrë me këtë gjuhë, por jam dëshpëruar. Dëshpërimi të bën qorr dhe s’di ça flet. Ju kërkoj ndjesë juve që përfaqësoni shtetin tonë demokratik, por kujdes, se këta do na kundërpërgjigjen shumë rëndë. Komunistët janë të pabesë dhe ju godasin si mua pas shpine. Janë duke u grupuar. E ndiej që tymi do i dalë shumë shpejt kësaj që ka nisur sot këtu. Mbajeni shënim që do ju bjerë në mend, ajo çfarë ju kam thënë sot.
Sot, këtu në Vlorë, ka nisur beteja kundër regjimit demokratik. S’është vetëm një pengmarrje e familjes sime. Këtu, sot ka rënë demokracia. Këta të SHIK-ut kanë drejtorinë e analizës dhe bëjnë analiza shkencore të situatës, por po jua them hapur që këtu, sot, ka rënë shteti ynë. Ka rënë demokracia! Merrni masa!
-Atëherë,- foli krytari i SHIK-ut.-Ne po të informojmë edhe në rolin e nënkryetarit të Parlamentit, por dhe si një njeri që ka bërë shumë për Shqipërinë dhe për demokracinë. Që dje, i nderuar kryetar, kemi infiltruar agjentët tanë brenda grupi, bazuar në nenet 294/a dhe 294/b të K.Pr.P).
Pra, ma shqip, i nderuar kryetar. Spiuni ynë quhet agjenti i ngarkuar për të siguruar informacione për llogari të shtetit. Spiunazhi është profesion dhe ne kemi dërguar agjentë provokativë. ”Spiunazhi, -vazhdoi ai,- është një proces, i cili angazhon agjentë apo mjete teknike, për të siguruar informacion, i cili nuk është i arritshëm publikisht, por vetëm përmes mjeteve dhe mënyrave të tjera. Me termin “agjent provokator” (simulues), kuptohet personi, përgjithësisht pjesëtar i forcave të policisë, i cili me veprimet apo këshillimet e tij ndikon te të tjerët, të kryejnë një

Flamur BUÇPAPAJ

krim ose bëhet pjesëmarrës në ekzekutimin e krimit, me qëllim zbulimin dhe dënimin e autorëve. Kështu që, ne kemi dërguar dy agjentë provokatorë dhe shumë -shumë, për tre ditë do ta kemi krejt situatën në dorë. Këtyre ua kemi rregulluar dokumentet, sikur janë liruar nga burgjet greke dhe kapua i grupit do e hajë se s’bën këtë trillim tonin. Nga informacionet e deritanishme, shef,
-tha ai,- Samir Kaushi është larguar, po atë natë, me gomone, me katër motra, në drejtim të Brindizit. Shefi ynë i madh ka hyrë në negociata me Shërbimin Italian të Fshehtë dhe do të na sjellë pamje satelitore të çdo gomoneje që ka ikur atë natë. Natyrisht, aty duhet të jetë dhe gruaja juaj, pasi kemi çuar kudo agjentë dhe askund s’ka gjurmë të sajat. Gjë që na bën të mendojmë se, fatkeqësisht, e ka ekstraduar shef. Mbetet, që për tri ditë, të presim raportin e agjentëve tanë, të cilët janë futur aty, dhe pastaj vendimi ju takon juve se ç`do bëhet më tej , por duam prova nga këta që dërguam dhe të shpallim arrest ndërkombëtar për krejt grupin kriminal. Harrova të ju them: Sigurisht që kemi çuar më të mirët dhe, pa ikur ti nga Vlora, ata do të gjejnë ose gruan tuaj, ose sjellin prova që s’është më në territorin tonë. Nëse ka ikur në Itali, na duhet pastaj të dërgojmë në Itali një grup agjentësh. S’dihet akoma Nëse e ka çuar atje ky trapi që themi ne kapo, por ne duhet të marrim masa urgjent për të gjitha variantet, -përfundoi oficeri. Ardjani tundi kokën në shenjë mirësie dhe bashkëpunimi me ta. -Unë i dua dhe i respektoj shumë forcat e armatosura të Shqipërisë,- tha ai. Pastaj ,direkt, fjalën e mori shefi i SHIK-ut të Vlorës, ku, duke i kërkuar ndjesë, ia shpjegoi krejt situatën dhe në fund tha: „ Armën tuaj me leje, se harrova të ta them, e ke gati, sot, në orën dymbëdhjetë shef“. -Ti më dukesh njeri shumë i aftë zoti kryetar,- i tha ai shefit të SHIK-ut,- por, me sa shikoj, qenke dhe antikomunist. -Faleminderit shef!- tha ai edhe bëri dy hapa prapa, për të qenë ma i lirë në bisedë më Ardjanin dhe me grupin e vet, sepse deri tashi vetëm kishte mbajtur leksion para të gjithëve duke iu shpjeguar planin e ndërhyrjes për agjentët e infiltruar etj.
Është zanat i bukur ky juaj,- tha Ardjani, por dhe shumë i rrezikshëm. – Atëherë po të informoj shef, -tha kryetari i

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

SHIK-ut,- se kemi vënë në përgjim gjithë telefonat e lagjes dhe telefonat e tyre. Kemi vënë në përgjim çdo adresë kibernetike dhe mundësinë e një vale radioje private të tyre. Kemi krijuar dhe skemën se si i organizojnë krejt llojet e punës së tyre.
-Mendoj,- tha shefi që ata kanë një drejtim të organizuar dhe janë organizatë terroriste. Të gjithë skemën e tyre e kam vizatuar dhe po e shpjegoj në ekranin tonë të madh. Pra, zotërinj, mendoj që kanë: 1.financues, 2.Ndërmjetës, 3.Koordinator, 4.shpërndarës, 5. Pritësin e pronësisë, 6.Sigurimin e pronësisë 7. Ndihmësit e pengmarrësit 8.Transportuesi i pengut, 8. Gomone 9. Korrierët që do hapin lajmin te grupi mafioz në Itali. 10. Bosin e madh. Kështu funksionon kjo organizatë terroriste. Gjithashtu, për këtë grup kriminal,- tha ai,- kemi skicuar një plan shkencor. Do të studiojmë: lidhjet mes anëtarëve ; numrin e anëtarëve moshën edhe precedentët penalë; nivelin arsimor ; agresivitetin; bashkëpunimin; roli i femrave të tjera të përfshira brenda grupit të tyre;mënyrën e komunikimit. Pra, çdo studim apo ndërhyrje që do të bëhet, do të miratohet nga unë dhe grupi im këtu. Pa merak, mos u trembni! S’do jetë e përfshirë shumë policia. Ne morëm dhe miratim nga prokurori i rrethit, kështu që e kemi të hapur rrugën ligjore. S’mendoj se do kemi pengesa ligjore më!
-përfundoi së foluri shefi i SHIK-ut.
Atëherë, dalim,- tha Ardjani. -Ato që më the janë shumë bindëse, por mbetet t`i shikoj në terren, ato që do bëni shef,- i tha ai. -Dakord,- u përgjigj shikasi. -Do shikosh se nuk do të të zhgënjej. -Shohim,- qeshi Ardjani. -Aa, shiko armën, mos harro me e marrë në orën dymbëdhejtë. -A e ke pasaportën me vete?- e pyeti përsëri shikasi Ardjanin. Ai hapi çantën e zezë dhe hulumtoi pak, dhe për një minutë nxori pasaportën që e kishte me vete. -E ke diploamtike apo jo?! -pyeti shefi i SHIK-ut. -Jo jo,- tha ky. -S’kam çfarë e dua diplomatike, këtu e kam edhe atë, por kam pasaportë si gjithë qytetarët e thjeshtë. Shikasi hapi sytë.
-Më vjen çudi me thjeshtësinë tënde dhe trimërinë tënde, zoti Ardjan,- tha shikasi. -Ardjan më thirr! -Më pëlqen si ti punon dhe si ti drejton. Ke komplimente nga unë. Shefi i SHIK-ut u entuziazmua dhe, pasi krojti fytin, tha: Unë dua të gjindet këtu

Flamur BUÇPAPAJ

gruaja juaj! Do të bëj luftë edhe personale, do dal në front kundër tyre me armë në dorë, vetëm që ti, njeri i mirë, të gjesh dashurinë tënde dhe familjen tënde. -Zoti të ruajtë!- tha Ardjani dhe lotët filluan t`i dilnin nga sytë. Unë jam jetim, shef,- tha Ardjani,- dhe kurrë s’do të shoh ditë të mira.
Ky është një mallkim ose një ligj i pashkruar. Si ato ligjet që me përmende ti në kodin penal. S’kam fat dhe as kam pasur kurrë. Jeta ime shkoi si në luftë. Asnjëherë s’kam qenë i qetë. Çdo herë në mbrojtje, duke luftuar me maskarenjtë.
Të them hapur, kam bërë shumë gabim që qëndrova në Shqipëri. Ky atdhe nuk bëhet ma. S`e lanë kurrë komunistët dhe sigurimi i shtetit të ecë përpara. Atdheu për ta është pushteti
,mafia dhe droga. E për ne ka mbetë me thanë që bamë gabim që rrëzuam komunizmin dhe ua hapëm grykën grerëzave si puna e këtyre monstrave, që kujtojnë se më mundin mua dhe shtetin. Shteti, sikur karton të jetë, të mbyt. Apo jo, shef i SHIK-ut?- iu drejtua atij Ardjani.
-Unë do kisha dëshirë, që ti të ishe kryeministër zoti Ardjan,- i tha ai. -Me ty kryeministër, ne i copëtojmë këta monstrat e sigurimit. -Haha,- qeshi Ardjani.- s`e kisha menduar kurrë këtë, po them që po. Do e kishim spastruar atdheun shumë shpejt nga këta tipa. S’ka mëshirë me ta. Duhet të vihet në legjislacion dënimi me varje në mes të qytetit. Do thoni ju, që s’na lejon Evropa. Po çfarë lesh Evrope, o zotëri! Këtu të rrëmbejnë gruan dhe s’ke ça ban! Ëë! Evropa, vetë i ka dënuar me vdekje gjithë këta tipa për shekuj më radhë e tashi s’lejoka.
-Varja Evropës shef,- i tha Ardjani. -Ata, pasi i kanë copëtuar grupet kriminale, i kanë dënuar dhe mposhtur. Kanë nxjerrë dënimin e përjetshëm, por ama në fund, kur kanë mbaruar punë me ta. Edhe ne t`i mbushim litarët me këta tipat e pastaj shikoje ç’bëhet. A ka rend dhe ligj apo jo? Shikoje shef,- tha Ardjani.
-Është për Gines kjo që ka ndodhur këtu. T`i rrëmbehet gruaja shefit të Parlamentit të Shqipërisë. Mbrëmë kanë shkruar dhe gazetat e huaja dhe televizionet italiane.
Më kanë mbushur me turp, që jam shqiptar për zotin. Nga dje e kam vënë në dyshim qënien time si shqiptar. A kupto çfarë më

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

kanë bërë?! Mendoj të iki përgjithmonë. Të marr shtetësi italiane
apo çfarë të jetë. Të iki prej këtu.
Vend legen! Vend vari …..k sepse këta s’janë burra. Është pushtet i dobët. S’kanë më frikë ligjin, por dhe sigurimi që unë i rrëzova nga pushteti ,s’më fal mua jo. Por, me qenë trima, ata kapen me mua, jo me gra. Ja, kam ardhur këtu. Vetëm jam. S’kam marrë qëllimisht askënd me vete, vetëm të përleshem më këta pisa, me kapon e tyre ose këtë duan ata. Në duel tek për tek. Me çdo lloj arme që të duan dhe si të duan. Jo me vepru si këta me paburrëri. Me të ngacmu gruan dhe me ta rrëmbye atë. Kurrë shqiptari s’ka marrë hak te gruaja, as e hasmit. Apo jo shef?! S’kemi pasur ligje, por kemi pasur kanun. Apo jo shef?- Iu drejtua përsëri shikasit, që e dëgjonte me shumë vëmendje. Ata, të gjithë, në tavolinë, po dëgjonin Ardjanin në fjalimin që po mbante. Ata vetëm shikonin e ishin në formë rrethi për të ruajtur atë nga çdo ndërhyrje e mundshme kundër tij e s’u kushtonin shumë rëndësi përgjigjeve të tyre. Ata po siguronin perimetrin nga një hakmarrje e grupit kriminal. Ardjani e kuptoi këtë e për t`i qetësuar të gjithë, në fund, pasi pushoi pak, ai i pa në sy bashkëbiseduesit, e tha:
-Mendoj të pimë një kafe, sepse kemi punuar shumë dhe pështyma më është tharë. -Dakord,- thanë drejtuesit e policisë dhe SHIK-ut. -Ka një vend të bukur shef thanë ata. -Ku?- tha Ardjani.
-Mendoj të shkojmë në Kuz- Baba,- përsëritën fjalët drejtuesit e SHIK-ut. -Dakord, ku të doni,- iu përgjigj Ardjani. -Vetëm, sa më shpejt të dalim në terren, aq ma mirë për ne do jetë. Kemi nisur kudo njerëz shef. Pa merak,- i tha shikasi. -E di këtë,- iu përgjigj Ardjani,- por kur jam dhe vetë, ndihem ma mirë. Më kupton ? Më duket sikur po e gjej. Ata ulën kokat me keqardhje dhe s’folën asnjë fjalë më.
-Dakord! Nisemi,- tha Ardjani duke iu dridhur zëri. -S’kemi ça bëjmë tashi. Kështu na ra, kur u ndamë. Fat muti, domethënë shqip,- tha ai. Ata morën makinat dhe iu ngjitën kodrës së vogël përpjetë. Nga Kuz- Baba shihej krejt Vlora ose më saktë bregdeti i saj. -Ka dhe erë jodi shef aty,- i thanë ata. -Mirë,- pohoi Ardjani, nisemi.

Flamur BUÇPAPAJ

Makinat u varguan njëra pas tjetrës. Në fund ishte Ardjani. Ai e kishte marrë vetë patentën, duke iu nënshtruar kursit të rregullt në autoshkollë dhe e fitoi vetë patentën e klasit B. Atë ditë, s’mori shofer me vete, se i duhej të nisej urgjent nga Tirana. E para s’donte shofera të vjetër me vete, sepse të gjithë kishin qenë të sigurimit. E dyta s’donte të përziente askënd në punën e tij private dhe se kjo luftë i takonte vetë atij.
Shefi i SHIK-ut iku i pari dhe së fundmi në tavolinë u ul dhe Ardjani. Ata të tre u ngritën në këmbë dhe menjëherë vendi u rrethua nga policia, në shenjë mbrojtjeje të shefit të parlamentit. Ardjani, pasi kërkoi një gotë me ujë te banaku dhe e piu atë, foli: Qetësohuni njëherë! Pini ujë, se kemi pesë orë që punojmë. Jemi dehidratizuar. Dhe së dyti, hiqeni rrethimin. Lëreni të më provokojnë ose të sulmojnë, se nga aty fillon burimi i ngjarjes. Shefat hapën sytë. -Mirë e ke,- thanë ata, ndërsa mbushën pistoletat poshtë tavolinës, fshehurazi, për të mos i parë njeri. Shefi i SHIK-ut bëri me shenjë që të largohen policët edhe ashtu u bë. Ardjani po shikonte në xhamat e lokalit, ku pasqyroheshin njerëzit pas shpinës së tij. -Shiko,- tha ai.- Këta tipat pas nesh ose kanë trasmetues me vete, ose diçka kanë, pra po i trasmetojnë me zë të ulët dikujt. -Ku janë ?-tha shefi i SHIK-ut. -Shiko xhamin shef,- i tha ky. -Po për besë, fiks e ke kapur. Na e kalove dhe neve. Jo,- tha Ardjani, mbase janë firmë security dhe ia futa kot .
-Shohim shef,- tha shikasi. -Do të them diçka,- tha oficeri i SHIK- ut. S´e di saktë, por, sipas informacioneve të mia, ky Samiri ka qenë dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Pyes veten,- tha ai,- si ka mundësi që një shtet si Greqia ta falë?! Dhe jo vetëm ta falë, por i ka dhënë miliona dhrahmi me vete. Pra, është e qartë që e kanë nisur me mision destabilizimi këtu në Vlorë. Shikojini mirë këta pisat. Kanë edhe radiopajisje të reja, moda e fundit,- qeshi shefi i policisë. -Këta duhen ruajtur me kujdes,- tha shikasi.
-Mos ndërhyni!- tha Ardjani. – Hiquni sikur s´kemi nuhatur gjë e le të mendojnë, e të veprojnë sipas planit të tyre. Cakto vëzhguesit, t’u shkojnë mbrapa e të shohim se deri ku do të na çojnë gjurmët e tyre dhe, më kryesorja, të kuptojmë më mirë se ku po shkojnë . Pijeni kafen me qetësi. Ata le të mendojnë që ne

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

jemi vetëm ca njerëz të paaftë profesionalisht dhe që s’dimë as të bëjmë, as ç’bëjmë . -Hahaha,- qeshën të tre drejtuesit e policisë dhe SHIK-ut.
-Ti po na e kalon neve shef,- iu drejtuan Ardjanit. – Jo, s’është ashtu, por t`i lëmë të marrin zemër. Të bëjnë si të fortë ose jo, ne do të bëjmë indiferentin e këtë tip indiferentizmi do e bëjmë deri në fund dhe kështu mund të shohim planin e tyre se deri ku shkon. -Shiko,- shtoi Ardjani. – Nëse këta paguajnë me dhrahmi dhe shesin tangërllëk që kanë shumë lekë , dijeni se këta janë si cjapi te kasapi. Shikoi si na shikojnë me përbuzje,- tha shikasi.
-Thirre kamerierin, të porosisim,- tha shikasi. -Zoti kamerier!- u dëgjua zëri i tij, gjithë mirësjellje. -Po,- tha kamarieri dhe erdhi menjëherë pranë tavolinës së tyre. -Këtu kemi shefin e parlamentit dhe dua t`i shërbesh mirë. -Pooo,- tha ai,- e njohëm direkt. E kemi parë në televizor. E kemi dhe dhëndër, se e ka nusen nga Vlora. -Apo jo shef?- tha kamerieri.
-Po, tamam, e vërtetë,- tha ky. Ardjani po fliste me kamerierin, por mendjen e kishte te ata të tre personat mbrapa, të cilët po shikonin herë pas here nga tavolina e tyre, duke e mbajtur atë nën mbikëqyrje.
Ardjani bëri të paditurin dhe pse po shënjonte çdo lëvizje të tyre. Edhe çdo lëvizje buzësh mundohej të vargëzonte duke deshifruar atë çfarë ata po thonë.
-Dakord, ç’do pini?- tha shefi i SHIK-ut duke iu drejtuar
drejtpërdrejt
Ardjanit. -Dua një kafe. Edhe konjak dua. Vendi në qoftë se ka. E kam pas lënë,- tha Ardjani , por të jesh në një vend kaq të bukur dhe të mos pish konjak, sikur nuk shkon. Shefat hapën sytë. Ai s’pinte kurrë alkool. Çfarë kodi është ky?- thanë me vete.
-Ku do të dalë ky me këtë!?
Kamerieri shkoi shpejt në banak dhe solli porosinë. Ardjani kapi lëvizjen e atyre mbrapa. Ata filluan të qeshin pas porosisë së tij. Dhe ky i mbajti mend lëvizjet e buzëve të tyre edhe formuloi fjalinë: ”Paska ardhur pas gruas ky tipi shkrimtar.”
-Bravo!- tha Ardjani. -Ç’ke shefi?- folën drejtuesit e policisë.
-Shiko, unë po ndjek ata pas nesh, në xhamin e lokalit domethënë.

Flamur BUÇPAPAJ

Po montoj fjalët dhe lëvizjet e buzëve të tyre dhe, nga montimi që bëj unë, ata thanë që paska ardhur pas gruas ky shkrimtari.
-Ashtuuu?!-thanë ata. -Shef, po na sfidon. Si e realizon ti montimin e fjalëve nga lëvizja e buzëve?! -Dikur, në konvikt, merreshim vesh me lëvizje buzësh me njëri-tjetrin, ngaqë kishim kujdestarë shumë të këqinj.
-Hahaha,- qeshën ata. -Alfabeti Mors është ky? -Jo jo, -tha Ardjani,- është metodë konviktorësh të përjetshëm, siç jam unë..
-Uou,- u habitën të pranishmit. Kamerieri solli pijet dhe kafet.
-Ju bëftë mirë!- tha dhe u largua. -Po tani, ç’po thonë?- i thanë shefat e policisë Ardjanit. -Shiko, këtyre u shkoni mbrapa dhe, e sigurt, dalim aty ku duhet. Kam parandjenjë. Mbaje mend shef!- iu drejtua shefit të SHIK-ut.
Ndërkohë, shefi shkroi një mesazh në telefon dhe duke ngritur kokën lart tha: „E kreva detyrën! Pra, e dhashë urdhrin“, -Bravo, por me kujdes. Mos bini në sy!- tha Ardjani. -E dinë vetë punën ata, janë profesionistë,- e mbylli fjalën shefi i SHIK-ut. -Dakord, dakord!- tha Ardjani. -Thashë, domethënë ta përsërita që të kesh parasysh. Por, e di se ju e kryeni punë me sukses,- përfundoi mendimin e tij ai.
-Faleminderit! -tha shikasi, pa ngritur kokën fare. -Mos i shikoni fare!- shtoi ai pastaj. -Joo, s`e kthej kokën hiç,- tha Ardjani. -Pa merak! E kam parasysh, ama çdo lëvizje të tyre po e ndjek me vëmendje…
-Ashtu shiko, por pa u rënë në sy,- tha shikasi.- Dakord shef! Mos u mërzit,- tha Ardjani, ndërsa piu ujin me fund e shkoi për të mbushur një gotë tjetër në çesmën e lokalit.
Ndërsa ata, tek po e ndiqnin me sy, I dhanë shenjë njëri-tjetrit që duhet të iknin, se siç duket, ky shkrimtari u ka rënë në të, domethënë i ka njohur e misioni i tyre po del zbuluar. Ardjani u kthye përsëri në tavolinë. Shefat ishin duke folur me vartësit e tyre në lidhje me operacionin. Komunikimi realizohej me sms.
Ata u ngritën nga tavolina pas tyre, ndërsa grupi i vëzhgimit, njëkohe u ishte vënë pas. -A i nisët?- tha Ardjani. -Po po, pa merak fare. Kanë çdo treqind metra grupet tona. I bëmë të ndryshëm, që të mos bien në sy. Çdo grup ka territorin e tij të mbikëqyrjes.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Bravo!- tha Ardjani. -Mendoj se do t´jeni të suksesshëm.
-Gëzuar!- tha ai dhe, në sy, i lexohej qartë shpresa e fitores . -Ma hoqët pak mërzinë me këtë manovër të mirëmenduar. Jeni për titull shkencor,- shtoi, i gëzuar, Ardjani.
-Jo shef, ne e bëjmë edhe për ty, por, mbi gjithçka, na është dhimbsur shumë drejtoresha. Ajo po bënte një punë shumë të madhe këtu. Çdo natë kemi pasur shfaqje të reja; grupe të ndryshme koncertesh. Na është dukur vetja si në Milano, për nga numri i koncerteve dhe numri i spektatorëve që kanë marrë pjesë në këto shfaqje. S`e kishim parë kurrë një organizim të tillë sa shkencor, po aq dhe cilësor. Të gjithë e duan Donën në këtë qytet. Kudo mbajnë zi për të. Jemi shumë të pikëlluar. S´e di, a më beson… por edhe mua më duket sikur më ka humbur njeriu i familjes sime,- tha shikasi. -Në qytet ka rënë hija e zezë. S’ka kuptim qyteti pa drejtoreshën.
Të betohem, se do ta gjej me çdo kusht. Edhe vetë po qe puna do sakrifikoj jetën për të. Unë gjallë a vdekë do ta gjej ku është dhe se kush fshihet pas këtij rrëmbimi që për mua është direkt partia siçiliste ose komunistët fanatikë të Vlorës, të kthyer në sigurimsa. Këta s´e përtypin dot, të rrinë pa pushtet edhe ta kenë pushtetin malokët. Jemi popull i keq ne shef,- tha shikasi gati duke qarë.
Ata porositën prapë edhe nga një konjak vendi dhe, pas një ore, u kthyen përsëri në qendër, tek zyra e shefit të SHIK-ut. Ai, menjëherë u lidh me shefin e vet në Tiranë edhe i raportoi për të gjitha veprimet që kishin bërë dhe ato që pritej të bënin. Shefi i SHIK-ut i tha se ishte i sigurt që drejtoreshën e kishin çuar në Itali. Ai tha: “Sonte vijnë pamjet e satelitit të nisjes së gomoneve në atë datë, prandaj të bëhet gati grupi i nisjes, në infiltrim, për në Itali. Sonte do të bisedoj me shefin SHIK-ut të Italisë dhe do të koordinojmë lëvizjet bashkë me ta. Do të shkojnë tre veta nga SHIK-u juaj,”- tha ai. -Sigurohu që të dinë mirë italisht. Duhe t’ju sigurojmë një shumë liretash, vend-fjetje etj. Sidomos, duhet t`i paraqesim si grup që shet drogë, bën vrasje e veprime si këto. Mendoj që këta të përfshihen direkt në ndonjë ngjarje atje dhe të hapet fjala mes grupeve, që ka ardhur një grup i frikshëm nga

Flamur BUÇPAPAJ

Shqipëria. Domethënë, këta të bëjnë dy punë dhe të skicojnë krejt krerët e grupeve kriminale atje, sidomos prostitucionin. Pra, duam prova me video dhe audio në terren! Si fillim, gjej treshen që do të shkojë, se jam i sigurt që e kanë çuar në Itali. -Si urdhëron!- tha shefi i Degës së Vlorës. -Çdo gjë është kryer sipas skenarit që më dërgove ti shef,- tha ky.- Kemi hartuar plan të saktë masash. Në darkë po t`i nis me faks. -Dakord,- tha shefi i SHIK-ut të madh.
-Veproni me kujdes! Pastaj, shefi i SHIK-ut të Vlorës tha:
“Sot kemi vënë në përgjim tre anëtarë të këtij grupi. Mendojmë që janë anëtarë, sepse po flisnin në radio të vogla trasmetimi ose ashtu na u duk neve. Pas kësaj, ua vumë krejt grupet e survejimit mbrapa. Diku do gabojnë shef,”- tha ky. -Jam i sigurt se gabimi do dalë brenda natës së sotme. -Dakord! Telefonomë te dynumërshi në çdo orë që të jetë. Jemi shumë të shqetësuar. Edhe ambasadori amerikan, sot më urdhëroi që ta zbulojmë, sa më shpejt të jetë e mundur, atë që qëndron pas këtij veprimi, se çështja, tashmë, është bërë ndërkombëtare. S`e di, a i ke lexuar gazetat e huaja?
-Jo jo, kam qenë në terren dhe në punë, duke bërë gati planin e ndërhyrjes. S’kam lexuar asgjë. Pastaj, ata vijnë veç te Turizmi i Vlorës, shef,- tha duke qeshur ky- E mirë,- tha shefi i madh i SHIK-ut. -Po t`i nisim me faks, të përmbledhura çfarë kanë shkruar dhe se ku dyshojnë ata. Ne ju bëmë analizën dhe do t`ua nisim. Edhe përfundimet e drejtorisë së analizës sonë do t`i nis me faks pas dy orësh. Dakord?! -dhe pastaj shtoi: “Jam shumë i kënaqur me punën tënde deri tani!”- e lavdëroi shefi i madh atë.- Shef,- tha oficeri,- grupi ynë i vëzhgimit dhe infiltrimit është në detyrë, por, siç e the dhe ti shef, unë mendoj që drejtoreshën e kanë marrë që atë natë me skaf dhe e kanë çuar ne Brindizi. Sonte në darkë marrim informacionet nga terreni dhe do të të informoj për çdo gjë. Ndërkohë, ju shef, bëjeni telefonatën me shefin italian të shërbimit. Është kohë e humbur këtu. Brenda disa orësh vjen përgjigjja,- shtoi shikasi. Dakord,- tha kryetari i SHIK-ut. -Rrini në gadishmëri.
Zotrinj, komunikoni sa më pak me policinë. Ata kanë spiunë brenda. Krejt informacionet i shesin. Është e sigurt që dhe policia ka bashkëpunuar me ta. Është çështje kohe dhe unë do të çoj foto

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

për të ta vërtetuar këtë. Ti duhet t`ia japësh prokurorisë po sonte. Duhen arrestuar dhe ndaluar të gjithë bashkëpunëtorët e këtij grupi kriminal.
Policët e korruptuar po na fëlliqin shtetin tonë dhe të ardhmen evropiane,- tha shefi i SHIK-ut. Pres informacione,- tha ai. Faksi im personal do të rrijë ndezur çdo moment. -Dakord shef,- tha shefi i Vlorës. -Nuk do bëjmë ndalime, pa të pyetur ty.
-Besoj që keni një plan. Apo jo ? -Po,- tha ai. -Planin tënd e studiova shumë mirë e ke hartuar. Do të shtoj unë ca kurthe të tjera dhe e sigurt që do të bien brenda këta trimat pashkollsa. Ama, me shumë guxim janë. Ne duhet t`i ndjekim këta që të shkojmë të financuesi i tyre, që mendoj se është në Greqi, por nën ndikimin e majtistëve tanë.
Shërbimi grek informativ e ka liruar atë banditin të bëjë trazira tek ne, domethënë ta heqin Vlorën nga harta e Shqipërisë dhe pastaj aneksimin e Jugut të Shqipërisë ose helenizimin e Jugut të Shqipërisë. Por, ne duhet të veprojmë shpejt, por mos bëni asgjë pa më thënë mua. Dua ta gjej kush është bosi i vërtetë i kësaj çështjeje që mua më çon tek shërbimi informativ’’ Asfalia’’Greqi, e cila ka sjellë qindra-miliona dhrahmi për destabilizim tonë. Dhe, siç thotë dhe Ardjani, atje, me pengmarrjen e drejtoreshës, ka rënë shteti. Ky është një sulm që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti demokratik. Pozicionimi ynë, në luftë kundër sulmeve të kufijve tanë nga fqinjët, është i qartë. Ne do të gjejmë fakte dhe do i çojmë në gjykatën ndërkombëtare. Do i bëjmë publike infiltrimet e tyre në shoqatat të ndryshme këtu në Shqipëri. Edhe lobingjet në Amerikë, kundër nesh, i dimë. Ata kanë hapur shoqata greke dhe në Veri të Shqipërisë.
Shefi i Vlorës ngeli pa fjalë. -Më habite shef,- tha ai, ndërsa ndryshoi anën e telefonit. E çoi të veshi tjetër. -Është një linjë e sigurt shef? -pyeti prapë ai -Se këtu në Vlorë kanë sjellë aparatura shumë të forta përgjimi dhe ne jemi akoma me ato të vjetrat. Pa merak,- tha kryetari i SHIK-ut. -Është linjë e sigurt. Mirupafshim! Edhe pres lajme në darkë, ama gati të jeni me u nis për në Itali. Shefi i SHIK-ut të Vlorës uli telefonin dhe doli nga zyra e vet, sepse jashtë kishte Ardjanin që po e priste. –

Flamur BUÇPAPAJ

Hë, ça tha shefi yt?-Ai ka të njëtat pikpamje me ty. S’keni asnjë ndryshim fare. Ai e mendon si rebelim ndaj shtetit dhe Jugut të Shqipërisë, njësoj si ju zoti nënkryetar i parlamentit.
-Mirë,- tha Ardjani. -Unë po pres në hotel. Kam zënë një dhomë. Dua nga ti, të më nxjerrësh lejen për armë. Pasaportën e kam gati, për të vërtetuar edhe që s`jam i dënuar apo të ketë ndonjë problem tjetër që mund të më pengojë marrjen e armës. Duhet të më vijnë nga Tirana. Po i shkruaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe m´i çojnë me faks te zyra jote vërtetimet. Pra, e vendosët për armën shef?- pyeti shikasi. – Po po. E sigurt që do kemi përplasje me ta. E sigurt që do nisin zagarët e tyre të më sulmojnë. Bile, sonte ka mundësi , të përpiqen të më plagosin dhe të më frikësojnë, në mënyrë që të iki nga këtu.
Domethënë, të shpëtoj kokën, sipas këtyre. Kurthit të tyre duhet t`ju përgjigjemi me kurth. Njësitë tuaja do i lësh gati tek Hotel Turizmi sonte. Nuk bëhet fjalë të më shpëtojnë mua. A kupton se ata i kam si bukë me djathë. Ama, dua t`i arrestoj dhe të bëjmë publike të gjithë punën e tyre kundër Shqipërisë dhe Jugut të saj.
Normal, që po qëlluan dhe unë do të përgjigjem. Në fund të fundit, do të vetëmbrohem. Edhe unë kam lajmëruar krejt shtetin, që s’kam faj. Po më sulmuan, do përgjigjem.
-Dakord shef,- tha ky.- Do të sjell dhe antiplumb. -Jooo! Atë jo! Unë do u përgjigjem ballas dhe me të njëjtën armë që sulmojnë ata. E di që, si fillim, do thyjnë çelësin e derës, ku fle unë, që të më zënë në gjumë dhe të më marrin peng si dele. Të tallen me mua dhe, në fund, të më vrasin. Ky duhet të jetë plani i tyre. E pashë dhe nga lëvizja e buzëve të atyre te lokali. Thanë që „paska ardhur ky shkrimtari si cjapi të kasapi”. Do ta shohim sonte se kush është kasapi. Do ta shohim,- turfulloi Ardjani nëpër dhëmbë.
-Do të mbrojmë ne,- tha shikasi. -S’më paske kuptuar fare shef. Mua s’më bëjnë dot asgjë këta. Sillma armën! Nisu dhe të pres këtu në zyrën tënde apo të shkojmë në turizëm. -Ma mirë atje, ma mirë themi,- tha oficeri duke iu përgjigjur direkt Ardjanit. -Ore, po të them, shef sillma një njëzetëshe,- tha shkrimtari,- Tip’’

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

skorpian’’. Dakord?! Dhe pesë karikatore. Thikë gjej në hotel, pa merak. Ej, shiko, s’dua antiplumb. Do bëj sikur jam në gjumë dhe derën s’do e mbyll me çelës fare. S’kam pse i lodh. Do i pres aty te kurthi. Në fund do të ndërhyni ju dhe do i arrestojmë edhe t`i çojmë direkt në Tiranë.
-S’mund të të lëmë ta rrezikosh jetën ti shef. Ne për këtë punë paguhemi. -Jooo, do ta jap me shkrim se dua vetë të ndeshem me kriminelët dhe dua vetë t`i marr në pyetje. Ju keni punuar shumë mirë deri tashi. Besoj që infiltruesit do na japin pamje të drejtpërdrejta nga strofka e tyre. Do ua marrin krejt emrat me gjithçka kanë aty e mos harro shef,- tha Ardjani: “Duhet të gjejmë bazën e tyre në Itali apo se me cilën organizatë mafioze punojnë etj.
-Kjo është detyrë e shikut shef,- tha shikasi. -E di ti që ne jemi ata që kemi barrën kryesore të luftës ndaj terrorit dhe bandave kriminale. Kështu, ne kemi që në vitin 1991, kur u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me ligjin nr.7495, datë 02.07.1991 “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”. Si detyrë parësore e këtij shërbimi u vendos parandalimi, zbulimi e ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cënon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
-Edhe shtoj,- tha officeri,- që SHIK-u bën mirë që të të bëjë ty kryeminstër, zoti Ardjan. Vetëm ti i ndreq komunistët, e shoh. Unë e kam lexuar dekretin e themelimit të SHIK-ut, zoti kryetar. Edhe kam votuar në parlament pro tij dhe pro shefit tënd. Unë di çdo gjë, por duhen vënë në jetë këto që shkruan ligji për krijimin tuaj.
-Mua më kanë rrëmbyer gruan dhe ti më thua si është dekreti dhe për çfarë është themeluar SHIK-u. Bravo për zotin! Këtu e dhjeve pak, por s’ka gja. Deri tashi ke punuar shumë mirë, kështu që po të fal. Shikasi u pre në fytyrë. -Jo shef, s`e thashë në atë kuptim. Dua të kujtoj që jemi ne që do të ndërhyjmë. -Jo pra. Pse s`e kapët deri dje? Sa nuk erdha unë këtu, asgjë s’ka bërë policia. Ku ishit ju? -Ne e kemi raportuar krejt situatën dhe e di shef, që në radhët e policisë, ka shumë të korruptuar

Flamur BUÇPAPAJ

e që paguhen nga bandat e këtyre. -E pra, tashi po fol tamam,- ndërhyri Ardjani.- Ku është shteti këtu? Çfarë lesh policie është kjo?! Duhet reformuar krejt policia. Një polici e tillë s’bën as për roje objektesh. Sa të kthehem në Tiranë, do ketë reformim rrënjësor, s’do jetë ma kështu. Të siguroj se do të sjellim policë nga e gjithë Shqipëria këtu. Këta barkmëdhenjtë tuaj që veç rrinë në kafe dhe duke pirë raki gjithë ditën, për çfarë i duam?! -E paske vënë re dhe ti shef,- tha Shikasi. -Po pra, veç të tjerash, jam dhe gazetar. Ke harruar ti që jam dhe gazetar. -Jooo, e di ore,- tha shikasi. -Ti je ma i miri në shkrime publicistike. -Edhe për shumë gjëra të tjera,- shtoi Ardjani duke qeshur.
Ose më saktë ti je ma i miri kudo vëlla shef,- tha shikasi.- Shqipëria duhet të jetë krenare për ty, jo vetëm për penën tuaj, por dhe për atë që keni bërë për rrëzimin e komunizmit. E, si për ironi të fatit, ju tashi po paguani për të mirat që i keni bërë vendit tonë. Këta janë të pabesë. S’ua kanë falur kurrë dëmin që ju keni bërë dhe që ju u bëni tashi me shkrimet në gazetat kryesore të botës. Të them të drejtën, je i vetmi shqiptar që të botojnë krejt gazetat kryesore të botës. Asnjë tjetër para teje s`i ka arritur këto gjëra, prandaj kemi urdhër të prerë të të ruajmë si sytë e ballit dhe, të lutem, mos na e bëj të vështirë këtë punë! Jemi përballë një bande shumë të fortë, prandaj, të lutem na e lejo ne t`i kapim.
-Jooo jo, mbaroi kjo punë. Do respektoj ligjin dhe organet tuaja ligjzbatuese,- tha Ardjani,- por shko atje me sill armën që thashë edhe organizoje arrestimin e tyre. Ama, në fund m`i lër mua. Do t`i kap unë nga veshët. Edhe… po, se harrova. E pashë që keni kamera me vete,- tha Ardjani. -Shumë mirë keni vepruar. Ata do i regjistrojmë, në mënyrë që çdo gjë ta kemi me prova e ta shikojnë krejt bota sulmin e tyre ndaj meje.
-Shumë e drejtë shef! Shpresoj të bien në grackë,- tha shikasi.
-Edhe unë shpresoj,- tha Ardjani. -Ti nisu tashi dhe kryejma
punën që të caktova apo do më lësh vetëm përballë kriminelëve?!
-Jooo!- tha ai. -U nisa, për dy orë me ke këtu. Ku do rrish ti shef?- iu drejtu ai Ardjanit. -Do rri te turizmi. Hajde me mua deri atje. Hip në makinën time, se të çoj unë,- tha Ardjani. Aty, më duket është dhe prokuroria dhe gjykata afër. Apo jo?! -Po jo, se marr

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shoferin tonë. Mos u lodh ti,- tha oficeri. Ai na çon të dyve. -Jo pra, çfarë folëm deri tashi,- tha Ardjani. -Unë do shkoj vetëm ose ne të dy bashkë në këmbë. E aty do shkojmë, sikur jemi të shkujdesur, edhe sikur kemi pirë ca,- vazhdoi fjalimin Ardjani. Ee pastaj, shikasit tuaj të vijnë pas nesh. Por, të ruajnë distancën, që të mos kuptohen, edhe mbase bëjmë bingo. S`i dihet, e hanë karremin dhe na sulmojnë që tashi. -Jo s`e besoj,- tha shikasi, ndërsa veshi xhaketën ngjyrë gri të punës, rregulloi këmishën e bardhë dhe hipi në makinën e Ardjanit. -Është e parlamentit kjo shef,- tha Ardjani. -Akoma s’kam blerë unë timen. Jam gjithë kjo kokë, që thua ti edhe s’kam akoma makinën time private. S’lejohet me e marrë këtë të kuvendit, po s’kam ça bëj shef. Jam i detyruar. Do ta paguaj nga rroga gjithë naftën dhe kohën jashtë shërbimit të punës.
-Po jo ore,- tha shikasi. -Ti ke një problem shumë të rëndë familjar. Askush s’ta merr për keq, pse ke marrë me vete makinën e punës. Ne, të gjithë jemi gati dhe po rrezikojmë jetën këtu, jo ma të paguash karburant apo ku ta di unë çfarë tjetër. -Shef,- i tha Ardjanit,- ju më dukeni si verior. Shumë herë të kam vënë re se ti ke bujarinë tonë dhe fiks trimërinë e veriorëve. Ke lidhje me ne apo ia fus kot unë. -Po shef,- tha ai. -Ne jemi mirditorë, me origjinë të largët. -Aa, duket,- tha Ardjani që s´e rruan fare për të fortët. Bravo!
-Shiko,- tha oficeri,- krejt Himara dhe Vlora andej kemi ardhur.
Unë, katër breza kam që jam në Vlorë, pra jam gjysmë malok.
-Haha,- qeshi Ardjani. -Edhe labët janë shumë trima dhe luftëtarë të çështjes kombëtare, por ama, paskeni lidhje me ne malokët.
-Ahaha,- qeshën të dy. -Mbase,- tha shikasi. -Ku i dihet. Ne jemi krejt në lidhje gjaku o shef,- tha ai. -Dy milionë, jemi krejt. Lëre ça thonë tre apo katër milionë. Ne jemi shumë pak dhe jemi shumë të mbrapshtë si popull. Si këtu, si në veri. Njësoj jemi. Njësoj bëjmë keq. Sulmojmë njëri-tjetrin dhe sulmojmë atdheun, kur ai duhet mbrojtur. Gjithmonë, kur është dashur na, veriu dhe jugu, s’kemi qenë bashkë asnjëherë. Tashi që rrezikohet atdheu, edhe tashi jemi të ndarë jug- veri. Kjo është vepër e grekëve dhe e serbëve, ta dish shef,- tha shikasi. -Po po e di ore burrë.

Flamur BUÇPAPAJ

Ata janë gati përherë të na copëtojnë sa t`u jepet mundësia. Pak po i rrëshqiti këmba Amerikës, këta na bëjnë copë-copë. Dakord shef,- i tha Ardjani shikasit. -Nisu dhe po të pres këtu te turizmi. Në hyrje do jem tek tavolina e qoshes nga dritaret. E ke parasysh? -Po po, patjetër, si nuk e di turizmin unë. Unë, kudo rri në turizëm, në secilin qytet që shkoj. Edhe në Shkodër aty rrija gjithmonë,- tha Ardjani. – Pyet po deshe. Te ‘’Rozafa’’, i kam miq të gjithë. Jam si i stafit, si me thanë. Edhe dasmën me Donikën atje do e bëjmë them, gjithmonë nëse vendos të rri në Shqipëri. Ama, po nuk e gjeta Donikën, unë jam i vdekur. S`e dua jetën ma more burrë. A kupto shef?- i tha Ardjani atij. -Do e gjejmë ore,- tha oficeri.- Larg qoftë të vdesësh!- tha shikasi. -Ti je një hero i gjallë i demokracisë z.Ardjan,- i tha ai. -Ne do të bëjmë të pamundurën që ti të bashkohesh me gruan tënde. Po ta përsëris se ne, si rreth i Vlorës, jemi krenarë që të kemi dhëndër ty. Ata faqezi, që e kanë bërë, s’janë as vlonajtë, as shqiptarë. Janë gjakprishur dhe të siguroj që do pendohen që kanë lindur. E jo më, që kanë rrëmbyer gruan tuaj, zonjën Donika. -Shiko këtu,- tha Ardjani.- Ta dish se unë s`e vazhdoj jetën pa të. Nëse ajo vdes, do vdes dhe unë, por dua të marr hak. Ajo të shkojë e qetë në botën tjetër e ta dijë se iu mor haku. Pa unë, s’jetoj pa të në këtë botë, jo. Kaq po të them. Merre si të duash. -Jooo, e di se e keni seriozisht shef,- tha shikasi. -Po iki shpejt të marr armën tënde, ama, je nën survejimin tonë, krejt njësitet janë rreth teje. Mos ki frikë! – S’kam frikë jo!- a kuptove atë që thashë? Dua të marr hak. S’më dhimbset jeta fare. Ama dua të dënoj atë që e ka bërë, jo njerëz të pafajshëm. Po ta dija saktë kush e ka bërë s`do vija fare në polici. A kupton? Do e kisha vrarë po atë ditë. Do e kisha detyruar të dilte në dyluftim ose do ia vrisja krejt familjen me antitank. A kupto çfarë gabimi kanë bërë?! S`e lë kurrë të gjallë atë njeri. Edhe, kushdo qoftë ai, është i vdekur. Thjesht, çështje kohe, sa ta zë unë. Ai goditi tavolinën me grushta dhe ngriti zërin e nga sytë i dolën ca pika lot. Pastaj vazhdoi e tha duke pësëritur të njëjtat fjalë:
Njeqind vjet burg le t`i bëj, ia vlen. Donika është njeriu i perëndisë. Ajo është si një engjëll. Ajo s’di të shajë as të mallkojë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Ajo lufton për të varfrit. Ajo është një shenjëtore e vërtetë! -Është katolike, ajo shef?- pyeti shikasi. -Popo, por ç’rëndësi ka kjo?!- Nisu se do më pushojë zemra. Do pësoj infarkt më duket shef,- i tha atij Ardjani. -Shumë zemër të fortë paskam pasur për zotin!- pushoi së foluri për pak minuta. E, pas një pauze, ktheu kokën përsëri nga ai dhe i tha: “Tashi po më humbin dhe shpresat ta gjej në Vlorë. Uroj të jetë gjallë sepse ajo kurrë nuk dorëzohet. Vdes dhe s`i bie në dorë kujt. Sidomos kriminelëve. Ahh, ç`më bëri perëndia!- shfryu Ardjani dhe ngriti duart nga qielli në formë lutje e tha: “Zot, nëse ekziston, jepi një shenjë robit tënd. Mua jetimit që s`u gëzova kurrë. Mua jetimit që vetëm të këqija më ndodhin. Po përse vetëm mua ?! Të tjerët i rregullojnë gjërat shumë lehtë. Ju ecën jeta fjollë. Mua vetëm luftë…! Përse o zot!?” -foli me zë të lartë ai. -Përse vetëm mua?! Ëëëë?? -dhe iu drejtua qiellit përsëri, jo vetëm me shikim, por dhe me duar drejtuar qiellit. Ndihmomë pra zot! Më jep një shenjë që je dhe ekziston. Oficeri u afrua afër dhe u mundua ta qetësojë. -Të lutem Shef, qetsohu!- tha shikasi. -Unë po iki të kryej punën e armës. Mos u zër me njeri! Edhe më prit mua, për çdo gjë flasim kur të vij.Të lë në amanet të zotit! Dhe mos bëj ndonjë gabim pa ardhur unë. Nëse ata janë diku afër, do bien në kurth. Nëse jo, do i gjejmë deri në darkë. Jo vetëm ata, por dhe numrin e këmbës do ua gjejmë. Pa merak!! Ai iku me shpjetësi me maiknat e vëzhgimit që prisnin shumë afër turizmit. Në ajër mbeti vetëm tymi dhe zhurma nga futja e marshave te njëpasnjëshëm të shoferit të saj.
Ardjani u ul në tavolinën e tretë nga dritarja e turizmit. Menjëherë erdhi kamerieri dhe e përshëndeti. Ju njof zotëri,- tha edhe ky kamerier. -Ju jeni Ardjani, shkrimtari i famshëm. -Po unë jam,- tha Ardjani. -Sa mirë që më njihni. A lexoni libra zotëri?
– e pyeti Ardjani. -Po, jam student edhe punoj edhe mësoj. -Për çfarë studjon?- e pyeti Ardjani. -Gjuhë-letërsi, zotëri,- ia ktheu kamerieri. -Aaa, bravo!! Edhe unë do doja të kisha mbaruar gjuhë-letërsi dhe s`e bëra dot, sepse isha me biografi të keqe e regjimi të çonte ku donte vetë, jo ku doje ti. -E di ore,- tha kamerieri. -Çfarë do pini? Apo do hani ndonjë gjë? -Joo, s’do ha asgjë, po pres shokët. Dua kafe dhe raki vendi, po keni. -Po, kemi

Flamur BUÇPAPAJ

patjetër, original rrushi. Do ta sjell unë dhe dua një autograf nga ju sepse askush s`e beson se ju keni ardhur në Vlorë dhe më keni takuar. E këtë e vërteton autografi që më keni dhënë mua. -Pse, kaq i rëndësishëm jam unë?- qeshi Ardjani. – Po zoti shkrimtar. Jeni krenaria kombëtare e jona, -iu përgjigj kamerieri edhe iku te banaku i restorantit. -Flm zoti kamarier, me shkollë të lartë!- qeshi Ardjani. -Eee halli shef ç’do bëj . Pastaj, kur të mbaroj, mendoj të bëhem mësues. E kam pasion letërsinë. -A shkruan ti?- e pyeti Ardjani. -Jo jo shef, vetëm lexoj pa fund romane. Njëmijë copë kam lexuar deri tashi. -Yy,- tha Ardjani,- Bravo! Ma ke kaluar mua. Unë jam në punë përditë dhe s’kam mundësi të lexoj kaq shumë sa ti. Ma ke kaluar ore. E shikon?! -edhe qeshi Ardjani. Ty s’ta kalon njeri shef,- tha ai ndërsa solli kafenë dhe rakinë. -Nëse nuk pranon të´t qeras, unë s’do t`i jap fare,- tha kamerieri. -Dakord ,dakord,- tha Ardjani. -Nuk do paguaj. Kamerieri e përshëndeti e u largua. -Sa mirë që më duan njerëz si ky!- tha me vete Ardjani. -Paska dhe shqiptarë që lexojnë. Po më vjen çudi për zotin. Ai u ul përsëri në karrige e, pas bisedës me kamerierin, filloi të pijë ngadalë rakinë e rrushit origjinal bashkë me kafen ekspres të kamerierit, i cili i përgatiti vetë të dyja për t‘ia sjellë ato si speciale për shkrimtarin e shquar. -Çudi, zoti çfarë s’më provon! Ku isha e ku jam. Isha në punën time dhe po projektoja të ardhmen, ndërsa tashi, shiko ku më solli zoti!- foli me vete ai, ndërsa ktheu vështrimin nga rruga.
Jashtë dukej Sheshi i Pavarësisë. Njerëzit ecnin në rrugë dhe në rrugica, të trembur dhe të varfër. Ky vend dukej sikur kishte dalë nga lufta, jo nga socializmi. Pastaj hodhi sytë më larg. Dukej Shtëpia e Pavarësisë dhe flamujt kuqezi që valviteshin në erë. Sa mirë që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë shtëpitë e mëdha, bejlerët dhe paria e kombit tonë. Ata shpërndanë pasurinë për ta bërë Shqipërinë, ndërsa komunizmi e shkatërroi kombin tonë. Vuri punëtorinë të parën, beun e çoi në burg. Këtij i themi zhvillim ne, haha! E uli nivelin e zgjuarsisë me përzierjen e racave, sepse përzierja e racave është shumë e keqe. Dalin pasardhës budallenj, sepse nipat ngjiten te djemtë. Ahaha! -qeshi ky përsëri. -Teoritë e racave janë të vërteta. Nga tigri del tigër e kështu më radhë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Kryqëzimi racial ka qenë i rëndësishëm për të ardhmen e çdo mbretërie dhe perandorie. Kështu ka funksionuar gjithmonë. Racat e mira, me u kryqëzua me racat e mira, sepse monstrat, dmth raca e keqe, ashtu do të ngelen deri në fund.
Geni trashgohet, edhe është një thënie, -tha ai pastaj, -që kushdo që lufton monstrat, duhet të ketë kujdes, se mos kthehet vetë në monstër. Kjo është një thënie tipike për mua, -mendoi ai dhe qeshi. -Para kam një humnerë, dhe humnera më ka në sy. Jemi bashkudhëtarë. Mbase do të kthehemi edhe unë në monstër, sepse ata njerëz nuk duan mëshirë. Duan vetëm barbarizëm dhe forcë. Ata i bind vetëm e njëjta gjuhë.
Njerëzit janë krijesat më të liga në gjitha kuptimet e fjalës. Njeriu nuk ka as besë, as fe. S’ka miq, urren vëllain, fisin, motrën. Njeriu është qenie me erë të keqe. Atij i vjen erë e rëndë e trupit dhe e jashtëqitjes. Edhe vetë frymës së tij i vjen erë. Zoti bëri gabim që krijoi njeriun të tillë. Ai është si çdo kafshë tjetër grabitqare. Vetëm ka njerëz të dobët dhe të fortë, s‘ka njerëz të mirë. Brenda çdo njeriu të mirë është marrëzia, kafshëria dhe abuzimi. Njësoj me një njeri të keq, i cili i shfaq ato në shesh. Njerëzit duhen seleksionuar, duhen shuar shumë raca dhe njerëz që s’e meritojnë të shumohen, as të kenë pasardhës. Botën e fëlliqën njerëzit e ulët, bankierët, kamatëdhënësit, komunistët dhe sllavët në përgjithësi. Njeriu është si çakalli. Çakalli është më i mirë, me fisnik dhe i dashur. Njeriut i duhet ndëshkim dhe aspak falje për gabimet që bën. Po e fale, ta merr për dobësi edhe të sulmon përsëri. Ndëshkimi është bërë për të përmirësuar atë! Të gjithë mëkatarët duhen ndëshkuar, përndryshe mëkatet e tyre shtohen dhe bëhen të pakapshëm më, si për drejtësinë ashtu dhe shoqërinë. Ndëshkimi është falja më e mirë për të qetësuar viktimat që kanë pësuar vuajtje, robërim, ose pengmarrje. Këta monstrat, përse nuk bënin zë në Partinë e Punës? Pse nuk merrnin njeri peng atëherë?
Apo dënimi me vdekje i trembte, ndaj rrinin si pulat para policisë së lagjes dhe shtetit monist. Sa u hap demokracia, na dolën trimat nga plehu dhe tani, hajde gjeje. Hajde, dylufto me ta, sepse tani për ta është bërë deti kos. Ata nuk i tremben më

Flamur BUÇPAPAJ

ndëshkimit të shtetit as privatit. Po të mos isha martuar unë më parë, kushedi ku do ishte kjo vajzë. “Unë jam tersi i saj”, -tha me vete ai përsëri. “Unë jam Fantoci ose fati i jetimit. Gjithmonë kam mundur të bëj punë më të rëndësishme se ajo që bëra, d.m.th. se të mos martohesha!” Shiko ku përfundoi martesa ime. Vajza që unë dua, është marrë peng. Gjithçka për shkak të inatit tim. Unë jam shkaktari. Unë do të shndërrohem në një si ata. Do hakmerrem, por shumë më rëndë, shumë më keq.” Do t`i bëj shembull në breza që vijnë pas meje. Dua t’i kujtoj ata se si do i copëtoj këta njerëz keqbërës. Dua që të merret një mësim nga unë, për të gjithë ata që sulmojnë dhe ngacmojnë gratë e të tjerëve. Nga ndëshkimi im që do t’u bëj, ata do marrin një mësim të përjetshëm.
Pas disa kohësh, doli nga kthetrat e mendimeve dhe tha: “Edhe sa do vonojë ky njeri i SHIK-ut?“ – dhe qeshi. Shkuan dy orë dhe ky tipi nuk u bë i gjallë. A thua se më ka harruar, sepse më ka lënë këtu vetëm. Për çudi, nuk kishte asnjë njeri në lokal. Kjo do të thotë se ata kanë marrë vesh. Kanë lajmëtarë dhe vëzhgues. S’mund të jetë rastësi që nuk ka njerëz në këtë orë. Pak si me hile më duket.
“Aaa, shef! -foli me vete ai. -”Shumë u vonove shumë! Po qëndrojmë kot këtu. Ata kanë kaluar detin, po i shoh unë. Po të ishte këtu Dona, këta do më sillnin ndonjë lajm ose do kërkonin para, por asgjë nuk ndodhi deri tani. Nuk rri pa njeri afër. Askush nuk erdhi as nuk telefonoi nga receptori i hotelit për të më kërkuar para. Dhe kjo do të thote, se ajo nuk është këtu. E kanë nisur për në Itali. Duan ta nxjerrin në trotuar ose ku ta di unë. Vepër e ligë më pret.
“ Njeriu ka nevojë për të njohur pjesën më të keqe brenda vetes, që të mund të kapë të ligjtë. Duhet të mendojë si ata, për të kapur detajet mbi veprimet që ata ndërmarrin, pasi janë profesionistë të lidur. Ky nuk është thjesht një grup banditësh. Ata kanë një udhëheqës të shkolluar në krye. Kjo është një strategji e pastër e sigurisë, -përfundoi monologun Ardjani. Pastaj pushoi pak dhe shtoi:
“Me fjalë të tjera, ata nuk janë dukur fare. Kanë vendosur vëzhgues. Ata monitorojnë SHIK-un ose policinë në rrethana të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

caktuara. Kjo do të thotë që çdo gjë ka marrë fund dhe është kot të rrimë këtu në Vlorë.”
E kanë marrë atë natë dhe kanë ikë. Nejse, presim informacionet zyrtare dhe veprojmë,- ngushëlloi veten ai, ndërsa piu dhe fundin e rakisë së rrushit që kishte mbetur. Shkoi ora dhe s’po duket shefi, -tha më vete Ardjani, ndërsa nxori orën nga këmisha e mbulur dhe e pa. Ora katërmbëdhjetë u ba. Ky ka ikur që tre orë e deri tashi s´është bërë i gjallë.
Se mos e morën peng edhe këtë. Ku i dihet këtu qenka xhungël pa shtet. Ardjani hapi fort sytë dhe pa trotuarin. Pati disa lëvizje të vogla, por sa iu afrua dritares më afër, u zhduk çdo gjë. E shikon?- tha më vete,- po më përgjojnë. D.m.th. grupin e ka këtu ai zotëria. Thjesht po bëjnë vëzhgime se ç’po bëjmë ne, se ata kanë mbaruar punë me kohë. Mirë pra, do ta shohim se ç’do t`ju dalë nga unë këtyre trimave që veprojnë pas shpine dhe me gratë. Mirë o mirë!- dhe tundi kokën në shenjë zemërimi. Zemërimi im do ju gjejë dhe do t`ju copëtojë,- tha ia me zë. Mjerë ju dhe mjerë ai që ju ka dhënë urdhër! Do të më gjeni përballë shumë shpejt. Do shfrytëzoj çdo gjë që kam. Edhe shoqërinë edhe shtetin. Do ju copëtoj more të mjerë! Zemërimi im do ju shkrumbojë. Në fund do ju hedh benzinë dhe do ju djeg për së gjalli. Mbajeni mend!
Ai po fliste me vete sikur ata t`i kishte përballë. Ndërkohë, shefi i SHIK-ut u duk në horizont. Përshëndetje shef!- tha ai.
-Kërkoj falje për vonesën, por kishte shumë porcedura. Edhe në kohë normale, kërkon të paktën një javë.
-Mirë se erdhe shef!- i tha Ardjani . -Të them të vërtetën u mërzita shumë. Ti e di gjendjen time emocionale. Kam shumë ankthe dhe s’di ç’të bëj. Asnjë gjurmë deri tashi. Askund s’është gruja ime. -E di shef,-tha shikasi dhe pa orën e vet, sikur kishte një takim ose mbledhje. Ai ishte veshur me kostum të zi dhe kishte me vete një çantë-valixhe, të cilën e tërhoqi pas vetes dhe e vuri në tavolinë. -Çfarë do pish?- i tha Ardjani. -Sikur ju zotëri, njëjtë do pi. -Do raki? – i tha ky. -Unë raki mora. -Aa,- tha shefi i SHIK-ut. -Jo, s’dua raki. -Kamerier, më sill një birrë. Jam shumë i lodhur dhe dua ujë dhe energji bashkë. Edhe u ul në karrige, pranë Ardjanit. -U lodhe shumë? E di që po vuan për mua,- i

Flamur BUÇPAPAJ

tha Ardjani,-por na ka zënë tashi, s’kam ç’të bëj,- tha përsëri Ardjani. -„Kur të vjen e keqja, hapi derën!“- thotë populli. -Po po taman,- tha shikasi, pasi hapi shishen dhe rrëkëlleu pak, mori frymë lirshëm e pastaj tha: Tashi, lajmi i mirë është që të solla pistoletën me leje e mund ta përdorësh dhe jashtë Shqipërie. E regjistruam edhe atje. -Aaa, bravo për zotin!-qeshi Ardjani. -Je burrë i zoti! Këtë e kuptova që në fillim. S´e di, a ta vlerëson punën ai shefi yt apo jo? -S`e di shef,- tha ky,- por unë e bëj punën me seriozitet dhe kam synim të kap jo vetëm keqbërësit, por edhe të korruptuarit brenda sistemit tonë. P.sh.: Policia është komplet e korruptuar. E kanë blerë këta të skafeve të drogës.
Një shtet, po do të ruaj kufijtë, kushtetutën dhe rendin, duhet pajtetër të ketë informacione nga SHIK-u. Ai vazhdoi të pijë me shishen e birrës, sepse kishte shumë etje e duke ndarë kohën mes pijes dhe fjalimit tha: “Ne jemi ma të pakorruptuarit edhe vetëm ne jemi që e duam Shqipërinë.”
-Shefi ynë i SHIK-ut, shefi i madh që s`e di ku e kanë gjetur,- tha Ardjani. -Prit!- tha shikas-i dhe e ndërpreu fjalimin në mes. Ai mundohet të punojë. E ka vënë në brazdë punën, por ka shumë vese, për të cilat do flasim ditë tjetër. -Aaa, varja pra, s’ia vlen.
-Nejse,- tha Ardjani,- varja, por dëgjo këtu oficer,- i tha shikasit.- duhet një ShIK i fortë, që të ketë shtet të fortë, por edhe s’më duhet se çfarë bën ai kryetari juaj. Ai njeri më priti dhe me vuri në dispozicion çdo gjë. E falenderoj e nuk e di si punon e se me kë punon, por mendoj që është antikomunist. E vërteta s’dihet kurrë, apo jo shef?- i tha Ardjani shikasit. -Kam një shok,- tha Ardjani,- një student dhjetori që punon me të dhe është sjellë shum keq me të. Çfarë s’ka shpifur kundër tij. Edhe ky kryetari duhet të jetë bashkëpuntorë sigurimi. E ka frikë atë, haha,- qeshi Ardjani, do e këtë frikë se do i zërë vendin mbase, se nuk shpjegohet ndryshe. -S`e di,- tha shikasi. -Unë jam vartës i tyre. S`e di mirë situatën.
Di që këtu po bie shteti edhe se sigurimi ka forcuar pozitat shumë fare. Ata kanë oficerët e tyre edhe në udhëheqjen e SHIK- ut, në aparatin qendror. Kudo janë. Duhet të ishin hapur dosjet
Z. Ardjan,- tha shikasi.- Vetëm ato zgjedhin shumë enigma dhe

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

s’u lënë mundësi infiltrimi bashkëpunëtorëve të sigurimi në radhët tona. Ata, janë kudo, shef,- tha shikasi.- Kanë zënë vendet kryesore dhe po na dëmtojnë nga brenda. Kjo s’është rastësi. Është platformë e tyre. Pasi e lëshuan pushtetin, tashi po bëhen gati ta marrin. Gjoja na votoi populli dhe bota duhet të respketojë demokracinë. Apo jo shef?- pyeti shikasi.
-Po, janë mjeshtër dhe ua kam frikën. Sulmi i tyre ka filluar me mua. Ditët në vazhdim do ju sulmojnë dhe ju. Mbaje mend! Do sulmojnë SHIK-un?- pyeti ai.- Po ore. E parandiej,- tha Ardjani. -Ju jeni i vetmi instuticion që po i sulmoni vërtet këta e po mbroni shtetin.Të paktën, kështu më duket mua. Apo jo? -Po, është e vërtetë. Sa të jem unë në krye të këtij instuticioni, ata s’do kalojnë lehtë,- tha shikasi.
-Tregoma pistoletën,- tha gjithë kureshtje Ardjani. -Po, se harrova ,- tha shikas-i edhe ngriti dhe një herë shishen e birrës. -E pi ma shumë birrën se pijet e tjera, se më heq etjen,- tha shikasi. Pasi heshti pak, Ardjani i tha: “Shiko, se të kam mërzitur shumë. U lodhe duke punuar për mua pa pushim. E di që ke nevojë për pushim”,- tha Ardjani. -E, mirë e ke,- qeshi shikasi dhe rrëkëlleu gati gjysmën e shishes përnjëherë. -Paske qenë duke djegur guarnicion ore,- tha me shaka Ardjani. -Po, vërtet shef, kisha etje. Të më falësh.
-Jo ore s’ka gjë. Pi dhe pak. -Jo jo, prit ta tregoj pistoletën,- tha ai. -S’do e nxjerr, se e shohin zagarët e këtyre. Shikoje brenda çantës sime. Edhe prit pak,- tha shikasi. U çua, mori çantën dhe ia hapi grykën. -Shiko ç’mrekulli të kam sjellë shef,- tha ai.
-Është pistoleta ma e mirë në qarkullim sot. Për zotin po. S’po gënjej,- përsëriti fjalët ai pa ndërpreje. -Çfarë pistolete është kjo? Ma thuaj pra, se s’po ia shoh markën. -Është „Glock 20“ shef,- tha ai. -Pistoletë austriake, gjysmë automatike ose automatike. Dmth aty afër,- tha shikasi. -Ka kornizë polimeri me kthim të shkurtër me kllëf të kyçur. Është më e mira në testet e besueshmërisë dhe sigurisë. Hë ç`të bëj ma shumë për ty?! Unë për vete kam një
„Makarov“ rus ose kinez, shtatë fishekë. S’kam gjuajtur asnjëherë
me të. Kot e mbaj. -Haha-, qeshi ai.
-Mbase erdhi koha të gjuash shef,- tha Ardjani. -S`e di jo.

Flamur BUÇPAPAJ

Po qe nevoja, do qëlloj. S’ka problem! Direkt e në mish për zotin. -Dakord, të shohim,- tha Ardjani. -Aa mund ta shikoj. -Jo, shikoje vetëm nga lart tashi. Ta jap valixhen e çoje në dhomë sonte. Ke dhe pesë krehër fishekë. Plot njëqind fishekë. Ça do ma prej meje?- bëri shaka shefi i SHIK-ut. -Jooo, bravo, asgjë. E kreve punën, të jam borxhli. Nëse dhe ty të bjen puna për mua, s’do të kursehem për ty. Askund s’më ke lënë vetëm dhe më ke shërbyer si vëlla, jo si zyrtar shteti. -Kam bërë detyrën dhe do ta bëj dhe harrova të të them se do jem në krye të policisë sonte në aksion. Fola me shefin e madh. Ne do të ndërhyjmë në atë bazë, sapo të na jepet sinjali nga infiltruesit tanë. Nëse Donika është në Vlorë, sonte gjallë vdekur e marrim. Jam në komunikim me të gjithë: me shefin e madh; me drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe, me sa di unë, është duke u komunikuar për çdo gjë me shefin e SHIK- ut italian. -Po po, e di që ju po bëni të pamundurën për mua. S’do ua harroj kurrë nderën,- tha Ardjani,- por, sipas meje shef,- tha ai,- këta sot do më kishin kërkuar para ose ndonjë gjë tjetër. Ose do më kishin sulmuar. Asgjë s’ndodhi. Dmth këta kanë kryer punë, sipas meje. Ajo është në Itali sonte. Edhe, që atë natë e kanë nisur atje. Nejse, ju kryjeni punën, por, mbaje mend, kështu do dalë. -Mirë pra shef,- tha shikasi.- Ikim te zyra ime dhe atje bëjmë mbledhje për në darkë, që të ndërhyjmë sipas planit të miratuar edhe nga qendra. Sonte do e ndajmë se çfarë do bëjmë. -E habitshme,- tha shikasi. -Si ka mundësi që s`u dukën fare as për para, as dhanë ndonjë shenjë tjetër. -Jo,- tha Ardjani. -Askush s`u afrua. Në këtë bar-restorant jam vetëm. Si ka mundësi që s’vjen njeri në turizëm? E pra, këta s’kanë lejuar askënd, sa më kanë parë mua këtu. Dmth ata janë diku rrotull meje dhe nuk ndërhyjnë. Më lanë në qetësi. Kjo tregon që ata e kanë dërguar në Itali Donikën. Ata po luajnë me ne , sikur gjoja s’kanë lidhje me këtë situatë. -Mirë,- tha shefi i shikut. -E bëmë dhe këtë kurth, por s`e hangrën. Do bëjmë të tjera kurthe. Sonte do shikosh lojën. -Dakord,- tha Ardjani.- Unë e di që je njeri i zoti dhe shumë i talentuar në këtë punë. Do bëjmë si të thuash ti zotëri. -Dakord pra lëvizim drejt punës apo ku do të shkosh ti,- iu drejtua Ardjanit.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Do vijmë te zyra jote. Dakord jam! Flasim atje. Besoj që atje jemi ma të sigurt me folë apo jo? Këta tipat do e nxjerrin kokën. Besoj që po, sepse janë nën efektin e drogës dhe të alkoolit,- thanë të dy njëzëri. -Edhe u është ba rrafsh çdo gjë atyre. Gjithashtu, po shikoj,- tha Ardjani,- që këtu ka rënë shteti.
-Shef!- i tha ai shikasit.- Detyra jote është që ta shpëtosh demokracinë dhe shtetin ligjor. Policia këtu paska ikë për lesh. Po varja. S’ka gjë. Unë do raportoj sonte në qendër për gjithçka, sepse është detyra ime e fundit ta shpëtoj demokracinë dhe njëherë. Se sa do e kuptojnë ose do më marrin vesh, është puna e tyre. Por unë do tregoj çfarë kam parë dhe çfarë po shikoj. Edhe do jap komentet edhe përfundimet e mia, që janë të sakta. Ti po e shikon vetë.
Populli pret veprime kundër mafies dhe sigurimit. Këta janë
bashkë edhe po përgatisin kryengritjen antidemokraci.
Shefi i shikut e dëgjoi me vëmendje dhe e miratoi me lëvizje
koke çdo fjalë të tij.
-Je i saktë shef,- tha shikasi.- Mendoj që të ngrihemi dhe të shkojmë atje. Hamë dhe drekën në zyrën time e atje bëjmë plane të sakta, larg përgjimeve të këtyre, sepse e shikoj dhe ndiej që po na vëzhgojnë. Dihet që kanë dhe aparatura shumë të reja dhe bashkëkohore, të cilat i përdorin kundër nesh. Do shikojmë informacionet e vëzhguesve dhe atyre të infiltruarve, dhe në bashkëpunim e, me urdhër të shefit tonë të madh, do ndërhyjmë ne, SHIK-u e jo policia. S’do u themi asgjë atyre, sepse është e sigurt që na spiunojnë. -E mirë. Dakord. Ikim te zyra jote. Ashtu bënë.
Vargu i makinave të SHIK-ut u vu në lëvizje. Pastaj doli makina e kryetarit të SHIK-ut dhe Ardjanit. Ecën shumë ngadalë dhe në distance, në mënyrë që t’u linin mundësi ndërhyrjeje grupit të mafies, por asgjë nuk ndodhi. Ata shkuan në zyrat e SHIK-ut dhe u mblodhën atje. Ardjani ishte shumë i mërzitur. Çdo minutë e ma shumë po i ngushtohej laku i hamendjes së tij për të gjetur Donën. -Ajo tashmë është marrë peng dhe, vetëm punë orësh, do e vërtetojmë ngjarjen se ku është. Gjithçka keq. Si gjithmonë, Ardjani është fatkeq. Të gjitha gjerat, gjithmonë

Flamur BUÇPAPAJ

kanë ndodhur kundër tij. Fati i jetimit e ka ndjekur kudo. Atij, gjithmonë i është dashur të luftojë shumë për të fituar atë që i takon, kur të tjerëve u rregullohet puna vetvetiu e pa meritë.
-Atëherë,- tha kryetari i SHIK-ut,- ç`do bëjmë? Të shkojmë në ndonjë restorant apo të sjellim ushqim këtu zoti kryetar? -Si të duash ti zotëri,- tha Ardjani. -Por, nuk besoj që do të kapim gja ma. Ata janë mbledhur në strofkën e tyre e sonte duhet të ndërhyjmë atje, pastaj shohim çfarë ndodh.
Ai u ul në divanin e pritjes së shefit të SHIK-ut dhe lëshoi një ofshamë “ Ufff!!!” . Si do ia bëj?! E shkreta Dona! Çfarë po bën tashi? A thua e kanë vrarë fare, sepse ajo nuk dorëzohet lehtë. Ajo lufton dhe me dhëmbë. Ajo nuk dorëzohet. Po i dhanë vetëm pak mundësi, ajo do ta plagosë dhe do ta vrasë ndonjërin. Edhe kam shumë frikë, që dhe ata do ta vrasin fare. Jam shumë i shqetësuar. Nëse ajo vdes, unë s’jetoj më. Ama do marr shumë plehëra me vete. S’do shkoj nga kjo botë, pa pastruar këtë qelbësirë që ka rrethuar trupin e kombit tim. Ashtu si rrëzova byronë politike, ashtu do e pastroj edhe këtë sëmundje kanceroze që ka kalbur krejt shoqërinë tonë. -Shef,- thirri shikas-i,- ç’do bëjmë? Vendose? Do hamë këtu apo jashtë? -Shkojmë në Zvërnec. Si thua? Atje do ishte bukur në rrethana të tjera,-tha Ardjani. -Por unë kam zi edhe s’më hahet shumë. Na porosit ndonjë hamburger dhe dhallë këtu në zyrë. Kaq. Që të kemi energji për darkë se, në fakt, mua s’më hahet më asgjë. As ushqim, as asgjë. Por le të presim dhe disa orë e ta dimë përfundimin e punës. -Dakord shef,- tha shikasi. Ndërkohë mbylli derën e zyrës, afroi tavolinën e mesit pranë Ardjanit dhe i zgjati një cigare. S’kam pirë kurrë duhan,- tha Ardjani,- por sot do të pi. Na bli dhe një paketë tjetër.
-Po po, por kemi tri copa në tavolinë,- tha shikasi, i cili po bëhej gati të ulej, kur foli Ardjani. -Shef,- tha Ardjani. -Shiko, prit, mos u ul pak! Hartoje mirë planin për sonte, të mos dështojmë se jam duke vrarë veten. E kupton, sa keq jam?! -E di që je keq. Keq jam dhe unë dhe krejt ekipi im keq janë. Na dhemb shpirti, po s’kemi çfarë të bëjmë ma shumë, se nuk sulmojmë dot askënd kot dhe pa prova. Po presim informacion dhe ndërhyjmë. Pastaj shikoje hakmarrjen tonë vëlla shef,- tha shikasi.- Edhe ti

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shijoje hakmarrjen se e di, se po pret dhe ti për hakmarrje. Po, bravo,- tha Ardjani duke qeshur pak. U ngrit pak nga tavolina e mesit dhe pastaj tha: „Do e shikosh çfarë do u bëj. Vetëm dua të mos i bie kujt në qafë. Kaq dua. Të mos ndëshkoj të pafajshëm! E kupton filozofinë time zotëri shik-s,- tha ai, ndërsa shkundi cigaren e ndezur në taketuke. Pastaj shtoi: „Meqë keni uri të tre ju, le të sjellin hamburger dhe nga një dhallë për secilin nga ne. Mos harro, na sill edhe nga një birrë. Edhe cigare për mua”. Këto porosi dha Ardjani.
Ato s’vonuan dhe erdhën. Ardjani hëngri në heshjte, taman si i dënuar me vdekje, i cili shijon vaktin e fundit. Ai ishte zbehur në fytyrë dhe ishte dobësuar shumë këto ditë. Normal, ajo ishte familja e tij, por dashuria që ka për Donën ia kalon dhe dashurisë prindërore. Ajo për të është dhe nënë, dhe baba, dhe vëlla, edhe motër. Është gjithçka!
Në shekullin e njëzetë akoma s’kishte ndodhur një dashuri e tillë mes një çifti! Mes burrit dhe gruas më të bukur, Vajzës me Violinë. Ajo u priu krejt demonstratave dhe protestave. U ndesh me sigurimin dhe policinë komuniste. Shumë herë u ndalua dhe u burgos, ama asnjëherë s’u dorëzua. As këtë here, ajo nuk dorëzohet, por kam frikë se e kanë vrarë direkt,- tha Ardjani.
-Ose… ku ta di unë, sepse ajo e gjallë nuk bie në dorë të kujt. Ajo është një njohëse e mirë e arteve marciale. Tek për tek s`e hedh kush dot në tokë. E kam parë në stërvitje me mua. Është shumë shumë e fortë. Do kishte dalë kampione, nëse do kishte konkuruar në sportin e karatesë.
Do kishte fituar shumë medalje të arta. Ehhh!- ia bëri ai. Vajza me violinë, të dua! Dhe të kërkoj ndjesë që të futa në politikë Që të përzjeva me llumin e një populli në zhdukje. Një populli socialist që s’do as zhvillim dhe as Evropë. Vetëm ideologji komuniste dhe barbarizëm. Një popull frikacak që e ka vënë para një bandë kriminelësh të droguar. Çfarë pret nga këta frikacakë që jetojnë akoma në mesjetë?! Që s`e njohin zhvillim përendimor?! Janë akoma nën hijen e brigadierit dhe sekretarit të partisë. Duan akoma të punojnë në kooperativë për tre lekë.
Duan akoma operativin e sigurimit, t`i marrë në pyetje në

Flamur BUÇPAPAJ

çdo darkë, në vende të fshehura. Këta nuk bëhen ma shef,- tha shikasi. -E di kryetar e di .Unë, po gjeta Donën nuk vij ma në Shqipëri shef,- tha Ardjani. – Do aplikoj për nënshtetësi italiane apo franceze. Bëra gabim që ndenja këtu. Të më marrin nëpër këmbë ca pidh-kurvash të droguar. E di ç’ju baj, unë atyre po i zura? Ua ha mishin për zotin. Ua bëj edhe motrën dhe gruan. Çfarë të kenë në shtëpi. E kupton që këta tipa i kam sulmuar gjithmonë. S’ua kam lënë vendin askund. Edhe në Shkodër i kam plagosur dhe rrahë sa e sa herë. S`i kam lanë kurrë të afroheshin te Institutiti. As s`i kam lanë me ba të fortin. Spiuna të sigurimit ishin krejt këta të fortit. Asgjë ma shumë. Ata bënin rolin e të fortit gjithkund. -Ishte dhe është sigurimi shef,- tha shikasi. -Ata bëjnë skenarë të tillë pervers. -Prandaj,- tha Ardjani. -Mos harro! Na bëj një listë me sigurimsat këtu. Edhe në Greqi, nga ata që kanë ikur prej këtu. Me kë kanë lidhje në Tiranë, me cilin ish- sundues të komunizmit. Ata dhe këta janë ish- garda komuniste që kanë dalë në ilegalitet. -E dimë të gjithë,- tha shefi i SHIK- ut. -Prandaj, duhet të marrim masa të jashtëzakonshme, sepse diçka e keqe po përgatitet kundër nesh. -Pooo,- tha Ardjani, ndërsa trokiti dera dhe brenda erdhi ushqimi. Ata të dy u ulën në tavolinën e rmbullakët të zyrës së SHIK-ut. Ardjani po hante shumë i mërzitur dhe me ngadaltë. Dhimbja ia kishte marrë të gjitha opsionet e të qënit njeri. Ai rrinte si i shushatur. Në çdo moment ishte gati të vdiste. Në çdo sekondë ai mendonte vetëm të shpëtonte Donën, vajzën e bukur me violinë.
-Shef,- tha shikasi,- sapo më lajmëruan që të gjitha gazetat evropiane kanë shkruar për rastin tuaj. Në faqe të parë është Dona dhe ti. „Pengmarrje nga brigadat e kuqe komuniste!- shkruajnë kryetitujt e gazetave evropiane. Ish-gardistët e kuq kanë rrëmbyer udhëheqësen e demonstratave të Dhjetorit të 90- ës dhe s’dihet fati i saj. Ajo është bashkëshortja e shkrimtarit me famë ndërkombëtare, Ardjan Vusho, i cili gjithashtu udhëhoqi në përmbysjen e komunizmit në Shqipëri. Atë njeri të talentuar po e ndjek atje fati i keq kudo. Aktualisht, ai është në qytetin e Vlorës, në organizimin e policisë dhe të oragneve të drejtësisë, për gjetjen e bashkëshortes së tij.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Priten revolta nga krahu i djathtë që ua rrëmbyen udhëheqësen. Po ashtu, polica po kërkon kudo për gjetjen e saj. U bëjmë thirrje Shteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evrópian, që të ndërhyjnë dhe të gjejnë gruan e bukur, Donikën, me pseudonimin popullor ´Vajza me violinë´, e cila përmbysi komunizmin duke prirë e para dhe duke i rënë violinës para kordonëve të policisë dhe gardës komuniste.
Vlen të përmendim se, shumë policë dhe gardistë hodhën armët dhe u bashkuan me popullin edhe për shkakun se ajo rrezatonte, jo vetëm demokraci kundër dhunës, por dhe për tingujt e bukur të lirisë, të dalë nga violina e saj. Prandaj, sot atje është pushteti i demokracisë së shumëpritur, në sajë të bukurisë dhe talentit që asaj i ka dhënë zoti. Ajo udhëhoqi protestat për t`ju përcjellë njerëzve mirësi dhe pushtet, të dalë prej votimeve të tyre. Ajo është një ‘’Zhan d´Ark ‘’e Shqipërisë.
Shqipëria duhet të realizojë reforma demokratike dhe të sigurojë rendin dhe qetësinë, që të përparojë sa më shpejt e të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian!“
Shumë artikuj të bukur!- tha Ardjani. – Pasi të mbarosh ushqimin, nisu m`i sill gjithë gazetat që janë te turizmi. -Po po, menjëherë. Si urdhëro shef!- tha shikasi. -Shpresoj të bëhet ndërkombëtare kjo punë. A është e mirë shef kjo apo jo? -pyeti shikasi. -Po, ka dy anë,- tha Ardjani, ndërsa fshiu buzët me pecetat e bardha të letrës, të cilat ia kishte sjellë shikasi me ushqimin e drekës. Ai kishte ngrënë pa asnjë shije, sepse nuk kishte asnjë ndjesi më për jetën. Jeta e tij kishte mbaruar kur Donën e morën peng dhe se tashi nuk dihet a jeton apo jo.
-Ana e parë: E vrasin direkt; e dyta: frikësohen dhe mbase e lirojnë. Shohim si do shkojë kjo punë. Durim dhe veprim. Ama hakun do ia marr. S’do e lë në tokë gjakun e saj. Askush s’më ndalon ta marr hakun e saj. S’ka vend në këtë tokë, ai që e ka rrëmbyer atë! -Dakord shef!- tha shikasi.- Qetësohu! Sonte do jemi në aksion. Do vish me ne apo do presësh në zyrë? -shtoi ai, ndërsa u ngrit nga karrigia e vet dhe u drejtua në drejtim të Ardjanit. -A dalim jashtë? E kemi si bahçe këtu në kopshtin tonë,- tha shikasi. -Dakord,- tha Ardjani.- Dalim, marrim dhe jodio nga

Flamur BUÇPAPAJ

deti. Po po, ka vetëm një gjë që më shëron. Ajo është Dona, nëse është gjallë… S’dua asgjë tjetër në jetë! Nëse jeton derisa të shkoj unë atje, do jetë mrekullia e zotit. Pastaj do ta shikoni hakmarrjen time,- tha Ardjani. -Dua një listë shef,- tha Ardjani, pasi dolën jashtë. -Të kujt?!- tha shikasi. -Të krejt bandës së këtij Samirit. Dua të di dhe se ku i kanë familjet, se ku jetojnë të afërmit e tyre e informacione të kësaj natyre. Ky Samiri ku e ka familjen e tij? A ka vëllezër e motra ky? Edhe adresat e shtëpive i dua. Mendoj t`i sjell dhe unë shokët e mi këtu në Vlorë dhe të përballemi njësoj. Pse veç këta kanë bandë ore?! Po unë s`e formoj dot sipas tyre?! Pff!- tha Ardjani.
Veç këta kanë armë, drogë e ku ta di unë?!
Nëse i ke rrëmbyer gruan dikujt, në anët tona, je përfshirë në dy gjaqe shef,- tha Ardjani. Gruaja është e shenjtë tek ne o shef!- i tha shikasit.- Për atë grua do ta djeg jo vetëm Vlorën, por dhe krejt Italinë, nëse është nevoja. S’ka zgjidhje paqësore, e shikoj. Po të kishte, do të bënin telefon, do të kërkonin para apo ku ta di unë. Kjo hakmarrje më është bërë mua personalisht. Edhe unë do ua kthej me të njëtën mënyrë. Dua urgjent listën e familjarëve të këtij Samirit të lagjes “Gjole”. Ku ka dhe s’ka të afërm, se kështu marrin vesh këta. S`e dinë fare çfarë jam unë në të vërtetë, prandaj të më shohin në terren se çfarë shkrimtari jam.
Këtij trimit me gratë do ia fus drogën në b… Të betohem shef!- tha Ardjani, ndërsa gjuajti me shqelm në ajër disa bimë e shkurre mesdhetare që ishin aty te bahçja e shikut, si për të shfryrë mbi ta.
-Mirë shef,- tha shikasi,-e di që do hakmerresh. Ti je dy metra burrë dhe të kam frikë dhe unë kur të shikoj e jo më ata. E ke këmbën sa dy këmbët e mia bashkë. Mendoj se janë kapur me personin e gabuar këta buçet e Vlorës,- tha shikasi. -Do presim dhe do shikojmë raundin e dytë sonte. Do arrestoj këdo të gjejmë aty. Kush të më dalë përpara. Kam përgatitur burgun tonë. Do i bëj të hanë krypë dhe m… të betohem shef!- tha ai, ndërsa fshiu djersët nga ballli.
– Dakord!- tha Ardjani.- Je burrë i mirë dhe i zoti! Kur të iki prej këtu, hajde edhe ti në Itali në stafin tim. Mos rri më këtu! Unë, pas kësaj nuk rri ma në Shqipëri. Do marr nënshtetësi italiane

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

direkt. Këto ditë do e bëj. Nuk mund tí shërbej më një vendi që më rrëmben gruan. Familja ime është më e shtrenjta se asgjë. Ky është kulmi vëlla. As në trillimet e mia më të thëlla romaneske s’më kishte shkuar mendja ta krijoja një situatë kaq të ndyrë. E ku? Në vendin tim! Pupupupu!
-Shef,- tha Ardjani.- Jam duke plasur nga brenda. -Ti s`e sheh, por kam një lëmsh brenda vetes. Kam ankth dhe mërzi. Kam frikë se do pësoj infarkt, për zotin shef,- tha Ardjani. -Të sjell ca ujë të ftohtë?- tha shikasi. -Po po, sille. Them se më bën mirë,- tha Ardjani. -Dakord prit. Ai iku shpejt dhe erdhi me një termus, të mbushur plot me ujë. -Pi nga këtu shef. E kam mbushur në mal
.E ruaj për vete, por pije ti. -Bravo, je shefi ma i mirë i SHIk-ut besoj. -Po -haha,- qeshi shikasi. -Mund të jem ma i mirë në Vlorë shef, por në Tiranë ka plot të tjerë si unë dhe më të mirë. -Ashtu qoftë!- tha Ardjani.- Nëse ka si ti, kam shpresë për Shqipërinë.
-S`e di shef,- tha shikasi,- por jam i bindur se sonte, ne të dy do bëjmë punë të mirë. Do zoti, do ta gjejmë gruan tuaj. -Ishalla!- u lut Ardjani me duart e sytë lart, drejt qiellit.- Fjala juaj, në vesh të përendisë!- shtoi në fund Ardjani.
-Atëherë, a u qetësove ndopak shef?- e pyeti shikasi.- Po po, por zemra sikur më ka marrë zjarr nga brenda. Sikur po më grin mishin diçka. A kupton ore burrë? -E di shef,- tha shikasi.- Është ankthi. Ankthi është ma i keq se plumbi. Ta shkurton jetën. Ama sonte do të bëj të qeshësh. Nëse do zoti,- tha shikasi ,-do ta kryejmë këtë punë.
-Atëherë ç´do bëjmë sonte?- pyeti ai. – apo ma mirë mos ta di që tani. -E kam bërë planin dhe e kam miratuar lart. Çdo gjë është e shkruar dhe e miratuar, pa merak. I gjithë shteti ynë është pro teje. Do vijnë dhe nga Ambasada Amerikane. Kështu më tha shefi i madh. Është ndërkombëtarizuar çështja jote. -Shiko! Kjo ka dy anë të këqija,- përsëriti Ardjani. -E para: është se ata tashi e vrasin fare për të mos lënë gjurmë. Sigurisht nga frika e tyre. E dyta: do ruhen shumë ma shumë dhe do gjejnë metoda të tjera ma të sofistikuara që ne të mos i biem në të. E treta: kanë për të bashkëpunuar me mafien italiane. -Sigurimi, dikur ka pas marrëdhënie të shkëlqyera me mafien italiane,- tha shikasi. -Po

Flamur BUÇPAPAJ

po, e di ore,- tha Ardjani, ndërsa u kthye përsëri në drejtim të tij. Deri tashi po fliste dhe shikimin e kishte nga deti. -Nga nisën gomonet këtej shef?- tha Ardjani. -Shumica ikin nga Radhima,- iu përgjigj ai. -Ka që nisen direkt te plazhi i vjetër, mu para syve të policisë. -Ashtu?- tha Ardjani.- Po çfarë policie është kjo? -Policia që duam pra! Kështu e kanë moton këta sigurimsat e policisë.
-Qenka parullë për shaka kjo si policia që duam. Ahaha,- qeshi Ardjani.- Kjo është policia që nuk duam. Pra, edhe ne përfaqësim bëjnë shaka këta tanët. Kush e ka bërë drejtor policie këtë tipin që drejton këtu?- pyeti Ardjani me ironi. -S´e di për zotin shef,- tha shikasi. -Mendoj ndonjë deputet i Vlorës, se s’ka mundësi ndryshe. Gjithë jetën në sigurim ka punuar edhe komunist me teser partie e tjetri e ka vënë drejtor policie,- përfundoi shikasi tregimin. -Shaka e madhe,- tha Ardjani. -Do lajmëroj Ministrin e Brendshëm.
-Jo jo, lëre. Mos më nxirr punë, pash zotin shef!- tha shikasi.
-E dinë që unë të kam thënë. Kemi dy ditë bashkë. S’do mend që do më sulmojnë mua. Duro pak, ta mbarojmë punën tënde dhe flasim pastaj. Të jap të dhëna të sakta fare. Më merr me vete te Ministri i Brendshëm. Ia them në sy krejt biografinë e policisë që ka vënë ai këtu. -Dakord vëlla antikomunist,- i tha shefi i SHIK- ut Ardjanit. Ardjani vetëm nënqeshi pak.
-Unë kam lindur antikomunist shef,-i tha Ardjani shikasit.
-Dukesh, je shumë i ashpër në luftën kundër tyre. Ti duhet të ishe kryeministër. Këtë e mendoj përditë shef,- i tha ai Ardjanit.
-Ahaha qeshi Ardjani. Unë, nëse gjej Donën, s’rri ma në Shqipëri. Do iki sa më larg prej këtu. Me këtë që më bënë, më kanë hequr çdo dëshirë për këtë atdhe. Si thua shef? – tha Ardjani. -A kemi ndonjë mundësi sot që të gjejmë gja? – dhe këputi ca fletë dushku të butë që rritet në lartësi të vogla. E mori atë, e vuri në dorë dhe e përplasi fort me dorën tjetër. Ora po shkonte pesëmbëdhjetë.
Shumë shpejt do errësohet.Të gjitha skudrat e ndërhyrjes së shpejtë të SHIK-ut ishin gati. Ata me makina civile kishin rrethuar objektin. Vetëm prsinin lajmin ose urdhrin e hyrjes brenda. -Do bëjmë namin sonte. Kemi marrë të gjitha masat. Si të duket shef?- tha shikasi, i cili kishte hequr xhaketën dhe

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

kishte mbetur vetëm në këmishë të bardhë, e cila dukej shumë e hekurosur dhe kënddrejtë, saqë as mizat s’mund të rrinin aty. Ardjani e vështroi gjatë atë, pastaj hoqi shikimin prej tij edhe tha: „Do vij dhe unë sonte!“ -Jooo! – e ndërpreu shefi. -Ka masa sigurie për ty. Do të vish, por do të rrish larg një kilometër, sepse e kam për arsye sigurie. Të kam sjellë edhe antiplumb, por, nëse gjejmë Donën, po, do vish, por do rrish larg e unë do t´i dorëzoj në dorë krejt kapot e lagjes. Nëse do zoti, e zëmë Samir spiunin e sigurimit dhe të asfalisë greke. Tashi na është bërë i fortë, grabit njerëz dhe vret të pafajshëm.
-Më shkon mendja ta gjuajmë me snajper nga larg e të mos hyjmë fare,- tha shikasi i zemëruar dhe shumë i vendosur, ndërsa u kthye me fytyrë nga Ardjani e tha: Mos bëj asgjë pa leje shef, se na prish punë. Ai që e ha, jam unë. Më pushojnë direkt, se ty s’kanë ç’të të bëjnë. Kupton? S’ka asnjë bythë të dalë hapur ty. Ua ke fut frikën edhe këtu në Vlorë. Kur të shikojnë sa një gorillë, ua ke kallë tmerrin xhuxhave të sigurimit, por ruaju, d.m.th. do të ruajmë ne që të dalësh shëndoshë nga kjo punë, sepse kjo është luftë e pisët. S’është betejë që e dimë që kur armikun e ke përballë, njëri do vdesë që tjetri të jetojë. Këtu s’ke ku lufton dhe s´e di me kë e ke betejën apo jo shef? -Po,- tha Ardjani, ndërsa u ul në parmakun e bahçes së shikut dhe, pasi u sigurua që s’do bjerë, tha: „Shef! E di ti që këta janë guerilsa, janë të pabesë? Nuk të dalin përballë kurrë. Këta humbën pushtetin dhe dolën në ilegalitet si dikur, tashi gjuajnë natën dhe fshihen ditën si minjtë, e kupton? S’janë trima. As që bëhet fjalë. Janë guerilsa komunistë. Godasin armikun pas shpine. Kurrë këta s’kanë bërë betejë. As me gjermanët ,as me askënd tjetër. Vetëm më shqiptarët. Vetëm me ne.
Të ishte për luftën e këtyre partizane, gjermani do jetonte pesë milionë vjet këtu. Këta mburren që çliruam vendin, e kupton? Sa herë kam qeshur dikur dhe sot kur shikoj lapidarë dhe lexoj historinë e këtyre. Gjithnjë thoja më vete që këta janë mashtrues dhe manipulues të pashoq. Ama, për propagandë janë njësha. Rrenca ma të mëdhenj s’ka. Komunistët janë e keqja e çdo kombi. Ata janë një grup njerëzish të pashkolluar, të pafamilje dhe racë

Flamur BUÇPAPAJ

e ulët. Ku kanë qeverisur, kanë sjellë vetëm varfëri, burgje dhe mjerim. Shikoje vetëm ne, dmth Shqipërinë, shikoje dhe lindjen komuniste. Çfarë zhvillimi kemi? Asgjë… Shumë shekuj mbas perëndimit.
S´e arrijmë kurrë ne perëndimin. Ata kanë ecur përpara se, si fillim, janë kombe. Kanë themeluar shtetin e tyre. Kanë krenarinë dhe dashurinë për atdheun e tyre. Kombi, si nocion, është shumë i rëndësishëm shef“,- tha Ardjani. -Nuk është vetëm gjuha, kultura apo vendbanimi. Kombi është çdo pëllëmbë tokë, ku ka shqiptarë. Kombi është dashuria për gjuhën tënde, dheun tënd dhe etninë tënde.
Shikasi po e dëgjonte syhapur. -S´e kuptoj mirë shef çfarë thua,se unë jam matematikan, por çdo gjë që flet ti e thua bukur. Zoti të dhëntë shëndet dhe lumturi, se s´e dimë çfarë do ndodhë pas kësaj pune shef. Për zotin më dhimbsesh se të kam vëlla. Je njeri shumë i mirë. Të gjithë ne të duam. Na ke bërë për vete me trimërinë dhe thjeshtësinë tënde Ne lutemi për ty dhe familjen tënde. Zoti të ndihmoftë!- tha shikasi, ndërsa ai bëri duart bashkë dhe iu drejtua qiellit: Zot, ndihmoje këtë njeri të mirë! -Amin!- tha Ardjani. Ai u ngrit, sepse kishte mbetur i habitur nga fjalët e mira të shefit të shikut. -Faleminderit zotëri oficer!- iu drejtua atij.
-Ne duhet të jemi bashkë në këtë luftë të padrejtë që po na bëjnë guerilsit komunistë. Ta shpëtojmë Shipërinë nga revolucioni i tyre dhe sa më shpejt të anëtarsohemi në Bashkimin Evropian.
Vetëm atëherë shpëtojmë. Mbajeni mend këtë, sepse mafia politike s’do lejojë kurrë këtë anëtarsim, sepse u humbin privilegjet dhe u ik pushteti, që janë mësuar ta kenë si një çiflig i kohës së Turqisë. -Taman,- tha shikasi dhe, pasi i dha një dorë Ardjanit të ngrihet që aty, i tha: „Futemi brenda, se mos më telefonon njeri nga qendra dhe duhet të jem në gadishmëri për urdhrat e tyre“.
-Dakord vëlla,- tha Ardjani. U çua dhe iku në zyrë. Pas tij dhe shikasi që e shoqëronte kudo. Pra, pas një ore besoj do ma sjellin me faks planin e miratuar nga shefi i madh dhe kryesia e SHIK- ut. Të thashë, se duhet miratuar çdo gjë edhe nga prokuroria e përgjithshme që të mos na denoncojnë, se ku ka besë me këta.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Këta vetëm djallëzi dinë të bëjnë. S’kanë as besë, as fe. E di,- tha Ardjani.- Këta janë të pabesë ,maskarenj dhe pashkollsa. Aa harrova dhe pa familje.
Të gjitha gjërat i kanë shoqërore. Dmth i kanë bashkë që nga kovaçi deri tek udhëheqësi i tyre. -Ahaha,- qeshi shikasi. -Çfarë nuk kujtohesh ti zotëri dhe u përkul pak për ta nderuar, ndërsa u futën brenda dhe po prisnin zilen e faksit për të marrë fletët e frimosura dhe të vulosura, ku do të fillonin sulmin e jetës së tij.
Jashtë erdhën dengje resh dhe filloi të frynte pak erë, me
drejtimin nga deti në tokë
-Kjo është një puhizë ose muson,- tha me vete Ardjani, ndërsa iu kujtua leksioni i gjografisë fizike dhe qeshi. -S’jam mirë!- tha me vete ai. -Çfarë halli kam dhe më kujtohen mësimet e gjeografisë fizike. Nejse, kur ke ankth, s’të punon truri mirë. Është si teoria ime e shpërndarjes së rrezeve në kënd të gjerë. Gjithkund njëlloj dhe askund pa rënë njësoj. Nebulat e formimit të tokës kanë marrë shumë energji dhe zhvillim për t´u bashkuar pastaj në shkëmbinj dhe zjarr nga brenda. Si rezultat i bashkimit të hidrogjenit, heliumit , oksigjenit dhe shpërbërjes atomike të tyre është formuar bërthama e tokës. Asgjë s’është bërë pa rrezatimin e diellit,- tha me vete ai. -Nejse, toka ka bërë gjysmën e jetës. Faktorë jetëformimi janë dhe rrezet këndgjera të diellit. Po ashtu, dhe dielli mbase thith energji prej tyre. Kështu ka ndodhur për gjashtë milionë vjetë jetë. Kështu do të vazhdojë derisa fundi i tij duhet të vijë shpejt, por mendoj që duhen edhe gjashtë milionë vjetë të tjera. Kjo do të ndodhë sigurisht, sepse vrimat e zeza, të cilat i kam shumë për zemër, kam qejf, edhe ishalla do të na gëlltisin sa më shpejt, sepse këtij populli të keq i duhet një vdekje më e zgjatur në kohë dhe me më shumë tortura. Kafshëria ka arritur kulmin një herë e mirë, peshku i madh ha të vegjlit etj. Po pse njerëzit e këtij vendi që po t´i shikosh me breza, biem të gjithë kushërinj. Vrasim dhe hamë njëri -tjetrin. E gjithë Italia dhe Greqia po tallet me gratë dhe vajzat tona, të cilat i kanë nxjerrë si prostitute. Ato janë motra dhe nëna e dikujt. Gjithmonë është dikush që do të marrë hak. Si mundet që shqiptari t’ia bëjë shqiptarit këtë gja?!- tundi kokën majtas-djathtas ai. -Është

Flamur BUÇPAPAJ

e paparashikuar fare kjo gjë dhe kështu i bie që komunizmi i paska mbajtur me diktaturë këta njerëz, se ndryshe paskan pasë me ba namin. Kështu është i nderuar,- tha shikasi. Ndërkohë që ju rrini,- shtoi ai,- unë duhet të dal dhe të bëj gati dhe njëherë çdo gjë, që nga grupet e gatshme e deri tek ambulancat që do të hyjnë brenda. Pse ambulancë?!- tha i çuditur Ardjani. -Ma lini mua në dorë shef,- tha oficeri. -Ky është zanati ynë. -S’më kishte shkuar mendja me u paraqit si doktor,- qeshi Ardjani. -Po pra, po futemi që të mos ketë përplasje me ta dhe jo se ua kemi frikën. Pra i duam të gjallë edhe do të dënohen të gjithë. Kë kemi futur në dorë ne, s’ka dalë kurrë prej burgut shef. E para, s’ka asnjë prokuror apo gjyaktës që të mohojë provat që ne kemi mbledhur dhe që do të mbledhim për këtë grup të rrezikshëm kriminal me bazë politike. E, e dyta: kemi marrë dhe kamera dhe gjithë arsenalin tonë të punës… Dhe njerëzit ma të talentuar që do të ndërhyjnë Do të vij dhe unë,- tha Ardjani. -Po po,- tha shefi, ndërsa bëri tre hapa në dyshemenë e zyrës , në drejtim të derës dhe, pasi formuloi mendimin, tha: -Dakord, por duhet të rrish pak larg. Të paktën një kilometër, sepse siguria juaj ka rëndësi ndërkombëtare. Nuk mund të marr iniciativë të të marr unë me vete. Kam urdhër të prerë që duhet të rrish larg dhe i siguruar.
Që tashi të kam sjellë antiplumbin dhe armaturën e zakonshme. Dhe antigaz, se mund të përdorim dhe gaz lotsjellës a ku ta di unë. -Dakord,- tha Ardjani.
-Për hatrin tuaj do të zbatoj rregullat, por po të mos ishe ti, unë do isha futur me automatik në dorë. I kisha vra krejt këta cofëtina. I kisha hip skafit të tyre dhe direkt në Itali, në drejtim të paditur. Këta pisa duan dhunë. Dhunë do kenë,por raporti do jetë shumë i keq për ta. S’kam për t´i falur asnjërin.Tashmë jemi në gjak me ta. I kam hasëm por, sa të sigurohem për këtë Saimirin se ku është, pastaj ia kallëzoj unë. Po s´e kapa këtu, do i shkoj pas në Itali, Greqi e ku të jetë. S´e gjeta atë, do i rrëmbej familjen, do ia përdhunoj krejt farefisin. Po nuk erdhi ai tek unë direkt, nëse ai ka përdhunur Donën ose e ka vrarë, mbaje mend, tridhjetë veta do vdesin nga familja e këtij, edhe krejt farefisi. Unë do sjell krejt shokët e mi të gjimnazit, krejt pisat e rrugës e ku ta di unë. Do të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

mbledh gjithë qelbësirat dhe do i qi robt atij. A kupto shef? Shefi mbeti gojëhapur nga fjalimi i tij dhe, pasi iu dha flokëve lart, të cilat iu duk sikur i kishin zënë shikimin, kruajti pak zërin dhe tha:
-Do zoti e zëmë ne si shtet, sepse mirë do ishte të lini shtetin të marrë hak, por në fund të fundit ai ka goditur familjen tuaj të shtrenjtë, edhe keni të drejtën tuaj të hakmerreni. Ju, ç`do bënit officer?- i tha Ardjani pas një pauze dhe me shpinën e kthyer nga ai. Natyrisht që do ta vrisja direkt. S’ka asnjë shans jete ai që më ngacmon familjen!- tha oficeri dhe bëri dy hapa të tjerë duke i dalë para syve,- por,- shtoi ai,- Ti, tashi ke në dorë shtetin dhe na lër neve të zbatojmë drejtësinë. Do ta dënojmë me burgim të përjetshëm, pa merak. Nëse e kapim sonte medet për të çfarë do t`i ndodhë atij trimit. Pastaj trokiti dera dhe hyri në zyrë shefi i mbikëqyrjes territorial. Pasi u paraqit ushtarakisht, ai raportoi: “Shef,- tha ai,- i nderuar kryetar, -Ekipi im është duke pritur në vendngjarje, në formacion të gatshëm ndërhyrjeje. Edhe ambulancat kanë ardhur, janë përpara derës sonë. Kemi dhe dy grupet, d.m.th. ata të ndërhyrjes fizike që janë veshur si doktorë si dhe tri femra tonat shumë të forta, kampione karateje dhe kik- boksi, të stërvitura edhe në dyluftime përsonale.
Kemi dhe snajper. Kudo kemi njerëzit tanë, në një diametër në formë rrethi, me rreze një kilometër. Pastaj janë grupi i gazsjellësve etj. -Bravo!- tha Ardjani.- Kam shumë respekt për ju. Ju priftë mbarë! Atëherë ne po afrohemi atje shef,- tha oficeri i mbikëqyrjes. -Dakord,- tha ai.- Pres urdhrin për ndërhyrje nga lart dhe pastaj do të fillojmë.
S’do bëni asnjë veprim pa më pyetur mua. Çdo gjë do bëhet me urdhër nga unë. Duam t` i kapim të gjallë. Kjo është gjithë çështja. S’dua të bëhemi objekt lajmesh. Gjithçka të jetë sekrete, që të mos ju japim shans për demonstratë këtyre pisave.
-Po, pa merak shef,- tha oficeri. -Do i rrëmbejmë dhe do i çojmë të baza jonë. Kemi dhe kamera trupi. Çdo gjë do shikohet nga ju dhe në qendër. S’do ketë asnjë gabim, as shkelje të të drejtave të njeriut. Do futemi si doktorë, do marrim pacientët e sëmurë dhe do ikim. Nëse ka kundërshtim, aq më keq për ta. Nëse na qëllojnë, normalisht që do i gjuajmë dhe ne. Do zbatojmë

Flamur BUÇPAPAJ

rregulloren edhe të dorëzimit etj.
Kur një qytetar, nuk u përgjigjet parullave të plolicisë, dihet përfundimi i tij.
-Dakord vëlla, mund të dalësh,- i tha shefi i shikut. -A ju duhet gja tjetër shef?- i tha ai oficerit. Ai mori qëndrim gaditur dhe tha: Joo, asgjë! Veç na sillni ndonjë informacion se mbase ka të reja.
-Po,- tha,- qëndro te vala dy dhe atje do flasim. Te kanali sekret yni. S’ka shans të kapë kanal të tillë askush shef,- tha ai.- E di e di,- tha shefi i shikut.- Jeni ma të mirët! Ju dua!- tha ai me gëzim dhe mburrje para nënkryetarit të parlamentit. E pe si kam organizuar çdo gjë zoti kryetar?- tha oficeri.
Përgëzime shef!- tha Ardjani. – Më habite! Ke bërë plan shkencor dhe shumë të saktë. Mendoj që as zogjtë nuk do të ikin dot nga ky kurth që ke pregatitur ti. Jo, nuk shpëtojnë dot, edhe pse shefi i madh hezitoi të ma miratonte, derisa bisedoi me prokurorinë dhe e miratoi. Ai tha që duan të jemi në transmetim të drejtpërdrejtë, në qendër shef. Do kontrollojnë çdo gjë. Pastaj foli:- Pa merak, pra dilni!- i tha ai vartësit të vet.- Mirupafshim në darkë! Deri atëherë ju përgëzoj!- tha shefi i shikut. Agjentët ‘’Labia’’ dhe ‘’Shpirtmira ‘’ raportuan pozicionin “Gati!” për punë. Ishte parulla që do përdornin të gjithë agjentët sonte. Shefi uli zërin e radios me dy kanale dhe komunikoi: -Prisni zilen të bjerë, pastaj edhe filloni punën! Ai u kthye brenda, mori disa pajisje të tjera, i vuri në vesh dhe i lidhi me radion e vet. Agjenti ‘’Maloku’’ dhe ‘’Shiringa’’ janë te dera,- tha zëri në radio. Agjenti ‘’Ballisti’’ dhe ‘’Pabuksi’’ janë po ashtu në çati të ndërtesës, gati për punë. S’ka gjurmë të pronarit. S `e dimë ç’do bëjmë,- raportuan të gjithë agjentët me radhë. Pakoja është duke shkuar te vendi. Kujdes! Çoni shqiponjën atje, të fillojë fluturimin. Në fillim shqiponja e parë, kokëzeza.
Urdhri u dha qartë nga qendra. Shqiponja të fluturojë.
Kokëzezat në fillim.
Ndërtesa e grupit u pushtua për dy minuta. Të gjitha grupet arritën me sukses neutralizimin e grupit,… Labia dhe Pabuksi e zunë zëvendëskapon e bandës. Qenka verior shef,- thanë ata menjëherë dhe ia drejtuan kamerën, pasi ia kishin lidhur duart

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhe këmbët. -Mirë,- tha shefi i shikut. -Transpotoni në magazinë të gjitha arkat. Takohemi atje. Sa arka keni marrë përafërsisht?- tha ai.- Mendoj që njëzet shef,- thanë ato.- Dakord, sistemojini mirë, bëjuni ilaçe. Të mos marrin virus rrugës. Futini të gjitha arkat në dhoma të veçanta seleksionimi. Në magazinë do vij dhe unë dhe shefi i madh, Taraboshi. Çdo gjë u kuptua. Tashi po fillojmë evakuimin. Dy shqiponjat tona janë të mbushura plot. Dërgona një kamion për tepricat,- thanë agjentët e ndërhyrjes fizike. -Po, kamioni u nis. Për pesë minuta e keni në oborr,- tha shefi i SHIK-ut. Pakoja kryesore nuk është. E kanë deportuar shef,- thanë tre grupe agjentësh përnjëherë. – Dakord, dakord,- tha shefi i SHIK-ut. Kontrolloni nën tokë dhe a ka tunele dalje për në bregdet. Kontrolloni dhe nëpër mure. Mos ka dhoma dyshe, të maskuara me mur fallso. Kontrolloni dhe kopshtin dhe çdo gjë poshtë tij që mund të ketë rrënjë.
Sidomos, gërmoni dhe kërkoni me metalkërkues për ndonjë galeri nëntokësore, sepse atyre çfarë s’u shkon në mendje. Mbase kanë tunele të maskuara dhe kanë ndërtuar shtëpi nëntokësore, sepse edhe kjo është një metodë e mafies siçiliane. Sidomos, kontrolloni tubat e ajrimit dhe ventilimit, nëse ka qenë mos i ngacmoni. Shkouni mbrapa, sepse ata gjithmonë kërkojnë të zotin. Është kollaj të gjurmosh qenin. Qentë tanë i lidhni mirë mos t`i mbysin ata të këtyre. Shikoni nëntokën. Aty dua krehje me kujdes të çdo gjëje. Edhe shponi me trapan çdo mur dyshues dhe dhoma me dopio dërrasa e tavane false. Përdorni trapanët Agjenti ‘’Flakëhedhësi’’ dhe ‘’Gomonia’’. Ndërhyni me trapane!- urdhëroi shefi i SHIK-ut. -Unë po shkoj te magazina me atë të madhin. Do shikojmë çdo pyetje që ju do u bëni të arrestuarve. Të bëhen gati dy oficerët e pyetjeve dhe një i kamuflazhit, se ata s’do flasin në fillim. ’’ Flakëhedhësi ‘’ të jetë atje me gomonen. Marrje dhe Veprim. Puna filloi. Bjerini ziles nga të katër anët. Ju ndihmoftë zoti ishalla!- mbylli komunikimin shefi i SHIK-ut.

Flamur BUÇPAPAJ

LUTJUNI GJITHMONË ZOTIT!
ZOTI NUK ËSHTË ME MË TË FORTËT, POR ME TË DREJTËT

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Ardjani, i pikëlluar shkoi në Tiranë. Megjithëse u bë aksion me dyqind forca elitë të SHIK-ut dhe policisë, Donikën s`e gjetën. Atë e kishin çuar po atë natë me skaf në Itali. SHIK-u italian e kishte dërguar komplet ngjarjen që e panë me figurë dhe zë. Përfundimisht doli që grabitësi është kapoja i ri i Vlorës, i pamëshirshmi Samir Kaushi. Ardjani bëri gati valixhen dhe pasaportën diplomatike dhe shkoi në Ambasadën italiane. Pavarësisht se ishte me pasaportë diplomatike, duhej njoftuar ambasada e vendit, se ku po shkonte. Amabsadori e priti direkt atë dhe pas dy orëve takim, të dy palët dolën në përfundim që, meqenëse ky ishte funksionar i shtetit shqiptar dhe kishte një hall shumë të madh, me ndërhryjen e amabsadorit, t ì organizohej një takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Informativ Italian, AISI. Atje do ndiqej nga afër aksioni për shpëtimin e Donës.
Takimi u bë të nesërmen në darkë, në Romë, në godinën sekrete të informacionit. Në jugperëndim të saj e kishte zyrën drejtori i madh Ardjani, së bashku me dy agjentët e SHIK-ut tonë. Shkuan me makinën e ambasadës sonë në takim. Agjentët ishin ma të mirët e kësaj fushe e që dinin shkëlqyer italisht. Edhe pse kishin pasaporta të shërbimit diplomatik, përsëri iu bë kontroll
. Agjenti’’ Ballisti’’dhe i ‘’Pamëshirshmi’’ zbritën të parët nga makina në hyrje të SHIK-ut italian. Aty ishte një ndërtesë e stilit romak me një derë që ngjante si hark i triumfit, dy selvi të gjata, në mes flamuri italian dhe disa dritare me hekura të trashë dhe poshtë tyre shtresa izolimi. Në anësore kishte dhe dy palma jo shumë të mëdha që të jepnin përshtypjen e një qendre vizitash antike.
Në hyrje kishte dalë drejtori dhe zëvendësdrejtori i shërbimit italian. Për ta ishte hera e parë që shihnin shkrimtarin me famë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

botërore Ardjan Vusho dhe në sy u lexohej qartë gëzimi. Ardjani i përshëndeti itliasht dhe ua prezantoi të dy ndihmësat e vet. -Ky është shoferi im,- tha për Ballistin,- dhe ky është udhërrëfyesi ynë, pra stafi im,-tha për të pamëshirshmin, i cili vetëm buzëqeshi lehtë dhe nuk foli. Hajdeni shkojmë në zyrë,- tha shefi i shërbimit italian. Dhe ashtu u bë. Vargu i dhjetë vetave mori rrugën për në zyrën e shefit të SHIK-ut italian. Ajo ishte në kat të tretë, në një ndërtesë të bardhë, stili romak i përzier me barok. Kishte tri dyer në formë harku dhe me xhama dopio që të jepnin përshtyjen e një kazinoje. Gjthashtu, ndërtesa pesëkatëshe kishte tri dritare për çdo kat. Ato ishin të mëdha edhe pas tyre me gjashtë dritare katrore në çdo kat, parë kjo në pamjen ballore. Për nga stili, ngjasonte shumë me ministritë në Tiranë. Ardjani dhe ndihmësit s´e dhanë veten. Bënë sikur s ´u bëri përshtypje pamja madhështore e ndërtesës. Vetëm iu bindën urdhrit dhe shtuan hapin pas miqve italianë. Në ballë ishte logoja me një çift zogjsh në fluturim, pra lajmëtarë. S’kuptohej mirë çfarë zogjsh ishin në stemën blu, por brenda trupit të zogjve ngjyrë kafe ishte dhe stema kryesore me një shqiponjë të zezë me kurorën sipër, e shoqëruar me dy rrufe poshtë. Ata u ulën në kolltuqet e medha, veshur me lëkurë kafe e në formë u-je. Në mes ishte një tavolinë e madhe, në ngjyrë të zezë. Zyra ishte shumë e madhe, kishte mjaft objekte dhe aparatura, që në pamje të parë të dukeshin si zbukurime antike.
Në prapaskenë, pas derës së xhamtë qëndronin sekretarja dhe ndihmësat e shefit të madh. Zyra kishte një pamje nga rruga kryesore dhe ishte e xhamtë në të zezë. Çdo gjë dukej nga brenda
– jashtë dhe jo anasjellë.
Drejtori ishte një mesoburrë i shkurtër, me flokë të thinjur anash dhe të lyera me xhel. Pastaj u prezantua, quhej Xhuzepe Biskali, një ish-oficer karriere dhe, së fundmi, gjeneral i kthyer në drejtor të përgjithshëm të shërbimit. Gjithashtu, ishte një lexues i mirë i romaneve të botuara në italisht të Ardjanit. -Unë ju njoh me kohë,- tha drejtori. -Kam lexuar romanet tuaja. Te kam ditur në moshë të madhe, por qenke djalë i ri fare. Dukesh dhe si boksier Ureslingu,- qeshi drejtori. -Shkrimtar dy metra s’kam parë kurrë,- tha ai. -Fati e deshi të takohemi kështu, por s’kemi

Flamur BUÇPAPAJ

çfarë të bëjmë. Pasi e pa me vërejtje gjithë stafin shqiptar, pyeti:
„Çfarë dëshironi të pini?“ Së pari ai iu drejtu Ardjanit e pastaj dhe ndihmësve të tij.
-Vetëm ujë,- thanë të tre. -Po kafe doni?- pyeti ai. Shqiptarët panë njëri-tjetrin dhe thanë: „Epo mirë, po pimë edhe kafe. E, ashtu, të vënë në siklet, ata kumçuan pullat e xhaketave të zeza dhe morën qëndrim si gaditu. U mbështetën në mbajtëset anësore të kolltukut zyrtar. E gjithë kjo, pavarësisht se ishin të ulur. Kishin emocione dhe s’dinin ç’të thoshin. Pastaj, u kujtuan dhe thanë “Faleminderit!”, njëherazi të tre, shoqëruar kjo me një buzëqeshje të lehtë. Natyrisht, s’kishin parë zyrë kaq të madhe dhe të punuar kaq bukur, veshur me kompozime gotike dhe të përziera romake.
Poshtë këmbëve kishte një qilim të kaltër, punuar me dorë që krijonte kombinim mes kafes dhe të zezës, tamam si stema romake një herë e një kohë. Këta janë nacionalistë,- tha Ardjani shqip.
-Shikojeni shokë! Në çdo gjë është imituar Roma e dikurshme.
-Haha,- nënqeshën lehtë dy ndihmësit e tij, pasi takuan gotat me njëri-tjetrin. Drejtori i ShIK-ut italian e informoi Ardjanin për reformën që kishte kaluar SHIK-u i tij në vite, që nga themelimi dhe deri tashi. Në veçanti, u ndal në vitin 2007. Në vitin 2007, i gjithë aparati i shërbimeve kombëtare iu nënshtrua një procesi të thellë reformimi në zbatim të ligjit të 3 gushtit 2007, nr. 124, i cili themeloi Sistemin Informativ për Sigurinë e Republikës .
Legjislacioni i ri futi risi të tilla si: „ Konfigurimin e menaxhimit të përgjithshëm dhe përgjegjësisë së Presidentit të Këshillit të Ministrave të Republikës italiane , i cili është përgjegjës për emërimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, të secilës prej dy agjencive të reja, pra Informacionit të Jashtëm; Agjencia e Sigurisë së Jashtme të Informacion (AISE) dhe Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Informacionit (AISI) me koordinim të Departamentit të Informacionit për Sigurinë (DIS) e Kryeministrisë.“
AISE-së i është besuar veprimtari informative për kërcënimet e sigurisë së Republikës nga jashtë, kundërspiunazh jashtë kufijve kombëtarë dhe aktivitete kundër përhapjes së armëve. AISI nga

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ana tjetër, kryen veprimtari mbi grumbullimin e informacionit për mbrojtjen e sigurisë së brendshme të Republikës dhe të institucioneve demokratike, si dhe ato për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe kundër spiunazhit në territorin italian.
Ardjani falenderoi për cilësinë Shefin e Paralmentit të Shqipërisë. Drejtori i SHIK-ut tha: Përpara se të kalojmë te halli juaj, i nderuar president, dua që për dy romanet tuaja, të cilat unë i kam blerë para një viti , të kem nga ana juaj një autograf. Edhe dua të bëj fotografi me ty. Kjo është dëshira e dytë,- qeshi drejtori italian.
-Nuk besoj se do t´më jepet më rasti t´ ju takoj, -shtoi ai gjithë përulësi dhe respekt në drejtim të Ardjanit. -Shkrimtarët e talentur janë me pikatore,- tha drejtori. -Gjithçka e mirë është e pakët, -qeshi lehtë ai me fjalët e veta.
-Kombi im është i nderuar që ju keni ardhur këtu sot dhe kërkesa juaj për nënshtetësi do të firmoset sot nga unë, pastaj do t`i përcillet Presidentit të Republikës.
Është po krenari për ne që ju të jeni nënshtetas italian. Besoj se të gjitha gazetat do ta publikojnë këtë ngjarje të madhe sepse nuk ka asnjë vend evropian dhe në ShBA që të mos ju njohin ju dhe veprën tuaj. E dua dhe për arkivën tonë, se s’ka pasur kurrë një vizitë të tillë, kaq të rëndësishme në zyrën tonë. Jemi të lumtur dhe, pas takimit me presidentin, do t`ju ftoj të hani një drekë në shtëpinë time, këtu në Romë. -Faleminderit!- tha Ardjani.- Ky është një nder i madh që më bëni. -Atëherë le të kalojmë te problemi për të cilin dhe është organizuar ky takim,- tha shefi i SHIK-ut italian.
Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me homologun tonë në Tiranë dhe kemi punuar së bashku me të për të zbardhur ngjarjen. Si përfundim, kemi këto rezultate: „Pasi shërbimi juaj ndërhyri në bazën e tyre, u arrestuan në flagrancë njëzet kriminelë, të cilët kanë kryer krime edhe këtu në Itali. Shumë prej tyre ua kemi filluar edhe procedurat e ekstradimit. Në Tiranë është bërë një punë e shkëlqyer. Janë kapur vrasës dhe përdhunues të mëdhenj, të cilët kanë kryer krime në Itali.
E dyta: gruaja juaj është rrëmbyer në zyrën e saj, rreth orës

Flamur BUÇPAPAJ

njëzet e dy të natës. Është rrëmbyer, pasi i kanë futur lëndë narkotike me efekt gjumi dhe paralize. Ajo është rrëmbyer në bashkëpunim me sekretaren e saj, e cila është kriminele dhe do arrestohet pas dy orësh. Sapo i nisëm pamjet nga këtu shefit të SHIK-ut, Tiranë. Pastaj, i nderuar kryetar,- tha drejtori i SHIK- ut italian, -është marrë me dy furgona të bardhë dhe është transportuar në Radhimë, te skafi personal i Samir Vushos. Pra, kemi pamjet e krejt udhëtimit, ku kanë ndaluar në Brindizi, dhe përfundimisht është dërguar në Milano, në lagjen “Ticineze”, nëse e keni parasysh,- tha drejtori i SHIK-ut Italian”.- Jo s`e kam,- tha Ardjani,- por do më ndihmoni ju me pamje dhe orientim të saktë,- iu përgjigj Ardjani.- Poo, patjetër,- ia ktheu drejtori italian. Sipas informacioneve, e kemi lokalizuar në zonën dy të kësaj lagjeje.
Është krejt e rrethuar nga grupi italian i mafies siçiliane. S’ësht grup i përmendur ma para, por është shumë i dhunshëm dhe ka kryer terror kudo në Milano, dhe në jug të Italisë. Në këto kushte, ata, gruan tuaj, po përgatiten ta nxjerrin si prostitutë në rrugë. Si duket deri tashi s´e kanë nxjerrë sepse kuptohet, ajo ka kundërshtuar. Dhe mendohet se po përdorin metodën e drogimit, dhe të humbjes së kujtesës. Pastaj, meqenëse ajo është shumë e bukur, duan të fitojnë shumë para me të duke e shfrytëzuar në maksimum, ashtu si gjithë të tjera… edhe s’po nguten.
Fatkeqësisht, numri i vajzave dhe grave të ardhura nga Shqipëria i kalon të njëzet mijët deri tashi. Të gjitha shërbejnë në rrugë dhe eskortë dhe, janë në shërbim të drejtpërdrejtë të këtij grupi kriminal. E vërteta është se ne i kemi infiltruar shumë agjentët tanë atje brenda dhe presim të na vijnë deri në darkë informacionet e sakta mbi atë se ku është dhe ku e kanë çuar gruan tuaj.
Unë ju dhashë një informacion konfidencial zoti President i Parlamentit të Shqipërisë,- tha ai,- sepse jam adhurues i romaneve tuaja dhe kam kënaqësinë të jem me ty, por më vjen shumë keq që u takuam në këto rrethana. Edhe, duke qenë se jeni shumë i mërzitur, sonte ju ftoj në shtëpinë time. Dua t´ju prezantoj me fëmijët e mi , me familjen time, sepse edhe ata kanë lexuar gjithçka që ju keni shkruan në italisht. Gjithashtu, kërkesën tuaj

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

për nënshtetësi e kam përcjellë në presidencë dhe besoj se për një javë, ju do të jeni dhe nënshtetas italian.
Kam dëgjuar se keni konkurruar këtë vit dhe për çmimin Nobël në letërsi. Gjithashtu, kolegët e mi atje më kanë informuar se keni konkurruar edhe për çmim Nobël në fizikë, gjë e jashtëzakonshme kjo. S’ka ndodhur kurrë gjë e tillë. As Ajnshtanji s´i ka bërë dot të dyja, por i bëre ti. -Përgëzime zoti Ardjan!- tha drejtori i SHIK- ut italian. Ardjani s’foli deri në fund. Pastaj mori fjalën:
I nderuar drejtor!- tha ai,- Ju flm shumë për çfarë keni bërë për familjen time! Edhe faleminderit për fjalët e bukura në drejtimin tim! Edhe për gjetjen e gruas sime. Prandaj, ju kërkoj si vëlla të më ndihmoni ta gjej, pa kaluar shumë kohë, sepse ata do ta drogojnë dhe do ta nxjerrin në rrugë. E dyta, dua një foto të këtij Saimrit. Dhe e treta, bëjeni të pamundrën për lokalizimin e tyre. Më saktë, ku ndodhet ajo në këto momente, sepse ajo është një femër shumë e fortë e s`e kontrollojnë dot, vetëm nëse e drogojnë dhe ia humbin kujtesën. -Fatkeqësisht,-ndërhyri në bisedë drejtori i SHIK-ut italian,- është dhe shumë e bukur dhe e duan për eskortë, se fitimi është shumë i madh. E kupton? -Po po,- tha Ardjani dhe lotët i rrëshqitën nëpër faqe. -Drejtor!- tha ai.- Ata do të ma paguajnë shumë rëndë këtë veprim. Unë jam nga veriu i Shqipërisë dhe ne marrim gjak për çdo vrasje dhe cënim të nderit e të familjes, sepse për ne ata janë të shenjta. Tek ne, po ia vrave gruan dikujt, je në dy gjaqe. Gruaja, për ne në veri, është e shenjtë dhe e paprekshme. Ata janë hasmi im. S’ka asnjë shtet apo mafje italiane që i shpëton.
– E di e di,- tha shefi i SHIK-ut, por durim. Deri nesër, besoj do t`i kapim. -Këtë s`e di,- tha Ardjani . Ju më jepni vendndodhjen dhe shikoni ç’ju del atyre pastaj. E dyta: dua foto të këtij Samirit dhe kjo është kryesorja për mua. Nëse ai jeton d.m.th., unë kam vdekur,- tha Ardjani.- Unë do e ndjek kudo atë dhe farefisin e tij. S’ka asnjë mundësi shpëtimi nga unë.
Nësë është mësuar t`ju rrëmbejë gruan të tjerëve, d.m.th. iu ka ba deti kos, siç dhe themi ne ne veri të Shqipërisë, me mua do i dalë shumë keq. Tashi është koha me i dalë edhe gjumi, edhe pija. Dikush duhet t`i ndalojë dhe jo t`i dënojë zoti drejtor.

Flamur BUÇPAPAJ

Dikush duhet t`i vrasë. S’duhen lënë në mëshirë të gjykatësve të korruptuar këta njerëz. Ata, sa të jetojnë vrasin, përditë të pafajshëm. Janë grabitqarë dhe shumë të dëmshëm për çdo shoqëri, kështu që dënimi i zotit duhet t`u bjerë në kokë.
-Parimisht jam dakord,- tha shefi italian, por zyrtarisht s`e them dot, i nderuar,- tha ai. -E di, kemi shumë grupe të tilla këtu. Është sistemi kapitalist që ua ka lëshuar frenat nga goja këtyre plehërave,- tha Ardjani.- Por kapitalizimi ka ligje dhe rregulla, në bazë të të cilave ekziston dhe funksionon shteti juridik. Duhet goditur ma keq se në komunizëm. Do t`i kapim, i nderuar Ardjan,- tha prapë kryetari i SHIK-ut. -E di, më dhatë shumë informacione të rëndësishme,- i tha drejtorit Ardjani.- Këto ne në Shqipëri s`i kishim gjetur kurrë.
Por edhe ndërhyrja juaj do vonojë, sepse ka shumë burokraci dhe firma për të hedhur. Koha nuk pret,- i nderuar drejtor, -dhe se kam dëshirë që vizitën tek ti, ta bëj bashkë me gruan time, dhe në emër të zotit t`ju falenderoj dhe me atë për gjithë çfarë po bëni për ta liruar. E shoh që keni arritur në objektiv dhe jeni gati ta sulmoni.
S’është pak që në kaq pak kohë ju keni gjetur ku qëndrojnë edhe keni pamje filmike, të cilat bëjnë shumë punë dhe në gjykatë, nëse shkon puna aty. Ama, duhet t`i informojmë dhe në Shqipëri se edhe ata më kanë ndihmuar shumë. Ju kam borxhli jetën atyre. Ama, na ndihmoni që pas gjetjes së gruas sime t`i bëjmë publik të gjithë emrat e kësaj bande, me prapavijë policinë sekrete të regjimit të kaluar dhe me sponsorizim të drejtpërdrejtë të Shërbimit Informativ Grek. -E di e di,- qeshi drejtori. – Qenke shumë i informuar. -Po zotëri, atje te ju ka rrezik për trazira e përmbysje pushteti me dhunë. Ne në ditët në vazhdim do informojmë SHIK-un e Shqipërisë për çdo gjë. -Faleminderit!
-tha Ardjani.- Po bëni një punë shumë të madhe për shpëtimin e demokracisë në vendin tim.
-Edhe unë jam i djathtë,- tha drejtori italian,- pavarëshit se jam i depolitizuar në punë. Vota ime ka qenë për Berluskonin. Familja ime ka qenë pronare e madhe tokash dhe vreshtash,- tha drejtori. -Jemi tradicionalë me të djathtën, sepse e djathta ka bërë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Italinë dhe do e bëjë edhe Shqipërinë. -Aa, më dhatë një lajm shumë të madh, pra jemi kolegë të djathtë. Ardjani u çua dhe e përqafoi atë. -Tashi të kam dy herë mik, se të them të drejtën, këtu në Itali ka shumë të majtë dhe jam shumë i mërzitur me të majtën atje të ne, se më duken krejt komunistë internacionalistë.
-Po po,- tha drejtori.- Krejt njësoj janë komunistët kudo në botë, janë plehëra pa familje dhe atdhe. Hahaha,- qeshën krejt të pranishmit. -E majta socialiste është fatëkeqësi kudo,- tha Ardjani. -Askund nuk bëjnë punë, vetëm publicitet kanë.
Janë të pamëshirshëm dhe kanibalë ndaj kundërshtarit. Po të kapën pa mendje,- tha Ardjani,- siç më kapën mua, të bëjnë copa- copa. S’kanë mëshirë as kristjane, as islamike. Janë monstra me fytyrë njeriu. Kanë të njëjtat ide. Njësoj si idetë e komunistëve të dikurshëm. Njësoj si ata janë edhe familjet e tyre, të cilët nuk janë rinovuar fare. Ama, duhet ta ndalojmë këtë farë të kuqe leniniste, ortodokse. Drejtori nuk tha gjë, vetëm tundi kokën. -Ne na shkon shumë muhabeti bashkë,- tha përsëri drejtori.- Qenkemi në një skuadër bashkë. -Haha,- qeshën lehtë të pranishmit në takim.
-Besoj se do ta gjejmë gruan tuaj të paprekur. Edhe, do zoti të jemi bashkë në një drekë familjare,- i tha drejtori i SHIK-ut Ardjanit. Pas një pauze Ardjani tha: “Zoti në qiell dhe ju në tokë, na ndihmoni!” Ju do të jeni zoti shpëtimtar në tokë, drejtor. Po të doni ju, bëni të pamundurën dhe ma gjeni gruan. Unë kudo do ta përmend emrin tuaj dhe të instuticionit tuaj për ndihmën e madhe që më keni dhënë dhe po jepni. Institucioni juaj është shumë i zoti dhe shumë profesional në luftën ndaj krimit të organizuar,- tha Ardjani. -E di që bëni shumë për shtetin dhe për të pambrojturit, prandaj edhe ne sot jemi nevojtarë dhe të pambrojtur, përballë kësaj mafie të fuqishme. Vetëm ju na shpëtoni ,-iu lut Ardjani atij. -Patjetër zotëri,- iu përgigj drejtori, ndërsa piu edhe pak nga kafeja që kishte lënë në fund të filxhanit, me ngjyrë të bardhë e me fije argjendi, të imituara nga e kaluara. Filxhana që ngjanin me ata të perandorisë romake dikur. Fijet e argjendta binin kryq e tërthor e që e kryqëzonin atë plotësisht. Kurrë s`kishte parë kompozim të tillë Ardjani.
-Dakord shef,- i tha drejtori atij. -Sonte do t`ua dërgojmë të

Flamur BUÇPAPAJ

gjithë informacionin karabinierisë dhe policisë tjetër sekrete. Do zbarkojmë me gjithë forcat atje. Do çomjë agjentët ma të mirë të terrenit në Milano. S’ka asnjë forcë që të na thyejë ne dhe drejtësinë tonë,- tha drejtori. -E di , e di,- iu përgjigj Ardjani që ndërkohë edhe ai mori filxhanin e kafesë dhe piu pak, pasi deri tashi asgjë s’kishte pirë. Vetëm kishte folur dhe shpjeguar . Kostumi i tij i zi dhe këmisha e bardhë i jepnin hijeshinë e një Top Modeli, po gjithashtu dhe të një gladiatori ose si te shërbimi sekret i presidentit të Amerikës. Drejtori s’kishte parë kurrë shkrimtar dhe drejtues parlamenti në përmasa të tilla, që të lë përshtypjen e një gladiatori romak dhe ka ardhur në Kolose për ndeshje, për jetë a vdekje më kundërshtarin e vet po aq të frikshëm.
-E di zotëri,- i tha drejtori atij,- ndërsa u ngrit pak në këmbë dhe bëri dy hapa, e pasi u kthye, la diçka në tavolinën e mesit të punës së tij dhe tha: “Ata mafiozët do ta kenë punën pisk. E di që do ua presësh veshët dhe do i çmontosh si grup. Ata vërtetë s`e dinë me kë janë kapur dhe futur në hasmëri. E them këtë për shkak të nuhatjes sime prej polici. Mendoj se do t`u dalë shumë keq atyre, por ju duhet të na e lini ne në dorë, të zbatojmë ligjin dhe ju të mos digjeni. Edhe gruan tuaj ta kthejmë shëndoshë në shtëpi. -Po po, pa merak,- iu përgjigj Ardjani. -Do të pres ç´do të bëni ju si shtet bashkë me shtetin tim, pastaj do flas unë në fund. -Dakord zotëri,- tha drejtori.- U bëftë më e mira! Edhe mbretëroftë paqja dhe ligji kudo në Itali dhe në atdheun tuaj!- tha ai.- Por gjithmonë ka pasur dhe do ketë njerëz të këqinj dhe të jashtëligjshëm. Detyra jonë është t`i kapim dhe t`i çojmë para ligjit si gjithmonë. Edhe ju e dini se që të funksionojë drejtësia. Duhen prova, fakte dhe gjurmë,- tha ai. -Gjithçka po e bëjmë gati dhe do t´ia çojmë drejtësisë, si këtu dhe atje.
Atje në Tiranë,- tha drejtori gjatë operacionit të shërbimit të fshehtë,- kemi gjetur prova të padiskutueshme për gjithë grupin kriminal. Kriminelët e arrestuar atje do ekstradohen në Itali dhe do të marrin dënimin e merituar. Besoj do të rrinë gjatë pas hekurave dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend kudo në botë.
-Faleminderit i nderuar drejtor,- tha Ardjani.- Dua nga ju që sonte

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ta kryejmë si punë, se ata do e vrasin dhe do e përdhunojnë. Ata do ta vrasin, sepse e di mirë se gruaja ime do i sulmojë menjëherë, sapo t`i dalë efekti i narkotikëve që i kanë injektuar në trup. Dhe ata në kuadër përgjigjeje do e copëtojnë. -Ëë,- tha drejtori,- e di, por kemi çdo gjë nën kontroll. Të kam gjetur fotografitë e këtij Samirit. I do? -Popo, si s`i dua?- zgjati zërin Ardjani. -Ky është kapoja Samiri. – Patjetër, m`i jep pra,- tha Ardjani. Ai bëri një telefonatë të shkurtër e, pas një vonese të vogël, shefit i sollën dhjetë fotografi të Samirit. Ata ia dhanë në dorë direkt drejtorit, i cili ia dha Ardjanit. Ardjani hapi sytë dhe po shikonte si i marrë fotot e kriminelit. -S`e kam parë kurrë këtë njeri,- tha Ardjani.
-Ka qenë në burg, në Greqi,- tha drejtori italian.- E kanë liruar
dhe tashi është bërë i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm.
Sa hërë vjen në Itali, ai rreshton prapa një mal me viktima. Është ma i dhunshmi, ma i keq se mafia jonë. Ai është psikopat, Zoti Ardjan,- tha drejtori italian. Ne kemi përgaditur agjentët tanë më të fortë dhe, po ashtu, kemi dërguar gjithë makinat tona të përgjimit në atë zonë. Kemi bërë dhe po bëjmë përgjim ambiental. Kemi gjetur vendndodhjen e nëpërmjet sistemit Gsm po përgjojmë telefonat, dhe nëpërmjet algoritmit Compv2 çdo sms që shkon te ata dhe çdo telefonatë kalon tek përgjimi ynë. Gjithashtu, kemi klonuar kartat e telefonit të çdo anëtari bande. Kemi dërguar atje varëse rrobash, të cilat varen në mur, në ambientet e brendshme e në pjesën e sipërme kemi vënë kamera. Këto varëse i kemi futur edhe në tualete. Në çdo tavolinë të tyre kemi vënë orë me kamera. Agjenti ynë A4 dhe Agjentja ‘’sportistja’’ kanë ndërruar syzet e tyre dhe në vend të tyre janë vënë syzet tona me kamer, të cilat ruajnë film deri në katër orë. Gjithashtu kemi futur dhe librat spiunë me kamera, të cilat i komandojmë me pult, me valë Uireless. Librat janë të pajisur me kanal trasmetimi 2.4ghz. Jua kemi ndërruar çakmakët me çakmakët tanë spiunë. Kemi futur për çdo dhomë ventilatorë me kamera dhe po ashtu kemi futur dhe çelësat e makinave me kamër dhe regjistrojnë çdo gjë që flitet në makinë. Kemi futur dhe dy arka birre me kanoçe spiune me kamera që regjistojnë shumë orë.

Flamur BUÇPAPAJ

Kemi futur stilolapsa , kuti letrash, kollare spiune. Kemi futur njëzet e pesë vazo spiune dhe rripa mesi për bandën, dedektor duhani dhe kapele sportive spiune.
-Uaa!- lëshoi një tingull habie Ardjani dhe shoqëruesit e tij.
-Jeni të frikshëm komandant,- tha ai.- As mua që jam shkrimtar, s’më kishte shkuar mendja kaq thellë, prandaj ju fitoni gjithmonë me bandat. Jeni të pakorruptuar dhe s’keni asnjë mëshirë ndaj krimit. Shpresoj që këto metoda t`ua çoni dhe t’ua mësoni dhe agjentëve shqiptarë, sepse do bëni një vepër shumë të madhe patriotike,- tha Ardjani. -Po,- tha drejtori,- kemi trajnuar shumë nga oficerë tuaj dhe vazhdojmë t`i trajnojmë çdo vit, sepse shërbimi ynë është më shumë inteligjencë, pra teknik. Nëse s`kemi të dhënat e fundit të shkencës, s`kemi si t`i kapim keqbërësit, sepse dihet, ata investojnë shumë në tekonologjinë e tyre të krimit
Ata kanë bllokuar valët rreth zonës së tyre, kanë blerë celularë prej njëzet e pesë mijë eurosh. Quhen celularët 00. Kapin dhe përgjojnë çdo numër që duan, i futen kujtdo në telefon. Po të kenë dhe numrin tim, marrin gjithë sms dhe telefonatat që unë bëj. Kanë ecur përpara kudo, sepse kanë para dhe kanë marrë pranë tyre shkencëtarët ma të mirë lindorë. Fatmirësisht, ne e kemi zbuluar këtë grup edhe besoj se sonte do t`i japim fund edhe këtij Samirit, por mendoj që ky ka prapavijë politike Ardjan,- iu drejtua atij drejtori. -Kundërshtarët tuaj politikë, besoj e kanë paguar të të dëmtojë ty. Kanë marrë hak për ato që ti u ke bërë gjatë revolucionit demokratik në Shqipëri. Sigurimi sekret,- tha drejtori,- ka qenë një organizatë terroriste. Ka bërë shumë vrasje këtu në Itali. Kuptohet, kanë vrarë kundërshtarët politikë, krahun e djathtë, pra diasporën antikomuniste e nacionaliste. E kam studiuar që në shkollë këtë fenomen,- tha drejtori italian. -Komunizmi është kudo njësoj dhe i frikshëm. Fatkeqësisht, njerëzit s`e kuptojnë dhe i votojnë. S`e kuptoj kur socialistët kudo bëjnë krime dhe terror ndaj popullsisë vendase. S`e kuptoj si i votojnë.
Edhe këtu te ne kanë mbretëruar njëzet vjet socialistët. Edhe këtu i kanë sjellë dëm të madh Italisë. Kanë sjellë regres

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

papunësi, varfëri dhe ngritje taksash. Ata urrejnë të pasurit dhe për vete bëjnë miliona. Çdo udhëheqës i tyre është milioner e bën sikur i do punëtorët, sikur i urren të pasurit. Kjo është ironia e pashkollsave që i votojnë. Shiko çdo udhëheqës majtist, kudo në botë, ka pasur dhe ka miliarda dollarë pasuri dhe bizhuteri ari dhe argjendi, numra llogarie dhe biznese në Amerikë, ndërsa luajnë teatër me të varfrit. Ata, edhe kur janë në pushtet, s’bëjnë asgjë për ta, por çuditem si marrin vota. Kjo më streson,- tha drejtori italian. Komunizmi është kudo njësoj. Komunistët,- tha Ardjani,- janë masonë të fshehtë, që drejtohen nga ndonjë pervers homoseksual, që ka blerë kudo dhe bën botën çorape. Në krye të tyre duhet të jetë ndonjë homoseksual i pashpirt që don ta çojë botën në kaos dhe rrëmujë. Ata janë të rrezikshëm edhe në Amerikë vëlla,- tha Ardjani,-e jo këtu te ju dhe te ne që jemi kot. Sidomos ne, tre milionë jemi. As sa një lagje juaja, por kemi vend që trigonometrikisht ka pozita shumë dominuese në Ballkan dhe në Jugun e Evropës. Pikat trigonometrike nga Shqipëria bëjnë që të dominosh me një rreze shumë të shkurtër veprimi shumë vende të rajonit, deri në Afrikë.
Ashtu është zoti Ardjan,- tha drejtori, – por shyqyr zotit ju tashmë jeni në gjirin tonë dhe të demokracisë edhe s’do lejojmë më kthimin në lindje, se domini rus ka marrë fund përgjithmonë. Po ta shikosh dhe ekonimikisht, Amerika është dyqind vjet para të gjithëve, si në ekonomi dhe ushtri, prandaj jam i qetë,- tha drejtori italian. -Këta pabuksat komunistë,- tha Ardjani,-do të sjellin shumë varfëri dhe revolucione për popullit tim. Do t`ju lutesha ju dhe krejt qeverisë suaj që të ndërhyni sa më shpejt, sepse ata do të na përmbysin dhe do të na kthejnë përsëri mbrapa, aty ku dhe kemi qenë.
Policia sekrete e ish-regjimit, garda e tyre ka patur mijëra të punësuar, të cilët tashi janë militantë të tyre, shtoja dhe bashkëpunëtorët e sigurimit dhe e dini se sa bëhen?! -E di,- tha drejtori,- i gjithë ky kontigjent janë në gadishmëri kundër nesh. -E di zoti drejtor,- shtoi Ardjani,- janë dhe mjeshtër të propagandës . Ata bëjnë sikur janë pushkatuar, sikur janë burgosur. Kanë gazeta
,kanë para, kanë dhe mbështetje jashtë Shqipërie. Si ka mundësi

Flamur BUÇPAPAJ

që shumë prej tyre kanë fituar të drejtë azili në ShBA e vende të tjera dhe asnjë prej tyre s’është shpallur NON GRATA. -Ëë, qesharake, po varja,- tha Ardjani.- Besoj që ju do ta informoni qeverinë tuaj për këto që ju thashë. Në atdheun tim ka grupe kriminale të ish-sigurimit, të maskuara si bisnesmenë dhe po bëjnë kërdinë, duke mashtruar në të gjitha drejtimet. Nëse nuk ndërhyni ju, atje do jetë një dëm aq i madh kombëtar, saqë s’do të ketë ma Shqipëri fare. Këtë ua kërkoj edhe si mik, por dhe si shkrimtar ndërkombëtar. Mendoj,- tha Ardjani,- që banditët, punë muajsh do e rrëzojnë pushtetin demokratik dhe do sjellin dhunë dhe terror atje. Mentaliteti i tyre është se Shqipëria është e tyrja dhe e fëmijëve të tyre. Kujtojnë që janë pronarë të Shqipërisë, vetëm sepse mundën ballistat dhe mbretin në luftën civile dhe ne na nënvlerësojnë. Kujtojnë që ne jemi si ata, sepse nuk ngritëm armët kundër tyre. Natyrisht, kohët kanë ndryshuar. Ne do u përgjigjemi njësoj. Perëndimi s’duhet t`i ndihmojë këta dhe udhëheqësit e tyre të korruptuar e mafiozë. Ndryshe unë do jem ai që do ju vë pushkën atyre kurvave. E po dola unë, ushtria ime do kalojë milionin. Kështu që ndaloni pisat, sa s’është vonë. Hakmarrja ime dhe e jona s’do njohë kufij pastaj.
Ata, pasi dolën nga takimi u nisën direkt për në Milano me tren. Ardjani ishte shumë i mërzitur, por në të njëjtën kohë dhe entuziast se do ia dilte. Gjithashtu ai bëri një mik shumë të mirë dhe të zgjuar, siç ishte drejtori i SHIK-ut italian. Ka njerëz të mirë në botë akoma,- tha Ardjani, kur doli nga takimi. -Shpresoj, të kapim orën, kur do ndërhyjë policia italiane dhe shërbimet e fshehta. Do ta kapim patjetër!- thanë agjentët e SHIK-ut të Shqipërisë, të cilët po e shoqëronin atë. Ne do shkojmë në Milano sonte, gjallë a vdekë!- thanë ata.- Mos ke merak! Do kapim dhe orën e sulmit,- i tha Ballisti, ndërsa i mori valixhen dhe e futi në mbajtësen e trenit që po udhëtonte drejt lirisë së tij dhe me shpresë drejt lirisë së gruas së tij.
Ajo kishte një javë që ishte mbajtur peng në lagjen historike të vjetër ticineze. -Ajo është një trime e vërtetë! tha Ardjani. -Nëse ka shpëtuar gjallë deri tashi… ajo shpëton! Asgjë tjetër s`i dua zotit! Dua vetëm Donën të gjallë e pastaj gjithçka tjëtër do të

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

rregullohet. Mbase, do zoti e gjej gjallë! Kjo është lumturia ime! Kjo është gjithçka që dua! Dhe ra në gjunjë, duke u lutur.
DONIKA

Ajo ishte transportuar po atë natë me skaf nga Vlora në Brindizi dhe grupi tjetër e kishte marrë me makina, dhe e kishte transportuar drejt e për në Milano. Donika quhej mall shumë i mirë dhe me të mendohej të bëheshin miliona, si duke punuar eskortë apo dhe në vende të tjera, me qëllimin shfrytëzimin e trupit të saj për të pasurit e Milanos. Ajo u dërgua të vila e vjetër, aty ku s’ka kamera dhe aty s’ka asnjë mundësi për ta gjetur policia e të dyja vendeve.
Vila ishte dykatëshe, e vjetër dhe me njëzet dhoma gjithsej. Të gjitha dhomat të punuara me stilin e vjetër të Milanos. Brenda kishte mobilje të vjetra njëqindvjeçare. Ajo mbahej e lidhur në kat të dytë, në një dhomë katër me pesë, ku kishte dhe izolim akustik, në mënyrë që dhoma të mos depërtohej nga zërat. Pas dy ditësh në gjumë nga ilaçi, ajo u zgjua dhe filloi të bërtasë. Poshtë në katin e parë, rrinte në gadishmëri krejt grupi shoqërues dhe shumë roje të tjera që shëtisnin në rrugën përreth vilës, mbledhur në formë rrethore, në mënyrë që të kontrollonin me saktësi vendin. Brenda vilës kishte disa toilete dhe në çdo dhomë kishte tryeza mesi, dhe varëse rrobash. Dollapët e vjetër ishin plot rroba dhe varëse rrobash, të cilat ishin varur nëpër muret e shtëpisë së vjetër, të quajtur vilë milaneze. Jashtë në rrugë kishte njerëz që shëtisnin dhe bënin blerje. Njerëzit, sidomos femrat që, edhe pse bënin blerje ditën, përsëri dilnin natën, në dritën e reklamave dhe shijonin dyqanet e panumërta që ishin atje. Në përgjithësi rrugët antike ishin me kalldrëm dhe të ngushta.
Italianët nuk flasin gjuhë të huaja. Anglishten e flasin vetëm emigrantët. Milano ka shumë gra të bukura dhe elegante. Të gjitha mbajnë në qafë shumë bizhuteri të shtrenjta. Burrat vishen me pantallona xhinsa, bluza dhe këpucë tepër elegante. Këtu të bën përshtypje se si ka mundësi, që ka shumë burra që mbajnë vathë në vesh. Askund në botë nuk ka kaq shumë burra me flokë të lyera me xhel edhe gra brune me të njëjtin model flokësh. Të

Flamur BUÇPAPAJ

gjithë milanezët kanë syze dielli, të cilat nuk i ndajnë nga vetja as në metro. Sigurisht, edhe celularët i shoqërojnë në codmonet të jetës së tyre, ndërsa sezoni i blerjeve të mëdha fillon më dhjetë korrik dhe zgjat plot tri javë. Atëherë do ishte mirë të bëni shoping. Kur të shkoni në qendrën historike të qytetit, mos harroni të shkoni në Duomo e të ngjiteni në galeri dhe të shkoni kulmin e katedrales, i cili është mjaft i pjerrët dhe i rrëshqitshëm. Duhen disa aftësi alpinisti. Teatri La ‘’Scala’’ frekuntohej ma shumë nga të huajt sesa nga ata, vetë banorët e qytetit. Ky qytet s’mund
të vizitohet për tri ditë. Duhen patjetër tri javë apo ma shumë.
Rruga “Viktor Emanuele” kishte shumë vizitorë që shkonin dhe vinin. Vila në fund të rrugës ishte e braktisur me kohë nga pronarët e saj. Tashi kohët e fundit,- thanë qytetarët,- kemi parë njerëz që hyjnë dhe dalin. -Më duket se e kanë marrë emigrantët shqiptarë me qera,- i tha një grua Ardjanit.
Ata arritën rreth mbrëmjes në Milano dhe morën taksi për të shkuar te lagjja antike, me qëllim që të gjenin vilën misterioze për të cilën i foli drejtori i SHIK-ut italian.
Donika kishte tri ditë që ishte zgjuar dhe bërtiste e ulëriste me zë të lartë aq sa u detyruan t`i çojnë vetë shefin e madh, Samir Kaushi për të biseduar me të. Përshëndetje patriote!- i tha ai. Dona ngriti kokën dhe e gjeti veten me pranga në duar dhe me zinxhirë në këmbë. -Kush jeni ju zotëri?!- tha kjo tek i hodhi sytë gjithë përbuzje atij. – Jam Samiri nga Vlora. Ajo i tha: “Ti s’mund të jesh vlonjat! Duhet të jesh evgjit, sepse s’ka vlonjat me këtë surrat dhe shtat- xhuxh”. – E zonjë,- tha ia duke qeshur,- qenkeni hokatare. E shikoj që do merremi vesh bashkë lehtë, -ndërsa bëri dy hapa drejt saj. Pastaj ndaloi sepse fjalën e mori Dona.
-A mund ta di se përse më keni rrëmbyer dhe se çfarë ju kam bërë?!- pyeti Dona, e cila mbante veshur po ato rroba që kshte atë natë në punë: xhaketë të zezë, pantallona të zi dhe një bluzë blu në të errët. Ajo ngriti kokën si për ta parë ma qartë Samirin. Samiri e vështroi me vëmendje të plotë, pastaj iu përgjigj: “ S’ju ka marrë kush peng zonjë. Thjesht, mua më keni rënë në sy, kur isha në Vlorë, si një grua shumë e bukur. Mund të them me bindje të plotë një grua e paparë ndonjëherë në Vlorë dhe kështu rashë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

në dashuri me ty. Si i thonë rashë në dashuri me shikim të pare”.
-Ashtu?!- tha Dona. -Dhe dashurisë sate i vure prangat, dhe e rrëmbeve?! Bravo patriot!!!- tha ajo me ironi. -Ju po talleni!- tha ai. -Po a e keni idenë se kush jam unë?- Po ti, e ke idenë kush jam unë?- tha përsëri ajo. -Po!- tha ai,- Jeni Dona Malaj, drejtoresha e Teatrit dhe Operas së Vlorës. Në rregull?!- tha ai.
-E gjeta?! -Ndërsa unë, s`ju njoh fare ju zotëri,- tha Dona. -Po a e dini se gruaja e kujt jam? – Po,- e dimë,- tha ai duke qeshur. -E atij shkrimtarit pra. -Hahaha!- qeshi provokueshëm ai. -E keni idenë që ai shkrimtari ju copëton juve apo jo?!- tha ajo.- Po , e dimë,- tha Samiri. -Do mbajë zi për ty nja një javë, do shkruajë poezi që të humbi edhe kaq. Gjen dashuri tjetër ai. Shkrimtarët janë si pijanecët. Gjithë ditën tapë rrinë. Disa që njoh unë këtu edhe drogohen. Hahaha! Ç’më bëre për të qeshur zonjë e bukur. Harroje që ai vjen pas teje. Ai s`të meriton ty. Ti je një zonjë yll. Ne të dy do bëjmë namin këtu! Do të martohemi bashkë dhe do të bëjmë milionat. Si thua patriote?! Se jemi edhe patriotë. Po ti, ç’deshe me një malok moj zonjë? Gjithë ajo Shqipëri, shkove dhe na gjete një malok. -Ahaha,- qeshi ajo me përbuzje. -Të siguroj që i ke orët të numëruara nga ai maloku që ty s`të hyka fort sy,- i tha Dona tërë krenari. -Tashi, po fole për atë plehrën shkrimtar, do të të rrah keq,- tha Saimiri. -Plehrë je ti dhe madje më shumë se plehrë. Plehrë dhe shumë i shëmtuar! Vetëm e vdekur pranoj të bëhem gruaja jote! Plehrë!- thirri ajo. Ai u afrua dhe pa pikë mëshire e qëlloi dy herë me grusht në fytyrë. Shiko, më dhimbset ta prish këtë fytyrë të bukur,- tha Saimiri, i cili ishte veshur i tëri me të zeza edhe, si për ta theksuar të zezën, kishte vënë dhe syze të bukura e të errëta dielli, po aq të zeza sa veshja. Në kokë mbante edhe një kapelë të zezë me nuanca kafeje. -Zonjë!- tha ai.- E para, burri yt shkrimtar dhe pijanec apo ku ta di unë se farë, as nuk kujtohet të të gjejë ty; dhe e dyta, ai s’ka asnjë mundësi të kapet me mua.
Unë kam një ushtri kriminelësh në dispozicion. Ose më saktë, unë jam kapoja i tyre. Kam miliona dollarë e prona këtu në Milano, por edhe kudo në Itali. Njëzet skafe punojnë për mua në Adriatik. E di si e kam bërë Otranton?! Si autobus unaze Hahaha,

Flamur BUÇPAPAJ

shkoj dhe vij plot me emigrantë. Asnjë s’më ndalon dot më mua. Kam shoqëri me gjithë mafjen dhe politikën këtu në Milano. Shqipëria, së shpejti do të bëhet provinca ime. Do rrëzoj edhe pushtetin e malokëve atje. Do sjell përsëri në pushtet socialistët.
-Bravo!- tha Dona. -Paske imagjinatë të madhe. Je nën efektin e drogës apo jo?! E paske pirë me hundë mallin,- përfundoi Dona dhe pasi kruajti pak kokën me pranga tha: “Ju s`e dini akoma me kë jeni kapur dhe se kujt ia keni rrëmbyer gruan. Po ju them përsëri që ju e keni vdekjen vetëm punë orësh afër. Ai shkrimtari që thua ti është, jo vetëm shumë i bukur, por dhe njeri shumë i mirë. E dyta, duhen njëzet veta si ti ta ndalojnë. Ai ju shtyp ju si morra! E keni për ta parë këtë vetë në realitet. Ti dhe grupi yt që keni vënë roje këtu dhe në rrugë. Ti duhet ta dish, se unë s´i jepem kurrë askujt në botë. Vdes, helmohem, bie në korent dhe unë vetëm atë njeri dua. S’ka asnjë mashkull në këtë botë që të më prekë mua. Po ta them paraprakisht. Do të të vras në mundësinë e parë që më jepet, prandaj qëllo Samir Vusho dhe jepi fund dialogut midis nesh. Nëse unë liroj duart edhe bën vakija të të kem përballë, do më njohësh!- tha ajo duke e lëshuar zërin me sa forcë që kishte.
-Mua më pëlqejnë trimet,- tha Samiri.- Ne vlonjatët jemi shumë trima. -Ç’lidhje ke ti me vlonjatët?!- tha ajo.- Ti duhet të jesh jevg Vlore dhe i shitur te greku. Ti, je ai që merr peng vajzat e Vlorës dhe i çon prostituta në rrugët e Milanos. Ti je ai që ke vrarë shumë njerëz të pafajshëm. Bravo! Më vrit dhe mua se s’ke asnjë shans me mua për së gjalli të më bësh prostitutë!- tha Dona.
-Ti duhet të na luash ndonjë gjë me violinë,- u tall ai, pasi bëri një vajtje-ardhje në dhomë. -Po po, patjetër, vetëm zgjidhmi duart!- tha Dona dhe i zgjati ato. Duart nuk të zgjidhen pa bërë marrëveshje bashkë!- tha ai. -Unë dua të martohem me ty. A e kupton moj zonjë?! S’ke asnjë shans të ikësh nga unë e të shkosh te shkrimtari. Hahaha! Te ai pijaneci që thua ti, që është shumë i fortë, unë të rrëmbej në sy të tij e ai s’ka bythë me fol o zonjë!- tha Saimiri.
-Duro,- tha Dona,- çështje orësh dhe minutash është. -Kam parandjenjë, që ai do të vijë dhe pastaj, i flisni kështu në sy atij, meqë jeni kaq trim. Shiko, çdokush me armë në dorë, të vret.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Kjo s’është trimëri!- provokoi Dona. – Çfarë është?!- tha Saimiri duke fshirë djersët me dorë dhe duke rregulluar flokët që i kishte rregulluar në shpjetësi dhe i kishte stiluar me xhel. -Qenkeni llapaqene!- i tha ai tërë inat Donës. -Zgjidhmi duart dhe flasim,- tha ajo. -Duart do t´i zgjidh sepse me kalimin e kohës t`i do më falesh dhe do të biesh në dashuri me mua. Je kaq e bukur! S`e di se si mund ta ketë bërë perëndia një krijesë të tillë, kaq të bukur!- tha ai dhe hapi sytë për ta parë më mirë. S’do të lë në duar të pleqve të pasur. A kupto? Do të t´mbaj për vete.-tha ai. Shiko!- shtoi ai,- Unë s’do të përdhunoj. S’jam njeri i tillë. Ju, gjithashtu, s’jeni një grua dosido. Unë do pres dashurinë tuaj. Kur ju të më doni, unë do dashurohem me ty. Do ju mbaj si princeshë këtu në Milano. Shiko, i gjithë ky qytet më trembet mua. Unë jam zoti këtu!
Edhe mafia italiane ka ikur e ka lëshur terren. Pse? thua ti. Sepse jam ma i pamëshirshmi dhe ma i frikshmi në qarkullim. Po pse u bëra kështu?- tha ai.- Pse nuk jam një djalë i mirë dhe i sjellshëm?! Sepse u rrita në rrugë dhe askush nuk deshi t`ia dijë për mua. Të gjithë më rrahën, më copëtuan dhe tashi hakmarrja ime s’ka asnjë kufi.
-Unë dhe im shoq s’të kemi bërë gjë,- tha Dona.- As nuk të njohim fare. Pse na re në qafë neve? -Për ju janë paguar shumë lekë nga grupet kundërshtare atje. Ai yt shoq, ka rrëzuar komunizmin. Është bërë nënkryetar parlamenti dhe ku ta di unë. Ë ë, harrova. Ku e ka forcën ai që është me pushtet? Ëë? Pse s’të vjen nga mbrapa? Apo aq ishte dashuria juaj. U konsumua dhe tani, ai po shikon për më të reja.
-Ore kopil!- tha Dona. -Matu mirë kur flet për atë dhe tregohu trim, dhe foli në sy atij kështu, po ta mbajti. Sa herë po të them që je i vdekur. Çështje kohe. Je një kufomë që po flet. Ti s`e di fare, që je i vdekur që në atë moment që me rrëmbeve mua. Do vdesë ti dhe farefisi yt. Të gjithë, çfarë të kesh atje edhe këtu. Burri im do ju fshij nga dheu. Jeni në hasmëri me të. E kupton?! Në veri ka një ligj, që nuk i shpëton dot. Po i vrave gruan tjetrit, i ke dy gjaqe borxh. Pra, do vdesësh ti, vëllai ose motra jote. -Më trembe artiste,- tha ai duke qeshur, -Hahaha,- dhe pa anëtarët e bandës që

Flamur BUÇPAPAJ

vetëm shikonin, të cilët i drejtonin armët nga Dona herë pas here, pa pasur nevojë fare për komandë.
Ata ishin krejt të shkujdesur dhe të sigurt që s’do u ndodhte asgjë. S`e kishin idenë fare, pasi ata kishin paguar policinë atje. Edhe vetë komisari i policisë atje u kishte dhënë siguri për punë. Edhe këta e paguanin çdo muaj me një sasi parash për t`i lënë të qetë të punojnë, pra të prostituojnë. Ata ishin të droguar dhe të përgjumur dhe vetëm prisnin të binte nata, dhe të gjithë të flinin gjumë. Askujt s`i shkonte mendja që ishin zbuluar . Dona ishte veshur me një kostum sportiv blu. Flokët kaçurrela dhe ngjyrë kafe të errët i binin shkujdesur mbi ballë dhe trup. Ajo kishte shumë flokë të gjata. Ata i jepnin pamje mahnitëse sa dhe vetë kapoja Samir Kaushi po e shikonte me habi. -Je shumë e bukur patriote!- i tha ai me ironi. Shiko more djalë ose burrë: “S`jemi patriotë bashkë. Ti je evgjit Vlore dhe kjo s’do të thotë që jemi patriotë bashkë. Bukurinë time ti kurrë s’do mundesh ta shijosh. Mua vetëm një njeri më ka prekur deri sot edhe më atë prekje dhe dashuri do shkoj në varr. A kupto ore budalla pashkolls”. Unë jam pa shkollë,- tha Samiri, -por jam milioner. Kam prona dhe kazino kudo në Evropë; kam njëzet skafe në Adriatik; kam arritur të blej shtëpi dhe vila këtu në Milano e jashtë qytetit; kam prona kudo në Itali dhe Francë. -Ti je një vrasës!- tha Dona. -Zoti do të ndëshkojë shumë ashpër. -Hahaha,- qeshi ky. -Kujtova që po më thua burri yt. Ose ma mirë ish-burri. Ku e e ke pra dashurinë tënde? Pse s’ka dalë në sheshbetejë të më gjejë mua dhe të më sfidojë në duel? Sa ditë u bënë? Ëë? Shumë! Ku e ke atë frikacak që e do aq shumë? Ëëë!- skërmiti dhëmbët ai.
Jashtë ishte vapë. Gjinakallat akoma s’kishin ikur për në folenë e tyre dhe zukatnin çdo sekondë mbi fletët e rrushit të bardhë që ishte në baçen e vilës. Milano ishte gjithë gjelbërim, rrugica të ngushta dhe histori. Këtu do jetë varri yt!- i tha Samiri Donës.
-Shumë mirë!- tha ajo. -Ama, më zgjidh duart dhe flasim pastaj kush fiton. Ai qeshi më të madhe. -Pra ti kërkon duel. Ahaha, me shkrive! Ae di sa kam vrarë unë moj budallaqe femër?! S´e di dhe s’dua t`ia di!- tha Dona, ndërsa lëvizi këmbët e mpira nga qëndrimi ulur dhe shtrënguar me pranga në këmbë e duar. Vetëm

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

pardje kam vrarë pesë veta,- tha me mburrje ai, ndërsa nxori pistoletën e mori shenjë mbi Donën. Edhe pasi e la pak ashtu e mori pranë vetes tytën e pistoletës dhe e puthi. Kjo pistoletë me mulli s’më ka lënë kurrë në baltë,- tha ai. -S’merr shumë plumba, por është saktësi e gjallë i ka merituar gjithçka që kam bërë për të. E dua këtë pistoletë!- tha ai. – Dukesh që ke shkalluar,- tha Dona.-Paske ikur! I mjeri ti! -Shiko!- tha ai.- Shumë po të toleroj ty zonja me violinë. S`e di pse, por le te themi që je shumë e bukur dhe gjynah të të vras direkt ty dhe pastaj atë burrin tënd shkrimtar. Për atë s`më vjen keq fare! Vetëm punë ditësh dhe e vras. Ahaha!- qeshi ai.
Më shkrin, kur thua që burri yt do të të gjejë dhe do më copëtojë mua në disa copa. Më pelqen imagjinata jote violiniste! A mos je dhe ti shkrimtare vallë?! Dona pështyu në tokë. -Ajo që unë të kam thënë dhe të them është se ti je i vdekur. Kjo është e vërtetë. Nëse më liron dhe s’më torturon më, unë do të jem ndërmjetëse që ai të ta falë jetën. -Ti më shkrin moj vajzë,- tha ai.
-Ai shkrimtari të ma falë mua jetën?!! Ahahaha!- qeshi Samiri, ndërsa piu një gllënjkë birrë që e mbante në dorë herë psa here. Shiko, unë jam perandori, në këtë qytet dhe në shumë qytete. Unë të ftoj t´i lësh marrëzitë, të martohemi bashkë edhe ta harrosh shkrimtarin. Ose e dyta, do dalësh në rrugë si prostitutë ose si eskortë! Zgjidh shefe, cilën do? -Ore budalla, askush s’më nxjerr dot prostitutë mua! S’ka lindur akoma,- tha Dona.- E dyta, unë bie në korent rastin e parë që ta shoh edhe ty s`të bie në dorë. Si të duash,- tha ai dhe në mënyrë të papritur e goditi me dorezën e pistoletës në kokë. Gjaku ia përshkoi fytyrën deri në buzë. Ai e pa pak, pastaj tha: “E shikon që unë jam gjakpirës dhe s’duhet të flasësh me mua pa lidhje!” -Ti je shumë i fortë me gratë dhe me të pambrojturit!- i tha ajo.
-Ke vrarë njerëz që s’kanë mundësi të marrin hak. Ke vrarë të pafajshëm dhe shqiptarë të ndershëm. Hakmarrja e zotit po të vjen vërdallë, është vetëm çështje kohe,- i tha ajo me një shprehi të fytyrës që dukej qartë mërzitia dhe toni i një zëri në lot.
-Ç’ke bukuroshe?! Të erdhi keq që të godita?! Pse kështu?
E shiko që s’duhet të më bësh mua leksione ndershmërie dhe

Flamur BUÇPAPAJ

trimërie?! Ku e ke burrin tënd pra? Hajt ma jep numrin, ta ftoj në duel e ti shikoje çfarë i bëj? -Ahaha,- qeshi Dona. -Ti je si një xhuxh i vogël dhe copë muti i bërë lëmsh në formë njeriu, para atij. – Do të qëlloj!- tha ai. – Qëllomë, por s’më ndalon dot të flas.
-Aaa je demokrate ti, harrova. Hë ç’u bë partia jote?! Pse nuk të vjen në ndihmë? Ëëë?! -Do vijë, do vijë dhe ti do ta shikosh hakmarrjen time,- i tha ajo gjithë kërcënim dhe si për ta nxjerrë atë që ndiente, pështyu në tokë. -Mos pështyj në tokë!- i tha ai.
-Je dhe intelektuale ti, pa le!
-Zgjidhmi duart dhe ta tregoj intelektualen!- i tha ajo përsëri.
-Po më sfidon bukuroshe! Mendoj se je një kalë i egër që vetëm nga torturat e mia do zbutesh. Shumë shpejt do të të tregoj një video ku do të bindesh se sa i pasur jam dhe se sa kam vrarë deri sot. Asnjë burg s’më mban dot mua! Ooo kokë!- i tha asaj.
-Mbase ke paguar shumë para dhe je liruar apo ku ta di unë,- i tha Dona, por këtë herë të ka mallkuar zoti e të ka futur në ngatërresë me burrin tim, që s´është dokushdo, por dy metër e gjysmë. Ai vetëm grushtin e ka sa koka jote, o i mjerë!
-Ëë, po na mburr malokët tashi! Bravo patriote!- tha ai me ironi. -Pse s’të erdhën malokët në ndihmë pra, meqë ti i mburr kaq shumë. -Ëë… -Prit!- tha ajo.- Duro dhe shiko ç’do të ndodhë. Shumë presion po më bën, mbase të vras fare sot dhe shpëtoj nga gjuha jote e gjatë dhe refuzuese!- tha ai. -Po po,- tha Dona.- Mundesh të më vrasësh, por jo të më prekësh. Nëse jam e lidhur, do të të kafshoj me dhëmbë dhe do të ta këpus qafen! – tha ajo gjithë trimëri dhe urretje. -Marshalla!- tha.- Po të lindë fëmijë me ty Samiri, do të dalin shumë djem dhe vajza trime dhe do të vënë përpara gjithë miletin. Ai shkrimtari ka ditë kë të zgjedhë, nuk ka qenë budalla. -Mos e përmend shkrimtarin!- tha ajo. -Laj gojën ndyrësirë!
E gjithë skena po filmohej dhe po transmetohej për t`u përdorur si provë nga shërbimi italian. Ata, s’po ndërhynin me qëllimin për të lënë t`i pohojë dhe tì argumentojë me fakte gjithë krimet që kishte bërë ai dhe banda e tij. Policia dhe shërbimi italian e kishin rrethuar vilën dhe po e lejonin qëllimshëm dialogun e tij me Donën. Pritej urdhri për ndërhyrje, sepse po

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

trasmetohej çdo gjë direkt në qendër dhe nga gjenerali i SHIK- ut pritej të jepej urdhri përfundimtar për ndërhyrje. Skena e krimit ishte në trasmetim të drejtpërdrejtë tashmë. Rasti i parë i një ndërhyrjeje kaq të madhe dhe të guximshme e speciale e policive të të dy vendeve. Dona uli kokën dhe fshiu me flokë gjakun që ia kishte mbuluar fytyrën, pastaj lëshoi një “off!” që e nxori më shumë si psherëtimë sesa si një gjendje mërzie apo pesimizmi. -Do pendohesh more maskara!- tha ajo. -Si ti, ashtu dhe bashkëpunëtorët e tu në Vlorë! Sigurimi juaj dhe partia jote,- i tha atij,- s’do fitojë kurrë në Shqipëri, sado terror dhe manipulime që do të përdorni. Sado lekë u keni dërguar njerëzve të varfër për t`ua blerë votën, prapë do të humbisni, se ju jeni partia antikrisht. Jeni bijtë e djallit që e bëri copë Shqipërinë e që tani keni mbushur rrugët me prostituta shqiptare. Çfarë shqiptarësh jeni ju more krimba?!- tha ajo duke bërtitur. -S`i bën shqiptari kurrë, këto që bëni ju! -Ndalo pak bukuroshe,- i tha ai duke u zgërdhirë. -Njëzet mijë punojnë vetëm për mua. Hahaha!- qeshi ai.- Ku qëndron patriotizmi para parasë?! Më çmende shefe!- e ironizoi ai. -Pastaj ato pse nuk ikin ose s’më denoncojnë mua dhe bandën time?! Sepse u pëlqejnë paratë që marrin. Sipas llogarisë sime , unë i bie që i kam punësuar ato apo jo?! -Ik ore krimb!- i tha Dona.- Çfarë punësimi u ke bërë të varfërve dhe të pambrojturve?! Ëë? I ke nxjerrë në rrugë si skllave seksi. -Do të nxjerr dhe ty,- ndërhyri ai duke ironizuar. -Mua s’ke shans ore kopil, i pafe!- shau Dona.
Unë, sapo të bie në kontakt me korentin, i jap fund jetës dhe nuk dal kurrë në rrugë. -E di e di!- tha ai.-Je çmendur! Dukesh! Ti duhesh pasë frikë, – tha Samiri,- pasi e pa përsëri me kureshtje Donën, a thua se ishte aliene. -Mësoje pra! S’ke asnjë shans të më nxjerrësh në rrugë! Unë bëj vetëvrasje në sekondë. Hidhem para makinave a ku ta di unë. E kuptove cofëtinë?! -tha ajo. -S`e di ç`farë qenke ti. Shumë e çmendur dukesh grua e bukur!- tha Samiri, ndërsa u ul mbi një karrige, në pjesën e sipërme të saj dhe këmbët i vuri në ulëse. -Më kanë thënë që je shumë e ashpër, por jo kaq shumë!- shtoi ai për Donën.
Po të mos kishim vënë ilaç gjumi,- tha ai,- ne s’paskemi pasur

Flamur BUÇPAPAJ

shans të të grabisim ty. -Do të kisha vra direkt,- tha Dona. -Tashi e dhjeve!- tha Samiri. -Mua s’më vret dot ti dhe asnjëri. Deri sot unë i kam vra të gjithë. Do emra?! Do kapo që s’janë më?! Kanë ikur, të përshëndesin nga bota tjetër. Unë s’jam i dhunshëm, por më kanë rënë në qafë. Më kanë prishur biznesin. E si të bëja unë?! T`i falja? Jo, kjo s’ka për të ndodhë. U ndeshëm, fitova unë. Kaq ishte. Mund të më kishin vrarë ata, s`i dihet. Ja fitova unë dhe u zgjerova. Tani i sundoj unë, edhe unë bëj biznes kudo. E di sa më kanë paguar ata të partisë suaj? Nuk e di , sigurisht. Ja, po ta them unë. Ata të partisë suaj kundërshtare më kanë paguar një milion dollarë të të rrëmbej ty dhe burrin tat. E kishe peng. Ja, ta tregova. -E kuptoj, dukesh shumë trim,- tha Dona,- kur gjen të pambrojtur dhe të lidhur me zinxhirë.
Edhe mua mund të më vrisni, se jam e lidhur me zinxhirë nga
larot tuaj. Të marr dhe unë pistoletë dhe flasim pastaj,- tha Dona.
-Ore shumë po të toleroj!- tha Samiri, ndërsa zgërdhiu dhëmbët dhe tundi kokën sa para-mbrapa në shenjë pohimi. -Durimi im po merr fund zonjë. Jeni e bukur, dakord s´e mohoj këtë, por na çatë trapin! A kupton që s`të pushon goja fare? Do të t´lidh gojën! Do të fus diçka në gojë dhe të mos flasësh më. -Provoje!- tha Dona dhe skërmiti dhëmbë. -Jo s’do të ngacmoj,- tha ai,- por shumë e shqetësuar dukesh. Relaks zonjë, relaks! Tensioni s`i bën mirë zemrës. Mund të pësosh infarkt dhe s’na hyn në punë më pastaj,- ironizoi ai.
O-re budalla!- tha Dona. -Po të them për herë të fundit: “Unë kurrë për së gjalli nuk bëhem eskortë, as prostitutë. E dyta, burri im zëre se ka ardhur këtu dhe do të djeg ty së bashku me bandën tënde. -Do të ketë marrë malokët me vete!- qeshi ai. -Zgërdhihu, edhe pak jetë të ka mbetur. Duro dhe do shikosh profecinë time!- tha ajo. -Dakord zonjë,- tha ai dhe u ngrit në këmbë. -Dialogu ynë po përfundon. Jeni shumë trime. E kuptoj! Por ke dhe shumë fjalë të tepërta. Sidomos,kur e mburr shumë atë burrin tënd herkul. Hajde pra, ku është ai që ia kanë grabitur gruan?! Pse s’ka lëviz deri tani? Kë vrau në Vlorë nga fisi im? Hahaha!- lëri shakatë zonjë!- tha ai. -Të ka dalë një rast gjigand përpara. Pajtohemi dhe shkojmë në bashki të martohemi bashkë, se ndryshe të pret rruga.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Zgjidh cilin vendim do të marrësh.
-Vendimi im është i prerë! Ti je një i vdekur që për momentin po ecën. E dyta, po të them për herë të fundit që bën mirë të më lirosh, të iki dhe nuk të bën gjë burri im. S’do e lejoj unë. Do të fal jetën. A kupto more budalla? -Pusho!- tha ky,- ose do të ta lidh gojën. Fillove me kërcënimet ti. E kupton që po të kisha frikë, s’do vija pa maskë te ti. S’do flisja me ty. Erdha pa maskë se nuk e rruaj për asnjë njeri mbi tokë. E kupto tashi? Hajde, mjaft dërdëllite qenushe. -Po, e shikoj që je duke vdekur zotëri,- tha Dona. Pastaj ai shtoi:” Ke një orë kohë, mendohu dhe fol”.
-Më lër të iki në punën time dhe mos u pafshim më kurrë. -Jo, s’të lë asnjëherë. Harroje!- tha ai dhe ktheu shpinën nga Dona e ndërkohë, çoi me fund kanoçen e birrës që s`e kishte përfundur akoma.
-Kjo është si një kalë i egër. Do kohë të shtrohet!- u tha ai vartësve të tij. Mos guxojë kush ta prekë me dorë, se është e imja. Është kafshë e egër dhe shumë e fortë. Si mushkë duket, Hahaha!- s`e dija që ka trime të tilla. Kësaj gruaje si lëvizën syri fare. S`ka frikë. Ja pra, e gjeta atë që kërkoja. E sa për shkrimtarin që kjo mburr aq shumë, le të vijë dhe flasim se me sa plumba ia qendis kraharorin.
Askush nuk i ktheu përgjigje. Ai ishte i plotfuqishëm në shtëpinë e tij. U kthye nga dera e katit të parë, por nuk doli. Erdhi përsëri në kat të dytë. Ndërroi kostumin sportiv dhe veshi një kostum tjetër po sportiv. Këtë herë në ngjyrë të zezë të theksuar. Ai nuk harroi dhe mori disa fishekë rezervë. Të gjithë të gatshëm. Vetëm me ndërru fole kishin. Atij ia ndiente b… lagështirën, si i thonë një fjale, por s`e dha veten. U ngjit përsëri në kat të dytë dhe u shtri në një krevat, mu përpara dhomës së Donës. Si duket, donte të dinte lëvizjet e saj gjatë ditës. Edhe në këto ditë me nxehtësi dhe lagështi brenda, ai s`e la të lirë atë. Milano nuk ishte shumë e ftohtë. Po ta krahasosh me Moskën apo ku ta di unë, ka verë të nxehtë dhe dimër kontinental të ftohtë dhe me reshje. Vitet e fundit s’ka rënë shumë nën zero temperatura.
-Sivjet do ketë shumë punë,- tha ai me vete. -Do sjell vajza të reja dhe do bëj biznes ma shumë se çdo vit tjetër. Mendoi dhe se kjo

Flamur BUÇPAPAJ

puna e Donës i solli shumë fitim. Jo vetëm një milion dollarë për pengmarrjen, por dhe fitime të tjera që mund të dalin rrugës. Por kjo ka një të keqe shumë të madhe,- mendoi me vete ai. -Kjo s’pranon me dalë në rrugë as si eskortë. Duket qartë me ato që thotë. Të gjitha i bën. Ajo tip mushke i bën për zotin,- përsëriti ai. D.m.th. vret veten dhe s’i bie në dorë kujt. E tha qartë dhe hapur. Unë kam shumë përvojë me këtë punë. Ajo e dha vendimin e saj e unë bëra sikur e injorova, por realisht ashtu bën. Do na sjellë shumë probleme kjo zonjë e bukur. Mirë do jetë ta lë në rrugë dikund ose ta vras sonte dhe të shpëtojmë nga kjo. Është shumë e bukur dreqja. Ta hajë dreqi!- tha me vete ky. -Si mund të vras një grua kaq të bukur! S’më bën dora, por po s`u zbut, s’kam ç’të bëj. Do ta vras në ndonjë cep dhe do iki. Fati i saj i keq që e pashë unë. D.m.th. e rrembeva unë.
Kjo femër,- tha ai,- vërtetë do na sjellë probleme, por ka çmim të mirë kudo që ta çoj. Ndërsa për atë shkrimtarin, varja atij pijaneci. Do çoj njerëz ta vrasin dhe atë, se më përzihet nëpër këmbë. E di që një ditë do mundohet të më godasë pas shpine apo ku ta di unë. Ai mbase s`e rruan fare për gruan e vet se shkrimtarët janë si gomerët. S`e kanë problem fare me kë kryqëzohen dhe çfarë bëjnë. Shumica janë të droguar dhe s’ju del pija kurrë. As ky syleshi, nënkryeparlamentari s’besoj se do e rrujë për këtë gruan e tij. Ai ia ka pirë lëngun dhe tashi është duke parë për ndonjë tjetër si ngushëllim. Në fund të fundit s’ka dashuri në këtë botë. Të gjitha janë gënjeshtra. Dashuria është mashtrim shekullor. Po të ishte kështu, s’do kishte tradhti kurrë. Në fillimin e tij njerëzimi jetoi në kope, si kafshët. Pra, ky është fillimi i njeriut, i cili jetoi në bashkësi primitive. Pra, një grup femrash kryqëzohej me një grup meshkujsh dhe s’kishte asnjë baba dhe burrë. Fëmijët kryqëzoheshin po njësoj me atë që ju dilte para. Ne s`kemi asnjë informacion që zoti vendosi jetesën burrë-grua apo lindi gjatë rrugës jetësore nga njerëzit. Mendoj që feja kristiane e bëri këtë hap për njerëzimin.
E para, natyra nuk ka krijuar çifte të përjetshme. Natyra ka krijuar çifte të momentit, vetëm gjatë kryqëzimit, d.m.th. vetëm për seks dhe kaq secili në punë të vet.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Pastaj feja dhe njeriu e krijoi çiftin dhe familjen. Puna shkoi në krahun ekstrem nga kryqëzimi me kë të dalë përpara. Në skllavërinë e grave dhe mbulimin e tyre
Zoti s’ka lënë asnjë shenjë që një grua të rrijë gjithë jetën me një burrë. Gjejeni ku është e shkruar,- tha me zë Samiri, që ishte gjysmë i dehur dhe gjysmë i droguar.
Dashka burrin kjo! Na doli shenjtore kjo violinistja. Ka bërë ligjin kudo se s’ka pas burra përballë e tashi kujton që më urdhëron dhe mua. Ahaha,- qeshi ai dhe tundi krevatin me shkelma. -Më shkrin së qeshuri kjo grua,- tha ai më zë të lartë. Kjo kujton që po flet me një njeri me eduaktë dhe mirësjellje. Kjo s`e ka idenë fare çfarë jam unë. I thashë se jam vrasës apo ku ta di unë, edhe s`e rruajti fare. Vazhdoi njësoj dialogun, pa iu marrë goja fare. Pupu, sa llapaqene! S’kisha parë këso gruaje kurrë. Unë një fjalë, kjo një mijë. Është mësuar të urdhërojë atë leshko malokun. Me atë ka tallë trapin kjo. Duket mafie kjo violinistja. Shumë serioze dhe kriminele më duket. Do ishim bërë një super çift kriminelësh bashkë. Tamam si nëpër filma do kishim jetuar. Hahaha, kjo më vret mua sa të më zërë gjumi. Me sëpatë me bie në kokë, po nuk gjeti armë.
Më helmon ose me djeg me vaj në vesh. Kjo, vetëm po s’më kapi pa mendje, se ndryshe jam i vdekur. Jooo ore, ç’e dua këtë! Ma mirë ta shes për eskortë. Të më sjellë njëzet mijë euro në natë. Aq ia vë çmimin kësaj. Shiko çfarë femre është. Do jargaviten krejt kur ta shofin. Ëë, çfarë të bëj? Ma mirë do ta mendoj dhe një herë e të mos ngutem,- tha me vete Samiri, kapoja i mafies milaneze. -Gjithsesi do t’ua lë ditëve në vazhdim, se kjo do zbutet. Kush nuk u zbut, që s’do zbutet kjo?! Edhe unë i vura shumë rëndësi kësaj tipes. S’do t`i flas njëherë, disa ditë jo. Pastaj, kur të jetë pa larë dhe pa bukë, do bjerë në gjendje të fikti dhe atëherë do ndryshojë kjo, sepse jeta është e ëmbël.
Nuk mendoj që kjo do vetësakrifikohet me grevë urie apo ku ta di unë. Besoj që kur të mbetet pa larë dhe pa bukë dhe të shikojë ëndrra më ujqër, atëherë do zbutet kjo trimja, e cila për momentin s’ka pranuar asgjë të hajë as të pijë. Vetëm ujë ka pirë deri tashi më thanë, por po kalon një javë. Si do jetojë kështu

Flamur BUÇPAPAJ

kjo tipe? Zot na ruaj!- tha prapë me vete ky. -Do t`i japim pak ushqim sonte. Do sjell ndonjë femër nga Vlora t`i bëjë rolin e patriotes edhe pastaj ta bindë të hajë pak sa për fillim se po hëngri shumë vdes e më shkojnë shumë para dëm. S´e kam hallin që vdes kjo tipja me sy blu, por do humb shumë para, se kjo për tregun do jetë njëshe. Do mbaj kampion me të. Do jetë femra më e bukur eskortë e qytetit.
Thashë, do ma kenë lakmi të gjithë për të. S’kam parë asnjë femër të tillë kurrë. Kaq e bukur dhe e gjatë. Me linja trupore si të bëra me dorë. Ka ditë me zgjedh ai shkrimtari. Po duhet të jetë i bukur dhe ai që e ka dashuruar kaq shumë kjo patriotja ime. Ahaha, më vjen të qesh. Do ngrihem ta rraf njëherë mirë e mirë, që të mos ma ngrejë zërin ma kurrë dhe, kur të vij unë ose t`i dal përballë, t`i shpëtojë shurra nga frika, se kjo s’njihka frikë fare. Ku është rritur kjo ore? Pupupu! Do ta zbus me thupër një herë në dy ditë. Do hajë dru kjo trimja! Po dru tamam ama. Do ta rraf me thupër dhe rrip mesi. Ose ma mirë me kamxhik. Kam dy copë poshtë. Po edhe nëse nuk ka këtu, do marr te baza tjetër. Mjafton që kjo të më shikojë me tmerr mua, se kjo kujton që unë s’do e rraf dhe do e marr me të mira. Kujton se do i lutem. “Aman, të lutem, më prano për burrë! Të lutem!” Kështu është mësuar kjo. Me edukatë dhe me kulturë. S`e di kjo si kërcet druri dhe kamzhiku i Samirit, se vetëm druri ia tregon trimërinë kësaj. Ajo duhet zbutur pa mëshirë. Po, si fillim, duhet ushqyer se mos më vdes edhe më shkon dëm gjithë investimi edhe lufta që kam bërë për ta marrë dhe për ta sjellë këtu. E kam marrë taman si në gjueti, kur shikon një drenushë të bukur në mal dhe i bën kurthin dhe fap, e kap. Ashtu e kemi kapur këtë trimen, unë dhe shokët e mi. Kemi rrezikuar krejt bazat atje me rrëmbimin e drejtores së teatrit, kështu që duhet pasur kujdes. Kjo duhet ushqyer dhe mirëmbajtur, që të më nderojë mua ma vonë dhe të justifikojë investimin që kam bërë për të. Ama, dhe kam fituar një milion dollarë. Këtë s’duhet të harroj. Pastaj qeshi prapë me vete. Më duket jam bërë budalla. Kjo më solli mua një milion dollarë. Harrova krejt.
Po afronte mbrëmja dhe dielli po zbriste në perëndim, ndërsa
nxehtësia e ditës dalëngadalë po ia linte vendin flladit të mbrëmjes.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Në fund të fundit gjithçka është e përkohshme. Sonte do dal të pi dhe do rri në disko gjithë natën,- tha ky me vete. -Ishalla ka edhe ndonjë femër të mirë dhe bëjmë qejf, se mjaft u mërzita me këtë katundaren nga Vlora.

Ardjani dhe dy oficerët e SHIK-ut erdhën në Milano me tren. Metroja ishte e pastër dhe kishte shumë udhëtarë. Njerëzit preferonin metronë, sepse është e pamundur të gjesh vend parkimi. E për këtë, milanezët blejnë makina të vogla që harxhojnë pak dhe kanë mundësi parkimi. Ata të tre morën një makinë të vogël me qera. Ballisti kishte pasaportë italiane fallso, kështu që e bënë pa problem dokumntacionin e marrjes me qera të makinës. Pasi morën makinën, ata shkuan në zonën industriale Corvetto dhe morën një shtëpi me qera, me afat kohor për një javë. Nuk preferuan të marrin një dhomë hoteli të klasit ekonomik në Loreto, por morën një shtëpi vilë me qera për një javë. Ishte fati që i ndihmoi, sepse s’kishte asnjë mundësi të gjendej një shtëpi e tillë për një javë, por Ardjani i tregoi pasaportën diplomatike dhe pronari e pranoi ofertën. Ata u sistemuan shpejt edhe secili zuri dhomën e vet. U lanë, u pastruan, veshën antiplumbat dhe kostumet e zeza. Morën dhe pistoletat pa zhurmë. Vetëm Ardjani tha se s’do ia vinte silenciatorin.
-Ka kohë,- tha ai. -Prisini dhe shikoni. -Atëherë çdo gjë gati shef,- tha Ballisti. -Po ai tjetri ku është?- tha Ardjani për oficerin tjetër. – I Pamëshirshmi se ia harrova emrin. -Ahaha,- qeshi Ballisti. -Ai është më i egri kundër komunistëve shef. Familja e tij ka pesë të pushkatuar dhe dhjetëra të internuar nga regjimi. Ai, vetëm po s´i futi në dorë komunistat, se u bën genocid ose ua bën njësoj si na e bënë ata ne.
-Dakord dakord,- tha Ardjani.- Mos harro asgjë, sepse kemi luftë e lufta s’bëhet me parulla. Ai Samiri ka cënuar rëndë nderin tim dhe unë s’jam nga ata që nuk marr hak. Do thuash ti që e merr shteti. Jo ore zotëri. Shteti në fund e fal fare. Ai tipi duhet të dënohet për gjithçka që i ka bërë popullit tim dhe të varfërve e të pambrojturve. -Më duket se ia paske prerë biletën,- tha Ballisti duke qeshur, ndërsa mbylli valixhen e zezë plot me armë dhe

Flamur BUÇPAPAJ

municion. -Kam dhe tarabuka një përdorimshe shef,- tha ai. -Ai
njeri s’më shpëton dot!- tha gjithë urretje Ballisti.
-Natyrisht, nëse na e lejon policia italiane, se ata janë shumë të përpiktë me ligjin, nuk bëjnë asnjë tolerim, asnjë shkelje. -E di e di,- tha Ardjani. -Po i lutem zotit, ta kapim ne para. -Hajt, ulu lutju zotit! Ardjani u ul në gjunjë dhe bëri kryq. Ti je mysliman shef,- tha Ballisti. -Po po,- tha Ardjani,- jam mysliman, por duhet të dish dicka. Perandoria turke, jo vetëm që na myslimanizoi me forcë, por na la dhe jashtë Evrope. E shikon tashi! Sa keq! Çfarë qytetarësh të rangut të fundit jemi! Pastaj bashkojmë dhe ortodoksinë komuniste ruse me dëmet e mëdha që na bënë. Na lanë jashtë Evrope përgjithmonë. Ne, asnjëherë nuk ishim në perëndim, aty ku na takon, vetëm prej këtyre monstrave e feja jonë dhe e të parëve tanë është katolicizmi. Jemi themelues të kësaj feje e na takon të jemi dhe ne si të parët tanë katolikë edhe bashkë me Romën, si dikur. Ballisti e pa me habi.- Ashtu?- tha shef,- s`i dija këto, ndërsa i dha kostumin e zi Ardjanit dhe antiplumbin.
-Tani, vishu shef dhe ikim. Tek i dha pajisjet Ardjanit, ai shkoi në dhomë për t`i veshur e pastaj Ballisti i pa me imtësi të gjitha ato pajisje që ju duhen në aksion e nisi t`i bëjë gati me shumë shpejtësi e kujdes.
Pasi sistemoi çdo gjë, ata të tre shkuan te makina. Lartësia mesatare e tyre ishte mbi dy meter. Të tre, të veshur me kostume të zinj dhe syze të zeza dhe kufje në vesh, morën makinën që e ngiste si shofer i Pamëshirshmi edhe shkuan në Ticineze. Ora po afronte tetëmbëdhjetë. E parkuan makinën në hyrje të lagjes, te një pallat që kishte vende të lira, pastaj morën çantën e zezë në dorë dhe iu afruan vilës që e kishin në foto e që ua kishte dhënë shefi i SHIK-ut italian. Ata, menjëherë panë numrin e madh të agjentëve italianë, të cilët e kishin rrethuar vendin dhe prisnin urdhër të ndërhynin. Nga brenda informatori kishte dërguar pamje të sekondës së fundit. Samiri ishte në gjumë. Edhe të tjerët ishin të shtrirë nëpër shkallë dhe dysheme, të droguar. Nga Dona s’kishte informacione fare. Ardjani tha: „Të ndalojmë dhe të bëjmë një plan“. – Po,- thanë ata të dy. Edhe u ulën në formë rrethi, lëshuan çantën në tokë dhe shtuan: „Shërbimi italian është

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

këtu. Kemi pak shanse me e kap atë pis, por, nëse ka zot, do ta sjell në dorën tonë“. -Ç’do bëjmë shef?- pyetën oficerët. -Ndahemi,- tha Ardjani. -Ti, zër pozicion këtu Ballist! Ti tjetri zër afër çatisë! Edhe vështro mirë, se duhet të ketë bodrum dhe dalje të fshehta. Të gjitha ndërtimet e vjetra kanë tunele nëntokësore që i nxjerr larg nga rreziku. Dikur ata i ndërtonin tunelet në fund të bahçeve, afër gardhit rrethues. Atje do jem unë,- tha Ardjani. -Aty ka për të dalë ai Samiri. Jo shef,- thanë oficerët.- Na lini ta kapim ne, se s’na shpëton dot edhe me qenë me flatra, ndërsa rregulluan edhe një herë pajisjet, u bënë gati për sulm.
Ardjani i vështroi në sy oficerët dhe tha: “Atë tip ose atë drogaxhi e mbaj në grushta në ajër tri orë. Atë e kap vetëm unë. Mbajeni mend! Ai do të vijë tek unë. Tani ju kam si vëllezër. Po flas hapur. Atë do ta kem fatin ta shijoj vetëm unë. Unë do e copëtoj atë kurvë!”- dhe çoi dorën te pistoleta njëzetëshe e pastaj tha: “Nëse s’më lejoni ta copëtoj, do vdes, do pësoj infarkt. E kuptoni sa keq që jam.” Ata ulën kokën, biseduan me njëri-tjetrin disa hapa larg tij dhe vendosën. Shef, ne jemi përfaqësues të policisë sekrete, d.m.th. të shtetit, dhe kemi urdhër ta kapim e ta çojmë në Shqipëri, por na dhemb zemra dhe ne për gjithë çfarë të ka ndodhur ty. Dakord! Do të lëmë ty ta kapësh, por pas teje në distancë tridhjtë metra do jetë Ballisti dhe në kënd të vilës do jem unë. E saktë është thënia jote, se ai do arratiset nga tuneli i fshehtë, prandaj e ke menduar drejt vendin ku ta kapim. Pa merak, kam edhe pajisje të tjera me vete shef,- tha Ballisti.- Do ta bëjmë sikur është i sëmurë e do ta çojmë te makina jonë atje dhe pastaj urdhrat janë tuajat.
Bravo! Ju kam vëllezër,- tha Ardjani gjithë gëzim edhe luajti pak pistoletën nga brezi. -Edhe ne të duam,- thanë ata dhe përplasën duart me të.
-Ju duhet të ishit kryeministër shef!- thanë ata.- Komunizmi dhe mafia do kishin lënë Shqipërinë për dy orë edhe do kishin emigruar të gjithë. -Po, e saktë,- qeshi Ardjani,- por të kthehemi te puna jonë. Atëherë, radiot t`i vëmë në kanalin tonë! -Po,- thanë oficerët. -Mbani distancën dhe silluni si piktorë që po pikturoni vilën! -Dakord,- thanë oficerët,- ndërsa Ardjani nxori një letër të

Flamur BUÇPAPAJ

bardhë dhe një laps të madh dhe filloi të vizatojë pamjen ballore të vilës. Ai nuk la pa vizatuar saktë edhe në stilin romak e gotik. Pastaj iu kujtua që themeli i Milanos u kreditohet dy popujve keltë: Biturigëve dhe Aedui, që kishin si emblemë të tyre nga një dash dhe një derr. Prandaj, simbol i qytetit është një derr i mbuluar me lesh, një kafshë me formë të dyfishtë, diku me lesh të ngritur si gjemba e diku me lesh të lëmuar. -Sa shumë informacione kam zotërinj oficerë!- tha Ardjani për veten. -Gjithë jeta ime ka shkuar duke lexuar, zotërinj. S’më kishte shkuar kurrë mendja që do të bëja dhe filma aksion. -Ahaha!- qeshën të dy oficerët.- Ti dukesh njësoj si ne që stërvitemi çdo ditë. S’ke asnjë ndryshim, përveç se ke muskuj shumë ma të mëdhenj se ne edhe je njëzet cm ma i gjatë. -Haha,- qeshi Ardjani.- Djema, tashi më duket se filluan italianët. Zini pozicionet!
-Po po, filluan. Gati për zjarr!- thanë ata, edhe u shtrinë në tokë në pozicionet e tyre. Ardjani vazhdoi vizatimin, pa vrarë mendjen se ç’po bëhej nga policia italiane. Gjithë lagjja fiku dritat dhe një heshtje mbërtheu zonën.
Ata mbase ishin lajmëruar për këtë aksion apo ku ta dinim ne. Ra heshtje e tillë si me kronizim, repartet speciale çanë dyert dhe u futën brenda. Për dhjetë sekonda u zunë në flagrancë krejt grupi, të cilët u arrestuan, ndërsa Samiri nuk ishte. Dhelpra kishte nuhatur lagështirën dhe ishte futur në tunel, dhe pas pesë minutash ai hapi kapakun e hekurt të bahçes për të ikur. Aty e priti Ardjani ose më mirë të themi që e priti grushti rëndë i Ardjanit, i cili thuajse e çau mu në ballë. Atij iu soll toka rrotull dhe ra shakull në tokë.- Hajdeni se e kapa!- thirri oficerët ai. -T´ia pres kokën që këtu!- tha i Pamëshirshmi. -Jooo!- tha Ardjani. – Ai nder është imi. Bjere thesin e zi! -Jooo!- thanë ata,- se bie në sy. Ta mbajmë në shpinë sikur është i pirë dhe ta çojmë te vila jonë. Si thua shef?- thanë ata.- Po mirë e keni, atje t’ia bëjmë gjyqin!
-Dakord!- thanë ata. Edhe e shoqëruan me tundje koke. Morën trupin e Samirit dhe po flisnin italisht. -Pse pive kaq shumë more Samir, sa u ngatërrove me ne?! Shikoje fundin tënd të hidhur tashi! Ndërkohë e futën në makinë dhe u siguruan që s´i kishte kapur asnjëra nga kamerat e rrugës dhe ato të dyqaneve përballë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Dona u mor nga policia italiane dhe u dërgua në qendrën e rehabilitimit mendor këtu në Milano. Pasi i morën deklaratën, e shoqëruan me pesë oficerë të SHIK-ut italian dhe filluan t´i kryenin të gjitha ekzaminimet shëndetësore. Ata, të gjithë po shprehnin habi, se si ju iku Samiri. Shefi i SHIK-ut italian tha: “Jam i bindur që e ka kapur shërbimi shqiptar. Mbajeni mend!” Ata, që të dy oficerët që kishte me vete Ardjani, janë njerëzit ma të stërvitur mbi tokë. Sikur të pranonin të punonin për ne,- iu tha ai vartësve të tij,- do t`i punësoja tani ,-tha ai duke folur me mburrje për shqiptarët, ndërsa oficerët italianë nuk folën fare.
Ardjani dhe oficerët e çuan Samirin në dhomën përdhese të vilës së tyre, të marrë me qera. Pritën nja dy orë sa i doli kllapia nga grushti i rëndë dhe i befasishëm që i kishte dhënë Ardjani. Mendoj që ia ke thyer kafkën,- tha Ballisti. -Jooo!- tha Ardjani. -S’ka gjë ky cofëtinë. Prit dhe ta shohim,- thanë ata. Samirit i doli kllapia dhe u ngrit në këmbë menjëherë, rrotulloi kokën të shihte se ku është dhe, pasi bëri një shtrydhje koke, e kapi atë me duar mu në vendin ku e kishte goditur Ardjani. Bëri dy hapa për t’ju afruar derës me dalë jashtë bodrumit, por aty, pa vonuar shumë, u shfaqën të tre shokët e rrugës. Kështu e kishin parullën ata. -Oooo kush na qenka!- tha Ardjani. -Ky nusja me tespie. -Kush je ti?- tha Samiri, i cili akoma s`e kishte marrë veten. Sii, kush jam unë? Plaku i Vitit të Ri!- tha Ardjani. -Me sa di unë jemi në shtator,- tha Samiri. -Po po, saktë. Po, por kanë dalë dhe në shtator pleqtë e Viti të Ri. E dini kush jam unë?- tha gjithë trimëri. – Pikërisht se e dimë, të kemi sjellë këtu.
-Ëë, jeni Shërbimi Informativ i Shqipërisë. Dakord,- tha Samiri.
-Sa doni t’ju paguaj dhe më lini të iki. -Njëzet milonë dollarë,- tha Ardjani. -Jooo,- thanë ata dy,- nga njëzet për kokë duam. -Po talleni?!- tha Samiri, ndërsa ngriti pak bluzën, se i kishin rënë tutat poshtë. Pastaj shtoi: “Unë jam kapo i krejt vendit, këtu dhe në Shqipëri. Shokët e mi do ju copëtojnë, sa ta marrin vesh”. – Ëhëëë, taman!- thanë të tre, Ardjani dhe oficerët, por po të informojmë,- tha Ballisti,- se baza jote në Vlorë është shkatërruar. Janë arrestuar krejt shokët tuaj atje dhe po presin dënimin. Edhe ata që ke këtu, u arrestuan të gjithë nga policia italiane. Ç’ke për të thënë tashi?- iu drejtua Ballisti atij.

Flamur BUÇPAPAJ

-Flisni bukur,- tha Samiri,- ndërsa mori drejtim me u ul në ndonjë stol aty, por Ardjani e goditi me shqelm dhe e plastoi në tokë. Në sfond u dëgjua ulurima e tij. -Ti je ai që më gjuajte?!- tha ai. -Po, -unë jam,- tha Ardjani.- Me çfarë më gjuajte? -Me grusht,- tha Ardjani. -Desha të mbaj gjallë që ta bëj gjyqin. A je dakord? -E kush je ti që më bën gjyqin mua?- tha Samiri. -Drejt t`i biem, shkurt fare, unë jam Ardjan Vusho, burri i Donikës që ke rrëmbyer ti. -Tiii?!- hapi sytë ai. -Qenke si gorillë ore burrë! Ku je rrit ti? Hajde bëjmë pazar bashkë. Ke njëzet milionë dollarë në dorë dhe më lësho! Ja, policia mori dhe Donën e tashi jemi larë. S´e kam prekur me dorë. Asgjë s´i kam bërë, të betohem!- tha Samiri. -Tashi s’kemi shumë kohë në dispozicion,- tha Ardjani. D.m.th. ma paske prerë biletën Samir?! – Po, normal, ia ke prerë vetes,- tha Ardjani -Do ju jap shumë para, më lini të iki dhe s’kam punë me ju më!- iu lut Samiri. -Ëë,- tha Ardjani. – Ç’ke? Fillove napolonin tashi?! Hajde fillo kërceje KASAP?!- shau Ardjani. Ti je Kasapi, pseudonimi yt ky, apo jo?!Pfyyyy- pështyu Ardjani. Po,- tha Samiri. -D.m.th. ti i ther njerëzit si kafshët- u dëgjua zëri i Ardjanit. -Joo,- tha ai. -Ma kanë vënë shokët, duke u tallur. – Jojojo zotëri, ti ke vrarë shumë njerëz të varfër dhe të pambrojtur. Do të dalësh në gjyq. -Do më dorëzoni në shtet? -pyeti ai dhe i erdhi disi çehra e fytyrës, se e mendonte të sigurt lirimin.
-Joo zotëri,- tha Ballisti. -Gjyqin do ta bëjmë këtu. Dhe ndërkohë nxori kamerën duke filmuar. -E di pse po të filmoj?- tha Ballisti.- Se ky kolegu im do e shpërndajë në rrjet kokën tënde të prerë dhe aty njerëzit do të shikojnë se ç’fat i pret kasapët si ti. -Pra, do ma hiqni kokën!- tha Samiri. -Shohim vendimin e gjyqit,- tha Ballisti. – Sa është ora? – pyeti Ardjani. -Nëntëmbëdhejtë me orën e këtyre,- thanë oficerët. -Dakord! S’duhet të vonojmë shumë se na gjurmojnë e na kapin dhe pastaj na ikën ky kasapi nga dora. Të tre panë njëri-tjetrin për të marrë miratimin me shenja.
-Pra ti qenke shkrimtari,- tha Samiri duke ironizuar atë.
-Çfarë shkrimtari je ti ore zotëri?! Ti je kafshë! Qenke si Tarzani apo ku ta di unë. Shkrimtarët nuk rrahin njerëz dhe nuk marrin peng njeri,- shtoi Samiri dhe sërish ngriti pak lart tutat sportive që kishte veshur. Pastaj shtriu kokën dhe tha:

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Dëgjoje një këshillë nga unë! Mos i thuaj kujt që je shkrimtar, se tallen me ty. Ti vetëm shkrimtar nuk qenke. I tërheq mbrapsh të gjitha fjalët që kam thënë për ty. Të kam nënvlerësuar. Jam budalla. Donën duhet ta kisha vrarë direkt. Ama, bravo! Ajo grua të do shumë ty. Je me shumë fat. A kupton?! Ajo dhe në tortura, dhe me duar të lidhura, dhe në agoni, vetëm ty të ka përmendur. Ardjanit i rrëshqitën dy pika lot nga sytë. -Pusho kurvë!- i tha ai. -Do të copëtoj pas pak edhe do të ziej, edhe do ta ha mëlçinë, kurvë, rruspie…!- shfryu Ardjani.
-Ç’ke shef?!- tha Samiri. -Tregova drejt. S’kisha besim te dashuria, derisa pashë atë grua që ju do aq shumë. Akoma s’pakan mbaruar gratë fisnike dhe të mira,- mendova me vete,- tha Kasapi. -Ajo është për kopertinë revistash! S’kam patur faj që e kam rrëmbyer. Kush s´e do atë ta ketë në krah?! S´e di si ka dashuruar një malok ajo! Po nejse, varja,- tha Samiri.
-Ore jevg!- i tha Ardjani. -Krejt sa ti kam njërën këmbë. E kupton që të shtyp me këpucë si një hardhucë! Qepe dhe prit vendimin e gjykatës sonë popullore! -Këtu s’ka gjykatë,- tha ai duke ironizuar. -S’kam avokat. Si do të më dënoni?! -Prit pra, ta kallëzojmë ne avokatin,- i tha Ballisti. Pastaj shtoi: “Po ata që ke vrarë dhe ke marrë peng? Po ato femra shqiptare që ke nxjerrë në rrugë si prostituta?! A kishin avokat ato?” -Jo s’kishin- tha ai dhe uli kokën poshtë. -Ça do bëni? Kur po më vrisni, se më lodhët,- tha ai. -Fill duro edhe pak,- thanë ata. -Thjesht po të tregojmë se gjykata e popullit shqiptar ta ka dhënë dënimin, të cilin do ta citojmë pas pak,- tha Ballisti. – Merreni pra vendimin! Çfarë prisni Do t´ju lutem të më falni! Ju thashë, ju jap njëzet milionë dollar. Ju s’doni. Të kërkova falje si shqiptar,- i tha Ardjanit ai. Ti s’do. -Tashi qenke shqiptar,- qeshi Ardjani.-Ëëë kurvë leshi!- shau ai.- Ti je jevg Shqipërie. S’ke lidhje me Vlorën dhe ku ta di unë. Ata u tërhoqën tri metra, ulën zërin dhe filluan diskutimin.
-Atëherë si vendosëm shef?- thanë oficerët.- Si ç’do bëjmë?!- tha Ardjani. – Ky do të vritet këtu. Krejt fajin do e marr unë mbi vete. Juve ju kam urdhëruar unë e pastaj edhe nëse ju përjashtojnë nga SHIK-u i Shqipërisë kam biseduar të punësoheni këtu në SHIK- un italian. Bile, tha vetë drejtori: “M`i jep këta mua!” Ata ulën

Flamur BUÇPAPAJ

kokat dhe panë njëri-tjetrin në sy. -Unë them ta bëjmë me vota shef,- thanë ata të dy. -Po, bukur pra. E hedhim në votim,- tha Ardjani.
Si thua ti i Pamëshirshëm?- iu drejtua Ardjani. -Vdekje në tortura!- tha prerë ai. Vota ime, vdekje! Mos më pysni ma! -Vota juaj?- iu drejtua Ballistit. -Ç’të them? Ti për ne je si vëlla dhe të duam vërtet shumë. Për ty, ne nuk kursejmë as jetën. Ishte dhe është krenari që i shërbyem atdheut dhe ty,- tha Ballsiti. Vota?!- tha Ardjani dhe nxori stilolapsin për t`i numërura votat. -Vdekje!- tha Ballisti.- Ama me tortura jo vdekje të shpejtë. Edhe vota ime që s’ka vlerë për vdekje është!- tha Ardjani.
-Mirë atëherë,- shtoi Ardjani. -Gjyakta vendosi me shumicë votash vdekje me therje, prerje koke dhe gjymtyrësh. Njësoj sikur ke bërë ti me të pafajshmit e njerëzit e pambrojtur…! Do të copëtojmë dhe të hedhim në kosh mbeturinash.
Samiri u tund dy herë, pastaj tha: „Do t`ju jap gjithë pronat e mia nëpër Evropë. Do ju jap miliona dollarë dhe euro. Më lironi! S’do hakmerrem. Do shikoj punën time. “
-Atëherë,- tha Ardjani,- lej llafet dhe mos fol më i pandehur. Më trego me cilën dorë ke prekur gruan time! Ai u lëkund dy herë e pastaj foli: “Jooo, s´e kam përdhunuar!”- sigurisht, duke qarë. – Ç’ke ore burrë?- tha Ardjani.- Trimat këtë përfundim kanë, pse qan tashi?! Ta kishe menduar që kur preke gruan time. E shumë raste të tjera vrasjeje e përdhunimi. Trimat nuk qajnë Shoku Samir,- tha Ardjani, ndërsa vuri silenciatorin në grykën e pistoletës së vet “glouck” dhe mori shënjestër. -Ma lër mua ta ekzekutoj,- tha Ballisti. -Jo, kam krejt të drejtën e zotit të hakmerrem për gruan time dhe nderin tim!- tha Ardjani. -E di, jam shkrimtar, njeri i ligjit, por me familjen s’ka ligj dhe kanun. Ai që të prek gruan, të ka dy gjaqe borxh. Drejtësia popullore do të vihet në vend nga dora ime, dhe mbushi pistoletën, në të njëjtën kohë që nxori dhe këmbën e djathtë para. -Dakord!- thanë oficerët. -Ti e di vëlla trim! Për një minutë ra heshtje në vendngjarje. Pastaj ai uli pak kokën sikur u mendua dhe tha:” U krye!” -Atëherë, ti kurvë në fillim trego se nga kush i more paratë për të më sulmuar mua. – filloi,- tha i Pamëshirshmi. -Qetësi ju atje!- iu drejtu ai dritareve

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

të vogla të bodrumit të vilës, kuptohet që me shaka. -Hahaha,- qeshi Ballisti.- Edhe këtu s`heq dorë nga shakatë ti vëllai im. -Po pra,- qeshi ai. -Kemi këtë vajzën këtu që tashi bën si kurvë para vdekjes. -Hajde, lej llafet buçe!- tha Ballisti.- Trego shpejt kush t`i dha paratë e krimit! -S´e di,- tha ai. -Kam marrë një milion euro nga Partia Socialiste Vlorë. S´e di kush është i pari, por një topall që quhet me pseudonimin Azili m´i ka lënë te njerëzit e mi. S’jam interesuar ma shumë. Unë mora paratë dhe të nënvlerësova ty, se kujtova që je shkrimtar, si këta këtu që pinë drogë dhe alkool e flenë rrugëve. E mora shumë lehtë. Se dija çfarë shkrimtari je ti. S’kam shkollë unë. Vetëm filloren kam. -Normal që s’ke shkollë,- tha Ardjani, por je komunist dhe sigurims. Ata të çuan në këtë ditë edhe ti u shërbeve me veprime terroriste. Seanca e pyetjeve vazhdoi një orë. Normalisht dhe u filmua çdo gjë.
Ardjani u kishte thënë policëve shqiptarë që s’do fshihej. Do dorëzohej direkt në polici pas kryrjes së punës dhe do të vaunte dënimin e merituar, prandaj të mos kishin merak për asgjë. -Unë jam fajtori,- u kishte thënë përfundimsht atyre të dyve. -Atëherë, gjyqit i erdhi fundi,- tha Ardjani. Si fillim veshi dorezat e zeza, vuri silenciatorin në pistoletë dhe tha: “Nxire dorën që ke prekur Donën!” Ai e ngriti dorën. Ardjani ia këputi direkt, me një gjujatje dyshe si në filmat horror. Gjaku doli dhe ia lau fytyrën. Samiri ulëriti pa fund. -Çohu! -tha prapë Ardjani dhe ia këputi dhe dorën tjetër. Pastaj, tha me zë të lartë: “Në ëmër të popullit tim edhe të pafajshmëve të dënoj më vdekje, pushkatim. Ti, bir kurve, Samiri i fortë, more fund.” Dhe e gjuajti dhjetë herë në kraharor, aq sa plumbat ia nxorën zemrën dhe ia lëshuan në tokë. Oficerët nuk folën përveç se u dëgjuan fjalët:” Haku u mor!” -Të lumtë pushka vëlla! -E falenderuan duke përsëritur që nderi u vu në vend, ndërsa menduan t´i mblidhnin copat e trupit të kasapit. Ata u zbehën pak në fytyrë dhe kthyen kokat nga rruga, të tmerruar nga horrori që panë.
Këtë nxirreni në internet ta shikojnë shokët e tij, të bindën se çfarë fundi i pret. Do të arrestojnë ty dhe ne, po e nxorëm, – tha Ballisti. -Jo, juve jo. Ju zbatuat urdhrat e mia. Jeni të lirë të ikni. S’keni asnjë faj. E thamë njëherë. -Jooo!- thanë ata,- s`të

Flamur BUÇPAPAJ

lëmë kurrë vetëm. -Atëherë shumë mirë,- tha Ardjani. -Kjo është miqësia, si në të mira edhe në të këqija. Ju zgjodhët të keqen. S’dua t´ua prish edhe biografinë,- shtoi ai pas pak,- sepse harrova t`ju them që kam biseduar dhe se do të filloni punë, po si oficerë në Romë, me shërbimin special antiterror,- tha ai. – Kështu që e keni ma mirë mos të rrini me mua në vend krimi, sepse po humbisni edhe vendet e punës që ju presin. Ata nuk folën për momentin, por vetëm panë nga ai. -Ti shef more hakun,- thanë ata. -Ne po të themi se një trimëri të tillë vetëm në filma e kemi parë. Na ke habitur vëlla. Këto fjalë i thanë të dy së bashku.
Uau, çfarë vëllai trim kemi ne!- thanë ata dhe e përqafuan.
-Të lumtë pushka!- thanë të dy përnjëherë. Do ta rregullojmë ne vendngjarjen. Jemi krenarë që edhe hakun e more si burrë. Të njëjtën gjë do bënim dhe ne po të na e bënin si ty. E kemi dhier policinë dhe emrin e mirë.
-Hakmarrja është dashuria më e madhe,- tha Ballisti. -Nëse s’do kishte hakmarrje, kriminelët s’do linin njeri në këmbë,- tha i Pamëshirshmi. – S’ka ndjenjë ma të bukur se të marrësh hak nga ai që të ka vrarë njeriun tënd e ai të shkojë në tokë dhe të hajë mut,- tha Ballisti. -Pra gjaku me gjak lahet. Të tjerat janë pallavra.
Ky buçja harroi që ishte i fortë e bënte si kurvat. Përse lutej si femër para nesh?!-qeshi oficeri. -Ai s’duhej të lutej. A ishte kasapi apo jo? -Po po kasapi, ky është,- tha Ardjani. -Atëherë ç’do bëjmë me pjesët e këtij? Si ta montojmë prapë?- qeshën oficerët. -Si fillim lahemi. Lajmë vendin me sodë buke. E kam marrë me vete. Fshijmë gjurmët. Vëmë maska dhe kapele, kur të dalim jashtë, që të mos kapemi nga kamerat. E këtë të fortin fute në një qese të zezë, sepse kështu i kam thënë se do t’ia bëj. Do t´ia mbaj premtimin.- tha Ardjani.- Dhe e dua në kosh të plehërave.
-S’do ia zhdukim trupin me acid?- tha oficeri.- Joo-jo-jo,- tundi kokën Ardjani. -I kam thënë, në kosh të plehërave, aty do ta çoj. Siç e kam bërë në plan dhe siç i kam premtuar atij. -Hahaha,- je i frikshëm shef,- thanë oficerët. -Dukesh ti që s’të fal, s’bëhet shaka me ty. Tek ne, gjithë Vlora të do ty shef,- thanë ata. -Ata e kanë ditur që ti do merrje hak. S’je shkrimtar dosido ti! Je njëri

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

prej nesh. Komando vëlla, komando je! Hajde me ne, fillo me ne në polici. Edhe ty frikën do ta kenë gjithë gjallesat. -Jo,- tha Ardjani.- Unë kam bërë një krim dhe do dorëzohem vetë, pasi të takoj Donën. Të sigurohem që ajo po rehabilitohet dhe do shkojë në burg. Ju po, jeni vëllezër. Shkoni filloni punë dhe po patët kohë hajdeni më takoni në burg.
-Ne s’të lëmë kurrë vetëm,- thanë ata. Vdesim dhe nuk të tradhtojmë. -Mirë,- tha Ardjani. -Çojeni trupin e tij në kosh të plehërave dhe dalim pastaj të hamë një darkë të mirë. Sikur e kam pas ba skenarin ma para. Deshi zoti dhe u ba ashtu si desha. Do festojmë, se sot një ma pak në botën e krimit.
Të dy oficerët e çuan në koshin e plehërave kasapin dhe erdhën. -Tashi ç’do bëjmë?- thanë ata, pak të shqetësuar, por të sigurt në vendimin e tyre. -Tashi drejtësia u vu në vend,- tha Ardjani, pasi ishte larë dhe pastruar. Kishte pastruar mirë e mirë vendin dhe iu drejtua atyre: „Ju meritoni çdo të mirë, ama unë nesër në mëngjes do shkoj te klinika e Donës dhe pasi të flas me të do dorëzohem. Do pranoj krimin dhe do dal në gjyq. Ju, jini të qetë. S’kemi lënë asnjë provë që ju implikon. Çdo gjë është pastruar. Jam i lumtur që më në fund drejtësia fitoi. Jam i kënaqur që ai e mori dënimin e zotit dhe që në ferr e ka vendin. Kurrë askush nuk shpëton nga drejtësia e zotit. Ai vonon, por s’ harron që drejtësinë e tij ta vërë në vend. Jam i lumtur!- tha Ardjani. Bëri një rrotullim në dhomë dhe pastaj pyeti: „Çfarë bëri policia italiane, morët informacion?“ -Po shef,- thanë ata.- Arrestuan në flagrancë dhe me prova komplet grupin e këtij, njëzet shqiptarë dhe pesë italianë. -Paska pasur njerëz shumë të rrezikshëm aty brenda,- shtoi Ardjani. Falë masave të operacionit të bërë me shumë saktësi nga ana e policisë, s’ka asnjë të plagosur, asnjë të vrarë nga ne. As banditët s’kanë bërë rezistencë. Ju ka rënë në befasi çdo gjë. Si duket kanë qenë të relaksuar dhe s´e kanë pritur një goditje të tillë. Bravo për zotin! Je i madh!- i thanë Ardjanit të dy oficerët. Ke llogaritur çdo gjë, por ti na dukesh si një gjeneral që bën plane prefekte,- thanë ata. Pastaj shtuan: “S’duhet të harrojmë edhe ndihmën e këtyre miqve italianë.
Bravo policisë dhe SHIK-ut italian!”- thanë të tre. -E patë

Flamur BUÇPAPAJ

çfarë organizimi kishin?! Futën gjithë përgjuesit dhe informatorët brenda. Faktuan çdo gjë me video dhe gjurmë biologjike dhe në fund i kapën në flagrancë. Më kanë habitur metodat e tyrë të përgjimit,- shtoi Ardjani. -Bravo! Kanë ecur shumë para këta perëndimorët, jo si te ne: të dashuruar me idologjinë socialiste, pa bukë dhe të varfër. Nejse, këta janë Roma e lashtë që kanë pushtuar botën dhe ne na kanë dhënë modelin e qytetërimit. Të jemi krenarë për ta. E ndërsa ne kemi mbetur mbrapa,- uli kokën pak Ardjani, pastaj shtoi:
Ne jemi lindje, fatkeqësisht. Udhëheqësit tanë gjithmonë kanë parë vetëm interesin e vet. Edhe s’kanë dashur t’ia dinë për popullin, si ky tipi që grabit femra dhe i çon prostituta në rrugë. Sa dëme ka bërë ky kurvë që s´e kafshova t’ia haja veshin. Aq shumë urrejtje kam për të. Mirë që ishit ju, se do ia kisha zier mishin dhe do ia kisha hangër. -Po na tremb shef,- thanë oficerët. -Ahaha,- qeshi ky. -Provojeni t`u ndodhë ju kjo pasi të martoheni dhe flasim. Hë? Pse s’flisni? -Ata ulën kokën dhe nuk dhanë përgjigje. -Mirë, ke të drejtë, mbase ne ia bëjmë ma keq se ti. Në fund të fundit, askush s’duhet të ngacmojë gruan apo motrën e dikujt, e jo më ta prostituojë atë. Të bëhet ky një mësim për krejt mafien shqiptare. Përfundimi i tyre do jetë i tillë. Shikojeni!- t’u themi.- Kush ishte kasapi? Sa para dhe shoqërues kishte dhe ne vetëm tre veta e kapëm dhe e shqyem si kafshë. Ai meritonte ta shqyeje me tre makina. T’ia lidhnim trupin dhe ta tërhiqnim për së gjalli. Ashtu e meritonte,- tha Ardjani,- po ne prapë kemi mëshirë kristiane dhe e vramë me gjyq e jo si kafshë. Ai gjyq ishte drejtësia e popullit. Gjyqi i mijëra viktimave që presin shpagim,- tha Ardjani. -Vetë zoti e dënoi nëpërmjet meje. Ai më solli mua këtu dhe ia dha dënimin. Rëndësi ka që Dona shpëtoi dhe unë mora hakun. Ama, jam i shqetësuar për veti, që jam kthyer edhe unë në një njeri të keq dhe vrasës. -Joo!- thanë oficerët.- Edhe ne do vepronim njëjtë si ti. Nuk do e falnim kurrë atë njeri. Ne do dëshmojmë pro teje,- thanë ata. -Do themi që ai njeri mori dënimin e merituar pas dhjetëra të vrarësh dhe përdhunimesh që ka bërë jo vetëm në Shqipëri, por dhe këtu në Itali. Drejtësia e popullit fitoi!- thanë ata. -Mirë, atëhërë, meqë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhe ju thoni kështu, tani jam ma i qetë. Ma lëhtësuat shpirtin! Faleminderit vëllezër!- dhe i përqafoi të dy. -Unë ndihem borxhli ndaj jush, por nderin e fundit ua kam bërë. Kam biseduar dhe me drejtorin atë ditë edhe ai ka vendosur t’ju marrë në punë dhe t’ju japë direkt nënshtetësi italiane. Ju i pëlqyet shumë dhe bile ishte ai që m´u lut mua, t`ju lë të lirë të punoni këtu në Itali. Sonte shijojeni Milanon dhe lagjet e tij. Shikoni sa femra të bukura ka dhe sa pasanike,- shtoi Ardjani duke qeshur.
-Jo shef,- thanë të dy, të vendosur. -Do të shoqërojmë ty kudo. Kemi vendosur dhe vendimi ynë s’ka kthim! -Atëherë, merre makinën dhe sonte do të shkojmë të festojmë, se nesër s’i dihet se çfarë na pret. Ditë e re, nafakë e re!- tha Ardjani.- Tamam, Hoqëm një qelbësirë. S’ka pse të na vrasë ndërgjegjja. Shteti duhet të na dekorojë!- tha Ballisti.
Edhe shteti italian duhet të na dekorojë, sepse i hoqëm qafe një plehër, një kasap që ka bërë krime dhe s`e lamë në duar të gjykatësve të korruptuar që pas një viti do ta lironin. Korrupsioni është shumë i përhapur kudo këtu. S’ka ndonjë ndryshim me ne atje,- tha Ardjani. -Po po! Më duket sikur jemi në Tiranë dhe këtu. -Ahaha,- qeshën të tre. -Dalim dhe bëjmë një festë të vogël, po s`e dimë se ku ka ushqime që ngjasojnë me tonat,- tha Ardjani.
-Hajt se do pyesim,- thanë oficerët.
Ata veshën kostumet e tjera, morën pistoletat me vete dhe nga pesë karikatore. Kjo të shpëton!- tha i Pamëshirshmi. -Tamam,- shtoi Ballisiti. -Kjo të nxjerr faqebardhë,- dhe puthi tytën e pistoletës dhe bëri me shenjë nga qielli. -A nuk ju duket që sonte e ndriçon hëna ma shumë se çdo herë tjetër?- pyeti Ardjani. -Ne të gjithë jemi të përkohshëm, por edhe ikja nga kjo botë pa marrë hak është e poshtër!- tha Ballisti.- Kemi të njëjtat pikëpamje,- tha Ardjani. -Zotëri,- tha oficeri, Si ndihesh tashi që more hak? -Jam i lumtur zotëri,- ia ktheu ai. – Shiko,- tha Ballisti! -Ai pisi më bëri me qesh, kur tha që ti s’je shkrimtar. -Hahah, përse s`jam? -tha Ardjani. -Të tha: mos i trego kujt që je shkrimtar. Më bëri të qesh. Pse?- tha Ardjani. -Se shkrimtarët nuk vrasin pra, tha ai pisi. -Po, e vërtëtë është, por në rastin tim jam njeri dhe familjar. Askush s`e fal gjakun dhe pengun dhe s’e le në duar të drejtësisë së korruptuar, një monstër të tillë, apo jo!

Flamur BUÇPAPAJ

Po bëj shaka shef,- tha Ballisti. -Edhe mua në fakt më dukesh si komando, të them të vërtetën. Ti jep pamjen e një të forti, qoftë nga trupi, qoftë nga shikimi, por edhe nga fjalët. Edhe unë, kur të pashë te zyra e shefit, kujtova që je komando. Kur më thanë që ti je ai shkrimtari, u habita nga pamja jote. Ai, fjalët i shoqëroi me një qeshje sarkastike, por pa ngritur kokën shumë lart e pastaj tha: Ty shef mos të të vijë keq, por që s’ke shumë ngjashmëri me këta që shkruajnë, s`ke. Mos ma merr për keq! -Mirë e ke, se unë jam njeri shumë i butë dhe i dashur. Kurrë s`i kam bërë keq njeriu. Kurrë s’kam spiunuar apo bërë keq pas krahëve, dikujt. Gjithmonë kam qenë i drejtë dhe rigoroz. Gjithmonë kam besuar në zot. Pasi bëri një pauzë, tha: „Edhe do shkoj në kishë të falem për mëkatet që bëra me këtë pisin“. Ai ishte i druajtur, i ftohtë dhe shumë fajtor në veten. Pastaj tha:
„Ama, direkt që nesër do dorëzohem edhe do dënohem për vrasje. Nuk mund t`i iki kësaj që bëra. Duhet të dënohem, pastaj do jem i qetë, sepse shpëtova Donën dhe tashi s’ka rëndësi asgjë ma për mua. Mjafton që ajo është gjallë dhe s’ka asgjë të rëndë. Ka kriza nervore, por do ia shërojmë. E kanë çuar mbrëmë në klinikën ma të mirë të qytetit. E falenderoj shumë drejtorin e SHIK-ut këtu në Itali. Ai ishte tamam burrë, njeri serioz e i besës. Por s’do të harroj kurrë as drejtorin e SHIK-ut të Vlorës.
Gjithmonë do të jetë në zemrën time dhe mendjen time. Ai njeri duhet të ndihet krenar sot për ne që ia hoqëm qafe armikun kryesor të tij. Edhe shteti ynë, edhe unë jemi krenarë për një drejtues të tillë,- tha Ardjani. -Ai meriton të jetë drejtor i përgjithshëm i SHIK-ut shqiptar. Edhe ma shumë, që atij njeriu s’iu tremb qerpiku. E sulmoi armikun mu në folenë e tij. Edhe trima të tillë ka pak,- tha Ardjani. -Shyqyr që kemi akoma policë të tillë në qarkullim atje. Oficerët hapën sytë dhe s’po u besonin veshëve për fjalët e bukura të tij për policinë tonë. Pastaj ai tha: “Kanë për ta hequr direkt socialistët”. -Eee,- tha Ballisti.
– Po fituan socialistët, direkt e në burg e çojnë atë. -Ne s’kemi vdekur,- tha Ardjani,- që ta lëmë në duar të tyre. Do lidhemi me telefon. Do i themi që po qe se ndihet i sulmuar, të vijë këtu dhe e fus në punë unë direkt. -Aa, bravo! Toke!- thanë oficerët.- Je

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

njeri shumë i mirë! Të faleminderit o zot, që na takove me një njeri të tillë!- thanë ata. -Në fakt, kush na shikon, na merr për ekip policie të treve. Jemi si kushërinj. Dukemi që jemi njerëz të mirë,- tha Ballisiti duke qeshur. -Jemi patriotë shqiptarë: ju nga jugu edhe unë nga veriu. Shqipëria do të shpëtojë kur Jugu dhe Veriu të jenë bashkë,- tha Ardjani. -Ty të kemi dhëndër,- thanë ata. -Aaha,- qeshi Ardjani. -Jam i lumtur që jam dhëndër Vlore. Nacionalistët e jugut kanë qenë dhe do jenë shpëtimtarë të Shqipërisë. Nacionalizimi ka lindur në jug. Shtëpitë e mëdha në jug kanë dhënë pasurinë dhe çdo gjë për të bërë Shqipërinë. Mbajeni mend djema!- tha ai, ndërsa i pa drejt e në sy ata. -Sot është ditë e lumtur dhe s’do jua çaj kokën më me histori, dhe them mos ta zgjati shumë tregimin. Oficerët ulën kokën dhe nuk folën. Jashtë ishte akoma vapë. Dielli s’kishte ikur nga zeniti akoma. Ardjani pa jashtë, pastaj brenda dhe tha: “Atëherë dalim dhe bëjmë festë sonte, se nesër s`i dihet. -S’mendojmë, që ne do të lëmë të dorëzohesh,- thanë ata, ndërsa panë njëri-tjetrin drejt e në sy.
-Flasim nesër,- tha Ardjani. -Marrim makinën dhe ikim dikund, ku të ketë ndonjë piceri ose restorant. Diku këtej se më duket ngjasojnë me kuzhinat tona,- dhe drejtoi shikimin në horizontin jugor të qytetit.
-Këtu s’ka ngjashëmri me gatimet tona shef. Këtu duket sikur jemi shumë larg Shqipërisë. Ee s’ka mbërrit deri këtu gatimi ynë.
-A thua?- tha Ardjani dhe i pa me habi. -Hajt, të shofim pra,- tha
Ardjani dhe mori rrugën për të dalë.
Hipën në makinë dhe pasi shëtitën në shumë lagje dhe restorante, vendosën të ndalojnë në një Bar- Piceri, në të cilën dukej sikur shërbeheshin gjëra shtëpie. -Këtu ndalojmë!- thanë të tre. Edhe ashtu bënë. Parkuan makinën në një parkim publik edhe të tre u drejtuan për në një piceri të vogël, por të bukur. Aty gjetën një pronar rreth të pesëdhjetave, i cili u uroi mirëseardhjen.
-Duket me theks jugor,- tha Ardjani. Lokali bënte ma shumë kafe kapuçino dhe briosh, por kishte dhe pica dhe gjëra pikante të bëra gati. -Me çfarë erdhët?- pyeti pronari, pasi iu prezantu treshes nga Shqipëria. -Ai motori, është i juaji?- tha ai,ndërsa

Flamur BUÇPAPAJ

drejtoi shikimin nga oborri i vogël i lokalit. -Joo!- thanë këta.
-Erdhëm me makinë. – Pse pyet? -Sepse s’ju kam parë kurrë më parë,- tha pronari,- ndërsa dukej hapur që ishte habitur për fizikun etyre: për gjatësinë, për peshën e tyre trupore. -Ee, kemi parkuar nja dyqind metra larg nga këtu,- thanë oficerët. -Ëë, shumë bukur,- iu përgjigj ai,- se këtu vijnë veç me motora,- qeshi me ironi pronari me emrin Çino. -Jeni të policisë?!- tha ai me habi.
-Apo jeni Shërbimi Informativ Amerikan? Ju pyes se dukeni si amerikanë,- tha pronari. -Nga jeni ju? iu drejtua italisht Ardjani.- Nga Napoli jam,- tha ai. -Jugor jam. -S’qenkeni prej këtu.- E përqeshi pak Ardjani. -Jo,- tha ai. -I kam njëmbëdhjetë vjet këtu në Milano e që e ushtroj këtë aktivitet. -Nga jeni ju?- tha pronari, pak i frikësuar. -Mos u frikëso zotëri! Jemi njerëz të mirë, s’jemi mafiozë. Vetëm na shërbe mirë, se duam të hamë ndonjë picë apo ça di ti të bësh. Italiani u çel në fytyrë kur pa sjelljen paqësore të treshes së rrezikshme. -Jeni policë amerikanë?- tha ai. -Po më habisni sa mirë flisni italisht dhe anglisht, – shtoi pronari italian, ndërsa veshi unfiormën e kuzhinierit e u nis të drejt kuzhinës duke përsëritur: “Po paska edhe amrikanë që flasin kaq bukur italishten. Ne italianët s’merremi vesh as me njëri-tjetrin. Këta veriorët flasin trashë shumë,”- qeshi italiani. -Ç’ke me veriorët?- i tha Ardjani.- A po punon në veri? Si e ke hallin apo s`je mirë? Pa le po je dhe duke fituar euro me shumicë këtu edhe i shan. – Joo,- tha ai.- Ata s’më duan mua dhe as ne jugorëve. -Këta janë aristokratë shef,- tha ai, -ndërsa ne na quajnë fshatarë dhe derra. Atëherë po marr porosinë,- tha pronari. S`dua sherre me ju, meqë jeni të CIA.s amerikane. -Hahaha,- qeshën të tre. -Bravo, na gjete,- tha Ballisti. -Qenka koqe krejt ky,- shtoi ai. -Këta janë pashkollsa, nuk kanë arsim. Pak prej tyre shkojnë në shkollë të lartë,- shtoi oficeri tjetër. -Po po, s`janë shumë arsimdashës, por varja,- tha Ardjani. -Të na shërbejnë mirë, se po bëka dhe qofte zgare,- dhe qeshi. -Atëherë, duam tri pica dhe gjëra të tjera që bën ti. Silli vetë ti gjërat më të mira që ke. Edhe një shishe verë të mirë. Edhe mos fol shumë!- i tha Ballisti. Italiani qeshi dhe iku për të bërë gati porosinë. S’vonoi shumë dhe tavolina iu shtrua plot treshes së oficerëve, nëse mund t`i quajmë ashtu.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Hajde gëzuar!- tha Ardjani. -Ju falenderoj shumë, që ishit krahu im i djathtë. Unë s’do ju harroj kurrë ju dhe trimëritë tuaja. Ju bëtë krenare gjithë policinë shqiptare dhe shërbimet e tjera. Ju më bëtë të ndihem krenar me ju dhe me administratën tonë atje. Paska akoma njerëz që s`i tremben krimit dhe nuk korruptohen nga pisat e krimit. Jam krenar për ju! Gëzuar! -dhe takoi gotat me ta. Ata u ngritën në këmbë dhe thanë: „Është nder dhe krenari që punuam me ty. Je një hero që s´e kemi parë kurrë as në filma. S’ka ndodhur kurrë që një inteklektual si ju, të bëjë ma shumë se ne dhe të arrijë të kapë kryekriminelin ma të madh të dy shteteve.“ Ata po e shikonin drejt në sy Ardjanin, i cili nuk fliste vetëm shikonte. -Jemi të habitur dhe krenarë me ty vëlla,- thanë të dy. -Edhe jemi krenarë që je dhëndër i Vlorës e mos na mbaj mëri për atë tipin. Duam të themi që ai njeri që rrëmbeu Donën nuk përfaqëson as qytetin tonë as fshatrat tona më periferike. Ne s’bëjmë kurrë gjëra të tilla. Ne jemi vëllezër me ju veriorët. Jemi një dhe, Shqipëria pa veriun është e cunguar. Bashkë jemi të fortë,- thanë ata dhe u ulën në tavolinë. Pastaj shtuan: „Nëse të djathtët e jugut dhe të veriut bëhen bashkë, atëherë po, që shpëton Shqipëria. Bashkimi në një front të djathtë nacional Jug-Veri e bën Shqipërinë natyrale me kufinj aty ku kanë qenë, ndryshe nuk shpëtojmë kurrë. Krijimi i këtij fronti të takon ty shef!”- thanë ata.- Joo jo, s`e besoj që unë vij më në Shqipëri. Jam shumë i mërzitur me Shqipërinë. Ata më bënë vrasës dhe më rrëmbyen gruan. Jam shumë i tronditur me këto që më kanë ndodhur. Unë kisha shumë mundësi të shkoja ku të doja me gruan time. Po të doja, ikja në Francë apo Amerikë, por zgjodha Shqipërinë. Zgjodha të lind fëmijët e mi në Tiranë, në atdheun tonë të bukur. S`kisha ikur kurrë nga aty, por siç po e shikoni dhe ju, më përzunë me dhunë. Mua s’më lanë më vend aty. Atje do të fitojë përsëri e majta. Sipas informacioneve të SHIK-ut italian po përgatitet një kryengritje e madhe komunistësh, financuar nga sigurimi dhe Shërbimi Informativ Grek. Ditët në vazhdim, unë them që do të informoj me shkrim krejt udhëheqjen në Shqipëri. Do ta bëj dhe këtë detyrë patriotike. Edhe kaq dhe s’bëj dot ma shumë. Jam shumë i mërzitur. S`e di a kthehem ma kurrë në Shqipëri, por

Flamur BUÇPAPAJ

mendoj që jo më, kurrë. Ai uli sytë përtokë dhe pa parë askënd përreth, i menduar dhe i mërzitur tha:
“Edhe pesëdhjetë vjet të tjera do të sundojë përsëri e majta komuniste. S’ka shpëtim Shqipëria nga këta. E shikon ç’më bënë?! Morën hak për atë që ju bëra. Morën hak pas shpine. Si të pabesë që janë, nuk dolën përballë, por vazhduan me atë që e kanë traditë: me pabesi. Pabesia e tyre është e lindur. Kështu ua kanë bërë krejt nacionalistëve shqiptarë. I kanë vrarë pas shpine. Mendoj që as ju të mos shkoni më atje. Do flas me shefin dhe t’ju bëhet nënshtetësia direkt dhe filloni punë këtu. Policia njësoj është kudo, apo jo?” Ata ulën kokën dhe gati qanë. Shqipëria po humbet një lider,- thanë ata. -Askush si ti si rrëzon komunistët e s´e mund krimin. Ti i duhesh Shqipërisë. Nëse ti shkon atje prapë, ne nuk rrimë në Itali. Vijmë në shoqërimin tënd kudo dhe për çdo gjë. Jemi ushtarët e tu shef,- thanë ata dhe u përkulën tì puthnin dorën. Ardjani i ngriti direkt dhe në shenjë mirësjellje ju tha “Gë zuar!”
-Shikoni këtu djema,- tha ai, ndërsa mbante gotën me verë në duar. Shqipëria nuk ka shpëtim. E majta s`e lëshon kurrë pushtetin atje. Ata kujtojnë që e kanë privat çdo gjë. Për ta ne jemi të huaj. A kuptoni? Ka dy rrugë ose t´i vrasim masivisht, ose të rrimë në emigracion. Çfarë të them ma shumë unë! Krejt ne na kanë larguar emigrantë për pesëdhjetë vjet rresht osa na kanë vrarë atje në atdhe. E ku ta di unë tjetër. Ne jemi kot. Ne i respektojmë ata, s’ju bëjmë dot keq. Ne s’vrasim dot shqiptarë, se janë të majtë. Ne jemi paqësorë. S’duam luftë civile, por kam shumë të dhëna negative për situatën. E këto informacione direkt flasin për luftë civile. –
Shokë,- tha Ardjani. -Mos thoni që s’ju thashë! -Mos!- thanë oficerët! Sa keq! Do na rrëzojnë me dhunë. E kanë ndarë mendjen. E kanë parullë ata. Me grykën e pushkës merret pushteti. E si gjithmonë kryengritja do fillojë në Jug: ose në Vlorë, ose në Fier. Këto qytete gjithmonë kanë qenë kundër nacionalizmit edhe janë të kuqe. S´e di se çfarë kanë fituar me socializmin, por hajde gjeje tashi. S’ia vlen me ba analiza. Ama, aty do nisë djegia e institucioneve demokratike. Duhet të dini se qenkan dhe të financuar me shumë fonde. E pra, gëzuar! Pini dhe mbarojini

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

picat, se mos ftohen,- tha Ardjani. Ata çuan me fund gotat e verës dhe u lutën për shëndetin e Donës, që të shërohej sa më shpejt e të vinte në formën që ka qenë Vajza me violinë. -E bukura e dheut!- tha Ardjani, i cili e ndryshoi temë e muhabetit e pastaj tha: “Unë pa të, s’kam jetë! Edhe s’jetoj kurrë pa të! Sikur ajo të vdiste, edhe unë do të vdisja në betejë. Do vrisja sa më shumë kopila, derisa të më vrisnin ata mua në fund. E kuptoni se gjithë jeta ime u kthye përsëri, pikërisht kur mora vesh se ajo jeton dhe se është mirë e në duar të sigurta. S’ka gëzim ma të madh që ajo jeton. Princesha ime e bukur!- tha ai,- dhe mori qëndrim “Gaditu”! Edhe u betua: “Betohem në zot, se s’ka asnjë lloj krijese që t´i bëjë dam as ta ngacmojë atë kurrë ma. Nëse unë vdes, atëherë po, edhe mund të ndodhë, por sa të jem gjallë unë, askush ma s’të afrohet ty princesha ime!”- iu drejtua fotos së saj që e mbante në telefon. Pastaj Ardjani bëri kryq dhe u ul. Ata ulën kokat dhe qanë nga fjalët e tij. S’kishin parë kurrë dashuri të tillë. Jashtë frynte një erë e lehtë veriu dhe gjethet tundeshin lehtë si një valle dyshe veriu. Akoma ishin të veshur me këmisha dhe rroba të lehta vere. Ata fshinë lotët `se s’deshën t`i shikonte ai dhe të dy e panë në sy njëri-tjetrin. Pastaj i bënë me shenjë njëri-tjetrit.
Ky njeri është bishë,- thanë ata. -Si ka mundësi që përkulet dhe qan për një grua?! E çuditshme! Zoti është i madh!- thanë ata të dy përnjëherë edhe e shoqëruan me nga një gllënjkë verë milaneze. -Ju më keni ndihmuar shumë zotërinj oficerë. Ju jeni heronj!- u tha Ardjani atyre. -Unë s’di si t`ua shpërblej juve me punën që bëtë për mua. Edhe kryetarit të SHIK-ut të Vlorës do i çoj ndonjë dhuratë ma vonë. E bile do i çoj mesazh që është i mirëpritur tek unë. Kurdo që të jetë në rrezik, shtëpinë edhe punën ia gjej unë direkt. E zura mik drejtorin e SHIK-ut italian. Ju e patë sa më donte ai. -Po po,- thanë oficerët,- e pamë. Jemi dakord me ty, ta informojmë shefin tonë që të ruhet. Edhe shefi ynë duhet të ruhet. Tashi është vetëm. S’jemi ne që ta ruajmë. S’jemi aty. Do t´i telefonoj nesër që ta informoj që kryem punë. Edhe ta gëzojmë se ai ka bërë ma shumë se çdokush për ty shef. Edhe për ne. -Ai është një hero i gjallë!- tha Ardjani. -Si ta harroj atë që bëri ai për mua?! Kurrë s`e harroj! E pa gotën edhe një

Flamur BUÇPAPAJ

here, sikur po merrte ndonjë ndihmë nga ajo dhe tha: „Ai është heroi im! Do t`ia shpërblej, sa të marr fondet dhe kontratat këtu dhe në Francë. Do hapi qendra rehabilitimi për gratë dhe vajzat e trafikuara këtu në Itali. Edhe shtëpi me fjetje dhe ushqim falas në Shqipëri. Edhe për jetimët. -E them këtë,- tha ai, duke i qeshur sytë nga lajmi i mirë, -sepse unë i dua njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Unë do jem zëri i tyre dhe shpata e tyre kundër tiranisë mafioze.
Ëë, harrova t`ua them lajmin e mirë, se mbetëm vetëm me lajme të trishta. Ka disa shtëpi botuese, që më janë lutur të nënshkruaj me ta miliona dollarë dhe euro për të m`i botuar, dhe shitur librat e mi . S’do t`ju bëj naze më. Do t`i nënshkruaj vëllezër. Jam i lumtur se sonte ia arrita qëllimit tim jetësor. Tashi na duhen para për të arritur objektivat tona. Mbase zoti do më sjellë ditë të mira. Hajde gëzuar shokë!- tha ai.- Për të mira tash e mbrapa! Të mblidhemi dhe ta festojmë kur të shërohet Donika,- thanë oficerët. -Shëndoshë të jemi një herë dhe shofim,- tha Ardjani, ndërsa rregulloi pjatën e vet me meze dhe gjysmë pice.
-Këtu po gatuakan shumë mirë, apo më duket mua?- tha Ardjani, pasi fshiu me dorë thërrimet që kishte para vetes. -Nesër do iki te Dona në spital, tha ai,- edhe shfryu disi. Ku ishim dhe ku jemi! E di që askujt s`i shkon në mend çfarë do t`i ndodhë nesër. Vetëm zoti e di, prandaj jemi të përkohshëm, jemi kalimtarë. Krijesa të tokës dhe kaq. Kjo më ndodhi papritur edhe sepse s’jam kujtuar që mund të ketë njerëz të tillë e kaq mizorë, por mund të them që s’kisha asnjë mundësi ta shmangia këtë tragjedi. Ata më sulmuan në befasi. Ata më përdhunuan familjen. I bënë të gjitha kundër meje, por harruan se ç’do t´u bëj unë. Dhe unë u përgjigja ma keq se ata apo jo? -dhe ngriti kokën në shenjë krenarie e i pa në sy të dy oficerët e pastaj tha: “ Çdo njeri do përgjigjej si unë. Askujt s’duhet t´ia ngacmosh gruan. Ama, nëse je i droguar dhe s`e di çfarë të pret, atëherë s’është faji im. Ata janë mësuar me mosndëshkim. Askush s`i ka cënuar deri tashi, pra u është bërë deti kos. Ai krimineli më ndryshoi jetën: nga e lumtur, ma nxiu. Ai njeri ma uli nderin dhe reputacionin. Tash e kuptoj pse hakmerren njerëzit duke marrë gjakun e njerëzve

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

të tyre. Çdokush që vret dhe përdhunon, njëjtë duhet t`i kthehet edhe përgjigjja. Jam dakord tashmë.
Ai njeri, dhe para vdekjes më ironizonte. Pastaj tha: E di çfarë ju bëj unë tipave si ai? Loz futboll me kafkat e tyre. Këta drogaxhinj dhe pijanecë po e turpërojnë Shqipërinë. Këta janë sigurimi i shtetit, të kthyer në bisnesmenë. Këta kanë bërë shkollë dhe kurse për këto ditë. Rrëmbimet, gjobëvëniet dhe vrasjet e titullarëve të partive armike, janë pjesë e protokollit të sigurimit të shtetit. Çdo gjë ua kanë mësuar në shkollë. Këta quhen agjentë të fjetur, që tashmë u ka ardhur koha të veprojnë. Qindra si këta i kanë futur në partitë e djathta dhe metoda guerile është metoda e tyre kryesore e hakmarrjes. Pra janë metodistë të sigurimit. Këta s’janë gangsterë lagjeje. Janë arsimuar dhe stërvitur për ta bërë një punë të tillë.“
Ai lëshoi gotën e verës mbi tavolinë, e shtyu mbulesën para dhe bëri vend për një shishe tjetër me verë, pasi i pa oficerët në sy dhe e kuptoi që edhe ata donin të pinin përsëri.
-Ta pimë edhe nga një shokë se nesër s´i dihet. -Pse, ç’ke në mendje?! Do dorëzohesh?!- i thanë oficerët. -Po, normal, sa të takoj Donën, do lajmëroj policinë të më arrestojnë. Ju ikni në Romë. Gjithçka e kam planifikuar. Atje ju presin oficerët italianë dhe shkoni te drejtori i përgjithshëm. Ai do t`ju punësojë direkt. Edhe nënshtetësinë, besoj e ka bërë gati së bashku me timen. Atë ditë, ai ia çoi presidentit për firmë. Është e kryer. Pastaj, i pyeti me ironi: “Do vini të më takoni në burg apo jo?” -Ti, s’do dënohesh zotëri,- thanë oficerët, ndërsa lëvizën nga vendi në shenjë lutjeje ndaj zotit dhe pastaj u ulën prapë. -Ti je komandanti ynë. S’ka asnjë arsye të të mbajnë brenda. Ne kemi pastruar çdo gjë. Edhe kamerat e rrugës, të vilave dhe të lokaleve përballë i kemi pastruar vëlla. Ne do dëshmojmë, që ti je i pafajshëm dhe se çdo gjë e bëre për vetëmbrojtjen e familjes. Jemi ne dëshmitarë, pa merak. -Ti komandant,- i thanë Ardjanit,- s’do rrish në burg asnjë minutë, edhe po u vetëdenoncove. Do themi që s’është mirë nga tronditja. Ti shpëton ose vdesim ne,- thanë ata. – Ne jemi oficerë. S’jemi banditë, por ne e dimë që drejtësia u vu në vend. E mban mend si ia gjete daljen atij tipit? The:” ku të dalin minjtë,

Flamur BUÇPAPAJ

dalin dhe njerëzit”. Dhe falë fjalës sate, u pozicionuam fiks, pra
e gjetëm ku ka dalje tuneli nëntokësor.
Mund të themi që ti je hero i kohës së sotme,- thanë ata, ndërsa iu lanë sytë në lot. Ardjani ua vuri dorën në kokë dhe u tha: “Kam shumë respekt për ju. Ju quaj vëllezër lufte dhe vëllazëri e tillë zor se humbet, por do dorëzohem!” -dhe i pa ata në sy, pa i lëvizur qerpiku.
-Kurrë!- thanë ata. -Ne do shpërthejmë burgun, nëse të dënojnë. Ti
e di ç’jemi të aftë të bëjmë ne. Edhe ty s’të lëmë aty kurrë.
-Ahaha,- qeshi Ardjani. -Kaq shumë më doni?- Poo,- thanë të dy. -Ne jemi një treshe. Le ta quajmë “Drejtësia popullore”.
-Taman ashtu ta quajmë,- tha Ardjani. -Ndëshkim për plehërat dhe pengmarrësit e grave të pafajshme. Sa gra shqiptare ka në rrugë sot, në Milano e kudo në Itali?! Mbi njëzet mijë,- thanë oficerët. E pra, a duhet t`i mbrojmë dhe t`i kthejmë në normalitet ato femra. Ato janë motrat dhe vajzat tona. A do t`i braktisim ato? A e meritonin një fat të tillë? Joo! Ishte regjimi që e çoi vendin në këtë ditë, ku tallen dhe na quajnë banditë kudo ne shqiptarëve. Kudo, në çdo kontroll, na trajtojnë si zezakë,- vazhdoi ai. -Sa u thua “shqiptar”, kontrolli dhe poshtërimi është maksimal. Harrojnë këta që mafia dhe korrupsioni ka lindur këtu. Vrasja dhe pengmarrja ka lindur këtu. Të gjitha ligësitë kanë lindur në këtë vend edhe në vendet e tjera evropiane. Tashi erdhi koha e degjenerimit tonë. S’kemi çfarë të bëjmë, prandaj edhe këta s’janë të pafajshëm, por përgjegjës për fatin tonë të keq jemi vetë ne shqiptarët.
S’duhet kërkuar faji në komshi, por veç te ne, historia ka treguar që shqiptarët janë larguar vazhdimisht prej Shqipërie. Ka rreth dhjetë milionë shqiptarë të shpërndarë në botë, që kanë ikur në kohë të ndryshme. Po pse kanë ikur?! Ja si unë, si ju. Ne s’na len komshia të jetojmë. S’na lënë banditët edhe shteti ynë të jetojmë. Ne si popull s´e kemi lënë kurrë njëri-tjetrin të përparojë. Gjithmonë e kemi penguar vëllanë, komshiun e ku ta di unë. Vazhdimisht kemi humbur troje dhe jemi zvogëluar në maksimum, se ne s`i mbrojtëm dot tokat tona. Edhe prapë s`i mbrojmë dot. Ne jemi ikës. Kaq jemi ne. Si ta them, shtegtarë. Edhe që ta dini, ma shumë shqiptarë ka jashtë trojeve tona se

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

në Shqipëri. Ne s’bëmë dhe s’do bëjmë kurrë shtet. Perandoria turke na ka shkombëtarizuar dhe na ka fshirë cilësitë më të mira të paraardhëseve tanë. IIiria ka qenë toka kryesore e Ballkanit, po tashi Serbia dhe fqinjët janë në aksion për të na e marrë edhe këtë copë tokë që na lanë fuqitë evropiane në 1913. Shkaku jemi ne, popull mistrec dhe inatçi për njëri-tjetrin. Ja p.sh.: Mua më repketon mbarë bota dhe Evropa. Ç’më bënë në Shqipëri?! Më grabitën gruan… Më copëtuan familjen. Pra, gruaja ime do dilte prostitutë në rrugë. Kur ma bëjnë mua këtë, vaj medet për njerëzit e thjeshtë. Ne mblidhemi tre veta dhe e vrasim tjetrin në pritë. Jemi popull maskara, pa shkollë dhe kulturë. E këtë e kanë shfrytëzuar fqinjët ortodoksë në emër të shpëtimit të tokës së shenjtë, sipas tyre e për ripërtëritjen e kufijve të Perandorisë Bizantine. I kanë bërë gjenocide popullit tonë. Janë shkaktarët kryesorë që vranë në masë popullsinë shqiptare e që kanë shpopulluar atdheun tonë dhe kanë bërë genocid. Po pse i bënë këto?! Se ne s’kishim shtet. S’kishim pushkë. Dhe ishim akoma me sulltanin Osman. Jemi bastardë vëllezër!- tha ky.
Ata, të dy oficerët kishin ulur kokat dhe po dëgjoni me shumë vëmendje shpjegimin plot mllef të Ardjanit. E ai, pasi lëshoi një ofshamë, tha duke nënvizuar fjalët e duke folur ngadalë dhe me rrokje të ndara: „Shqipëria ka rrezik të shpopullohet përsëri shokë,- e ua drejtoi shikimin atyre. -Po,- thanë oficerët,- e shikojmë. -Sigurimi dhe socialistët,- tha ai,- përsëri po bëjnë masakra e luftë civile dhe s’po e lënë kurrë atë vend të ecë përpara. Ai vend është vend i kuq dhe shumë vonë do vijmë përsëri në pushtet ne të djathtët. Ai është prona e tyre dhe shumë e vështirë do jetë ta ndërgjegjësojmë popullin që janë gabim dhe që po votojnë të zezën e tyre. -Dakord?- tha ai. Ardjani ngriti kokën dhe pa njëherë nga rruga e lagjes përballë. E la rrëfimin për pak, e ktheu shikmin nga ne dhe tha: „Sigurimi ka qenë armë e fuqishme. Ka bërë mijëra bashkëpunëtorë dhe anëtarë vullnetarë dikur, por si ka mundësi që ata prapë janë me të në këtë kohë demokracie edhe pas rrëzimit. Pra, ata ose e kanë dashur komunizmin, ose s`di më si t´ua shpjegoj. I bie që ne bëmë gabim që ua rrëzuam.“ Pastaj shtoi: „Ose janë gomerë me trup njeriu.“

Flamur BUÇPAPAJ

-Janë komunistë, shef,- thanë oficerët njëherazi dhe filluan duke qeshur. -Çdo gjë është e qartë,- tha Ardjani. -Ne e kuptojmë. E pamë vetë që ky është popull komunist që ka lindur guerilsa dhe ushtarë të partisë e ne s`i ndalojmë dot. Kaq pak sa jemi ne të tre …Pff!- shfryu ai me gojë. -Ne kemi ikur. S’do shkojmë më atje. Po të tjerët si do ia bëjnë?! -them unë.- Ai vend është vendi i këtyre që vramë mbrëmë,- shtoi ai. -Ata s`e dorëzojnë pushtetin pa pushkë. Duhen bërë publike të gjitha vrasjet dhe internimet e tyre. Vetëm gjyqi për gjenocid i ndreq këta dhe një ligj ndërkombëtar si ai i Nurenbergut që t`i dënojë këta dhe shefat e tyre për gjenocid. S’ka asnjë diskutim për shpëtim nga ata. Tashi janë grupuar dhe bërë shumë. Presim veprime të tjera prej tyre. Po si ka mundësi kështu tek ne?! Asnjë popull s’është dëmtuar sa ne nga komunizmi,- tha Ardjani. Çfarë ndodhi me ish-byronë politike? Asgjë! Shumica kanë fituar azil politik në Amerikë dhe Evropë. Asnjë llogaridhënie për krimet e kryera. Ata, nga atje furnizojnë me para dhe armë banditët e tyre në Shqipëri. E dyta kanë privatizuar krejt ekonominë tonë. E gjithë ekonomia është e tyre. Kur të duan, të bëjnë kolaps ekonomik. Të shpikin piramida të tilla, saqë lufta civile është shumë afër. Këta, përfundimisht kanë program dhe para për të na copëtuar neve. Ata e kanë strategjinë e dikurshme gati. Shumicën e nacionalistëve i detyruan të emigrojnë dikur dhe po bëjnë edhe tashi, ndërsa ata që i zunë atje në Shqipëri ose i vranë, ose i internuan në kampe përqendrimi, u konfiskonin çdo gjë e ua merrnin pasurinë. Ata s’kishin asnjë alternativë jete. Ose të vdisnin, ose të iknin prej atdheu, duke rrezikuar jetën në përpjekje me u arratis. Të njëjtën strategji po përdorin tashi. Vetëm tashi, më të maskuar.
Neve, mua dhe Donës na e bënë skemën fiks si nëpër filma me KGB-së ruse. Më morën peng familjen dhe ma copëtuan shpirtin. Më bënë vrasës. Ama, me nënvlerësuan se tashi i kam përballë dhe s`i la të gjallë. Pastaj uli kokën dhe tha: “Edhe këtë kisha mangut unë! Më bënë vrasës! Nejse! Gëzuar vëllezër! Ju priftë mbarë jeta e re këtu në Itali! Dhe, mos më harroni ore, se bashkë ne shkruam historinë, tregojuani të tjerëve që ata s’janë të fortë si duken, por janë thjesht të pabesë.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Gëzuar! -thanë oficerët.- Po e çojmë me fund për shëndetin tënd! Ti je komandanti ynë tash e mbrapa. Do bëjmë fiks siç the. Do marrim nënshtetësinë dhe do fillojmë punë këtu. Do të ndihmojmë me gjitha forcat ty. S’do të lëmë askund vetëm. Edhe, në fakt e kuptojmë që ke pësuar depresion edhe stres, pavarësisht që nuk thua. Do japim deklaratë nesër në komisariat dhe do të tregojmë të vërtetën nga fillimi. Do të tregojmë se ne jemi policë nga Shqipëria dhe kishim ardhur për t`i kapur dhe për t`i çuar para drejtësisë, në vendin tonë, gjithë kriminelët që janë përfshirë në pengmarrjen e Donës. Kemi ndjekur së bashku me shërbimin tuaj të fshehtë këtë grup kiminal që u shkatërrua. E vërteta do dalë, por sipas skenarit tonë, se ju s’jeni shumë mirë nga ana emocionale shef,- thanë ata,- dhe ne duam që të dalë e vërteta. Asgjë ma shumë. Për këtë do të dëshmojmë ne se si ka ndodhur dhe jo ti.
-Bravo!- tha Ardjani dhe përplasi duart me ta. -Mendoj që e dinë kush jeni ju dhe se sa të aftë jeni. Edhe policia e Milanos,- shtoi ai e pastaj tha:” Ju bëtë të mundur që drejtësia të triumfojë.” Po,- thanë ata,- drejtësisë po i shërbejmë. Ne s’po rrejmë asgjë. Do tregojmë të vërtetën dhe as ma pak, as ma shumë. Po u dënove ti, drejtësia do të bjerë poshtë. Do jetë skandal botëror! S’do lëmë televizion dhe vend pa folur për ty! Edhe në kongresin amerikan do shkojmë dhe do ta tregojmë të vërtetën,- thanë oficerët. -Ne jemi policë dhe për ne drejtësia është oksigjeni i jetës sonë,- thanë ata. -Por në këtë rast s’jemi me ty. Të të çojmë kokë turku nëpër birucat e Milanos?! Joo shef, s`e bëjmë dot këtë ne. Jemi të kthjellët fare e s’na lejohet një gabim i tillë. Ardjani u kthjellua, ngriti kokën lart sepse e kishte varur poshtë duke dëgjuar dhe tha:
“Dakord! Dakord! Jeni djem të mirë dhe të mirëdukuar. Më bëhet qejfi që më doni kaq shumë! Këtë e kam kuptuar, por dhe unë, ta dini që ju vlerësoj shumë juve dhe s’do ju kisha lënë në burg kurrë, por këtu s’ka luftë të drejtë. Këtu, me këta të drogës, nuk ka besë as fe e, për këtë më futët në mendime që të mos dorëzohem, se këta janë djallëzia vetë e s’meritojnë drejtësi. Ashtu të duken, budallenj e të pashkollë, por janë njerëzit ma të

Flamur BUÇPAPAJ

djallëzuar mbi tokë. Jam dakord që s’meritojnë të jetojnë e neve s’na shkojnë kurrë në mend ato që bëjnë ata.”
-Po po,- thanë oficerët, kështu është.
Hajde gëzuar! Ndërrojmë temë,- tha Ardjani. -Në gëzime shokë! E cakërruan gotat.- Pimë edhe këtë gotë,- tha Ardjani,- e ikim në shtëpi. Nesër, ditë e re nafakë e re. -Po,- thanë ata,- do zoti nesër do jetë ditë me fat për ty dhe për ne. Deri tashi na është prirë shumë mirë,- thanë oficerët. -Shohim si do jetë e ardhma,- dhe tundën kokat poshtë-lart në shenjë pohimi.
Nesër, do zoti të vazhdojë mirësinë e tij,- thanë ata të dy.
-Amin!- shtoi Ardjani dhe bëri duart në formë lutje, drejt qiellit.
-Atëherë, paguajmë dhe ikim Ku ke parkuar makinën Ballist? Pyeti Ardjani. – Në cep të pallatit pesëkatësh,- tha ai. -Dakord shokë, ikim pra! Ardjani u çua i pari dhe veshi xhaketën e zezë dhe e komçoi atë. Kam marrë shumë rroba me vete. E kam ditë që do më dalë udhëtim i gjatë,- qeshi Ardjani. -Nesër le ta shohim,- thanë oficerët. Ata u ngritën, pastruan dhe sistemuan tavolinën që të linin përshtypje të mirë. Ardjani u paraqit me euro kesh në dorë para pronarit italian të picerisë, pagoi njëqind euro edhe doli jashtë. Vuri syzet dhe, pasi eci dy metra, rregulloi pistoletën që po i vriste brinjët nga shtrëngimi që po i bënte rripi i mesit. Edhe, ndër të tjera, gjatë rrugës pohoi që ishte natë e qetë e që rrugët ishin plot njerëz që shëtsinin.
Gratë ishin veshur bukur dhe me elegancë, ndërsa burrat ecnin duke parë celularin dhe duke u përtypur me çamçakëz. Stili gotik, i përzier, mbretëronte rrugicat e këtij qyteti. Ata shkuan në shtëpi, u lanë përsëri, bënë dush për orë të gjata edhe u akmoduan secili në dhomën e vet. Kjo vile, megjithëse e vjetër, funksiononte shumë mirë. Edhe dushi, edhe korenti e gazi ishin në rregull. Vinte pak era myk, por koha e gjatë që nga ajo e ndërtimit kishte bërë të vetën. Shtëpitë e vjetra ose vilat merreshin me qera nga të huajt. Ata ishin me shumicë në këtë qytet. Vizitorët blinin shumë gjëra dhe vizitonin muzetë dhe kulturën vendase. Kjo i sillte shumë të ardhura qytetit.
Milano ishte një monument kulture në vete. Aty çdo njëzet metra ka një shtëpi karateristike dhe ndërtime të vjetra. Milano,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

qyteti kryesor i Italisë Veriore dhe kryeqyteti i rajonit të Lombardisë. Ky është një metropol modern, i cili konsiderohet qendra e biznesit dhe qendra financiare e vendit. Milano është kryeqyteti i modës dhe i biznesit, qyteti më elegant, më i shtrenjtë dhe më i pasur në Itali, i cili renditet në të njëjtin nivel me Parisin dhe Londrën. Stacioni Qendror i Milanos merr trena nga shumica e qyteteve kryesore në Itali: Torino, Roma, Napoli, Firence, Venecia.
Një tjetër stacion i rëndësishëm hekurudhor është Cadorna. Ekspresi nga aeroporti Malpensa ndalon këtu dhe ka edhe një metro. Kështu ua shpjegoi ai oficerëve të dhënat mbi qytetin.
-Nesër, dilni dhe shëtisni çuna!- tha ai. Ata hapën sytë dhe s’dinin çfarë t´i thonin –Ti nesër nuk do të dorëzohesh,- thanë ata. -Ne do shkojmë në polici, do paraqesim dokumentet dhe do të raportojmë ngjarjen. Do themi që ky njeri ka kaluar dramë dhe s’di çfarë flet. Ne kemi mundësi dhe të ikim fare në Shqipëri dhe të mos tregojmë, por s`e bëjmë asnjëri prej nesh këtë veprim. Ne jemi intelektualë dhe oficerë shteti. Do të tregojmë të vërtetën. S’do të lëmë të flasësh, sepse ne jemi policë dhe jo ti. E për t`u ndaluar, duhet prova. Ne s’kemi lënë asnjë provë ore zotëri.
Ai qeshi pak dhe iu tha se i duhej të mendohej, sepse vërtet ishte jo shumë i kthjellët. – E unë jam gjithmonë me të vërtetën, siç e dini dhe ju, por do të mendohem mirë,- dhe nënqeshi pak.
-Mjaft shef! Ne do tregojmë të vërtetën,- thanë oficerët prerë.
-Lej marrinat shef! Ne jemi e vërteta dhe shteti i së drejtës!-
thanë ata. -Ne do vendosim drejtësi këtë herë.
Atë dua dhe unë,- tha Ardjani. -Tregimi i së vërtetës është gjëja parësore në jetë! Kurrë s’kam gënjyer e tashi s’është rasti të gënjej. Duhet të dënohem për krimin që kam bërë, që dhe ndërgjegjja ime të jetojë e qetë me mua gjithmonë.
Ata hapën sytë nga gjithë çfarë po thoshte ky e pastaj tundën kokat. -S’kemi parë kështu kurrë. Rasti i parë për ne je ti shef,- thanë ata. -S´kemi parë që një njeri të tregojë vetë krimin e tij, pa e arrestuar fare policia. Nejse shef, sonte të dorëzojmë shëndoshë e mirë në krevatin tënd,- edhe qeshën pak. -Edhe ne do të lajmërojmë qendrën tonë për çdo gjë që ndodhi dhe do të

Flamur BUÇPAPAJ

marrim udhëzime nga ata për atë se ç´do të bëjmë: do të tregojmë të vërtetën apo do t’u themi që lamë hesapet dhe e dërguam në kazan plehërash atë tipin, kasapin. E varja! -Hahaha,- qeshën të dy. Ata, shefat tanë do e vendosin përfundimin për ne,- qeshën ata përsëri.
-Mirë, ju e dini,- tha Ardjani.- Ikim pra! Ballisti doli në timon, ndërsa këta të dy u ulën mbrapa. Natyrisht, nxorën pistoletat dhe i lanë në sedilje të gatshëm për mbrojtje, në rast se do i sulmonte grupi i kasapit ose ndonjë mafioz tjetër për hakmarrje. -Nisemi pra,- tha shoferi dhe tymi i bardhë i benzinës la shenjë mbi rrugë. Ata shtuan shpejtësinë dhe për dhjetë minuta arritën në shtëpi.
-Mbrëmja është ekuilibri i jetës mbi tokë,- tha Ardjani. -Në mbrëmje edhe bishat flenë gjumë. Në mbrëmje çdo gjë është nën ndikimin e planetëvë dhe nën ndikimin e tërheqjes së tyre,- tha ai. -Mbrëmja është edhe fundi i vuajtjeve ditore të çdo krijese të gjallë. Në mbrëmje njerëzit edhe dashurohen, por edhe thurin intriga dhe tradhti. Në mbrëmje dita vdes. Për të lind një ditë tjetër që s`i ngjason së ëmës. Çdo ditë vdes për t`ia lënë vendin ditës tjetër. Ditë e re themi ne, që do të thotë se e vjetra vdiq. Sa pak jetë ka një ditë! Ajo s´e di që kur lind në mëngjes, se e ka jetën e shkurtër. Aq të shkurtër, saqë po ta dinte nuk lindte fare. Në fakt, s’është faji ynë që u lindëm në atë vend,- tha me vete Ardjani.- Nuk vendosim ne se ku lindim dhe në çfarë forme. Atë e di zoti. Kështu e ka rregulluar gjithësinë ai, por ama gjithmonë e vjetra vdes që të lindë e reja.
Të dyja së bashku s`i lënë për një kohë të gjatë. S`e di kush e ka kapur këtë fenomen, por kështu ndodh,- tha Ardjani.
-Don zoti që sëmundjet dhe epidemitë do e rrallojnë këtë farë të keqe njerëzish. Çdo dhjetë vjet do ketë epidemi të re sepse këta i shpërfillin hapur rregullat e krijuesit. Ai ka caktua qartë çdo gjë, e ka bërë me norma dhe rregulla, të cilat këta i kanë shkelur me kohë. Degjenerimi, perversiteti dhe homoksualiteti po e sjellin fundin e kësaj race muti njerëzish. Se ju kam lodhur me histori djema! Jam bërë si plak i vjetër. Për çdo gjë di nga një histori. -Ahaha,- qeshi me veten ai. -Atëherë për sonte, natën e mirë dhe nesër flasim. Ata ranë në gjumë pas një dushi të gjatë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhe relaksues. Në fund të fundit e meritonin sepse kishin arritur objektivin me sukses. Nesër edhe SHIK-u shqiptar do u tregojë këtyre se ç’do bëjnë. Do dëshmojnë apo jo. E të tjera gjëra që flasin ata së bashku pa praninë e shefit.
Spiunimi është arti i së pamundurës. Asgjë nuk të dëmton sa spiunimi. Të jesh spiun është art i veçantë, që do talent, teknologji dhe arsim të përgjithshëm për çdo ngjarje dhe fenomen. Jo çdokush mund të bëhet spiun. Spiuni është njësia themelore e mbajtjes së shtetit. Ata lindin të tillë. Talenti i tyre ka shpëtuar në shekuj, qeveri dhe perandori. Spiuni është dora e shtetit kudo, në çdo cep të tokës. Spiunët janë syri dhe kamera levizëse e qeverive. Ata janë bashkekzistentë me çdo pjesë të jetës edhe dinë çdo gjë që ne s`e dimë kurrë. Spiunimi është realiteti original që ndodh përditë dhe pritet të ndodhë.
I adhuroj spiunët!- qeshi me vete Ardjani, ndërsa u kthye në anën tjetër të krevatit se s’po e zinte gjumi. -Haha!- qeshi me vete ai. – Çfarë nuk kujtohem dhe unë. Nejse, shyqyr që kisha SHIK- un me vete se kurrë s`e kisha gjetur gruan. E ne e shajmë rëndë këtë shërbim,- tha ai. -U themi “spiunë të këqinj”. S`i vlerësojmë dhe përpiqemi të ikim sa më larg tyre kur i shohim. Por, tashi do thosha se kemi bërë gabim me ta. Do u kërkojmë ndjesë policëve dhe të gjithë punonjësve të shërbimeve informative. Ata bëjnë detyrën për mbrojtjen e atdheut të tyre ashtu si e bëjmë ne për atdheun tonë. Çdo shtet ka spiunazhin e vet.
Fiton ai që ka spiunazh më të mirë. Fituam ne që kishim çdo lloj informacioni për kasapin. E zumë si miun, por po të mos ishte SHIK-u, asgjë s’do bëja. Ai do qeshte me mua çdo sekondë, do më përdhunontre gruan ose do ma nxirrte prostitutë.
E shikon se çfarë nderi më bënë. Unë do i falenderoj publikisht të gjithë. Do ju them se i dua. Rroftë Shërbimi Informativ Kombëtar dhe partnerët tanë strategjikë. Sdiomos ai italian. Pa ata, do isha çmendur duke kërkuar kot për gruan time. Do kisha vrarë veten nga dhembja. Tashi që e gjeta atë, jam i lumtur dhe mirënjohës ndaj të gjithëve. Rrofshi, ma shpëtuat jetën! Nesër në mëngjes do shkoj të klinika mjekësore dhe do shikoj Donikën. Do ta mjekoj me mjekët ma të mirë kudo që të jenë. Edhe do ta

Flamur BUÇPAPAJ

sjell përsëri atë siç ka qenë, plot gëzim, lumturi dhe jetë. -Do zoti,- thanë oficerët,- që tashmë të rregullohet çdo gjë siç ka qenë ma para. -Poopo,- tha Ardjani,- do rregullohet. Do zoti! -Atëherë, natën e mirë çuna. Nesër flasim më gjatë për vendimet e mia që kam marrë. Do zoti të jenë të mira,- thanë oficerët dhe e mbyllën me “natën e mirë”. Edhe ai i përshëndeti e u shtrinë e fjetën. E nesërmja erdhi shpejt si çdo herë. Toka rrotullohet rreth vetes dhe rreth diellit, ama sonte Ardjanit iu duk natë e gjatë pa Donën. Atë që është gjithçka për të. Edhe grua, edhe familje, edhe vazhdimësi. E nesërmja e gjeti Ardjanin në radhë, te klinika e shëndetit mendor, në periferi të Milanos. Klinika ishte e standardeve bashkëkohore dhe me mjekë shumë të mirë. Shumica psikiatër. Ai u prezentua te recepsioni dhe atij i thanë se duhej të priste për verifikime të mëtejshme. Pas dhjetë minutash u vërtetua që ky ishte i shoqi dhe njëkohësisht shkrimtari i shquar Ardjan Vusho, vepra e të cilit ishte botuar edhe në Itali. Dy herë mjekët dhe stafi i personelit e njohën dhe nuk i bënë kontroll të metejshëm, sepse ishte shumë e vështirë ta takoje Donën pas asaj që i kishte ndodhur. Kishte shumë agjentë specialë rreth e rrotull godinës, të cilët hiqeshin si vizitorë apo me punëra të tjera. Ardjani i njohu mirë, por nuk tha gjë. Atij i erdhi miratimi dhe pasi e veshën me rrobat e klinikës, u ngjit në kat të tretë, atje ku ishte shtruar Dona dhe e gjeti së bashku me dy shoqërues të kompanisë së sigurimit dhe me një mjek. Ata, pasi e njohën Ardjanin, iu prezantuan, ndërsa ai u tha që është bashkëshorti i saj. Ata e ftuan të shkonte pas tyre. Ardjanit i ra në sy bukuria e ndërtesës, bërë sipas stilit të vjetër gotik dhe të përzier me nuanca romake. Ishte punuar bukur dhe pastër dhe dukej që ishte mirëmbajtur. Ata u ngjitën në kat të tretë përmes shkallëve të mermerta sepse, si dukej, ata nuk përdornin ashensor. Kështu që ata në rresht, njëri pas tjetrit u ngjitën te dhoma e Donës. Dhoma ishte e bukur, e madhe dhe me një shtrat, d.m.th. ishte vetëm ajo
dhe aparaturat e oksigjenit dhe ilaçeve të tjera qetësuese.
S`e zgjojmë dot,- tha mjeku psikiatër.- Duhet të flejë dhe disa ditë. Nesër të shofim reagimin që do bëjë. Ajo ka kaluar një traumë shumë të rëndë emocionale, por s`e ka dëmtuar fare në

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

tru apo dikund tjetër. Pra, nuk është çmendur?- tha Ardjani gjithë frikë.- Joo pra zotëri,- tha doktori Davide, mjeku psikiatër ma i mirë në Milano. -Shiko, mua më kanë telefonuar krejt shteti ynë për zonjën. Mos ki merak. E di që është çështje ndërkombëtare dhe për ty kam infromacion që je nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe shkrimtar në përmasa botërore. Pra, pa merak! Për çdo gjë që them, mbaj përgjegjësi penale dhe shoqërore.
-Faleminderit doktor!- tha ai. -Unë ju jam mirënjohës edhe ju, por edhe shtetit italian, i cili po bën kaq shumë për popullin tim të mjerë,- tha Ardjani. -Miqësia e mirë në raste të vështira duket. Ju po e bëni ma së miri këtë. Por s’ka pyll pa derra, siç thotë populli. Asnjë element s’mund ta prishë miqësinë tonë,- tha Ardjani, i cili i kërkoi ta lejonin t`i afrohej ose ta çonin afër Donës, e cila ishte në gjumë. Ai u afrua afër, pasi e lejuan, një gjysmë metri afër edhe u gjend përballë saj. Kishte emocione dhe gëzim bashkë.
-A mund ta prek?- tha ky.- Po po, mundesh,- thanë mjekët,- por jo shumë. -Dëgjon?- pyeti Ardjani. -Jo, se është nën efektin e qetësuesve edhe nuk mendojmë që dëgjon,- thanë mjekët. -Nesër do jetë shumë mirë,- tha doktor Davide. -Një shok të vogël ka kaluar. Edhe shumë shumë, një muaj do e mbajmë edhe do i kalojë çdo gjë. S’do i ngelet asgjë në kujtesë lidhur me këtë ngjarjen të keqe. Kur të dalë prej këtu, do ta çoj te psikologu ynë që është ma i miri në Evropë. Ka shëruar raste të rënda e jo më këtë që është rast i vogël dhe sipërfaqësor. -Zoti ju ndihmoftë!- tha Ardjani. -E di që ju jeni ndër ma të mirët e më bëtë krenar me punën tuaj,- shtoi ai. -Ne do ta shërojmë komplet gruan tuaj zoti deputet,- thanë ata. -Do ketë makthe, kur të zgjohet, por do ia kalojmë ne me mënyrat tona. Mund t`i dalin në ëndërr shumë kohë këto gjëra, por edhe këto do t`i kalojmë. E dimë që ka kalur traumë të madhe frike dhe poshtërimi, por organizmi i saj është shumë i fortë. Ajo është me dy zemra. Si i thonë një fjale, është luaneshë. Ardjani largoi pak maskën që kishtë vënë në gojë dhe tha: “Doktor, ajo bandë është shumë e rrezikshme. Askënd s`e kanë falur ata.” -E di,- tha doktori, por dëgjova që ju jeni përleshur me ta personalisht, pasi kryebanditi ia kishte mbathur dhe ju e kishit zënë. Qarkullojnë fjalë kudo. Apo jo?-

Flamur BUÇPAPAJ

tha doktori. -Edhe ne kur të pamë ty, një burrë kaq gjigand, u frikësuam në fillim, i nderuar,- tha doktori,- Për kureshtje a s`më thua sa i gjatë je zotëri?- pyeti doktori. -Dy metër e njëzet cm,- tha duke qeshur Ardjani, pasi mori përsëri një qëndrim të drejtë.- Uaau! -u habit doktori. -S’kisha parë njeri kaq të gjatë asnjëherë. -Ja që më pe mua,- i tha Ardjani duke qeshur.
-Njëherë, të përgëzoj që je kaq i fortë dhe kaq guximtar! Luftove me një bandë shumë të rrezikshme dhe nxore gruan prej andej. Bravo zotëri! Komplimete nga zemra! Ardjani vetëm buzëqeshi dhe vështrimin ia hodhi Donës. Ajo flinte thellë dhe fytyrën e kishte pak të zbehtë. Ishte dobësuar shumë dhe i kishte rënë një nur shumë e bukur. Ngjyrës së lëkurës së saj i binin rrezet e diellit që sapo lindi edhe reflektonin në xhamin e dritares, sikur kjo të ishte një diell mbledhës. Kshte disa shenja grushtash në fytyrë dhe gjakosje në gojë. Po ashtu, kishte disa të çara sipër gjoksit. Ajo është një luftëtare,- tha doktori. -Asnjëherë nuk është dorëzuar. I bëmë edhe vizitë mjkësore te gjinekologu dhe nuk është përdhunuar, se do harroja të thosha. Ka shpëtuar. E ka ndihmuar zoti!- përfundoi doktori. Ardjani e përplasi dorën me dorën e doktorit, i cili ngriti pak kapuçin e bardhë që i kishte rënë mbi sy dhe tha: “Jeni me shumë fat që e gjetët dhe po aq me fat që s`e kanë përdhunuar. Sa javë u bënë që e kanë marrë?” -Dy javë zotëri,- tha ky. -Dhe e gjetët kaq shpejt?! Bravo!
Ose e dyta, që më shkon në mendje,- tha doktori,- është se ti je ma i fortë se ata bandat atje. -Ëë? -Jo zotëri,- tha Ardjani. -Ata s’janë të fortë. Janë të pabesë. -Si çdo kriminel,- tha doktori.
Po, e vërtetë doktor,- tha Ardjani. -Ne jemi nën një shoqëri të poshtër postkomuniste që sa jemi çliruar nga diktatura edhe kemi luajtur mendsh, sepse nuk zbatojmë ligjin dhe demokracinë. E kemi keqkuptuar shtetin e ri dhe liritë tona. -Kështu ka ndodhur edhe te ne,- tha doktori. -Krimi dhe mafia këtu kanë qenë shumë të pranishme kudo. Grupet kriminal dhe ato të drogës kanë bërë ligjin edhe në Itali. Dhe më e bukura, në pushtet kanë qenë socialistët italianë. Si duket edhe ju do të kaloni të njëjtat etapa si ne në vitet shtatëdhjetë- tetëdhjetë. -Njësoj si te ne. Akoma Jugu i Italisë nuk kontrollohet mirë nga shteti,- tha doktori. -Pra s’jeni

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

vetëm ju në gjendje të keqe, por dhe ne. Qindra herë kam menduar edhe unë të iki nga Italia dikur, se krimi dhe mafia kishte zaptuar edhe mjekësinë. -E di doktor,- tha Ardjani,- e njoh mirë situatën tek ju. Kam mbaruar Histori- Gjeografi e njoh mirë politikën tuaj,- tha ai. – Aa, shumë bukur,- pohoi doktori.- Ama këtu janë vrarë qindra njerëz gjatë tridhjetë viteve demokraci,- tha doktori.
-Po po, e di,- tha Ardjani, ndërsa po shikonte vazhdimisht Donën. Pastaj tha: „Mafia s’ka atdhe. Janë njësoj kudo, vrasës dhe zhvatës të pasurisë dhe jetës së njerëzve të thjeshtë. Ata janë armiku i zhvillimit dhe përparimit. Korrupsinoni dhe qelbësirllëku që këta sjellin është për t`u ndëshkuar me vdekje si dikur,“- tha Ardjani. -Te ne, sapo iku komunizmi. Këta tipat u zgjuan nga gjumi letargjik edhe tashi po na bëjnë trimin. Fatkeqësia ime dhe e jona ishte të lindnim në komunizëm, vëlla doktor,- tha ai. -Sa e bukur është kjo grua,- tha doktori dhe bëri me dorë nga ajo. Po,- tha Ardjani,- është e bukur nga pamja dhe zemra. Ajo është një engjëll. Ajo meriton të jetojë në qiell e jo të ndotet në tokë me këto plehëra që kemi vërdallë ne.
Këta plehërat doktor, na mërzitën jetën e po na pinë gjakun. E kishte mirë Hitleri që i pushkatonte këta tipa doktor,- qeshi Ardjani. -Po po, Hitleri s’linte si këta nëpër rrugë,- tha ai, ndërsa i mati temperaturën Donës dhe pasi e pa termometrin, erdhi afër Ardjanit dhe foli: „Ka pak temperaturë, por s’ka asgjë të keqe. Ajo po fle në ëndrra tashi. Sa do të rrini këtu zotëri?“- tha doktori.
-Nëse më lejoni, do rri dy orë ose tre,- iu përgjigj Ardjani. -Joo!- tha doktori.- Një orë, po të jap leje edhe çmallu me të. Ajo ka nevojë të pushojë dhe s`i bën mirë që kur të zgjohet të të shohë ty, se do të ketë emocione të forta edhe kam frikë se mos i ndodh ndonjë gjë,- tha doktori. Ardjani mbylli sytë nga frika me fjalët:
„Si të thoni ju zotëri.“ -Atëherë, një orë rrini dhe largohuni për sot. Nesër do ta zgjojmë mbase. Je dakord zotëri?- tha doktori.
-Dakord!- pohoi Ardjani dhe fshiu lotët e gëzmit që ia përshkuan lehtë faqet. Ajo duhet të jetë zgjuar e të bisedojë me mua sepse do marr një vendim doktor, sapo të dal prej këtu. -Çfarë vendimi?- tha doktori. – S’ta them dot tashi, por po të besoj gruan time të ma shërosh dhe të ma ngresh në këmbë, ashtu siç ishte dikur. -Mos

Flamur BUÇPAPAJ

ki merak për këtë pjesë zotëri,- tha doktori. -Epo faleminderit shumë!- ia ktheu Ardjani, ndërsa sytë i morën pamje të gëzuar dhe shkumçoi pullat e xhaketës së zezë, e cila siç duket, po mbulonte trupin e një njeriu me përmasa jonormale. -Shiko doktor!- tha ai.
-Pastaj, pasi kruajti zërin dhe ngriti kokën vazhdoi: „Tek ne në fshat, kur punonim në aksion për prashitjen e misrit, i hiqnim bimët e këqija. S`i linim të jetonin. Ma gjatë s’po ta shpjegoj, por ishte ky seleksionim për të jetuar dhe shumuar bimët e mira e të shëndetshme. -Ahaha,- qeshi doktori.- Po thoni që edhe të njerëzit duhet të ketë seleksionim që në origjinë.
-Ashtu mendoj zotëri,- tha Ardjani. -S’ka pse shtohet fara e keqe. Dihet se dardha poshtë dardhe bie. Racën e keqe, të droguarit, homoseksualët, pijanecët, kurvat… s’ka pse i lanë të shumohen e të pjellin pasardhës, sepse prandaj kemi ardhur në këtë ditë. Shumimi i tyre i sjell dëme të mëdha shoqërisë dhe kombeve. Shiko, nëse shteti do kishte ndërhyrë që në maternitet ose t`i kishte sterilizuar këta që i kanë pjellë plehërat që po deformojnë shoqërinë, do ishte ndryshe situata sot. S’do kishim nevojë për mbrojtjen nga vrasjet. Edhe s’do kishte kaq shumë burgime. Mendoje doktor, se sa miliona harxhohen vetëm e vetëm për të përmirësuar këtë pjellën e keqe. Sa harxhojmë në burgje e ku ta di unë. Mendoj që s’duhet hequr dënimi me vdekje dhe se heqja e këtij dënimi ka trimëruar gjithë pisat dhe llumin e kujtdo shteti. Hajde kapi mafjen doktor. Ja, mua më kanë rrëmbyer gruan. As në ëndrrat më të këqija s`e kisha menduar një gjë të tillë A beson? Edhe po të mos ishte shteti shqiptar dhe ai italian, kurrë s’do e gjeja ma. Do ma nxirrnin në rrugë, prostitutë. Doktori s’foli. Uli kokën dhe pasi u mendua tha: “Si doktor, s’ta miratoj dënimin me vdekje, por si qytetar dhe i djathtë jam shumë dakord për seleksionimin racor. S’ka pse vuan i sëmuri nga trashëgimia e keqe e negative. -Shpëtimi vjen nga vdekja,- tha Ardjani. – Jeni nazist!- i tha doktori, si me shaka. -Joo, s’jam, por do të bëhem. Shiko doktor. Do bëj të pamundurën që këta që rrëmbejnë gra dhe vajza shqiptare dhe i shesin në rrugë, të dënohen nga ligji, se dënimit të zotit dihet që s´i shpëtojnë dot. -Zoti vonon,- tha doktori. -Karma vonon ,shkrimtar,- shtoi ai.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Po, vonon, prandaj dhe unë jam këtu t`i godas në rrugë e kudo që i gjej këta pisa. Ardjani hoqi pak maskën mbrojtëse që po ia zinte frymën. Iu afrua atij edhe pak që të mos dëgjohej nga të tjerët dhe tha: „Këtë zemërim dhe urretje do ta zbraz mbi klanet mafioze që janë kudo. Shiko doktor i nderuar,- tha ai gati duke kërcitur dhëmbët.
-Do bëj konferenca shtypi kudo në Evropë. Do t`i demaskoj kudo dhe me këdo që do të flas. S’mund të lejoj që t`i ndodhin tragjedi të tjera popullit tim të pambrojtur,”- tha Ardjani. -Po po, bëjeni. -Edhe unë do të vij me ty në çdo konferencë shtypi,- tha doktori. Pastaj , pasi qëndroi pak në heshtje, foli:
– Është mirë ose bëjmë mirë të flasim në një vend tjetër, sepse këtu na dëgjojnë. Edhe na dëgjon mbase dhe Dona, edhe s’ndikon për mirë për të. Dhe pasi i mori gjërat e veta që i kishte lënë tek tavolina e vogël e pacientes e u sigurua për gjithçka që shkoi mirë tha: “Atëherë, po ikim!”- dhe i dha kartëvizitën Ardjanit.
-Shpresoj të qëndroni gjatë këtu,- tha ai. -se paske një projekt shumë të mirë. -Shpresoj për mirë,- tha Ardjani edhe i dha dorën doktorit. Pastaj i tha: “Donën po ta lë ty amanet doktor.” Ai s’foli ma shumë, veçse e përqafoi Ardjanin. Edhe me një buzëqeshje të lehtë tha: “Ajo është zonjë dhe do jetë zonjë. Për dy javë, s’do ketë asnjë shenjë nga kjo traumë që kaloi. Kam thirrur edhe doktorë të tjerë psikiatër. Jemi bërë grup, prandaj.” Ai s’foli për momentin, sepse eci në drejtim të derës. Qëndroi pak dhe i tha: “Ik pa merak zotëri deputet. Jemi ne këtu. “Ai hapi derën dhe u largua, dhe Ardjani mbeti vetëm. Ai po e shikonte Donën si një engjëll që flen gjumë. Fli e dashur! Tashi që të gjeta, nuk të lëshoj më. Kudo do jemi bashkë. S’do të lë kurrë dhe asnjë minutë vetëm. Ti je gjëja më e bukur e jetës sime. Ti më bëre të kuptoj se ka dhe dashuri në këtë botë mizore. Ti je trëndafili i qiellit që lahesh me vesë çdo mëngjes. Edhe hëna, rrezet e natës për ndriçim i merr nga ti, si një reflektim diellor prej syve tuaj. Ti je një njeri i qiellit dhe i ajrit, bashkuar me parajsën që mbretëron gjithmonë. Zoti të ruajti ty! -dhe filloi të qajë me dënesë. Pasi fshiu lotët, tha: “Ti s’dëgjon. Unë po iki të dorëzohem. Çdo gjë ta kam lënë të shkruar në letër. Hakun ta kam marrë. S`i lija dot

Flamur BUÇPAPAJ

të gjallë ata që ta bënë ty këtë. Por jo vetëm ty…
Mora hak për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare, të rrëmbyera në rrugë dhe kudo. Zoti më dërgoi mua të hakmerrem, ashtu siç të kisha premtuar, sepse të kam parë çdo natë në ëndërr. Edhe në ëndërr e copëtova, e paketova në qese dhe e dërgova aty ku e ka vendin, në kosh të plehërave. Ashtu e bëra realitet. Sot duhet ta ketë gjetur policia. Humnera më bëri si veten. Tashi jam vrasës dhe më duhet të shkoj në burg dhe të kryej dënimin për fajin që kam bërë. Nëse s’do dorëzohem, s’do jem i qetë kurrë. Drejtësia hyjnore më urdhëron që të laj krimin që bëra me burg. Do tregoj vetë çdo gjë edhe pse nuk ka prova, sepse oficerët kanë fshirë çdo gjë.
S’ka asnjë gjurmë timen e asnjë provë të çfarëdo lloji. Ata m´u lutën që të mos dorëzohem. Tashi po më presin me makinë jashtë. I kam si vëllezër. Ata, nëse s’jam unë, do të të mbrojnë kudo. Kam kërkuar nënshtetësi italiane për të dy. Shpresoj që pas një jave del. Edhe bëhemi qytetarë evropianë. S’do shkojmë më kurrë në Shqipëri. Ai s’është më vendi ynë. Duhet të kishim ikur si Moza. Gabimi qe imi. Të kërkoj ndjesë, sepse sigurimi dhe partia socialiste e kishte me mua inatin dhe më goditën përmes teje, pikërisht aty ku më dhemb më shumë, ashtu siç dinë ata lepuj, pas shpine. Ata ia arritën qëllimit për të më larguar nga Shqipëria, siç kanë bërë me krejt krahun tonë nacionalist. Kanë përvojë të na përzënë e të na vrasin, ndërsa ne vetëm të ikim dhe ua lëmë Shqipërinë atyre. Kështu ishte shkruar edhe për ne. Ty s’të çoj kurrë më atje. Ata na kanë bërë krimin ma të madh që mund tù bëhet dy njerëzve që përfaqësojnë Shqipërinë kudo. Prandaj e copëtova kasapin e do të copëtoj edhe kasapë të tjerë. Të gjithë sa të më dalin përpara. Do shkoj në burg se s’më lejon ndërgjegjja ime, të jetoj si vrasës. I gjithë shteti ka marrë masat për banesën tonë edhe çdo gjë do të rregullohet edhe për punën këtu. Kam marrë përkrahjen e shtetit dhe të parlamentit italian. Edhe Moza ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan për ty dhe mua. Ajo është bërë ndihmëse e nënsekretarit të jashtëm të presidentit Bush. Të dua, trëndafili i qiellit! Dhe mos harro, ngrihu shpejt! Ta realizojmë ëndrrën tënde për të luajtur me

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

violinë këtu në ‘’La Scala ‘’. Edhe dije se asgjë s’ka kuptim pa ty dhe dashurinë tënde.
Jeta ime s`ka asnjë kuptim pa ty, prandaj ruaju edhe kujdes veten. Shpresoj të dal në gjyq shpejt edhe të vendoset fati im. Do dorëzoj imunitetin dhe pasaportën diplomatike, me një letër dërguar Parlamentit shqiptar. Kopjen e kërkesës po ia çoj sot edhe shtetit italian, sepse s’dua mbojtje diplomatike. Do ta dorëzoj po sot pasaportën diplomatike, sepse s´e dua më. Harrova të them, se do të fitojmë nënshtetësi italiane. S’di çfarë them, se jam shumë i emocionuar edhe mbase po përsëris veten. Shiko! Zoti të solli te unë përsëri, si atëherë në tren. Ishte njohje e bukur apo jo?! Askush s’do ta besojë. Mendo kur t`ua them gazetarëve se si u njohëm. Më vjen me qesh me ty dhe me Mozën. Ju deshët të më përzinit nga kabina apo jo? Mbase më morët për boksier apo ku ta di unë. Nejse, unë sa të pashë ty ,u dashurova i tëri me ty, pavarësisht që bëja sikur s’të doja.
Zoti deshi të na njihte se unë jam jetim e kam vuajtur kudo. Edhe tashi Fantocit tënd s`i prihet mbarë. Të gjitha më ndodhin mua. Ahaha… S’kam ç’të bëj, do i nënshtrohem fatit. Ama do e nënshkruaj vetë fatin tim. Qoftë dhe duke u bërë i keq me të këqinjtë, sepse ata, fatkeqësisht nuk njohin gjuhë tjetër. Edhe për një gjë jam hidhëruar se ikëm nga Shqipëria, por ikëm nga pengmarrja jote, sepse kurrë s`e kisha menduar të ikjen. Do isha përleshur kudo me ta dhe si ta duan.
Na vjen keq që po ua lëmë Shqipërinë atyre majtistëve, por s´kam ç’të bëj. S’më lanë rrugë tjetër. Thashë se Shqipëria është tokë e të majtëve. Do jetë shumë vështirë të ndërrojmë si orientim mendjet e njerëzve. Ata durojnë varfërinë dhe çdo gjë që u bën e majta dhe nuk ngrihen. Pra janë populli ideologjik i fundit në Evropë.
Ne që s’jemi, na mbetet të ikim, siç kanë ikur paraardhësit tanë. Siç duket, qenka trashëgim kjo punë. Sa të zgjohesh, hajde më tako në burg. Të pres e të dua. Ti je ma shumë se jeta ime! Përqafime Ardjani, Milano. Edhe një gjë tjetër, s`e kisha menduar kurrë të të shkruaja letër, pasi s`e kishim menduar mirë aktin e fundit pas rrëzimit të komunizmit. Ata na goditën e tashi ne po

Flamur BUÇPAPAJ

vuajmë pasojat. Ai ishte rrëzim formal. Ata që na bënë këtë, s’janë shqiptarë edhe duhen luftuar si pushtues. Asgjë s’ka më të keqe se të të rrëmbejnë gruan edhe të të detyrojnë të ikësh nga atdheu. Lotët po i mbaj, se s’dua të trishtohesh. Ti, ngrihu shpejt! Edhe të shikojë bota, edhe hasmi që ti je në këmbë dhe që po lufton përsëri kundër së keqes. Mirupafshin së shpejti!
Ardjani, Milano

Ai doli që aty, mori makinën dhe së bashku me dy oficerët që po e prisnin në makinë, u drejtuan në kafe. Pasi u ulën në kafe, Ardjani i pyeti ata se çfarë bënë. A ia kaluan mirë dhe a u mërzitën duke e pritur atë. -Shef, thanë oficerët. -Ne mbrëmë folëm me qendrën tonë. Folëm gjatë, treguam të vërtetën se si shkoi ngjarja dhe çfarë i bëmë atij tipit. Nuk mashtruam asgjë. A kupto? Detyra jonë ka përfunduar me vrasjen e atij dhe kapjen e grupit kriminal.
Ne treguam ngjarjen siç na the ti. Çdo gjë të vërtetë. Treguam se i kapëm krejt bandën këtu. Edhe atje kishte ndodhur e njëta gjë. Shumë prej tyre do ekstradohen në Itali dhe të dënohen këtu. -Shumë mirë!- tha Ardjani. Ata shefat, na thanë që të mos dorëzohesh edhe që je i mirëpritur përsëri në Shqipëri, dhe në parlament. Ne po të themi përfundimisht, që s’kemi lënë asnjë provë që të implikon ty. S’ka asnjë pamje filmike, asnjë gjurmë biologjike. Jemi marrë me çdo gjë. Është pastër në detaje çdo gjë shef. -E dija,- tha Ardjani. Edhe ua lëmoi kokat me dorë.- E dija që ju më doni. E dija që do të pastronit çdo gjë. Edhe pastaj uli dorën në sup të Ballistit. -Oficerë si ju, rrallë gjen Shqipëria. Jeni patriotë dhe të pakorruptuar. Pa ju s’do kisha arritur asgjë. Edhe shefi i Vlorës, është vëllai im. E dua atë njeri të bezdisshëm! Haha,- qeshi Ardjani.
Si nuk pushoi njëherë ai. Gjithmonë në aksion deri sa gjeti çdo gjë. Është i madh për zotin. Do e bëja kryetar SHIK-u atë, sepse ai u vjen hakut komunistëve dhe bandave. Ai po! Hallall buka që ka hangër! Burra të tillë e bëjnë Shqipërinë e jo këta pisat qe kemi këtu, që turpërojnë çdo ditë atdheun tonë. -Atëherë ç’do bëjmë?- thanë oficerët përnjëherë. -Ju do merrni nënshtetësinë dhe do punoni

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

këtu në Milano dhe Romë. Do koordinoni zyrën e Shqipërisë, pra të SHIK-ut tonë me SHIK-un italian. Kam folur me drejtorin. Nesër ju del nënshtetësia dhe vazhdoni punë. Flisni me zyrat në Shqipëri dhe vendoseni. Nesër ju pret drejtori me firmosë. -Po ju ç’do bëni zotëri?- i thanë ata. -Si e vendosët përfundimsiht?- dhe ulën kokat poshtë, gati në lot. -Ngrijini kokat!- tha Ardjani. – Ne s’bëmë asgjë të keqe edhe s’jemi fajtorë, por unë s’jetoj dot me këtë brengë. Dua të jap llogari për të ashtuquajturin faj që kam bërë. Unë s’jam vrasës edhe s’do bëhesha i tillë, por u detyrova. Edhe për të qetësuar ndërgjegjen time dhe për t`u vënë drejtësia në vend, unë duhet të arrestohem dhe burgosem këtu në vendin e krimit. -Zotëri!-thanë ata. -Ne kemi pastruar çdo gjë. S’ka asnjë prove,- thanë oficerët përsëri. -Jooooo!- ua preu fjalën ai. -E di që më doni. E di që hoqëm një qelbësirë nga qarkullimi. E di që ai nuk është ma i rëndësishëm se një qen rruge, por s’jetoj dot me këtë brengë. Më kuptoni. Prandaj do dorëzoj imunitetin me një letër që do e nis tashi për Shqipëri. Edhe pasaportën diplomatike do ta dorëzoj në polici sot. Do gjykohem si qytetar i thjeshtë. Do vetakuzohem.
-Mos e bëj zotëri! Iu lutën ata. Vendimi është i prerë!- tha ai. -Unë do dorëzoj çdo gjë. E, e fundit punë që do bëj pas kafes me ju, do dorëzohem sot tek ky komisariati përballë nesh dhe do kërkoj që të arrestohem direkt. -Na vjen keq shumë zotëri. Na dhimbsesh si vëllai ynë. Ti s’ke vëlla, prandaj ne jemi vëllezërit e tu. Ne s’do të lëmë vetëm kurrë. Ju doni të shkoni në burg?
S’po të kuptojmë vëlla fare për zotin, sepse s’je mirë. Ke kaluar trauma, por ne s’do të lëmë atje. Do sjellim prova dhe fakte që ti s’je i përzier. Ne do tregojmë që ai ishte një kriminel i rëndomtë dhe vrasës i pashpirt që e meritonte plumbin. Zoti u hakmor, sepse ai njeri dihet sa ka vrarë dhe përdhunuar. Ka vrarë qindra vajza dhe burra të pafajshëm në Shqipëri dhe Itali. Kemi përgatitur disa orë filmime me vrasjet dhe rrëmbimet e tij, të cilat do t`i paraqesim në prokurori. Ne e dimë që s`të ndalojmë dot, por do të të mbrojmë ligjërisht. Këtë s’na e ndalon dot. Që tashi po kërkojmë avokatin ma të mirë të Milanos. S’do të lëmë të dënohesh. Të pret edhe Dona jashtë. -Ajo do shërohet,- tha

Flamur BUÇPAPAJ

Ardjani. -Më siguroi profesori italian. -Ëë, bravo! Shyqyr! E dinim që ajo s’ka gjë, veç tronditje ka, -thanë oficerët, ndërsa mbaruan kafen në filxhan edhe pinë nga një gotë ujë si për ta rregulluar më mirë zërin në bisedën me Ardjanin. Të dy ishin shumë të mërzitur dhe kokëvarur. Jashtë ishte akoma zagushi. S´e di përse, por kështu ishte. Frynte pak erë që nuk shërbente për asgjë. Ardjani i pa të mërzitur dhe tha:
-Ju falenderoj! Ju kam vëllezër! Mos harroni të zbatoni porositë e mia. Bëjini të fala shefit të SHIK-ut, Vlorë. E dua edhe atë. S’do ta harroj kurrë atë njeri. -Hahaha,- qeshën të tre. Pas pak u bë një pauzë e shkurtër mes të treve. Ardjani pas një minute mendimi në vete tha:
Nëse mbaruat së piri kafen, më përcillni deri në komisariat dhe aty ikni. -Jooo,- thanë ata. Do të rrimë këtu në Milano, deri sa të marrësh pafajësinë. -Atëherë ngrihemi dhe ikim. Të tre u ngritën dhe hipën në makinë. Ballisti i hapi derën Ardjanit dhe e ftoi të ulet mbrapa. Në vend të parë u ul oficeri tjetër. Pas dhjetë minutash shkuan në komisariatin përballë, i cili sapo kishte filluar të priste qytetarë nga më të ndryshmit në takim për hallet e tyre. Edhe Ardjani, dhe oficerët pritën radhën në hyrje, te holli i komisariatit. Aty kishte nja pesë veta para dhe si duket nuk po mbaronin shpejt. -Të gjithë kanë halle dhe vuajtje,- tha Ardjani
. E hoqi xhaketën dhe e mori në dorë. Njerëzit u habitën me përmasat fizike të këtij burri, që po priste në radhë. Ata deshën t’ia lëshonin radhën, por ky nuk pranoi me mirësjellje. -Jo,- tha,- nuk dua të më lëshoni radhën. Respekt për ju! Falenderoi me zemër ai! Oficerët u habitën me sjelljen e shefit të tyre, nënkryetarit të Parlamentit Shqiptar, njëri ndër luftëtarët më në zë kundër krimit të organizuar. S’ishte parë ndonjëherë që një zyrtar i lartë, të luftonte direkt në sheshbetejë me mafien dhe krimin. As në trillimet më të mëdha, Hollivudi s`e kishte pasur një skenar të tillë kurrë, prandaj ky njeri meritonte çdo lavdërim nga populli dhe zoti,- u shprehën oficerët.
-Shef, të erdhi radha,- folën oficerët dhe e prezantuan atë para oficerit që priste popullin. -Shefi i marrëdhënieve publike jam,- tha ai. -Atëherë shef,- i thanë atij oficerët tanë,- ne jemi

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

oficerë policie të Shqipërisë,-dhe nxorën dokumentet. Ai tundi kokën në shenjë gëzimi. -Po,- tha ai.- Ç’kërkoni këtu? Keni ndonjë problem? -Joo ne,- thanë ata. -Ky pas nesh është shefi i parlamentit të Shqipërisë. Oficeri hapi sytë nga habia. Gjithë ky njeri është deputet?!- shtoi ai. -Po po,- thanë oficerët tanë.
-Po cili është problemi i tij? D.m.th. s`e kuptoj dot,- dhe tundi kokën duke hequr dhe rivënë kapelën në kokë. -Ta tregojmë ne,- thanë oficerët edhe morën një si qëndrim zyrtar. -Atëherë ne kemi ardhur me shërbim këtu. Kemi informuar dhe qendrën tuaj. S’po hymë në të thella. Kemi organizuar një aksion të dy policive. Policia jonë dhe juaja dhe patëm shumë sukses. Besoj e di. -Po si s`e di. Si ato arrestime të mafies sonë dhe tuajës së bashku, s’kanë ndodhur që njëzet vjet. Qe një sukses. Në gjithë Italinë pati festime. Edhe ne, të gjithë policët italianë u ndiem krenarë me ju,- tha polici italian.
-Mora vesh që shefi i tyre ishte vrarë, paketuar dhe hedhur
në kosh plehërash,- qeshi pak polici. -E kanë vrarë vetë,- tha ai.
-Konkurrentët brenda grupit. -Pikërisht, për këtë çështje duam të takohem me shefin tuaj,- thanë ata dhe treguan pasaportën diplomatike të Ardjanit.
Pas një minute, shefi i policisë së Milanos i priti në takim të tre. Ai mori qëndrim gatitu para Ardjanit, duke i uruar mirëseardhjen. Pasi i qerasi me nga një kafe dhe ujë, ata folën për arsyen e ardhjes në komisariat.
Kam ardhur të dorëzohem,- tha Ardjani. -Si? Në ç’kuptim?- tha shefi i policisë. -Kam bërë vrasje zotëri Kasapin, që ju sot e gjetët në plehëra. E kam vrarë unë. -Nuk kuptoj,- tha komisari.
-A jeni ju nënkrytari i Parlamentit të Shqipërisë?- ripyeti ai me habi. -Po po, zotëri komisar. Unë jam, por si fillim dua të dorëzoj pasaportën diplomatike dhe të vetakuzohem për këtë vrasje. Tiranës i kam kërkuar të më heqin imunitetin diplomatik dhe të deputetit të paralmentit. Kjo çështje nuk përbën asnjë problem,- tha Ardjani. -S`e kuptoj përsëri,- tha komisari, ndërsa u ngrit në këmbë dhe hoqi kapelën nga koka.- Ju po vetakuzoheni. -Po po,- tha prapë Ardjani. -Është hera e parë që më ndodh,- tha komisari. -Kurrë s’ka ndodhur një rast i tillë. -Komisar, ju lutem

Flamur BUÇPAPAJ

veproni sipas ligjit,- tha Ardjani. -Dakord,- tha komisari. -Do bëj disa telefonata me eprorët e mi dhe do ju them. Ju lutemi prisni në korridor pra,- tha komisari i hutuar, ndërsa mori kapelën, e vuri përsëri në kokë dhe vuri diçka tjetër mbi tavolinë. Pastaj mori dorezën e telefonit të brendshëm për të folur me drejtorin e përgjithshëm të tij. Ata të tre pritën jashtë, në kat të dytë në korridor, i cili ishte jo shumë i gjerë, por shumë i gjatë. Ishte plot zyra dhe shumë inspektorë vinin dhe shkonin. Të gjithë shikonin me habi treshen e njerëzve të gjatë dhe të mëdhenj që po prisnin në korridor. Pas dhjetë minutash u hap dera dhe doli komisari.
-Shiko zotëri, ne s’ndalojmë dot me imunitet diplomatik sepse ju akoma jeni diplomat i Shqipërisë. Do një kohë njëmujore që të bëhen procedurat e ndalimit tuaj. Ndërkohë, ju sot jeni të lirë të ikni dhe po ju jap kartëvizitën time që të takohemi pasdite dhe pimë kafe bashkë, sepse ndodh shumë herë që personave që kanë pësuar traumë nga vdekja e ndonjë të afërmi, vijnë këtu dhe duan të dënohen edhe vetakuzojnë veten. Ne s’kemi asnjë provë për këtë. Ju ikni dhe vizitohuni te ndonjë psikiatër, ndërkohë që hetimi vazhdon, sepse ç’është e vërteta, po e përsëris përsëri, nuk ka asnjë provë të asnjë lloji që ju implikon juve në këtë çështje. Ka mundësi që edhe të jeni tronditur nga ngjarja dhe s`e kuptoni ç’po thoni. Do t`ju jap edhe një numër psikologu. Është miku im. Edhe fol me të që të të dëgjojë. Mbase ke nevojë për psikolog, sepse unë s’të ndaloj dot. Aq ma shumë pa prova. Ka qytetarë që vijnë dhe thonë: “Kam vrarë presdentin amerikan e gjithçfarë gjërash, sepse s’janë mirë nga trutë. Modernizmi i shoqërisë ka sjellë shumë pasoja, sidomos shëndetësore, përveç atyre klimatike a ndonjë lloj tjetër.´” Ardjani nuk fliste, vetëm dëgjonte, ndërsa oficerët tanë i dhanë të drejtë kolegut të tyre italian. -S’ka si gjejnë,- thanë shqip ata, – se s’ke bërë krim shef. Keni parë haliçunacione. S’je mirë. Do të vizitojmë. -Ahaha,- qeshi Ardjani.- Këta s’të lënë të vdesësh,- themi ne andej nga Tirana. -Zotëri,- tha oficeri ynë. -S’ka asnjë provë të asnjë lloji që ju jeni vrasës, prandaj ikim se lamë nam dhe po na marrin për budallenj. Mirë e keni,- tha shqip ai. Pastaj Ardjani doli përsëri para policit italian dhe tha: “Komisar, çfarë duhet t`ju them që

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

të më arrestoni? T’u them që e kam copëtuar kasapin, e kam paketuar dhe e kam çuar në kosh mbeturinash. E, çdo ditë, nëse e takoj një të tillë, çdo ditë do të bëj të njëtën gja. Do ua tregoj kush jam unë të gjithëve. Sidomos atyre pisave dhe të gjithëve kush i mbështet ata. Zoti i dënoftë!“ E bëri kryq. Pastaj ktheu shikimin nga qielli për të përcjellë lutjen te zoti. Pasi qëndroi pak në heshtje tha: „Ata meritojnë gjërat ma të këqija. Ata dhe pasardhësit e tyre. Krejt farefisi. Pastaj vazhdoi me zë të lartë: Këta horra po na çmendin. S’po na lënë të jetojmë jetën që na ka caktuar zoti. -E dakord,- tha komisari. -Qetësohu! Ikni. Ju njoftoj unë për çdo gjë. E lamë për një kafe pra, e flasim atje. -Dëgjo,- tha Ardjani i nervozuar.-Unë jam shkrimtar ndërkombëtar. Jam në gjendje të keqe shpirtërore. Ej, shiko si kam përfunduar, si një rrugaç dhe kriminel, veç se ata më bënë të tillë. Ata më detyruan t’jua kthej reston që kurrë të mos u bjerë ndërmend as atyre, as shokëve të tyre të vrasin dhe të përdhunojnë gratë, dhe vajzat e njerëzve të thjeshtë. Ky krim finacohet nga mafia, komisar, prandaj ndihmojeni vendin tim që të dalë nga kjo spirale krimi. Komisari s’po fliste fare. -Zotëri deputet,- tha ai.- Ju ftoj për drekë ku të doni ju dhe bisedojmë hapur, dhe pa problem,- pësëriti prapë ai. -Me këto që thua ti, unë s’t`i vë dot prangat, se ke imunitet diplomatik. Edhe duhet të ishe zënë në kushtet e flagrancës, dhe duhej filmuar, dhe dokumentuar çdo gjë. Yyy sa punë ka. Por në rastin tuaj duhesh arrestuar në flagrancë. Është rregulli shef,- tha komisari. -Diplomati, vetëm në flagrancë arrestohet, ndryshe s’kemi ç’t´i bëjmë. Dhe e dyta, s’ka prova fare. Asnjë grup policor nuk ka dëshmuar ose deklaruar kundër jush, kështu që, vetëm të të arrestoj privatisht mbetet,- Edhe qeshi përsëri duke u bërë me dorë oficerëve shqiptarë, që ta largonin me qetësi. Pastaj shtoi: „Edhe ju keni dhimbje. E kuptoj, por do ta kaloni si me ndihmën e psikologut tonë ashtu dhe të doktorëve të tjerë. Do t`ju prezantoj me një psikologun tim. E kam shok dhe është shumë i aftë. Keni nevojë për të. Jeni i tronditur. E kuptoj. Gruaja juaj ka qenë peng bandash dhe s’ju vë faj, sepse edhe kompleksi i fajit ju rëndon, e di. E di që ia keni vënë fajin vetes për çfarë ka ndodhur. E di se është në fushën time i tillë

Flamur BUÇPAPAJ

fenomen. E di sepse kam studiuar raste të tilla. Shpeshherë, njëri nga bashkëshortët që jeton vret veten, nga humbja e të dashurit të vet. Edhe këto ndodhin. Ty të është krijuar përshtypja që je vrasës. Janë simptoma normale. Të tjerëve u krijohet përshtypja që ata e vranë të afërmin e tyre me mosveprimet ose veprimet e tyre dhe dënojnë veten. Pra është psikologjike. Frojdi e përcakton saktë,- tha ai. – Dhe u tregoj një faqe të librit të psikologjisë, ku shkruan për rastin e tij, pra për ndjenjën e fajit.
Frojdi kishte të drejtë: „Ndjenja e fajit qëndron në bazë të depresionit që ka përfshirë trurin tuaj, që nga fillimi i ngjarjes e deri në fund. Hipoteza e psikologut të famshëm, është konfirmuar nga një ekip neuro-psikiatrish të “Manchester University”, të cilët kanë arritur të tregojnë falë rezonancës magnetike cerebrale, që tek personat depresivë edhe gjatë fazës së shëndetshme, truri i tyre funksionon ndryshe nga personat normal. Pra ka shumë probleme nga depresioni, i nderuar deputet. Këto janë qarku lambik, një seri strukturash nervore ku përpunohen emocionet dhe korteksi temporar anterior i djathtë që kujton dhe analizon situatat sociale. Sipas teorive frojdiane, në kontekstin temporal merren plagët psikologjike që një person depresiv mban larg qarkut të emocioneve. Neuropsikiatrat anglezë kanë fotografuar zonat e përfshira në procesin konjuktiv të trurit të 25 personave me histori depresioni, duke i krahasuar me ato të 22 personave që nuk kanë pasur kurrë simptoma të këtij lloji. Në këtë mënyrë kanë përcaktuar përpunimin “jo sintonik” të dy pjesëve të trurit të pjesës më të madhe të depresivëve. Është sëmundje që as nuk e kupton ,-tha komisari italian.
-Shiko, unë e kam lexuar Frojdin. Ka shumë pikëpamje të ndryshme rreth funksionit të trurit, por nuk do të këmbngul ma shumë,- tha Ardjani. -Ju duhet të takoni patjetër psikologun,- tha komisari dhe i dha numrin e tij privat, të shënuar në një kartëvizitë. Ardjani e mori nuk e kundërshtoi dhe u kthye nga oficerët shqiptarë e qeshi. -Na bëri për budalla ky tipi,- tha ai me zë të ulët. -Ee, po s’kam çfarë të bëj. Unë e bëra timen, pra s’kam faj para zotit tashmë, -shfryu Ardjani.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

-Të thamë shef, se nuk të ndalojnë pa prova. Të marrin për budalla. E kuptove vetë tani, meqë u përplase me të vërtetën. Ai njeri po dridhej para teje dhe ti i thoje të të arrestojë. Ai ishte me shumë edukatë, sepse unë do të kisha nxjerrë jashtë direkt,- tha Ballsiti i zemëruar. E pastaj u lëkund pak dhe tha: “Ne jemi ma të lehtësuar tashi e kaq shumë të gëzuar që nuk u ndalove. Dmth nuk u burgose, se këta janë tipa. S`i dihet policisë italiane. Të bëjnë si miq dhe ta fusin. Në rastin tonë ata u treguan të mirë, i trembi emri yt dhe fama ndërkombëtare që këni ju shef. Mos harro se dhe këtu ju njohin. Sa t’ua thuash emrin tënd, marrin qëndrim gatitu. Jeni një ndër shkrimtarët ma të mëdhenj të globit shef!” – u krenua Ballisti. -Edhe komando shumë e mirë,- tha oficeri tjetër. -Grushtin që i dhe ti, as në ring s´e kam parë. Një gjuajtje dhe direkt në tokë. S’kisha parë asnjëherë drejtpërdrejt grusht të tillë.
-Shiko,- tha Ardjani,- dalim dhe flasim. Dalim pra, shyqyr,- thanë ata. -Më në fund t´u mbush mendja me dalë. Dhe u hodhën dhe e përqafuan atë. -Tashi po, ia bëre mirë. Tashi u ktheve si më parë: Ardjani gangster. Ahaha,- qeshën të tre. Morën rrugën për t`u kthyer. Përshëndetën komisarin dhe morën kartvizitën për takim me të sepse Ardjani e la në korridor. I ra pa dashje.
-Hajde pra çuna, ikim,- tha Ardjani, ndërsa hoqi xhaketën dhe e vuri sipër krahëve, si dikush që po niset për rrugë. Policët hapën rrugën dhe shikonin me habi. Tre njerëz shumë të mëdhenj, të gjatë dhe gjithë muskuj. Ishte një treshe po të themi policësh, që do bënin ligjin në rrugë kundër bandave, nëse do ndodhte një aksion i tillë. Ata, të tre u nisën me makinë për te shtëpia e tyre, e marrë me qera. -Sot është ditë e bukur,- thanë të tre. -Nesër ose pasnesër zgjohet dhe Dona, dhe do flasim me të.
Si e morën dhe kush ishte kryesori që e bëri kurthin, se dikush nga brenda e ka bërë,- thanë policët. Edhe Ardjani ishte i të njëjtit mendim. Çdo gjë është organizuar nga brenda. Për këtë do e sqarojmë pasi të zgjohet ajo. Do bëjmë një kallëzim,- tha Ardjani
,- se më duket se ajo sekretarja e vet ia ka bërë kurthin, sepse ajo nuk e hoqi nga puna. E la në punë, pavarësisht se ishte e kuqe dhe komuniste. Ajo e mëshiroi. Askujt s´i bën keq Dona,- tha Ardjani.

Flamur BUÇPAPAJ

-Ajo është një engjëll, i dhimbsen edhe qentë e macet e rrugës. Sa herë i shikon, ajo ndalon dhe i ushqen.
Gjithçka e gjallë,- thotë Dona,- meriton të jetojë. T´i jepet shansi për mbijetesë në këtë ku lufta dhe prapaskena të dhunshme janë kudo. Të gjitha krijesat kanë shpirt e shpirti i tyre nuk thërret, ndaj ne duhet t´i duam kafshët dhe të kujdesemi për to. Është detyra jonë.
Ajo as mish nuk ha se i shfaqet para syve kafsha e therur për mish. Pra, kështu miqtë e mi, a i bëhet keq një njeriu të tillë kaq të mirë dhe të dashur? Jam më fat qe e gjeta dhe u martova me të. Unë kisha humbur dashurinë në këtë jetë. S´i doja ma femrat. Jo që jam ashtu, por s’kam pasur besë fare, sepse mua më ka braktisur nëna në jetimore. Prandaj, s´i kam dashur fare, i kam quajtur të këqija edhe djallëzore e të pashpirta.
Pasi ata ishin shtrirë në kolltuqet e tyre edhe porositën pica me telefon, ra zilja e celularit të Ardjanit. -Alo, përshëndetje,- tha zëri nga telefoni. -Jam Drejtoria e Personelit të Presidentit të Republikës italiane. -Po,- tha Ardjani ,urdhëroni. -Ju jeni Ardjan Vusho nga Shqipëria, deputet dhe shkrimtar. -Po,- tha ky,- Unë jam. -Bukur,- tha ajo.- Në bazë të propozimit të drejtorit të shërbimit informativ, datë kaq… dhe kushtetutës së republikës sonë, edhe komptenca që ajo i jep presidentit të republikës, juve dhe dy oficerët tuaj shoqërues, përfshirë edhe bashkëshortja juaj, keni fituar nënshtetësinë italiane. Kur ngrihet bashkëshortja juaj?- tha ajo.- Sepse duhet të bëhet betimi në presidencë. Juve dhe rastin tuaj ju kemi përfshirë në listën e personaliteteve. Edhe do të bëhet në bashkinë e Romës. Pasi të mbyll telefonin, do komunikoj përsëri me ju për datën dhe ditën, sepse duhet të jetë në axhendën e presidentit data e lirë. Ju them kështu, sepse ai ka kërkuar t’ju takojë personalisht juve dhe oficerët tuaj shoqërues. Ma ka lënë mua ngarkim zotëri dhe s’dua ta zhgënjej.
Jeni rasti i parë që po bëjmë nënshtetësi me personalitete si puna juaj. Ju jeni dhe shkrimtar ndërkombëtar edhe do bëni një konferencë shtypi bashkë me ne, ku do flasim për shumë gjëra, që kanë ndodhur dhe se si bashkëpunuan dy policitë tona për shpartallimin e bandës më të rrezikshme të dy vendeve.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Besoj që jeni dakord apo jo? Cila është përgjigjja juaj? Ardjani që s’kishte folur fare deri në fund të telefonatës tha: “Zoti ju bekoftë, ju dhe presidentin tuaj! Patjetër që po, jemi dakord dhe presim telefonatën tuaj dhe me shumë kënaqësi do të vijmë në Romë.” Natyrisht që kjo ishte ditë e mirë. Marrja e nënshtetësisë, e cila për dy javë ishte e paparashikuar të merret, ishte shumë surprizuese. Askush tjetër s´e ka marrë nënshtetësinë në këtë mënyrë dhe kaq shpejt. Italia u bë vendi mikpritës dhe vendi i tij tashmë. Pas betimit në presidencë, ai do të jetë nënshtetas italian. Nesër do të shkoj te Dona, t’ia tregoj ,-u tha Ardjani gjithë gëzim shokëve oficerë. -Vërtet që ne do të punojmë dhe për policinë italiane dhe Shërbimin Informativ?- thanë ata. – Po pra ,-tha Ardjani. -Ku është parë që unë të gënjej apo mua të më gënjejnë! -Jo,- thanë ata gjithë gëzim. -Na dhe një mundësi jetësore,- shtuan gjithë përulësi dy oficerët shqiptarë. Ju e njihni shkëlqyer italishten dhe punën gjithashtu e njihni shumë mirë. Drejtori i SHIK-ut italian ka menduar që së bashku me mua, të krijojmë një njësi speciale me oficerë shqiptarë, me ju dmth dhe me oficerë italianë. Do krijojmë qendrën e luftës kundër trafikut njerëzor dhe lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe asnjelltas. Këtë e kërkova unë,- tha Ardjani,- sepse duhet luftuar që në burim e keqja. Ju, pasi të merrni punën në dorëzim ,duhet të gjeni krejt qendrat e prostitucionit shqiptar këtu edhe në Romë e në qytetet e tjera italiane. Do infiltroheni dhe do filmoni çdo gjë, nga shërbyesi ma i thjeshtë deri të kapot e tyre. Deri sa t´i kapim të gjithë, s’do ndalojmë. Kjo luftë është dhe imja. Duhet të luftoni dhe për mua dhe familjen time. Sa më shumë njerëz të tillë të dërgojmë në pranga, është për të mirën e shoqërisë.
-Gjithë fajtorët do i kapim,- thanë oficerët e entuziazmuar. -Sa mirë që të takuam ty shef. Zoti na pa. Ne kurrë s´e mendonim që do të arrinim të punonim këtu si policë. Kjo është si ëndërr,- tha Ballisti. – Shiko ,-tha Ardjani. -Mos e ndërro pseudonimin, se të mbys. -Jooo, ballistë kemi qenë ne shef, si familje edhe si fshat në Vlorë. -E di e di,- tha Ardjani, ndërsa qeshi pak. -Më ka informuar kryetari i SHIK-ut Vlorë për çdo gjë. Është i madh ai njeri,- thanë oficerët dhe qeshën. -Ai s´e rruan fare për komunista

Flamur BUÇPAPAJ

shef. Është shumë trim. Edhe kam frikë se do i vënë ndonjë bombë apo ku ta di unë,- tha Ballisti. Por, ai më ka thënë se do më informojë për rrezikun ma të vogël dhe ne do të ikim direkt atje. Tani që po marrim edhe pasaportat e Bashkimit Evropian, ku ka si ne! Të tjerët paguajnë miliona për një vizë tremujorshe, ndërsa ne jemi pashallarë. S´e rruajmë për kontrollet e këtyre pisave të policisë italiane. Shumë keq sillen me shqiptarët shef,- thanë oficerët shqiptarë. Duhet informuar Ministri i Brendshëm,- tha Ardjani. -Ma bëni një memo gati, ku të tregoni krejt si bëhet kundër nesh dhe si korruptohet policia italiane, dhe t’ia nis direkt sonte,- tha ai. Oficerët ishin shumë të entuziazmuar. Ja, që tashi do e përgatis,- tha Ballisti dhe oficeri tjetër mori laptopin dhe filloi të shkruajë italisht memon e tij. Je instuticion shef ti,- i thanë të dy Ardjanit. -Ty të rrinë gaditu gjithkund, megjithëse e prishe në komisariat sot. S’ka gjë. E ke nga trauma që ke përjetuar. Nuk të vëmë faj, por je shef shumë i ndershëm. S´kishim parë kurrë që një zyrtar kaq i lartë, me rëndësi ndërkombëtare të jetë kaq i thjeshtë dhe kaq parimor. Ti nganjëherë më ngjan si predikues shef. Ti je si kardinalët që predikojnë paqe dhe dashuri mes nesh shef. S´e dimë me çfarë të të krahasojmë ma, por na ke befasuar për zotin. Dhe je shumë i fortë ore, pupupu. Çfarë grushti ke. Je për kampion boksi. Kot nuk konkuron shef në peshën super të rëndë. -Ahaha,- qeshi Ardjani.- E kam pas ushtruar shumë boksin edhe në gjimnaz, nëpër palestra në shkolla. Edhe kur u bëra gazetar. Jam stërvitur rregullisht me trajner boksi, por duke qenë se jam gazetar dhe shkrimtar s’mund t´i braktis këto të dyja. S´e braktis kurrë profesionin tim. Shohim se ç’do më thonë shtëpitë botuese tashi për kontratat mbi romanet e mia të tjera.
A është shumë vështirë të shkruash një roman shef?- thanë ata.
-Se ne s´e bëjmë kurrë një gjë të tillë. – Është, është. Romani ka shumë punë, por zoti ua ka ndarë të gjithëve profesionet. Ja, juve zoti ju ka bërë policë shumë të zotë edhe besnikë ndaj atdheut. Ndërsa u ngrit në këmbë dhe doli në dritare e ndërroi temë. -Sot është ditë e bukur shokë,- tha Ardjani,- Pastaj vazhdoi para e, pasi u përkul pak të shikonte çfarë kishte shkruar Ballisti, tha: Shumë mirë e ke shkruar. Ashtu vazhdo!- i tha atij për memon.-

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Vetëm se unë s’jam më nënkryetar parlamenti. -Je shef,- thanë ata.
-Zyrtarisht duhet miratuar nga parlamenti dorëheqja jote. Dhe ti duhet të shkosh të japësh dorëheqje në sallën e kuvendit. Pasi të botohet në fletore zyrtare, ka mbaruar si punë,- thanë ata. – Po po, e di, por i kam shkruar një letër kryetarit të parlamentit, edhe s´e di çfarë u bë. Sa ditë ban me shku letra atje? -Një javë po,- thanë oficerët. -Ëëë, prandaj s’kam përgjigje dhe as telefonatë. -Po pra po,- thanë përsëri të dy oficerët. -Ka një procedurë ligjore, siç të thamë. S’ka si miratohet ndryshe, se kështu është ligji. Edhe ata janë ligjvënës dhe s’bëjnë gabime. -Taman,- tha Ardjani. -Harrova dhe unë. Kam kalur shumë stres dhe mbase ka të drejtë doktori, komisari i policisë … Duhet të takoj dhe unë një psikolog. Dhe u end pak nëpër dhomë, sa për shpirje trupi e tha: „Vazhdimisht harroj dhe shpik ngjarje. Më duket se mos kam ikur dhe unë nga mendja. Ju duhet të më ndihmoni, nëse shihni gjëra që nuk shkojnë. Apo jo? -Po patjetër, ne kurrë s’të lëmë vetëm ty. Do vijmë çdo ditë tek ti edhe do pyesim për çdo gjë që të nevojitet. Shohim ku po merr edhe shtëpinë që të organizojmë security-n për ty. Të paktën tre muaj po, se kemi frikë hakmarrjen e grupit shef. Jo se kemi frikë në kuptimin që “u frikësuam”, por ata janë të pabesë edhe godasin atëherë kur s´e pret. -E di e di,- tha Ardjani. -Janë sigurimsa. -Tamam,- thanë këta. -Prandaj shohim ku po ta caktojnë shtëpinë, këtu në Milano apo Romë. Ku do ti p.sh. shef ? Jo, këtu në Milano dua. S’kam frikë prej tyre, le ta provojnë!- tha Ardjani. -S´ia kam frikën njeriu mbi tokë, por i kujdesshëm jam. E dyta: do qëndroj këtu në Milano edhe prej Donikës. Donika do që të konkurrojë në orkestrën e’’ La Skalës’’. Sa të dalë nga spitali. Për këtë veprim jam i sigurt,- tha ky. – Ajo, që ditën kur u njohëm, ka pasur këtë ëndërr. E do rrimë këtu, prandaj. E di që, sapo të çohet nga gjumi, këtë do më kërkojë. Edhe unë s’ia prish. – Është e vështirë,- thanë oficerët,- të fitosh këtu, në këtë teatër. – Këta janë racista shef. A e shikon si thonë për emigrantët… Si i shajnë… se ne, ngaqë e dimë gjuhën që në vegjëli, u dukemi si italianë. -Po po,- tha Ardjani. – Kudo ka racizëm, por ne do u tregojmë si bëhet shtet këtyre viçave. Do u tregojmë si i goditëm banditët dhe se çfarë ekipi kam sjellë nga

Flamur BUÇPAPAJ

Shqipëria këtu. Kur ta shikojnë punën tuaj edhe timen, atëherë do ta kuptojnë se kush ju ka trokitur te dera. – E dimë, e dimë shef. Me ty ne çajmë çdo vështirësi. S’ka asnjë njeri këtu që të ndalon ty. E kemi parë sa të duan dhe të respektojnë. Mendoj që bëre mirë që ndenje këtej. S’do ikësh ma në xhungël. S’ke ma fuqi për luftë shef dhe as për politikë të tillë vëllavrasëse. Ik dhe mos u kthe më atje. Në vendin që të përdhunuan familjen edhe të bënë të çmendesh nga hidhërimi. Atdheu yt nuk të deshi shef. Na vjen keq, por që kështu është. Do thoni ju që ata që e bënë krimin ishin disa njerëz pa shkollë, që ishin partiakë dhe sigurimsa. Po krejt janë të vërteta!- thanë oficerët.
-Po… të sulmosh ty, është njësoj si të sulmosh përmendoren e Skënderbeut apo kishat e xhamitë në Shqipëri. E gjithë Shqipëria mburret me ty. Je shqiptari i gjallë ma i njohur kudo në botë. Ja, shikoje po nuk të dhanë shtëpi shteti italian që nesër dhe gjithçka që ke ëndërruar ose e ke parë vetëm në filma. Epo kjo bëhet vetëm të shkruash dhe të flasësh mirë për ta. E shoh si përulen të gjithë zyrtarët e këtij shteti të madh para teje, ndërsa në Shqipëri të sulmuan familjen. Është shumë e rëndë kjo. Edhe ne jemi shumë të mërzitur nga kjo që të ka ndodhur, prandaj pranuam që të rrimë këtu dhe të godasim pa mëshirë të gjitha grupet e tjera që rrëmbejnë gra dhe vajza shqiptare. Kjo na bëri që të luftojmë për ty dhe për të gjithë njerëzit e varfër dhe të pambrojtur. Do vrasim pa paralajmërim gjithkënd që bën vepra të tilla. Do ua shkrimë kockat në acid për zotin plehërave. As varr nuk do meritojnë. Shqiptari s´ia ka bërë kurrë ashtu shqiptarit. Në shekuj jemi vra e pre me njëri-tjetrin, por gratë e njëri-tjetrit s´i kemi ngacmuar kurrë., prandaj, ai Samiri të ka dhe një gjak tjetër borxh, se të ka marrë peng gruan. Kështu që duhet të vuajnë trimëritë e tyre me gratë edhe farefisi i tij, se ai iku për lesh. Këta pisa janë ta pamëshirshëm dhe gjakpirës. Ne po presim të të japin shtëpi ty edhe të sigurojmë dhe me polic italianë, dhe shqiptarë, në mënyrë që të jesh i sigurt. Do të ruajmë çdo ditë shtëpinë tuaj, sepse vigjilenca dhe informacioni janë gjëja kryesore e fitimit të luftës. Ne fituam vetëm një betejë pardje, por lufta është e gjatë. Mafia çdo herë rilind dhe çdo herë duhet këputur koka. Apo jo shef-

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

thanë oficerët. -Po, jeni duke folur si unë. Jeni bërë kopja ime,- tha Ardjani, ndërsa qeshi pak me fjalët e veta. -Po ku ta marrim ne, që të bëhemi si ty shef!- thanë ata edhe panë njëri-tjetrin në sy e pastaj thanë: S’kemi asnjë shans teorik për të të arritur ty. Ne jemi fatlumë që të takuam ty, kjo po. Këtu na buzëqeshi jeta ne. Ja, morëm dhe nënshtetësi italiane, dhe nga policë në Vlorë, tashi jemi policë në një qytet me dymbëdhjetë milionë banorë. E kupton si na buzqeshi jeta ne të dyve?- thanë oficerët. -Shef, je i madh dhe të duam. Edhe të dy shkuan pa e pyetur fare dhe e përqafuan. -Njerëzimi ka nevojë për njerëz si ju zotëri,- thanë ata.
Mendojmë se jeta juaj s’do ketë ma kurrë fatkeqësi,sepse ju e meritoni që për ju të jetë çdo ditë ma të mirë se tjetra. Sepse ju jeni një njeri i mirë dhe shumë i dashur. Zoti të ndihmoftë! Edhe Kisha e Laçit!- shtoi Ballisti.- Amin!- tha Ardjani,- Edhe juve ju ndihmoftë zoti në detyrën tuaj të re dhe në jetën tuaj të re! -Shef, thanë ata: Ç’do bësh? Nesër do shkosh te Dona apo sot? -Nesër në darkë,- tha ky. -Mendoj që s’është zgjuar, se dhe sot s’më lanë të rrija aty, duke më verifikuar dhe filmuar me kamera gjatë gjithë kohës. Normal! S’kanë faj, sepse është klinikë e sigurisë së lartë, por edhe jam i qetë se s´i ndodh gjë. Ama, edhe ata nuk më besuan deri vonë që jam i shoqi. A mos u ka shkuar mendja, se unë jam trafikant edhe kam trafikuar gruan time! Se shqiptarët këtu çfarë nuk bëjnë dhe s’kanë faj vëllezër këta italianët, por sot kanë pyetur kush jam dhe çfarë jam. Edhe mendoj që e mësuan se unë jam i shoqi. Në kuptimin që mos të më bëjnë shumë kontrolle edhe unë mos të vij ma këtu. Besoj se për dy javë maksimalja ajo do e marrë veten komplet edhe do shërohet. Ashtu do zoti!- thanë oficerët edhe i ngritën duart nga qielli. Edhe ajo meriton ma të mirën në jetë, sepse edhe ajo hoqi shumë keq nga sulmi mafioz sigurimso- komunist. Edhe unë jam i vetëdijshëm se atë e sulmuan prej meje,- tha Ardjani.- Prandaj i jam shumë borxhlij asaj gruaje. Ajo është njeri që nuk ankohet dhe nuk flet për vete kurrë. Jam shumë i trishtuar. Kur e pashë në atë krevat me doli zemra vendit,- tha Ardjani.- Familja ime është vetëm ajo. Gati sa nuk pësova infarkt, kur e pashë në gjumë dhe të zverdhur. E kishin goditur në fytyrë dhe dukej hapur se e

Flamur BUÇPAPAJ

kanë torturuar shumë. Ardjani u mblodh i tëri nga dhimbja e u duk sikur u zvogëlua në përmasa gjithë ai gjigand, por e mori veten dhe tha: Ajo kurrë nuk dorëzohet dhe s’është dorëzuar kurrë. Ajo ka luftuar hapur me komunistët. E dimë të gjithë. Si fillim e dinë forcën e saj dhe së dyti dashurinë që ka ajo për demokracinë, Shqipërinë dhe për mua. Prej meje dhe e pësoi, ama hakun ia mora dhe do ia marr çdo ditë duke i luftuar këta pisa. Asnjëri s’do më shpëtojë. Do rri këtu dhe do ua bëj ferr jetën. Asnjë grua shqiptare nuk meriton një trajtim të tillë. Në fund të fundit, ne nga gratë shqiptare lindëm. Ato meritojnë çdo lavdi edhe çdo sakrificë. Është në të mirë të Shqipërisë të trajtohen sa më mirë ato dhe me sa më shumë përkujdesje. Atdheu ynë fillon nga nëna dhe babai. Pa ata s’ka asgjë. Ata, ose ajo që na lindi meriton të trajtohet si princeshë, sepse pa nënat s’do kishte jetë dhe vazhdimësi. Por këta këlysha i ka lindur buçja dhe jo nëna, s’kanë asnjë pikë mëshire për femrat e pambrojtura, të sëmura apo të varfra. Edhe ato që janë të varfra meritojnë respekt, mirësjellje e drejtësi. Atyre duhet t´u gjejmë vende pune dhe strehim ku të jetojnë, në mënyrë që të mbajnë fëmijët e tyre. Të kenë rroga të larta dhe siguracione për jetën. Të trajtohen si evropiane e jo si skllave seksi. Prandaj, kjo është lufta jonë sot dhe në të ardhmen. Natyrisht dhe çështja kombëtare do jetë në axhendën time. Do luftoj sa të mundem në të gjitha kancelaritë perëndimore, t´i bëj mirë Shqipërisë dhe Kosovës. Kosova është dheu i babës, edhe jam shumë krenar që jam shqiptar Kosove. Ajo do ta fitojë lirinë dhe demokracinë. Edhe unë jam gati të shkoj në luftë për të, në çdo moment që të më thërrasë atdheu im i dytë, që është Peja. Ne do të ndeshemi në beteja me serbët edhe do t´i çlirojmë tokat tona. S’ka më kuptim që ata barbarë të ushtrojnë mizori të tilla atje. Këto do t´i them edhe në intervistën që do bëj në CNN këto ditë. Edhe në kongresin Amerikan. Kudo do e shtroj çështjen e Kosovës. Atdheu im fillon nga Nishi, te Molla e Kuqe e mbaron në Prevezë, te gjiri i Ambrakisë. Këtë s´e mohon dot askush. Sidomos fqinjët grekë dhe serbë. Jeta kështu është shokë,- tha ai. – Fiton ma i forti. Edhe ma i forti ishin dhe janë këta barbarët serbo-grekë. Ne duhet t´ju japim përgjigje. Edhe jo më duke

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

vrarë dhe përdhunuar njëri-tjetrin ne shqiptarët, por të bashkuar dhe me udhëheqësa që e duan Shqipërinë. Është e dhimbshme,- tha ai.- Shqipëria po boshatiset nga politika antishqiptare e udhëheqësve të saj. Së bashku me politikën vrasëse në heshtje të fqinjëve tanë, të cilët janë kujdesur dhe kujdesen që ne të mbesim të përçarë dhe të dobët gjithmonë, në mënyrë, që kurrë mos t’u kundërvihemi. Kjo është politikë e akademikëve të tyre e këto janë studimet dhe planet e shfarosjeve të kombit tonë, që po i bëjnë realitet më se njëqind vjet. Edhe ne s’jemi përgjigjur dot, sepse jemi komb i dobët dhe i influencuar nga armiqtë tanë. E dinë që ne vetëm vrasim njëri-tjetrin për pesë lekë. Asgjë më shumë nuk bëjmë. E dinë që lufta e brendshme nuk na është ndarë kurrë, po ç’të bëjmë. Për shembull: ja më sulmuan mua disa plehëra. Ç’të bëja? Të rrija duarkryq, kur më rrëmbyen gruan?! Jooo!! S’do rrija. Do vrisja dhe unë. E kam bërë betim përfundimtar. Do t´i shfaros gjithë kriminelët, dmth edhe gjithë ata që bëjnë veprime të tilla. Të gjithë do më kenë tek porta, nëse unë i hetoj që po trafikojnë gra dhe vajza Shqipërie. Ata janë mbeturinat e kombit tonë. Normal që ata s´e dinë ç’është kombi as atdheu. S’dinë asgjë, veç babëzive të tyre për para dhe pushtet, prandaj do të ndëshkohen. Të gjithëve po ju them që asgjë s’do marrim me vete. Krejt do ikim në varr. As varr s’do kemi se s’ka tokë të lirë më. Vjen pra momenti i fundit që vdekja s’të pyet çfarë ishe dhe sa para kishe. More plehëra,- shtoi ai.- Në fund tretesh dhe harrohesh dhe askush s’do t´ia dijë për të vdekurit ma. Ata ikin e po atë ditë që ikin dhe fshihen nga gjendja civile dhe kaq ishte historia e tyre. As nuk i përmend ma as fëmija i tyre, mos fol pastaj që bëhet fjalë për shokët dhe shoqërinë. Ardjani po endej nëpër dhomë dhe po fliste me shokët oficerë me shumë pasion dhe njëkohësisht dhe urretje bashkë. Ata vetëm dëgjonin dhe nuk flisnin. E pastaj vazhdoi:
E gjithë kjo vjen nga shthurja dhe degjenerimi moral që ka përfshirë shoqërinë tonë, që grabisim e veprojmë fshehtas kundër njëri-tjetrit, dmth pas krahëve. Imagjinojeni që duhet një shtet i NATOS të më ndihmojë që ta gjej gruan time. Po, sikur unë të isha askushi , kurrë s’kisha për ta gjetur gruan time, ashtu si

Flamur BUÇPAPAJ

nuk i gjetëm familjet e tyre mijëra të tjerë, njerëz të thjeshtë. Ata vajtojnë gjatë gjithë jetës që s´i gjetën kurrë njerëzit e tyre dhe s’dinë ku i kanë vajzat dhe gratë e tyre. Prandaj do bëjmë një skuadër të fortë dhe shumë të saktë. Gati për luftë. Do e filloja që tashi luftën, por s´e di as kur do të zgjohet Donika,- tha ai gjithë dëshpërim. Pasi u ul përsëri në kolltuk tha: Unë s´i shpreha dot ndjenjat dhe çfarë kam brenda, sepse ishin profesorët italianë dhe policia e tyre, por mendoj t´i shkruaj një letër asaj, që kur të zgjohet të jetë gjëja e parë që do ta shikojë. Mbase do më falë, edhe do jemi bashkë si gjithmonë,- tha ai.- E lotët i rrëshqitën nga sytë në faqe dhe tuk në tavolinën ku ishte ulur. Ai ishte gjithë dëshpërim për ngjarjen, edhe dashuri për Donikën. -Ajo s’ka pse të fajësojë ty,- thanë oficerët.- Sepse ti s’kishe asnjë faj dhe bëre luftë jëtë a vdekje, deri sa e gjete. Ëë shef. S´e harruam fare. Kemi marrë dhe një ditar të Donës, që e kishte shkruar gjatë ditëve të robërimit. -Ku është? – tha ky.- E kam në çantë,- dhe bëri me dorë nga dhoma e tij oficeri. S´e mendova që të duhet. – Po, po ore
,sillma. Uu, ç’flet. Ajo ka shkruar aty çdo gjë që ata i kanë bërë.
-Aha budalla,- tha vetë me vete polici, i cili u çua shumë shpejt dhe u nis në dhomën e tij për të marrë ditarin e Donës. -Ja shef, ta solla,- tha ai. – Merre. Ardjani zgjati dorën që i dridhej edhe me shumë kujdes e vuri mbi tavolinë. S´e hap dot tashi, se jam shumë i emocionuar edhe do pësoj infarkt,- tha Ardjani. -Ama, do përgatitem dhe do ta lexoj më vonë, sepse do qaj para jush dhe s’më vjen mirë,- tha Ardjani, – se do thoni ju qajnë dhe malokët.
-Joo s’do themi shef,- thanë ata të dy gjithë dhimbje edhe ulën kryet poshtë. Edhe atyre u dolën lot nga sytë. Ne jemi deshmitarë të një dashurie dhe të një drame shumë të madhe të një familjeje shqiptare. Ti je kulmi i mirësisë shef. Edhe s’meriton asnjë nga këto vuajtje që ke hequr gjatë kësaj kohe. Ehh,- ia bëri Ardjani dhe lëshoi frymën që e kishte mbledhur në gjoks. Pastaj lëshoi një ofshamë dhimbjeje dhe përlotjeje, e cila ia kaploi trupin e tij prej gjigandi. Edhe për‘’pejgamerin’’ ka pasur shumë padrejtësi që i janë bërë shef,- thanë ata.- por në fund ka fituar. Edhe ti njësoj ke pasur shumë vuajtje shef,- thanë oficerët e u munduan që ta qetësojnë disi. Mos u mërzit, iku e keqja! Siç thotë dhe kurani,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

pas natës vjen dita dhe pas hidhërimit vjen lumturia dhe gëzimi. Mbase zoti të ka sprovuar me këtë shenjë hidhërimi dhe mërzie, ama ti qëndrove si trimat shef. Gjithë Vlora të mban në gojë për mirë, si një div që s´e rruan për askënd dhe del vetë me armë në dorë kundër krimit e dhelprave që bëjnë gjëra të tilla. Mendoj shef, se fëmijët tuaj edhe nipat e mbesat do mburren me ty dhe historitë tuaja. Do i tregojnë brez pas brezi se ti ishe një njeri luftëtar edhe se s’u dorëzove kurrë para askujt e jo ma para një kasapi që përfundoi vetë në kasaphanë. Njerëzit do thurin edhe këngë për ju shef, sepse edhe ti po lufton për çështjen kombëtare, po lufton që demokracia dhe perëndimi të vijnë në Shqipëri dhe ne të jemi vend evropian, dhe të marrim vendin që na takon në histori. Ti, patjetër që do këndohesh edhe me çifteli, por edhe me isopolifoni shef, se je dhëndri jonë. Vlora u krenua me ty dhe do krenohet kur të marrë vesh se ti e shpartallove bandën ma të rrezikshme që ka pasur ndonjëherë shoqëria. Ajo bandë, ka vënë gjoba dhe ka nxjerrë nga tregu shumicën e mafies dhe krimit këtu. Edhe atje ka qenë banda më e pamëshirshme që vetëm vriste. Asnjë diskutim nuk bënte me askënd. Jo më kot njerëzit ia kanë vënë pseudonimin “kasapi” atij b- qirit, që përfundoi në kazan plehërash. Më habitët,- tha Ardjani.- Kaq të rrezikshëm paskan qenë? -Po po shef, po nejse, varja. S’janë ma. -Ahaha,- qeshën të tre ata. Mendja i bënte varavinga. Ngado që i shkonte, përsëri i kthehej te Dona. S´e di si do më presë Dona kur të zgjohet. Jam shumë në merak,- tha Ardjani dhe uli kokën poshtë. Nuk ishin zhveshur akoma dhe ishin vetëm në kanotjerë dhe pantallona. Po qëndronin në dhomën e pritjes së vilës së marrë me qera në Milano. -Jam i sigurtë që do të të falë,- tha Ballisti.- Sepse edhe ajo vetë, kur të dëgjojë ç’bëre ti për të, do të kompozojë një këngë për ty shef. Jam i sigurt. -A thua?!- tha Ardjani dhe hapi sytë në shenjë aprovimi nga bashkëbiseduesi, i cili gjithë kohën e mbante me fjalë të mira dhe ia hiqte depresionin, që ngjarja e shëmtuar i kishte lënë. -Thashë,- tha Ballisti.- Populli do të të thurë këngë ty dhe ajo do të jetë krenare për ty. Edhe thashë dhe që do krenohen edhe fëmijët tuaj për ju. Ardjani u ngrit përsëri dhe pasi u sigurua në fjalët që kishte menduar të fliste tha:

Flamur BUÇPAPAJ

Ajo ka qenë studentja kryesore që, edhe bashkë me shoqen e saj, Mimoza Bunën u prinë demonstratave studentore në përmbysjen e komunizmit. Ajo është Donika, vajza me violinë që udhëhoqi një përmbysje paqësore. Ajo nuk la të përdorej dhunë nga dy palët, sepse edhe policia, edhe demonstruesit ishin të përgatitur me armë. Ajo ishte engjëlli i bukur, me flokë të gjata dhe kaçurrele, që u priu të gjithëve dhe nuk iu tremb syri. Ajo ishte njeriu i mirë që vetëm buzëqeshte e na jepte forcë të gjithëve duke na garantuar se do të fitonim. Ishte dhe është e mbinatyrshme. S’di si dhe me kë ta krahasoj . Po them që ajo ishte një meteor në qiellin blu tëTiranës, që përmbysi diktaturën komuniste. Duhet ta dini pse ne qëndruam në Shqipëri. Unë jam shkaku. Prej meje. E doja shumë Shqipërinë dhe thoja se ajo do bëhet. Ndërsa Mimoza s’më besoi e iku në Amerikë bashkë me doktorin, që e njohi nëpërmjet meje. Edhe sot ajo është zëvendës- ndihmëse në Departamentin e Jashtëm në USA. Ajo mbajti fjalim në kongres për rastin e Donikës edhe mua më quajti shkrimtari që solli lirinë në Shqipëri. E gjithë salla qau për Donën, Vajzën me violinë. Ata ia bënë gjithë CV-në dhe thanë që ishte dallëndyshja e parë e pluralizmit. Ata nëpërmjet amabsadorëve të tyre bënë presion demokratik për gjetjen e saj. Dhe në Shqipëri, dhe në Itali i jam shumë mirënjohës asaj dhe amerikanëve. Shyqyr që i kemi. Pa ata ne s’qëndrojmë dot në këmbë. Jemi popull i vogël dhe i përçarë. Askush s’na do, sepse as ne s´e duam veten tonë. Jemi e keqja e vetes. Të gjithë kanë ikur dhe ikin vazhdimisht nga Shqipëria, sepse sigurimi i kthyer në mafie e ka bërë të pabanueshëm si vend. Ata s’kanë as atdhe, as familje dhe asgjë. Vetëm një ideal kanë: të na vrasin ne nacionalistëve dhe të rrjepin Shqipërinë për vete, sepse janë mësuar vëllezër. S’duan t´ia dinë hiç se çfarë ndodh më tej. Ose ata në pushtet ,ose s’ka Shqipëri. Normal, ata me pushkë e morën pushtetin. Janë si talebanët, origjinal si ata, ndaj do derdhin gjak e do e marrin prapë pushtetin me dhunë. S’kam çfarë të bëj,- tha ai duke qarë. E kishte futur kokën në mes të dy duarve dhe fliste me gjysmë zëri. Ngriti kokën, por shumë i mërzitur e tha:
-Asnjë alternativë ndryshe s’ka, prandaj s’di si t´ia bëj. Unë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

e bëra timen. Botova shkrime kundër tyre. Ua bëra të qartë krejt demokratëve dhe nacionalistëve se socialistët do vijnë në pushtet me luftë, dhe me pushkë. Edhe se merrni masa sepse kjo përmbysje do të jetë shumë shpejt. Botova dy shkrime të gjata dhe argumentova si do bëjnë dhe çfarë do bëjnë. Tashi kështu do jetë. S’kam ç’të bëj. Shqipëria do jetë gjatë e pastabilizuar, me praninë e luftërave civile dhe pushtet bandash. Unë e bëra timen vëllezër e s’kam ndërmend të shkoj ma atje. Ata s´folën fare, vetëm miratuan me kokë: Ke të drejtë,- thanë. -Ne do nisim informacione të detajuara dhe te shërbimi italian,- thanë oficerët.
– S’kemi çfarë të bëjmë më shumë. -Po po, e di,- tha Ardjani.
-Detyra jonë është e qartë: t´u tregojmë se ç’do të ndodhë. Ata u mblodhën bashkë në dhomën tjetër dhe folën me zë të ulur. Duhet ta qetësojmë shefin. T´ia tërheqim vëmendjen me një gjë tjetër. -Ëë, po e drejtë. Dhe u kujtuan. Hynë në dhomën e tij dhe me pak ndrojtje iu afruan e i thanë: Po, ke të drejtë shef. Ne s´do rrimë duarkryq. Na thuaj ç´të bëjmë. Pra, cili është plani ynë për sot shef? Ç’do të bëjmë sot?- përsëritën oficerët përsëri. Në mënyrë që ta qetësojnë atë, ndërrojnë temë: Do shkosh te Donika sot?- thanë oficerët,- apo jo?- Sot do t´i shkruaj një letër dhe do ia shpjegoj në mënyrë të përmbledhur të gjitha,- tha ai pas një heshtjeje,- sepse s’dua të tronditet. Ta marrë vesh avash- avash historinë. Vetëm kur të dalë prej aty, do ia shpjegojmë. Ta mësojnë mirë dhe pastaj në mënyrë graduale ose së bashku me psikologët e kthejmë në realitet përsëri. Ndërkohë që unë do aplikoj për të që nesër për punë në teatër këtu në Milano. Ajo tashmë ka famë ndërkombëtare si violiniste. Edhe nënshtetësia që ishte një pengesë e vogël, tani s´është më. Nesër në mëngjes do aplikoj për punë, sepse e pashë në lajme mbrëmë se duan një violiniste me konkurs këta te teatrit të operas. Ai ngriti kokën dhe pasi i dolën pak lot në sy nga dhimbja, siç dhe ndodhte gjithnjë me të kur përmendej ajo.
-Donika e njeh aq mirë violinën, saqë për pesë minuta ajo do t´i marrë në provim ato. -Ahaha, – qeshën krejt. Ajo e ka violinën si një lodër. Është më e mira në Evropë,- tha Ardjani, ndërsa kruajti kokën nga qejfi e qeshi duke bashkuar lotët me gëzimin që ajo do

Flamur BUÇPAPAJ
të fitojë. Ai e dinte që ajo do të fitonte që në raundin e parë. -Por sot do t´i shkruaj një letër e do t´ia lë te dhoma, që kur të zgjohet ta mësojë që unë jam me të dhe se çdo gjë është si më parë. Do ia shpjegoj si ajo ka shpëtuar për mrekulli edhe se jemi siç kemi qenë dikur. Asgjë nuk ndryshon tek ne. -Atëherë shkruaje,- thanë oficerët. -Dhe ne po ikim në dhomat tona. Pushojmë dhe dalim në darkë të tre. – Dakord!- tha Ardjani edhe u ul në karrigen afër tavolinës së mesit. E mori një fletë format dhe filloi të shkruajë.

Letër! Milano, më 23.11. 1995

Drejtuar: Donika Malaj, vajza me Violinë!
Donikë e dashur,

Ti je në gjumë dhe s’doja të të zgjoja, se po flije shumë rëndë dhe besoj që je duke ëndërruar fushave dhe maleve të atdheut tonë. Donikë, ti je engjëll fluturues e për t´u bërë tokësore po të shkruaj. Së pari: ëndrra jote ishte violina dhe do të jetë përgjithmonë ajo. Atë do ta kesh përherë, deri në vdekje. Kurrë s’do të ndahesh nga unë dhe violina. Së dyti: ëndrrat do i bëjmë realitet, sepse ti je më rëndësishmja në botë për mua dhe ne. Unë dhe violina të duam shumë. Unë si meteor i zemrës sate do bie nga qielli deri në vdekje. E sa për violinën, ti je nëna e saj. Atë e ngjalle e nga send e bëre të këndojë ………..
Donikë! Ti je si era që fryn në mbrëmje buzë detit dhe sjell dallgë në zemrën time e më përqafon mua, që pres i vetmuar në plazh ty të vish si dallgë dhe të më përqafosh së bashku me dallgët e tjera, motra e tua të detit Adriatik. Ti je jugu im që vjen si erë mbi dëborë në gjithë veriun tim të ftohtë dhe e ngroh atë. Unë jam poli yt i veriut që pres erën e jugut të më shkrijë damarët e zemrës edhe të sjellë shi, se dëbora ka kohë që ka mbuluar krejt veriun tënd. Edhe mezi po të pret që dallgët e detit tënd të bien dhe t´i shkrijnë akujt e disa ditëve dhe muajve pa ty. Ti e ke emrin Donikë dhe je si Donika Skënder- Beut. Gërshetimi i jugut dhe veriut i shkrirë në art njerëzor, që ka përmasat tua, të një zane syblu. Ti je deti im i pambaruar dhe se jo më kot të thonë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Donika, sepse je një udhëheqëse demonstratash paqësore që solle lirinë. Je një shqiponjë malesh që vjen në pranverë e që na solle pluralizmin. Ti Donikë, ia kalon Donikës së parë të Gjergjit, sepse ti luftove vetë për fjalën e lirë. Ti s’përdore shpatë, por na magjepse me tinguj dhe fjalë. Ti solle dorën e zotit në formë lirie edhe na mbështolle me të. Edhe the: „Kjo është liria!“ Ti je vesa e mëngjesit në veriun kontinental që bie sipër luleve të para, të cilat dalin mbi dëborë e ti pastaj bëhesh jugë për to, sepse ti je era që vjen nga bregdeti. Unë e dua Vlorën sepse Vlora ime je ti. Jeta pa ty s’ka asnjë kuptim në asnjërin planet dhe as në dy polet tona, Veri dhe Jug. Atje pa ne s’do shkojnë ma zogjtë e as shi s’do bjerë. Do ikin të gjitha dallëndyshet, se do mbizotërojë ngrica e përjetshme. Po nuk erdhe ti dhe zëri i violinës sate, toka do abortojë lëvizjen dhe do prishë orbitën. Prandaj ti do të vish, si ajri i mëngjesit në mal; si bletët që mbledhin lule qershie, se e di që ti do të jesh kudo, në çdo lule maji e molekulë ajri që thithim ne, në Karaburunin tënd dhe në malësinë time. Prandaj e dua
Shqipërinë, se ti je ajo.

… Prandaj, eja!
E nderuar Donikë,

Eja si një luftëtare demokracie. Unë të kërkoj që të jesh e qetë, sepse ata që të bënë keq s’janë më. Kanë përfundur si mbeturina në koshin e plehërave. Kurrë më s’do të lë vetëm! Kudo dhe gjithkund do jem me ty, se ti je oksigjeni im dhe i planetit tokë. Ti je dashuria ime e vetme. Qoftë e lavdëruar ajo ditë që të takova në trenin për Tiranë! Qoftë i lavdëruar zoti që më njohu me ty! Me ty, nëna e fëmijëve të mi që do jetosh jo vetëm në zemrën time dhe fëmijëve tanë, po edhe do shkruhen këngë për ty. Ti solle demokracinë dhe pranverën për mua. Çdo gjë e bukur je ti Donikë. Nesër do aplikoj për ty në ‘’La Scala’’. Nëse e mban mend në tren më the që ëndrra jote ishte të luaje me violinë në këtë teatër, në këtë tokë. Edhe ja ku po vjen dita për ta realizuar dëshirën tënde. Të lajmëroj që edhe nënshtetësinë e fituam. Nesër marrim shtëpi këtu në Milano. Më duket se era po fryn në krahun tonë. S’do

Flamur BUÇPAPAJ
jem ma jetim dhe i braktisur nga fati, sepse ti je familja ime. Je si era që shpërndan retë dhe që krejt stuhitë i çon në jug, për të rënë shi. Ti je fuqia mbinjerëzore që më bën mua të besoj në zot, sepse zot ka dhe ne do të jetojmë të lumtur si dikur, kur u njohëm. Lumturia ekziston. Edhe dashurinë ma mësove ti sepse për mua dashuria kishte vdekur. Ti je shenjtore Donikë! Je përfaqësuese e të varfërve. Ti lufton për ta e je zëri i tyre …… Donikë e dashur, Ti tashmë ia kalove Donikës tjetër, asaj të heroi tonë kombëtar Gjergj Kastriotit. Në libra fëmijët do të mësojnë se si ti me violinë u prive demonstratave për liri dhe demokraci. Si ti u burgose dhe u shantazhove, por s’u tërhoqe. Ti je pasqyra ku dielli shef veten çdo ditë dhe pastaj lëshon rreze Donikë. Të dua edhe pse të të dua shumë, prapë më duket pak. Për ty jap jetën dhe shkrihem vetëm e vetëm që ti të jetosh e t´i sjellësh pranverë gjithë globit që zien në luftë dhe trazira sociale. Zoti të bekoftë!

Të pres me padurim, I joti përjetë Ardjani

E shkrova!- bërti Ardjani. Hajde shikojeni! A të shtoj gja apo jo. Nga dy dhomat dolën dy oficerët shumë të shqetësuar. Ata sapo i kishte zënë gjumi dhe u ngritën të trembur. -Çfarë ndodhi?- thanë ata.- Asgjë, mbarova letrën për Donikën. Aaa, thanë ata dhe hapën sytë për të lexuar shkrimin që Ardjani kishte lënë mbi tavolinë, mbi fletën e bardhë. Letra ishte e shkruar me shkrim dore. Ata vetëm e panë njëherë dhe s’folën. -Sonte do e dërgosh ti te klinika,- i tha Ardjani Ballistit -S’do shkosh ti?- i thanë oficerët. -Jo jo. Sonte jo. Sonte do ta lë të flejë gjumë e nesër mendoj ta marr, nëse lejon klinika sepse kanë rregulla strikte dhe unë gjithashtu i zbatoj rregullat strikte. Ardjani u ngrit nga krevati, ku shkroi edhe përpunoi letrën për Donikën dhe u kthye mbrapa e u ul në mes të dhomës, te një taviolinë e vjetër që kishte vite pa u përdorur. Ai, pasi e pa me vëmendje duke u ulur tha: – Neve shokë na është miratuar nënshtëtësia nga presidenti i republikës. Më erdhi mesazhi përfundimtar. Do të betohemi në presidencë të gjithë: unë, Donika dhe ju. Është një nder i madh që na bënë dhe ne do ua shpërblejmë me punë,-

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

thanë oficerët, dhe u ngritën në këmbë duke marrë qëndrimin gaditu. Po si t’ja bëjmë?- pyetën ata pas pak. Si do ta dorëzojmë detyrën në Shqipëri? Joo s’do ta dorëzoni,- tha Ardjani edhe ndërkohë iu dha me dorë flokëve lart sepse ia kishin zënë shikimin e pasi ngriti kokën shtoi: -Pasnesër është betimi në orën tre me të Romës. E pastaj pyeti: Këtë makinën që morët me qera edhe sa ditë e kemi? -Edhe tre ditë,- thanë oficerët. Pse? Po do, shkojmë ta shtyjmë qeranë edhe disa ditë?- pyetën ata. – Po po, mirë do ishte,- u tha Ardjani i menduar. -Ka ndonjë gjë që nuk shkon?- pyetën ata. – Joo, po më duket çudi si na u kthyen punët mbarë. Vetëm para një jave isha gati të bëja vetëvrasje. -E shikon mrekullinë e zotit shef,- thanë oficerët, ndërsa e gjuajtën lehtë te shpatulla, në shenjë mirësjelljeje ndaj tij dhe ndaj zotit. -Ku ishim dhe ku jemi. Prandaj duhet qëndruar fort deri në fund të çdo lufte, se vetëm zoti e di përfundimin. -Po,- tha Ardjani. Pres të më marrin nga televizioni më i madh informativ amerikan CNN.
-Kur?- thanë ata,- që ta rregullojmë dhomën tënde, se kështu nuk bëhet intervistë. Për punë ore besoj,- tha Ardjani. -Ouuu, pse nuk na the? -S’ju thashë. S’doja t´ju lodhja sepse ju keni hequr keq nga unë gjatë gjithë kohës që keni shërbyer me mua. Ju jam mirënjohës e s´e di si t´ua shpërblej,- tha Ardjani. -Ti na bëre qytetarë evropianë shef. Është e pabesueshme. S’duam gjë tjetër nga ty. E pabesueshme që u zgjidh direkt kjo punë. Je i madh! S’do t´i lëmë kurrë të harrohen ato që ke bërë ti për Shqipërinë. Vetëm në sajë të emrit tend, ne mbijetuam këtu dhe jemi krenarë, që jemi bashkëpatriotët e tu, por edhe të kemi dhëndër,- thanë ata dhe morën qëndrim në shenjë mburrjeje. – Poo, tamam,- tha Ardjani duke qeshur. -Jam dhëndër Vlore. E kam për krenari. S’ka verior,- tha ai,- që s´e do Vlorën. Për ne ajo është qendra e patriotizmit dhe bërjes së Shqipërisë shtet. Askujt s´i ngelet hatri që ai gabeli kasap ia bëri gruas time atë plagë. Ai s’është vlonjat. Ai është një fundërrinë, i ashtuquajtur vlonjat. Zoti e dërgoftë në ferr atë cofëtinë. Ai që ma bëri jetën ferr edhe mua, edhe gruas sime. Por edhe pse ai është në atë botë ku është, prapë do jetë armik me mua. Edhe shtrëngoi dhëmbët dhe e mblodhi dorën grusht. Duhet ta kisha torturuar më shumë, por nga urrejtja i

Flamur BUÇPAPAJ

dhashë fund shpejt. Ai meritonte një fund shumë ma të keq, por hajt se iku ai. Tashi ju duhet të bëni dosjet gati për këta plehërat e tjerë që ju zunë atë ditë. Dua bashkëpunim të mirë fare me policinë italiane. Dua çdo gjë që keni ju dhe shërbimi ynë t´ua jepni në dispozicion me qëllimin që të kemi sa më shumë prova, për t´i dënuar. Megjithëse policia dhe SHIK-u italian ka bërë punë shkencore në kapjen e tyre, prapë dua prova për vrasje të tjera që ata kanë bërë, si në Vlorë dhe në vendet e tjera të Shqipërisë.
Vetëm kështu i shërbejmë atdheut ne të tre. Pse morëm nënshtetësi italiane, kjo s’do të thotë që e harruam Vlorën dhe krimin atje.- Mirë shef,- thanë ata.- Duhet të rregullojmë dhomën tënde për intervistë, sepse vetëm dy orë kemi në dispozicion. Mirë,- tha Ardjani, ndërsa iku në dush të lahet dhe të bëhet gati të flasë në intervistë në gjuhën angleze me CNN. Ai iku në dush, ndërsa oficerët dolën të dy me shpejtësi në treg për të blerë gjëra dekorative për dhomën e ashtuquajtur zyrë të Ardjanit. Duhet të ishin gati shpejt sepse kjo ishte intervista e parë e tij jashtë Shqipërisë e asnjë shqiptar tjetër, përveç Nënë Terezës, s`kishte folur në atë kanal deri tani. Ky është shqiptari i dytë i rangut ndërkombëtar që po intervistohet,- thanë oficerët me njëri-tjetrin. Ata shpejtuan hapin dhe dolën në tregun e lagjes, ku ishte vila dhe po shikonin për gjëra që duheshin. Ora po shkonte shpejt. Ajo si gjithmonë nuk pyet se çfarë ndodh në tokë. Ata blenë të gjitha gjërat e përshtatshme për një zbukurim zyre edhe u kthyen me shpejtësi në vilën që e kishin marrë me qera. Ajo ishte zyra e parë e tyre dhe sheshbeteja kundër krimit e mafies ndërkombëtare. Ajo do ishte vendi ku do të luftonte ai për të varfrit dhe të trafikuarit. Ardjani ishte bërë gati dhe kishte shkruar disa gjëra me dorë,
që të mos ngelet në fjalim, kur t´i bëheshin pyetje e dhe nuk harroi, por shkruajti një përmbledhje të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe rajon. Shkruajti edhe pjesë të shkurtra, ku provonte me prova dhe fakte për pregatitjen që po bënte ish-policia politike e komunizmit për ta rrëzuar regjimi demokratik në Shqipëri, pushtetin e dalë nga vota e popullit. Pra, po bënte thirrje direkte për mbrojtje nga ShBA-ja të Qeverisë Demokratike Shqiptare. Ai

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

shënoi numrin e prostitutave dhe krimet tjera që bëjnë banditët të lidhur me ish-regjimin. Shënoi emrat e ish-policisë politike që ishin në krye të bandave dhe prostitucionit e drogës dhe të trafikimi të armëve në rajon. Oficerët u habitën nga informacioni që kishte shefi i tyre. Si ka mundësi,- thanë ata,- që ky njeri i di të gjitha? Dhe vazhduan me zbukurimin e zyrës-dhomë të vilës së vjetër në Milano. Kjo vilë kurrë s’kishte pasur në brendësi të saj një njeri kaq të famshëm sa sot. Edhe këto ditë të qëndrimi të tij, s’duhet t´i harrojë.
-A se harrova,- tha Ardjani.- Sa të mbarojmë intervistën, dua të shkojmë te teatri këtu ‘’La Skala’’. Besoj e dini rëndësinë e tij,- u tha ai oficerëve, që po punonin për të pregatitur skenën e xhirimit.- Po, ia dimë shef, por neve s’na pëlqen aspak muzika klasike. – Haha,- qeshi ai.- Dëgjojeni ndonjëherë kur të jeni në dhomë vetëm ose në plazh, se ju kënaq. Ka shumë kompozitorë të mirë, por të mirë fare po ju them. Ka edhe shqiptarë që kanë bërë opera të mira, por varja njëherë,- dhe uli shikimin poshtë mbi një letër që po e lexonte. -Ua them më vonë këtë punë. Sa të mbarojmë intervistën, dua të shkoj të drejtoria e Teatrit dhe të dorëzoj kërkesën për punë për Donikën, sepse ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të luajë me violinë në këtë teatër. Dhe unë do ia bëj realitet! Jam krejt i bindur që ajo e fiton menjëherë konkursin, mjafton ta dëgjojnë duke i rënë violinës. Ajo e bën violinën të qajë dhe të këndojë. S´e di si ia bën, por ajo ka talent të paparë për violinë. Askush këtu s´ia kalon asaj. Ajo është violinistja më mirë e të gjitha orkestrave filarmonike që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
-Ishalla!- thanë të dy oficerët. – Fjala jote, në vesh të perëndisë!
-Por, tani që ka nënshtetësi italiane, s’ka asnjë pengesë ligjore,- tha Ballisti. -Ajo mund të punojë edhe në Paris apo ku të dojë, se është shtetase evropiane. Falë teje shef,- tha ai, -të gjitha gjërat e mira ndodhën! -Jo ore zotëri,- tha Ardjani duke qeshur. -Mendoj se unë jam tersi në këtë mes. Jam jetim dhe, siç thonë, është shumë vështirë t´i prihet mbarë jetimit. Gjithsesi shpresoj që i mbarova vuajtjet dhe tani do vijnë veç ditë të mira, si për mua dhe për atdheun tonë të dashur. -Edhe u ngrit në këmbë, si një i lehtësuar që sapo i shpëtoi vuajtjes, e cila e ka përndjekur përgjatë

Flamur BUÇPAPAJ

gjithë jetës. E pas pak, Ardiani tha: “Ne s´e braktisëm atdheun. Shqipëria na bëri të vuajmë dhe të kalojmë në depresion. Por nënës i falet çdo gjë. Edhe ne do ta falim nënën tonë Shqipëri. S’kemi asgjë me të, por do të kontribuojmë për të si nga këtu ku jemi, ashtu dhe nga Parisi apo Uashingtoni. Kudo do punojmë për atdheun! Dakord jam.Të huajt na e dinë vlerën ma shumë. Ju po shikoni si na rrinë gaditu. Në fund të fundit njeriu qëndron aty ku është i sigurt dhe aty ku e duan. Vërtet unë këtu s’kam asnjë juridiksion, se jam deputet i parlamentit të Shqipërisë. Këtu s´jam asgjë në asnjë funksion publik. E pra, po të donin s’na ndihmonin për asgjë, sepse edhe këtu ka korrupsion dhe të gjitha llojet e tjera të shfaqjes së mafies së re, por na ndihmuan dhe duhet t´i falenderojmë shumë për këtë. Edhe këtu është mafia e re ajo që është duke dominuar mbi atë të vjetrën. Kudo dhe gjithmonë vijnë të rinj ma të pamëshirshëm dhe gjakatarë, por te ne ka një specifikë ma të ndërlikuar. Te ne, sigurimi është kthyer në mafie edhe u ka mundësuar që të bëhen mafiozë edhe nipat e tyre, të cilët shumë shpejt do i kthejnë në pushtet. E keqja do vazhdojë gjatë tek ne, sepse të rinjtë byroista janë më të këqinj dhe më të pamëshirshëm ndaj nesh se baballarët e tyre. Tek ne, thjesht kanë ndërruar epokat. Tani, sikuri i tyre është ky : “Po rrëzohet komunizmi dhe byroja plolitike”, por në fak jo. Ata i kanë të gjitha pushtetet, si atje edhe këtu. Edhe këtu, ata blejnë me para çdo gjë. Janë të paprekshëm. Shikojeni dhe mbajeni mend!- dhe ndërkohë që shkelmoi pak tokën, foli: Ç’po ju them… Do vijnë fëmijët e tyre edhe nipat. Do vijë krejt ekipi i tyre i brezit të dytë në pushtet në Shqipëri dhe s’do ta lëshojnë më pushtetin. Do korruptojnë edhe zyrat vendimmarrëse në Evropë dhe Amerikë. Unë e kam lexuar protokollin numër pesë të sigurimit të shtetit, ku detajohet çdo gjë për marrjen e pushtetit dhe për dominimin e ekonomisë, si dhe për krijimin e grupit të vogël të biznesmenëve të tyre; edhe si do të veprojnë që ta përqëndrojnë ekonominë vetëm në duar të tyre; edhe se si s’do të lejojnë asnjë pikë ujë nga rubineti i pasurisë së atdheut tonë të na bjerë ne në dorë. Ne dhe ish-kulakëve, dhe të presekutuarve të Shqipërisë. Ata e panë me habi dhe s’po e kuptonin mirë. -Shef,- thanë ata.- Nëse del

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

kështu, shumë keq për ne do jetë. – Po pra po, prandaj jam kaq pesimist, por le ta kryejmë këtë punën tonë tashi dhe fjalimet i mbaj ma mbrapa. Ai e la punën mbi tavolinë dhe u vesh me kostum të zi dhe kollare të zezë. Ishte bërë gati për intervistë. Ai veshi gjithashtu edhe një këmishë të bardhë, një kombinim të bukur. Gjithçka bardhezi, si një nacionalist i vjetër. Them që pamja ime do bjerë në sy të mbarë ndërkombëtarëve,- tha ai duke qeshur. -Bardhezi si Juventus, je shef,- qeshën ata. -Ashtu jam,- tha ai. -Po shef,- thanë ata. -Edhe të shkon shumë, sepse në sfond të kemi vënë një pikturë me pamje nga Butrinti ynë po bardhezi. Nga atdheu ynë i bukur vumë disa degë ulliri, ku shkruan „Albania“. Shumë bukur!- tha Ardjani. -Edhe flamurin e Shqipërisë e dua në sfond, dhe një tjetër në tavolinën e vogël,dhe kaq. Mos u lodhni ma shumë! Shumë bukur e keni bërë! Jeni me shije artistike kubiste. Bravo! Ata qeshën pak dhe thanë: „ Ne s’kemi shumë njohuri mbi arredimin shef, por u munduam të bëjmë gjëra nacionaliste, sepse i dimë ngjyrat e tua të preferuara. Vumë ngjyrat kuqezi, sepse ju jeni akoma deputet dhe shef paralmenti. Akoma jam,- tha Ardjani, duke qeshur,- por do shkoj dhe do jap dorëheqje, meqë me letër s’ma pranuan. Do shkoj dhe do bëj një fjalim të gjatë, ku do paralajmëroj drejtpërdrejt për ato që kanë ndodhur dhe do të ndodhin atje.
Sulmi ndaj familjes sime ishte shenja e parë e luftës guerile dhe presim sulme të tjera që do na bëjnë. Janë bashkuar byroja politike dhe sigurimi kundër nesh. Lëshimi i pushtetit për pak kohë, ishte thjesht strategji e tyre për t´i hedhur hi syve Amerikës dhe Evropës, që gjoja atje populli ka fituar demokacinë. Ata do e bëjnë të pamundur të qeverisim ne. Do ngrenë popullin e bindur ndaj tyre kudo në sheshe, në demonstrata dhe me mosbindje civile. Mund të them se kanë bashkuar shumë ish-sigurimsa dhe ish-komunista kundër pushtetit demoktratik e që së bashku me familjet e tyre do bëjnë një numër të madh njerëzish për pjesëmarrje në mitingje, të cilët do vërshojnë shesheve. Këtë që po e them e kam parasysh sikur është duke ndodhur tani. A kupto?- tha Ardjani. – e vazhdoi. -Ata janë mjeshtër të mashtrimit edhe kur të demonstrojnë, do ngrenë komunitetin ndërkombëtar

Flamur BUÇPAPAJ

në këmbë kundër nesh për t´i bindur ata që opozita jonë po vuan dhe që gjoja janë të shtypur e po jetojnë në persekucion demokratik. Do përdorin gjithë strategjinë e tyre komuniste, për t’ia mbushur mendjen botës, që atje është një regjim fashist. E, pa dyshim do ketë vëmendje ndërkombëtare etj. Gjithçka e kanë me skenar këta. E kanë të shkruar dhe të programuar. Do të përdorin të gjitha mënyrat për ta marrë pushtetin, qoftë dhe me luftë. Prandaj, do i lajmëroj njerëzit kudo. Do ju them si parlamentit ashtu dhe krahut tim, të cilët më kanë votuar që të qëndrojnë vigjilentë, sepse e keqja po vjen. Bëhuni bashkë dhe mos i lëshoni rrugë komunizmit të ri që po ju troket te dera. Siç e thashë më lart, bijtë janë më të pamëshirshëm se baballarët. Ata s’do kenë dhe s’kanë asnjë pikë mëshire për ne. E patë ç’më bënë mua?! Po, e patë! Ishit dhe jeni prezent, pavarësisht që unë ua ktheva përgjigjen njësoj. Kjo është shenjë shumë e keqe, sepse ata s´e kanë problem për një gabel që u vra, se kanë të tjerë plot. Më vjen keq për popullin shqiptar që, gjithmonë u është përulur këtyre majtistëve. Si ka mundësi që ka kaq shumë shqiptarë ideologjikë e të varfër?! Më vjen keq që s’duan zhvillim, integrim dhe s’duan asgjë. S´duan të jetojnë njësoj sikur jetohet në Evropë. S´e kanë problem, që gjysma e poullsisë ka ikur dhe po ikën. S´e kanë problem për gratë dhe vajzat tona që i kanë kthyer në prostituta dhe në korriere krimi kudo në Evropë. Garda revolucionare e ish- regjimit po bën namin duke larguar, vrarë dhe keqtrajtuar mijëra shqiptarë të pafajshëm. Të gjitha këto do i them në intervistë, por dhe para Parlamentit të Shqipërisë. Ne do të bëjmë tonën zotërinj,- u tha Ardjani oficerëve. -Pastaj, është detyra e qeverisë sonë ta zbatojë apo jo informacionin tonë. Ai u pa në pasqyrë dhe u përpoq ta rirregullojë dhe njëherë pamjen e jashtme. Pastaj tha: “Unë do i paralajmëroj dhe do ta them para gjithë botës në anglisht, se çfarë janë komunistët dhe garda revolucionare e ish- komunizmit. Amerika s´e ka ditur dhe s´e di çfarë monstrash janë këta vërtet. Kur të hapen dosjet e ish-sigurimit, do e shikoni se çfarë i kanë bërë këta shumicës së popullsisë sonë. E kanë mbajtur pushtetin me forcë edhe do imitojnë prapë të njëtën skenë. Do tregoj që s´e kanë problem fare të paguajnë dhe të korruptojnë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

këdo në Amerikë dhe në Evropë, vetëm t´ia arrijnë qëllimit të tyre. Shikojeni se ju s´e keni kapur si fenomen. Gjithë sekretarët e parë dhe familjet e byrosë politike kanë fituar vizë dhe azil politik në Amerikë. Asnjë nga ne s’ka fituar as vizë, as azil atje. E kam fjalën për shtresën tonë e atë të përndjekurve politikë. Pra, prapë këta janë duke ndjekur politikë fikëse dhe mashtruese ndaj opinionit botëror që gjoja janë nën pushtet terrori dhe hakmarrjeje. Është detyrë dhe e jona zotërinj, që këtu në Itali, t´i demaskojmë me fakte dhe video, sepse ato që na kanë bërë nuk harrohen kurrë, duke filluar që nga torturat në kampet e dënimit, të ngritura dikur në gjithë vendin. Këta janë ish-komunistët. Edhe nuk harrojmë persekucionin që u është bërë familjeve të nacionalistëve. Evropa do fakte dhe video e jo llafe, sepse këta s’duan t’ia dinë për ne, por ama, kur kemi fakte me prova, s’kanë ku shkojnë pa e dënuar genocidin që na është bërë deri tashi. Edhe ma e keqja ka ndodhur. Askush s’është dënuar për genocidin që u është bërë mijëra shqiptarëve nga regjimi i kaluar. As falje nuk kanë kërkuar e le ma të tjerat, po varja. S’kemi ça bëjmë,- thanë të tre. – Ama do i bëjmë publike shumë nga krimet e tyre e do publikojmë edhe krimet që po bëjnë tashi, të maskuar si banda kriminelësh. Këta janë sigurimi dhe garda revolucionare, të maskuar si banditë. Të gjithë i njohim dhe i dimë. Ne kemi prova, sepse sapo dolëm nga një betejë me ta. Edhe së dyti: do ia shpjegojmë gjithkujt fytyrat e vërteta të tyre. Do tregojmë që këta nuk njohin asnjë mëshirë kristiane dhe s´e rruajnë fare për fjalë. Këta duan vetëm plumb kokës. Vetëm plumbi ua shëron gungën këtyre gungaçëve gardistë revolucionarë e b…qirë.
Ja, të themi që s’ma bënë vetëm mua dhe se ky është një fenomen botëror. Po pse mua dhe asaj?! Si na ndodhi vetëm ne që merremi me politikë? Pra përgjigjja është se na kanë dënuar në mungesë dhe zbatuan vendimin e dënimit apo jo? Dhe përplasi dorën mbi tavolinë e pastaj tha: -Si shpjegohet ndryshe? Le të më thotë dikush se si dhe pse më ndodhi mua kjo. Përgjigjja është,- tha ai,- se nuk e ha askush që rrëmbimi i gruas sime ishte thjesht një rastësi dhe se ata nuk e dinin kush jam unë, dhe çfarë të kaluare kam. Ata më kanë goditur mua për të dhënë shenjën që do

Flamur BUÇPAPAJ

ju shfarosim krejt juve që na rrëzuat nga pushteti. Edhe do na japin paralajmërim se pushteti do jetë i tyri dhe i familjarëve të tyre. Edhe këta plehëra ishin ish-hysmeqarë dhe do të privatizojnë atdheun tonë. Sipas tyre kanë ndërruar vendet. Ata tashi janë klasa e privelegjuar që do të udhëheqë Shqipërinë. Edhe jo ne bijtë , nipat e mbesat e kulakëve që baballarët e tyre i detyruan të ikin jashtë nga sytë këmbët. Janë të formuar ideologjikisht dhe materialisht e për këtë punë janë të saktë si me program dhe me statut të shkruar.
E për këtë, kanë formuluar strategji të saktë shkencore,- tha ai duke tundur kokën. -Ata do të përdorin të njëjtën strategji që përdorën ndaj baballarëve tanë, ashtu njëjtë edhe ndaj nesh.
Kanë dy rrugë për të bërë: e para të na heqin qafe ne me revulucion dhe me armë. Dhe e dyta: të bindin botën që ne ishim të paaftë për pushtet e të korruptuar. Të gjitha i kanë të paracaktuara nga Katovica dhe sigurimi famëkeq,- tha ai me shumë zë të lartë, i përfshirë nga fjalimi me shokët e vet. Harroi përgatitjen për intervistë. -Sa shkoi ora?- tha Ardjani,- se ju kam lodhur me fjalime. Më falni! -Ndërsa pa këpucët a i ka të lustrura apo jo, sepse kamera shpeshherë përqëndrohet te këmbët. -A i kam mirë këpucët? – i pyeti ai oficerët. -Po, shumë mirë shef! A t`i lustrojmë dhe pak? Prit!- dhe ia morën këpucët dhe e lanë në pantofla dhe çorape. Ai uli kokën dhe po mendonte për ato që do të thoshte më vonë. Pastaj u dëgjua zëri i oficerit: “Shkruaji të gjitha, që të jesh ma mirë i sigurt! Ishin këto fjalët e Ballistit.
-Shkruaji pikat kryesore, se kështu je i sigurt në fjalim. Po vjen ora dhe po vijnë gazetarët. Janë tek rrethrrotullimi. Për pesë minuta i ke këtu. Bën mirë t´i kesh të konspektuara të gjitha gjërat kryesore, që të mos harrosh asgjë. Shkruaji të gjitha pikat kryesore të fjalimit tënd!- përsëriti prapë ai.- Pastaj i zhvillon vetë ti një nga një. -Shumë mirë e ke,- tha Ardjani, dhe mori përsëri stilolapsin për të skicuar intervistën e tij të parë, dhënë një kanali amerikan.
Pas tre minutash trokiti dera dhe ekipi i gazetarëve amerikanë erdhën! Ishin tre gazetarë dhe një operator, së bashku me makinën shoqëruese të aparaturave të transmetimit direkt si

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

dhënës transmetimi, linqe dhe antena parabolë. Edhe pjesët e tjera siç janë: kamera e parë dhe dytë etj. -Përshëndetje!- foli Ballisti shqip, ndërsa u vunë në rresht për t´u takuar me gazetarët amerikanë. Unë jam Ardjan Vusho!- tha ky duke u prezantuar me ta në gjuhën angleze. -Aaa shumë mirë,- thanë ata. -Ne i kemi lexuar romanet tuaja. Na ke pëlqyer shumë! Ne, na nisën shefat tanë për intervistë këtu, sepse vetë s’të njihnim nga afër. Kemi lexuar që ju keni dhënë me realizëm jetën në gulagun e mbyllur komunist në romanet tuaja,- thanë ata. – Fundi jo i mirë i personazheve tuaja është mjaft i ndjeshëm. -Atëherë ç´do pini?- tha Ballisti. Këtë herë foli shqip si për të ndryshuar pak atmosferën e si për t´i bërë të ndjehen mirë, ndërsa Ardjani po u përkthente anglisht. Çdo gjë po shkonte mirë. Ata preferuan nga një birrë italiane. Bile dhe pyetën për raki shqiptare. -Ahaha,- qeshën të tre shqiptarët -Fatëkeqësisht s’kemi me vete, se nuk e pimë asnjëri nga ne , por do porosisim atje. Edhe na jepni adresën tuaj në Uashington që t`ua dërgojmë atje ku punoni. Gazetarët u kënaqën. Intervistën direkte po e bënte gazetari Bob Lesly, gazetari ma i madh amerikan, që në emsionin e tij ka mbi tridhjetë milionë ndjekës. Bota po rrotullohej në kahun pozitv. Mbase s’do kemi ma fat të keq,- mendoi ai. -Pastaj tha: Uaua, çfarë nderi për mua! Të intervistohem nga ky njeri! Bravo!- thanë oficerët. Tashi mos fol ma me ne, sepse do fillojë trasmetimi direkt. Bobi bëri një përmbledhje të situatës në Shqipëri. Foli për genocidin komunist dhe për përndjekjen që u është bërë, si prindërve të tij, ashtu dhe vetë Ardjanit. E tashi persekucioni vazhdon, -tha gazetari amerikan,- vazhdon duke i rrëmbyer gruan në mes të qytetit, edhe pse është funksionare e lartë e shtetit shqiptar. Të gjitha këto duan një shpjegim,-tha ai. -Gjithashtu, jemi këtu për të treguar historinë gjerë e gjatë mbi rrëmbimn e gruas së tij Donika Malaj, drejtore e Përgjithshme e Teatrit, Vlorë.
Si ajo u gjet edhe falë shumë sakrificave të Ardjanit, edhe të policëve të dy vendeve, të cilët e arritën këtë me zgjuarsinë e tyre dhe punë shkencore. Bënë gjetjen e shekullit duke ua rrëmbyer nga duart kriminelëve drejtoreshën. -Kam informacione,- tha ai,- që ju luftuat si komando i vërtetë, i shndërruar nga një

Flamur BUÇPAPAJ

njeri i artit dhe i kulturës në një luftëtar lirie. Ju luftuat, pa pasur frikë për jetën tuaj, deri sa e morët nga duart e tyre gruan tuaj, e cila tashmë është nën kujdesin e mjekëve. Ajo është shtruar në një klinikë shtetërore këtu në Milano dhe është nën kujdesin e mjekëve psikiatër më të mirë në këtë qytet, por dhe në Evropë. Shpresojmë që ajo të ngrihet shumë shpejt dhe të rifillojë punën aty ku e ka lënë,- tha Billi.- Gjithashtu, tregoi për faktin se Ardjani është deputet i së djathtës dhe nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, i cili sot ka fituar edhe nënshtetësinë italiane së bashku më gruan e tij. Ata kanë qenë prijës të demonstratave antikmuniste që rrëzuan ish-regjimin e kaluar. Kështu që garda revolucionare dhe policia politike e regjimit të kaluar u hakmor, duke ia marrë peng gruan e tij violiniste. Kjo është një hakmarrje e pastër politike,- tha ai. – Kjo duhet dënuar nga i gjithë globi dhe qeveria jonë. Atëherë,- shtoi gazetari amerikan,- Zonja dhe zotërinj! Kjo është një intervistë e pazakonshme me një njeri mjaft popullor në botë dhe një luftëtar lirie.
Jemi në trasmetim të drejtpërdrejtë.
-Përshendetje, zoti Ardjani! Kush jeni?! Pra na prezantoni CV-në tuaj dhe na bëni me dije se çfarë do të thoni për kanalin tonë CNN. Bëjeni pra një CV të shkurtër tuajën për të informuar publikun tonë! –
Përshendetje!- tha ky në anglisht. -Unë jam Ardjan Vusho, shkrimtar dhe gazetar shqiptar. Jam nga Shqipëria, siç e tha dhe Billi. Jam shqiptar Kosove me origjinë. Babi im u largua nga regjimi jugosllav dhe erdhi në Shqipëri, ku dhe atje u prsekutua dhe u dënua po përsëri, por këtë herë si agjent jugosllav. Unë s`e kam njohur kurrë tim atë. Siç ka ndodhur dhe me shumë familje, unë jam rritur jetim nga shteti. S`e kemi ditur deri vonë që ka kapitalizëm dhe perëndim, sepse çdo gjë ka qenë hermetike. Ne e dinim që ju vuani nga uria dhe varfëria, ndërsa ne ishim të lumtur, e thënë kjo në në thonjëza, por me gjithë vuajtjet dhe çfarë më ka ndodhur atje, prapë jam krenar që jam shqiptar. Edhe jam ma krenar që jam shqiptar Kosove. Ai ngriti kokën, e drejtoi nga kamera dhe tha: Përshëndes popullin e Kosovës dhe i uroj pavarësi të plotë nga Serbia, se edhe ata janë në një terror dhe në

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

një genocid komunist shovinist serb. Dua t`ju them se socializmi është mashtrim, varfëri dhe vdekje. Socialistët janë mashtruesit ma të mëdhenj të popujve, kudo qofshin ata në botë.
Komunizmi është kudo njësoj!- tha ai. -Edhe dua t´i bëj botës të ditur për genocidin serb në Kosovë edhe genocidin komunist në Shqipëri.
Gazetari hapi sytë, kur tha “genocid shqiptari mbi shqiptarët”. E pra, kështu ka ndodhur,- tha Ardjani. -S’ka pse ta fshehim. Gruaja ime u mor peng nga garda revolucionare ish-komuniste. Kjo bandë është me prapavijë politike dhe shtiret sikur janë bandë kriminale, ku në fakt kanë urdhra dhe strukturë të mirëfilltë sigurimi, pra të policisë politike shqiptare. Dmth na e bëjnë të ditur që janë gjallë dhe se na godasin shumë shpejt. E për këtë kanë kaluar në aktivitet revolucionar, pas një pushimi dyvjeçar. Ata na bënë të ditur se beteja ka filluar.Tashi janë zgjuar dhe do na sulmojnë përditë dhe që janë bashkuar përsëri e shumë të organizuar, por dhe që kanë shumë para dhe fonde për këtë revolucion. Por edhe që kanë formuar një ushtri të rregullt. Fatkeqësisht, të ndihmuar edhe nga shërbimi grek informativ që ka përsëri pretendime për Jugun e Shqipërisë. Gazetari hapi sytë përsëri dhe tha: “Si ka mundësi që fqinjët grekë dhe serbë të sponsorizojnë trazira në Shqipëri?! Edhe si ka mundësi që kanë pretendime territoriale përsëri?” Ardjani nxori fletoren e shënimeve dhe rreshtoi masakrat që na kanë shkaktuar të dyja palët dhe në fund tha: Kemi fakte dhe filmime për çdo gjë që thashë.
Gazetari amerikan, pasi bëri një rezyme të gjatë të konflikteve me fqinjët dhe si për ta vlerësuar edhe më, i tha: “Ju lutem, na tregoni si shkrimtar i madh që jeni se çfarë kontratash do nënshkruani me shtëpitë botuese amerikane? Kemi shumë informacione që ju po bëni një bum në tregun amerikan”. -Po,- tha ky me një thjeshtësi cinike dhe pastaj foli përsëri: Kam njëzet kontrata që do i nënshkruaj këto ditë. Edhe njoftoj publikun që këtu kam fituar nënshtetësinë italiane. Jam qytetar evropian. Mbase do jetoj edhe në Paris. -S’do shkosh më në Shqipëri?- pyeti gazetari.- Jo jo! Për disa vjet, jo! Ajo që më bënë mua, s’ka asnjë shpjegim. Jam

Flamur BUÇPAPAJ

i depresuar dhe po kaq i stresuar nga ajo që më ndodhi. -Tashmë ju jeni shkrimtar italian apo shqiptar?- e pyeti gazetari përsëri. Ardjani ngriti kokën dhe tha: “Jam shqiptar i Kosovës dhe kam fituar nënshtetësinë italiane.” – Aaa, shumë bukur!- tha gazetari i habitur nga përgjigjja e tij.- Sa shumë që e doni Shqipërinë!-shtoi ai pastaj. E jap jetën për Shqipërinë natyrale!- tha Ardjani më zë të lartë. Kurdo që të më therrasë atdheu, unë do jem ushtar në vijën e parë të frontit të Shqipërisë edhe të Kosovës. Do i shërbej nga këtu dhe nga kudo të jem. Sa të kem frymë, unë s`e braktisi kurrë atdheun. Jam krenar që jam shqiptar, por fatkeqësisht kemi pësuar shumë rrjedhje dhe emigracion. Janë qindra të tjerë si unë, që kanë ikur prej gardës revolucionare komuniste atje, por jemi shqiptarë dhe e duam Shqipërinë. Ndaj, deri në vdekje, jam shqiptar!- tha ai. – Dhe pyetja e fundit,- tha gazetari amerikan.
-Si e shpëtuat Donikën, gruan tuaj të ashtuquajturën „Vajza me violinë“, siç e quan populli? – Këtë ta thonë më mirë organet e policisë italiane dhe shqiptare. Dua t`i falenderoj me zemër për punën që kanë bërë, -dhe përmendi të gjithë emrat e policëve dhe të drejtorëve, të cilët e ndihmuan për gjetjen e Donikës. -Shqyr që kemi një vend mik dhe të zhvilluar si Italia, që na shpëton si gjithmonë! Dhe miku ynë më i madh në botë, USA. -Dhe pyetja e fundit fare,- tha Billi,- është se kur do të fitoni çmimin ‘’Nobel’’? A do e fitoni këtë vit? Dhe ku do e festoni? -Ardjani ngriti kokën lart nga kamera dhe tha: “Pavarësisht ç’më kanë bërë atje, mua dhe familjes sime, unë jam shqiptar dhe do vdes si i tillë. Në fund të fundit, policia dhe shteti triumfoi. Si kudo në botë, edhe këtu kundër kiminelëve u bëmë bashkë. Jemi të gjithë së bashku.” -A jeni vendosur në Milano përfundimisht?- shtoi ai pytjen duke marrë shkas nga numri i madh i teleshikuesve që kanë pyetur. Prandaj ta bëra pyetjen të tillë. Janë të shumtë ata që duan ta dinë se ku po banon. -Jam vendosur në Milano,- tha ai shkurt.- Kam marrë shtëpi këtu dhe, pasi të kalojnë eurot e kontratave, për punë ditësh besoj do bëj pagesën e shtëpisë sonë të re. -Pra, keni nënshkruar shumë kontrata për librat tuaj. -Po po,- tha Ardjani. -Do i nënshkruaj këto ditë edhe çdo gjë do e bëj publike, pa merak.

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Intervista mbaroi. Pasi dolën gazetarët, të dy oficerët shqiptarë iu hodhën dhe e përqafuan atë. -Je njeri shumë i madh!- i thanë ata. Askund s`e ule Shqipërinë. Bravo! Kam thënë unë,- tha Ballisti,- se për ty do këndojnë këngë nga Jugu në Veri. Edhe polifonia labe do të kushtohet ty me një iso të gjatë! -Ahaha! A thua?- tha Ardjani dhe qeshi. Po po jam i sigurt për këtë. – Dhe e përqafoi prapë atë. – Do doja ta shikonte Dona këtë intervistë,- tha Ardjani. -Pa merak zotëri,- thanë oficerët. E kemi regjistruar edhe ne në kamerat tona. Pa merak! Ia japim si kasetë. Edhe pa merak, se do bëjmë edhe një CD e t`ia çojmë në spital. Bravo për zotin! Jeni shumë të përgatitur për çdo gjë,- tha Ardjani. – Ju jeni të aftë të përballoni policinë italiane për nga ana profesionale. Them nga ana profesionale dhe gjuha, se e pashë me fakte se jeni shumë të zotët në këtë punë. Më bëhet qejfi shumë dhe jam i gëzuar për ju si me qenë për vete. Zoti ju ndihmoftë vëllezër shqiptarë!- tha ky. Edhe ty të ndihmotë zoti!- thanë ata. -Sonte, ku do e festojmë intervistën?- thanë oficerët të gëzuar. -Te piceria,- tha Ardjani.- Aty më pëlqeu. Ishte thjesht dhe lirë. Ata hapën sytë kur ky tha “ma lirë”. -Mirë pra,- thanë ata. -S’do pyesim për çmimet. Do e djegim fare sonte!- thanë të tre. – Më duket na u kthye zari përsëmbari të treve. Ishalla po!- tha Ardjani. E shikon, vetëm fitore po korrim për ditë,- thanë ata. -Eee,- tha Ardjani. -Mendoj që zoti na ka parë, na i ka dëgjuar lutjet tona dhe na i ka marrrë në konsideratë. -Ahaha,- qeshën të tre. Mirë do ishte të na shikojë sa ma shumë zoti, sepse kemi kaluar shumë vështirësi. E kemi një jetë para me shumë të panjohura dhe me shumë rreziqe. E dimë çfarë na pret,- tha Ardjani, – por së bashku do kalojmë çdo gjë. Duke qenë së bashku dhe të sinqertë bëhet çdo gjë. – E dimë shef,- thanë ata. -Zotit i qofshim falë, që na takoi me ty! I jemi shumë mirënjohës zotit dhe shefit të Vlorës që na takoi dhe na caktoi të punojmë me ty. Ju, jo vetëm që jeni njeri shumë i fortë fizikisht, por jeni dhe njeri i gjithanshëm e parimor. Ajo që na befasoi, është fjala jote për atdheun tënd dhe tonin njëkohësisht. Jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe jemi patriotët e tu. Ne, tani kudo që të shkojmë, do krenohemi me ty. Shiko, se harruam të themi shef,- thanë ata.- Gjithkund këtu në Milano,

Flamur BUÇPAPAJ

aeroporte, librari e kudo janë librat e tu. Kudo gjejmë njerëz që i blejnë. Jemi shumë krenarë për ty vëlla,- thanë të dy oficerët. Të kapur për dore dhe të bashkuar të tre në formë rrethi, dhe me duar të kryqëzuara bënë një betim: “S’do falim kurrë ata që shesin drogë dhe që trafikojnë femra për prostitucion! Kurrë s’do ta shajmë Shqipërinë! Amin!- thanë të tre.- Nesër duhet të shkojmë të marrim përgjigjen për Donikën,- tha Ardjani. -Ku do hamë sonte?- thanë oficerët. -Në shtëpi,- tha Ardjani. E, ashtu vepruan. Darkën e shtruan në dhomë me pica dhe birra. -Ajo duhet të jetë duke ëndërruar,- tha Ardjani. -Është në gjumë akoma dhe s’duam ta zgjojmë, pa thënë doktori. Do bisedoj me doktorin të bëjë dicka, se unë s`e shoh dot në atë gjendje. Kam frikë se pësoj infarkt. Kjo vjen nga ata maskarenj që na e shkaktuan këtë dramë, të cilën do e përjetojmë gjithmonë. Kam frikë që do përjetojë makthe dhe ëndrra të këqija gjithmonë ajo,- tha Ardjani,
– megjithëse klinika është ndër ma të mirat në botë. E shohim, por s’besoj që do ketë pasoja,- shtoi përsëri ai. -Njerëzit që ia shkaktuan këtë, do pendohen dhe do japin llogari në të dyja botët. S’do i la kurrë rehat, sepse edhe tokën që i mban këta monstra, do ua shemb nën këmbë.
Edhe mirë që po vjen fundi e po i mbaron ditët kjo jetë e poshtër. Fundi do vijë pas pesë miliardë vjetësh,- shtoi pas një pauze. -kur dielli të digjet. Edhe të bëj të njëjtën gjë me gjithë planetet që e rrethojnë. Dielli do shkëlqejë papritur, ndërsa do nxjerrë materialin që ka formuar. Pastaj, çdo gjë do kthehet në pluhur, edhe bashkë më të do digjet edhe kjo racë e degjeneruar njerëzish të pabesë,- tha Ardjani. – Pesë miliardë vjet, janë shumë larg,- i thanë oficerët me shaka. -Jooo!- iu përgjigj Ardjani, i cili akoma s’ishte ngritur nga shtrati i tij, pasi kishin pirë birra me shumicë për të festuar intervistën në CNN. Mos të harrojmë shokë!- thanë oficerët,- Pasdite do shkojmë te teatri. Po pra çuna,- tha ky, ndërsa nxori vetëm njërën këmbë nga krevati dhe e mbështeti në tokë. Akoma ishte i mbuluar me çarçafin e mëndafshtë të shtëpisë së tyre me qera.- Janë hapur ata të teatrit pasdite shef,- thanë djemtë.- Po po. Këta punojnë me dy turne. Edhe turni pasditës është në punë. Thjesht, ta dimë kur është

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

konkursi,- tha Ardjani.- Ndërkohë ra telefoni celular i Ardjanit edhe nga ana tjetër foli dikush anglisht. -Zotëri Ardjan Vusho,- tha tjetri.- Po,- tha ky. -Unë jam drejtori menaxhues i shtëpisë botuese “Ulliam Country”, Amerikë, me qendër në Neë
York. Jemi shtëpia botuese më e madhe në botë. Kemi lidhje drejtpërdrejt me CNN-tv. Të pamë atje dhe duam të nënshkrujamë një kontratë me ju për çdo roman që ju botoni. Ne t´i botojmë dhe të parapaguajmë.- Sa është vlera parapagimit?- tha ky, ndërsa u ngrit nga krevati edhe u afrua pranë dritares së dhomës. -Mendoj të nënshkruajmë për tridhjetë milionë dollarë,- tha tjetri. -Dhjetë milionë dollarë janë parapagim. Nëse jeni dakord, na nisni numrin e llogarisë suaj që sot, por pastaj fitimet dhe… dhe çdo gjë e kemi ne. Pastaj kemi edhe të drejtën e shitjes mbi çdo roman tëndin për pesë vjet. Shitje, publikime etj. Gjithashtu do ta shpërndajmë edhe ta shesim ne, kudo në botë. Pra, për më saktë, nëse jeni dakord, do vijë avokati ynë në Milano dhe ju kontakton, por duhet të jeni dakord paraprakisht. Pra, je dakord që të nisim procedurat? Nëse je dakord, do të paguajmë parapagesën edhe një shtëpi ku të duash ti: Milano, Paris apo ku doni ju,- tha tjetri në telefon. -Besoj se e keni seriozisht,- tha Ardjani dhe veshi një këmishë që e kishte lënë përtokë. Veshi dhe tutat e sportit dhe, i emocionuar, pasi u ngrit në këmbë, u drejtua dhe tha: S`e di sa serioz jeni, por, nëse ka gjë serioze, gjithçka do ta bëjmë me kontratë noteriale përpara noterit dhe avokatëve të mi dhe tuajve. -Po zotëri,- tha tjetri. -Kur jeni gati për takim? -përsëriti prapë ai. -Unë, që nesër në drekë jam gati,- tha Ardjani. -Më keni dalë tamam në ditë të vështirë. Numrin e llogarisë këtu në Milano jua nis nesër, se nuk kam numër llogarie akoma. Dje mora nënshtetësinë italiane. -Aa, shumë mirë. Suksese! -tha zëri në telefon. -Atëherë hape direkt dhe nesër na e dërgoni me sms,- tha drejtori amerikan. -Po, që tashi do shkoj ta hap,- tha ky. -Edhe direkt pas nënshkrimit të kontratës i keni dhjetë milionë dollarë në llogari,- tha tjetri. -Jemi shumë të gëzuar që pranove. Ke përshëndetjet e pronarit edhe të gjithë stafit. Edhe pronari ynë është antikomunist dhe ka shumë simpati për ju, dhe për Shqipërinë. -Aaa, shumë faleminderit!- tha Ardjani. -Nesër

Flamur BUÇPAPAJ

zotëri, nisi avokatët dhe nënshkruajmë. -Pa merak,- tha drejtori.
-E kryer!- tha prapë ai, ndërsa mbylli telefonin. Oficerët mbetën të habitur. -Kaq shpejt bëri punë intervista shef?!- thanë ata. -Po pra po, tha ky. -Sa mirë!- ia kthyen oficerët, të gëzuar. E, unë ju falenderoj shumë juve!- tha Ardjani.- Se juve ju takon merita. Bëtë gati çdo gjë në kohë rekord. Të isha vetëm, s’do kisha bërë asgjë, se jam shumë i drobitur dhe i hutuar. -Joo!- thanë ata,- ne e kemi për nder të të shërbejmë ty zotëri. Atëherë vishemi dhe shkojmë te teatri, se sot paska qenë dita e fatit tonë,- thanë ata. – Ta realizojmë edhe këtë,- tha Ardjani,- edhe s`i dua zotit ma shumë, sepse kjo është ëndrra e Donikës:të luajë me violinë në këtë teatër. Edhe po u realizua kjo ëndërr, tamam ia vlen të qëndrosh në Milano. Ajo do që të luajë me violinë. E ka pasë ëndërr, dmth si drejtuese në këtë orkestër. -Shkojmë!- thanë ata.- U veshën dhe dolën. Teatri ishte rreth çerek ore larg nga shtëpia e tyre me makinë. Ata shkuan dhe u praqitën te roja e derës dhe e informacionit të teatrit. U prezantuan. I priti drejtori i përgjithshëm i teatrit. Ishte kënaqësi të takoje këtë drejtor dhe këtë administratë kaq të kulturuar. Këtu të dukej vetja në botë krejt tjetër, larg intrigave dhe pabesive të njerëzve të rëndomtë. Atyre që pasardhësit e tyre, apokalipsi do i fshijë pas pesë miliardë vjetësh. -Janë shumë larg,- i tha Ballisti Ardjanit, ndërsa po zbrisnin shkallët për t´u kthyer nga takimi. Vitet shkojnë shumë shpejt. Ja sa shpejt po ikën koha jonë. Shumë shpejt kalojnë këto vite dhe plehërat marrin përgjigjen e merituar, pra ka zot,- tha Ardjani,- edhe më duket se më ka parë mua e i ka dëgjuar lutjet e mia të përditshme për ta shpëtuar Donën. -Çfarë mendon që do të bëjnë këta të teatrit?- i tha Ballsiti. -U duk që do ta marrin,- tha Ardjani. -Unë u thashë të më jepnin mundësinë e konkurrimit dhe ta shikojnë vetë se çfarë di të bëjë ajo. Ata janë shumë të kënaqur që unë dhe Dona, të jemi pjesë e këtij teatri. Shohim kur të dalë ajo, se ç’do bëjë. Gjithçka që do bëj, e bëj për të mirën e saj. Ajo për mua është çdo gjë mbi tokë. Atë njeri s´e lë ma vetëm kurrë. Edhe se kudo, do të jemi bashkë, tash e mbrapa. Jo që i kam frikë njeriu, por do të kujdesem vetë për të, sepse atë që më bënë në Vlorë, s’mund ta harroj lehtë,- tha

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Ardjani, ndërsa zbritën shkallët e teatrit dhe u nisën në drejtim të makinës, ku po i priste oficeri tjetër, sepse s’kishte vend parkimi edhe duhej që njëri të rrinte në makinë dhe ta ruante atë. Është vend me shumë pak parkime,- tha oficeri, por s’kemi ç’të bëjmë. Ne jemi të rinj dhe do mësohemi këtu,- tha Ardjani dhe buzëqeshi. -Mendojeni ndryshimin që kemi bërë nga kooperativa jonë. Kemi ardhur në qendrën më të zhvilluar të Italisë. Kështu që do të mësojmë dhe përshtatemi ngadalë,- qeshi Ardjani. Ata morën makinën dhe shkuan te klinika, në perferi të Milanos. U praqitën në informacionin e klinikës dhe morën përgjigje që Donika nuk është zgjuar, por letrën ia kishin lënë te koka. Sa të zgjohet ta lexojë. Mirë, thuaji edhe që bëmë aplikimin për punë në teatër, se do të gëzohet shumë, – shtoi Ardjani. – Dakord!- tha oficeri i informacionit të klinikës.- Patjetër shef!- iu përgjigj ai Ardjanit. Ajo fiton,-u tha ai oficerëve që ishin me të në klinikë. Ajo është një violiniste shumë e zonja. E kam të sigurt fitoren! Edhe s´e ka problem fare këtë konkursin,- tha Ardjani për të shoqen.- Nuk kam parë kurrë që një violinë, të qajë në duart e dikujt tjetër, ndërsa në të sajat po. Të sajat bëjnë çudira. Si i bie ajo, askush s’i bie dot. Ajo ka dhe një memorie të shkëlqyer. Pjesën e çdo kompozitori e memorizon në kohë. Vetëm një herë i lexon notat, pastaj e di përmendsh. Si kompjuter është ajo grua.
-Ahaha!- qeshën oficerët. Sa shumë bën dhe ti për të! Bravo! Kjo
është dashuri,- thanë ata, ndërsa panë njëri-tjetrin dhe heshtën.
-Unë ju sugjeroj të martoheni me shqiptare,- iu tha Ardjani.- Dhe, kur të bini në dashuri, do të më kujtoni. Kështu do ju ndodhë edhe juve. Njeriu që do të dashuroni është njeriu më i shtrenjtë në botë. Sidomos një grua e tillë që i ka të gjitha të mirat, është tepër vështirë të gjendet sot. Shikojeni llumin e grave prostituta dhe mashtruese që mashtrojnë burrat dhe prishin familjet duke tradhtuar. Shikoni si janë, si dosat e fermave tona dikur. Çfarë fëmije do lindin këto b… qeshi ai. -Po shef,- medet për burrat që do i marrin. Prandaj dashurohuni me shqiptare, ma mirë nga dheu ynë sesa këto. Tashi mos të gaboj se po i shaj pa i njohur, sepse ne jemi rritur nën regjimin komunist dhe duam apo s’duam ne, kemi pak tipare komuniste brenda vetes. Do mësohemi me

Flamur BUÇPAPAJ

kapitalizmin ngadalë – ngadalë,- tha ai .-Sepse ne do jemi të parët që do triumfojmë në këtë botë të akullt dhe të pashpirt. Mbipopullimi ka bërë që njerëzit të hanë njëri-tjetrin edhe të jenë kështu: të pabesë dhe imoralë. Si në sjellje, ashtu edhe në besim. Hajde ikim, se ju kam lodhur me fjalime shokë, e të presim ditën e nsërme. Ishalla, do zoti, ajo ngrihet!
Çfarë bëre me ditarin e saj? -thanë oficerët.- E kam në çantën time. Akoma s´e kam hapur. S’kam zemër ta hap tashi, ma vonë kur të qetësohem, do ta hapi,- tha Ardjani.- Edhe të shof çfarë ka arritur të shkruajnë ajo. Ajo është njeri trim,- shtoi ai. -S’do t´ia dijë për të fortët, por e kanë kapur në pabesi. Do i bëj padi asaj sekretares së saj. Do ia bëj nga këtu me shkrim e t´ia çoj me postë,- tha Ardjani. -Po shumë mirë. Ta arrestojnë dhe atë kriminele që i ka hedhur substancë në ujë. Ajo e ka besuar si njeriun e vet, ndërsa ajo buçja e ka pre në besë. Çfarë buçje! Kurrë mos u shtoftë fara e saj!- tha Ardjani duke e mallkuar, ndërsa bëri me dorë nga qielli për ta mallkuar sa më mirë dhe me shpresën se Zoti do ta dëgjojë, sepse veprimi i saj ishte më se i poshtër dhe meriton dënim maksimal ligjor. Çfarë do bëjmë kur të dalë Dona nga spitali?- e pyti Ballisti. -Do bëjmë festë apo çfarë do bëjmë?- thanë pastaj të dy oficerët. -Të ngrihet ajo. Të jetë pa trauma dhe çdo gjë do të rregullohet. Edhe shtëpinë do e marr, kur ajo të zgjohet. Se ju e dini, që grave u duhet marrë mendimi për çdo gjë, sepse detyrohesh me prish fare pastaj atë që e ke bërë njëherë. -Po po,- thanë oficerët. Ju s’jeni martuar akoma,- tha Ardjani. -Por, kur ta provoni, do më kujtoni. -Ahaha,- qeshën të dy ata.- Jeta është e shkurtër shef,- thanë ata.- Po,- tha Ardjani.
-Ikën pa e kuptuar dhe befas vjen fundi. Ama, një fund i ndershëm ishalla është caktuar nga zoti për ne! -Amin!- thanë ata. -Unë jam jetim,- tha Ardjani,- dhe deri tashi nuk kam parë asnjë ditë të mirë. Shpresoj te Zoti,- dhe ngriti sytë lart, – që tashi do jetoj pranverën e jetës sime! -Po shef,- thanë oficerët. -Tashi ka filluar numërimi i çdo gjëje për mirë. Nesër do të nënshkruash kontratën e madhe dhe s’do kesh nevojë ma kurrë për punë. Pastaj, do dalë dhe Dona nga spitali e filloni përsëri jetën tuaj nga fillimi e larg Shqipërisë. – Ajo, s’dihet kur bahet mirë. Do jetë shumë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

larg ajo ditë,- tha Ardjani.-Edhe pesëdhjetë vjet të tjera s’bëhet. Do shumë kohë ai popull që të ndërgjegjësohet dhe të ndërrojë mendje për të votuar kundër komunizmit dhe atavizmave të tij. Deri atëherë do fitojë përherë socializmi. Edhe atje s’do ketë vend për ne. -Ashtu?!- thanë oficerët, të habitur. -Po zotëri,- tha Ardjani. Një vend i vogël, i harruar s’do bëjë kurrë lajm, do e lënë në mjerimin e tij. Edhe Evropa s’do ketë asnjë lloj interesi të merret me të. Edhe Amerika do mërzitet shpejt me një popull që s’do liri dhe zhvillim. Çfarë e do këtë popull që vetëm emigron dhe s´e ndërton dot vendin e vet?! Tashi kanë ikur jashtë Shqipërie një milion njerëz. Do shpopullohet ai vend. Do mbesë vetëm me njerëzit e Byrosë Politike dhe administrata e tyre. Ne do ikim të gjithë përgjithmonë, sepse ata na kanë lënë vetëm këtë alternativë. Ose me ik, ose me ua ba sikur ma banë mua. Edhe unë u detyrova me ikë. Ata më detyruan apo jo? Oficerët ulën kokën. – Po shef. Ike se ta bënë të rëndë jetën dhe të morën peng gruan. – E pra, mua kështu, të tjerëve në mënyrë tjetër. Kanë platforma kundër krahut të djathtë nacionalist. Shqipëria nuk bëhet me këlyshët e komunizmit. As me bandat e tyre. Ne s’jemi të zotët të vrasim dhe të bëjmë si ata. Kështu, na mbetet të ikim. Edhe, ja ku ika dhe unë e kurrë nuk kthehem ma atje. E kam dhjerë krejt atë vend pabesish dhe vrasësish pas shpine. E them këtë me ju privatisht dhe jo kurrë në opinion publik. Kurrë s’do ta mohoj Shqipërinë! Ajo s’ka faj. Kemi ne faj. Kanë bijtë e saj të poshtër dhe shërbëtorë të të huajve. Qaj për dheun tim dhe për kombin tim, por s’kam ç’të bëj. Ne s’bëjmë dot genocide, sepse jemi demokratë, ndaj s´e bëjmë dot atë që na bënë neve dhe familjeve tona. E ata, dashurinë për Shqipërinë na e marrin për dobësi. Na quajnë njerëz të dobët dhe na godasin vazhdimisht, por tashi s’duhet t´i lejojmë ma. Zemërimi ynë do i përfshijë të gjithë keqbërësit dhe kopilët e kuq gardistë. Atdheu ynë është në rrezik si shpopullimi, ashtu edhe shfarosjeje. S’kemi ç’të bëjmë, përveç se do flasim dhe do tregojmë. Nesër do vijë dhe Moza. Harrova t’ju them, se më është bërë koka lëmsh. Kush është Moza shef?- pyetën oficerët, të habitur. – Është shoqja më e ngushtë e Donës. Ajo tashmë është njeri shumë i lartë në Admistratën

Flamur BUÇPAPAJ

Amerikane. – Ouu!- thanë oficerët. -Sa mirë! Ne se njohim atë.
– Se njihni, se nuk keni ndjekur demonstratat antikomuniste të studentëve. Ajo është njëra nga vajzat me violinë. -Ëë! S´e dinim,- folën si të zënë në siklet ata. Atëherë mësojeni. Nesër do e presim në aeroport dhe do ta sistemojmë këtu në vilë bashkë me të shoqin. – Shqiptar e ka?- pyetën ata. -Popo, ish-shoku im doktor është. -Aaa, shumë mirë! Patjetër që nesër e marrim ne në aeroport shef. Pa merak!- dhe iu drejtuan makinës për të ikur në shtëpi. Të tre po prisnin lajme të mira e dukej sikur mezi po e shtynin ditën, për t´i lënë radhën ndonjë lajmi tjetër të ri të ditës së re milaneze. Pastaj, si për t´u siguruar thanë me gjysmë zëri: Me makinën tonë ta presim shef apo të marrim ndonjë tjetër ma të bukur?- dhe e kthyen kokën nga ai. -Jo, s’ka rëndësi. Shumë e bukur është kjo,- tha Ardjani. -Ajo s’është mësuar me luks dhe s’ka ardhur për vizitë zyrtare, por për ne privatisht. Kështu që s’jemi të detyruar të bëjmë gjëra të tjera, që as ajo s´i do. Pra s’do bëjë takime zyrtare?- tha qartë Ardjani. Ndajeni mendjen nga budallallëqet zyrtare.
Ne do ta marrim bashkë me bashkëshortin e t´i sjellim këtu. T´i akomodojmë në dhomë tek ne. Edhe si shqiptarë që jemi, të rrimë rehat me njëri-tjetrin, pa protokolle zyrtare etj. Edhe ne kemi dhoma plot, që rrinë bosh. S’kemi nevojë as për hotel Sa të pushojnë pak tek ne edhe do t´i çojmë te Donika direkt që ta shikojë motrën e saj, shefe Moza, sepse ajo ka ardhur posaçërisht për të nga Amerika. Tragjedia e pengmarrjes së saj ka alarmuar të gjitha qeveritë demokratike, kudo në botë. Kur merret peng një drejtore dhe themeluese demokracie, vajmedet për të tjerët në atë vend!- tha Ardjani. -Historia e dhimbshme për një popull evropian që është turqizuar dhe ka i humbur karekteristikat edhe kulturën evropiane,- shtoi ai.
-Nesje, ne po flasim si shqiptarë dhe mos ma merrni për keq. Kjo s’duhet të dalë jashtë pragut tonë të shtëpisë. Bile, te shtëpia ime, të cilën do ta marr këto ditë, do valojë flamuri shqiptar. Do jetë një konsullatë në hije për gjithë shqiptarët e mirë dhe të ndershëm. S’kemi ç’të bëjmë. Jemi popull emigrant. S´e gjetëm lumturinë atje në vendin tonë, ndaj jemi të detyruar të ikim larg

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

për të shpëtuar, si ata zogjtë e plagosur që ikin nga një lis tek tjetri, në kërkim të shpëtimit. Zotërinj,- tha Ardjani,- ikim në shtëpi, se po të jetë për muhabete, unë ju mbaj gjithë natën këtu. – Ahaha,- qeshën ata të dy. – Je i madh, shef! Ata lanë muhabetet, hipën në makinë dhe u drejtuan për në shtëpinë e tyre me qera. Shumë shpejt u adaptuan me jetën e re të qyteti të madh dhe të zhvilluar. Erdhëm nga një kooperativë,- tha Ardjani, por po përshtatemi me jetën moderne shumë mirë. E ia futi një të qeshure të lehtë.
-Veçse unë do doja të isha vetëm turist, si këtu dhe kudo në botë, thjesht të udhëtoja për qejf. Jo, s´do të doja të kisha braktisur atdheun, por fati kështu e deshi. Zoti kështu mendoi për ne dhe ne do bëjmë atë që ai ka shkruar për ne. Makina shpejtoi dhe shumë shpejt u duk para vilës së tyre me qera. Nata po afronte të binte në qytetin e gurtë dhe të sistemuar mirë me ndërtesa që nga mesjeta e deri tashi. Këtu s’kishte mbeturina dhe qen rrugësh. Këtu, çdo gjë është e pastër dhe sistemuar. S’ka gropa rruga me asfalt, s’ka qen dhe lopë nëpër rrugët e qytetit. Yyy, çfarë ndryshimi. Këtu mbizotëron stili gotik i shpërndarë kudo në gjithë qytetin. Edhe ndërtimet e reja të kohës moderne janë kompozuar në harmoni me të vjetrën, por ajo e vjetra është më e bukur. Gjithçka është punuar dhe mirëmbajtur mirë. Ata porositën ushqim në shtëpi, si gati çdo natë. Edhe motorristi që u sillte ushqim, u bë mik me ta. Pothuajse të njëjtat porosi edhe të njëjtat pagesa përherë. Kur do bëni një banket?- tha ai, -dhe i ironizoi pak. -Kur të dalë një shoqja jonë nga spitali,- thanë oficerët. -Atëherë do e shikosh ç’do porosisim. – E mirë, ta shohim,- tha motorristi. – A ka ndonjë bakshish të mirë për mua?- tha ai duke qeshur, ndërsa ndezi motorrin, se nxitonte për porositë e natës. Orët ikën shpejt. E nesërmja doli po aq shpejt! Orët ikën si pa e ditur çfarë rrotullimi po bën toka rreth vetes. Sa shpejt iu duk atyre se ishte dhe hera e parë që shkonin në një qytet modern dhe nuk ngopeshin së pari dhe së shëtituri nëpër lagjet e Milanos. Ky qytet nuk shijohet dhe nuk mësohet lehtë. Duhet shumë kohë ta njohësh mirë qytetin,- thanë ata mes tyre.
Të bëhesh edhe ti pjesë e tij, nuk është e lehtë. Çdo gjë do kohë dhe takt që ta bësh për vete. Ashtu edhe ky qytet do t´i bëjë

Flamur BUÇPAPAJ

për vete të tre shqiptarët që erdhën si oficerë policie edhe s’po ju iket ma nga këtu. Tashi ata janë edhe nënshtetas italianë. Edhe do zgjedhin të rrinë këtu apo në Romë. Kjo është çështja. Këtu çdo qytet duket si një shtet më vete. Çdo njeri ka bukuritë e veta dhe stilin e vet. Krejt ndryshe nga ne. Ne jemi pak dhe të pazhvilluar. Jemi krejt kushërinj me njëri-tjetrin.
Jemi populli i vogël, prandaj duhet të duhemi dhe të jemi bashkë, ndryshe do asimilohemi. Ja, ka filluar asimilimi. Të gjithë që kanë ikur s’do kthehen më në Shqipëri. Kështu ka qenë që në mesjetë, kur na pushtuan turqit, kur na pushtoi komunizmi etj. Vetëm kemi ikur, sepse e tillë është dhe politika ndaj nesh.Ta zbrazim atë tokë që ta pushtojnë fqinjët. Toka dhe klima atje është më e mira në botë, prandaj na e kanë marrë dhe do na e marrin të tjerët. Të huajt na e kanë marrë vazhdimisht. Gjashtëdhjetë e nëntë përqind e territorit tonë ka ngelur jashtë Shqipërie, në vitin 1913. Ne s’kemi pasur respekt për atë tokë dhe kemi ardhur në zbythje vazhdimisht. Sa keq të vjen që jemi pasardhës frikacakë dhe vëllavrasës. S’jemi të denjë për origjinën tonë ilire. Ishim popull dominues në Ballkan dhe në Evropë, e tashmë jemi një popull endacak dhe pa atdhe. Si çifutët dikur, të shpërndarë në katër anët e globit. Koha kaloi edhe nata iku në harrim. Dita erdhi. Ata, të dy oficerët edhe Ardjani duhet ta merrnin Mozën në aeroport edhe ta sillnin këtu në vilë. Ora po shkonte shpejt. Ata të dy ikën dhe zunë vend në afërsi të aeorportit Malpenese, i cili ishte i madh. Ma i madh se një stadium, ku mbizotëronin xhamat në ngjyrë të kaltër dhe me punime të bukura artistike. Moza kishte lajmëruar që do vinte tek terminali në orën një. Ata parkuan në shesh, para aeroportit dhe u futën brenda për të gjetur mbërritjen e Mozës dhe të bashkëshortit të saj. Harrova të them që, normal që Ardjani u kishte treguar fotot e saj nga interneti, kështu që ata e njihnin mirë kush ishte. Ardhja e saj do jetë një gjë shumë e mirë për Donën,- tha Ardjani.- Prandaj, shyqyr që po vjen. Edhe bëni të pamundurën ta kënaqim dhe ta shëtisim kudo,- i kishte porositur ai. -Sa ta marrë vesh që ka ardhur Moza, ajo do të zgjohet direkt,- thoshte ai për të. -Do zoti bëhet mirë e ecën plani im, se po u bashkua me Mozën, ajo çohet në këmbë dhe

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

pas një jave do të kërkojë të fillojë punë direkt. Atyre iu kujtuan fjalët e Ardjanit dhe qeshën. Shumë parashikues është ai njeri,- thanë oficerët, edhe ndaluan duke parë aeroportin nga brenda. Po prisnin të dy udhëtarët që po vinin nga Amerika. -E di se shumë mirë e ka menduar shefi këtë punën e Mozës. Ai e di efektin e saj tek Dona. Shumë ide gjeniale kjo. Ai është kokë e mendimit dhe e veprimit,- thanë oficerët, ndërsa në qafë kishin varur stemën
„Policia“, për të qenë të sigurt të leviznin kudo e pa kontrolle. Në aeroport bëhej zhurmë e madhe dhe nuk linin të dëgjohej mirë zëri i spikerit që lajmëron për ardhjen e udhëtarëve nga e gjithë bota. Duhet të gjejmë vend më afër te mbërritjet, sepse po vjen ajo dhe na ikën pa e parë. Kështu ne dalim që s’kemi qenë duke e pritur e shefi do mërzitet, se ai e ka lajmëruar atë. Ajo e di që po e presin dy oficerë shqiptarë në aeroport. Kësaj radhe, ajo po bënte një vizitë private dhe nuk e kishte lajmëruar shtetin italian për mbërritjen e saj, prandaj është detyra jonë për ta shoqëruar dhe mbrojtur kudo në këtë qytet, dhe sepse asnjëherë s´i dihet grupit të mafies që ne e shpartalluam së bashku me ndihmën e policisë italiane. Gjithmonë me skenar të Ardjanit,- thanë ata dhe qeshën të dy, ndërsa ngjitën shkallët elektrike dhe hipën në kat të dytë, që të dëgjonin ma mirë ose mirë fare ardhjen e udhëtarëve nga Amerika. Ata panë tabelat elektronike që vareshin në mure kudo dhe ndaluan të lexojnë ardhjet nga SHBA-ja,se në çfarë ore dhe dite do të vijnë gjithë aeroplanët e sotëm nga Nju Jorku në drejtim të Milanos. Ata panë një tabelë të madhe që shkruante edhe italisht edhe anglisht ardhjen, ku ishte dhe ardhja e aeroplanit të saj për në aeroport. Dhe, pasi gjetën se kur dhe ku hyn aeroplani i Mozës, te cila portë, zunë vend në sallën e madhe të pritjeve, në kat të dytë. Duke qenë se ishin policë, ata shkuan direkt në hyrje të portës, ku vinin udhtarët e huaj, pra pa u bërë akoma kontrolli doganor etj. Të dy policët u ulën në karriget me ngjyrë blu dhe po shikonin pa folur tek dera e hyrjes së pasagjerëve sepse nuk do vononte shumë dhe se orari i mbërritjes së këtij avioni po vinte. Mbërritja u shkrua në të gjitha ekranet e kateve të dyta të aeroportit të Milanos. Gjithashtu, spikerja po lajmëronte vazhdmisht ardhjen dhe portën dalëse, ku do të dilnin udhtarët e

Flamur BUÇPAPAJ

këtij grupi udhëtues. Ata panë edhe një herë tjetër fotot e Mozës, për të qenë të sigurt që ajo mos të ikte pa i parë. Të dy skicuan saktë gjithë pamjen e saj, ngjyrën e flokëve etj. sepse, megjithëse ajo ishte zyrtare shteti, femrat i ndryshojnë shpesh ngjyrat e flokëve ,- thanë ata me shaka. Pastaj shtuan se në fund të fundit edhe ajo femër është, pavarësisht se është funksionare e shtetit të Amerikës. -Ahaha,- qeshën ata. -Është e vërtetë kjo gjë,- pohuan të dy me shaka me njëri-tjetrin. Femra mbetet e tillë, edhe sikur bota të përmbyset. Ajo ka mendjen e vet dhe askush s’mund t’ia ndryshojë kurrë, sado trim dhe i pasur që të jetë mashkulli. Femra ose të do, ose jo. Nëse nuk të do, gjithë pasurinë e botës t´ia japësh, ajo prapë s’të do. Edhe në mundësinë e parë të braktis. Ato janë të prirura për dashuritë idiote dhe me meshkuj idiotë, dhe të pashkollë. Kështu ua jep fiksimi dhe kështu bëjnë. Është çështje gjenetike,- thotë shefi ynë. -Ahaha,- qeshën prapë ata. Tamam çështje gjenetike. Po qe racë e mirë dhe superiore, s’do bëjë veprime të tilla, e gjenetikisht ashtu do jetë dhe bija e tyre. Pra, siç është nëna, del dhe e bija. -Ej, se na lodhe me historira! Sa është ora?- tha Ballisti.- Po bëhet katërmbedhejtë,- tha i Pamëshirshmi. -Edhe një çerek ore dhe vjen aeroplani. Duhet të zëmë radhë diku që ta shohim mirë edhe të rrimë gati që ta ndihmojmë te bagazhet dhe që ajo mos ta ndjejë fare shqetësimin e zbritjes nga avioni, se dhe zbritja ka stresin e vet. Këtu nuk pushojnë kurrë pasagjerët dhe lajmërimet për ardhjen e tyre nga e gjithë bota, nda është rrëmujë e madhe.
Kështu e ka gjithmonë këtu. Ky vend është shumë i zhvilluar. Po po,- thanë të dy përnjëherë. Vetëm ne jemi shumë mbrapa edhe s’do bëhemi kurrë më, siç thotë dhe shefi. Ai vend është vend komunistësh që s’duan zhvillim. Duan vetëm politikë marksiste, kaq duan. S’ka gjë sepse të gjithë po ikin dhe s’mbetet askush ma aty. Popo,- tha Ballisti.- Kështu do shkojë. Taman si në vendet afrikane, që ikin të gjithë ku mundin. Eksodi në Shqipëri është i vjetër. Të gjithë që kanë ikur, kanë pasur probleme me atë vend. Dikush, një shqiptar tjetër, ua ka mërzitur jetën, që kanë ikur. Kjo është si një idiomë, që s’ka nevojë të vërtetohet. Ne jemi popull otoman. Shiko turqit dhe ne. Pothuajse jemi njësoj,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

por në ndryshim nga ne, ata kanë ecur përpara, ndërsa ne rrimë vendnumëro dhe duam babën. Gjynah që populli ynë e pësoi kështu.
Autopolantët shtuan thirrjet për mbërritjen e avionit të Mozës.
-Lej llafet!- tha Ballisti,- po dil te këndi tjetër, që të mos na ikin ajo shefja e madhe se dhihemi pastaj. -Dakord ore burrë! Mos më bërtit ,- tha i Pamëshirshmi,- se ika. – Bën sikur jemi në ushtri, pupupu! Po, taman ashtu. Kemi punuar mirë deri këtu. Mos ta prishim tashi, edhe të tallet shefi me ne. Ahaha,- qeshi Ballisti.
-Tamam s’thotë gja ai njeri. Vetëm na ironizon ose na tall pak dhe kaq, -dhe qeshën të dy. -Sikur të ishim punësuar në sigurimin e tij, do të ishte fantastike,- tha Ballisti.
Ne s´e lëmë kurrë vetëm atë ore zotëri,- tha i Pamëshirshmi. Kudo të jetë ai, do i jemi pranë. Edhe i kumçoi komçat e xhaketës së zezë, rregulloi kollaren dhe u bë gati pë pritje ceremoniale të shefes së madhe që vinte nga Amerika. Çdo gjë që vjen nga Amerika është e mirë vëlla,- tha Ballisti. -Edhe mafia,- tha oficeri tjetër. Ore, vetëm të mos jenë nga Rusia dhe Serbia. Edhe mafia amerikane është e mirë. E duam atë vend dhe atë tokë,- thanë oficerët, gjithë nderim për Amerikën. Ata na kanë shpëtuar gjithmonë ne. Kanë bërë mrekulli për një një popull të vogël dhe pa mbështetje.
Mos me qenë Amerika, ne na fshijnë fare nga harta fqinjët,- thanë oficerët njëherazi. Avioni erdhi dhe radha e pasagjerëve u bë e madhe. Ata filluan të dalin njëri pas tjetrit. -Këta duhet të jenë shqiptarët tanë,- tha Ballisti për Mozën dhe të shoqin. -Ku e di ti?- tha Ballisti. -Dihet vëlla. Shiko! Njëri pas tjetrti dhe më çanta në duar. Kanë pamjen tonë. Ne njihemi kudo, se jemi rritur pa bukë edhe ndaj e vlerësojmë shumë ushqimin. -Ahaha,- qeshën ata të dy. Moza ishte veshur me kostum të zi dhe spikaste dukshëm te ajo gjatësia dhe bukuria. Gjithashtu dallohej për linjat elegante të trupit të saj. Po të mos e njihje, e merrje për aktore Hollivudi ose ndonjë soprano me famë botërore. Ashtu i kishte rënë një pamje, fiks amerikane, e cila gërshetohej me bukurinë shqiptare. Të gjithë i serviloseshin dhe i rrinin gaditu. Edhe policia italiane formoi një korridor për daljen e saj. Ballisti u

Flamur BUÇPAPAJ

paraqit te policia e aeroportit dhe u prezantu si polic, duke u thënë që po priste Mozën edhe duke u shpjeguar se gjatë qëndrimit të saj në Milano, do të jetë roja personale e saj. Pra, gjatë gjithë qëndrimit të saj këtu,- përsëriti ai. -Gjatë gjithë vizitës që do bëjë në Milano, shefen do e shoqërojmë ne dhe policia italiane zotëri, -tha Shefi i Policisë së Aeroportit , i cili foli në telefon me qendrën ose me SHIK-un italian dhe i prezantoi me pamje dhe zë dy oficerët tanë që kishin dalë ta prisnin shefen nga Amerika. Pas një periudhe të shkurtër, ata i thirrën të dy. -Po zotëri, ju identifikuam. Jeni vërtet njerëzit tanë të policisë speciale. Edhe se jeni të lirë të shoqëroni zonjën shefe. Ata u kthyen triumfatorë në afërsi të derës, ku dilnin pasagjerët.
Ballisti mori përsipër me fol i pari, pasi shefja po i afrohej derës së kalimit doganor për të mbërritur tek salla e madhe e bagazheve. Ballisti nxori telefonin dhe e mbajti në dorë duke iu afruar asaj. Pasi iu afrua, ai i foli në shqip:
Përshëndetje shefe! Jam Ballisti, oficer policie. Jam shqiptar dhe njëkohësisht shoqëruesi i zotit Ardjan Vusho! Edhe zgjati telefonin për ta konfirmuar Moza tek Ardjani. Ajo qëndroi pak në heshtje dhe pastaj tha: -Përshëndetje patriot! Nga cili vend jeni në Shqipëri?- Nga Vlora, shefe. Jam polic shqiptar. Edhe jam nacionalist dhe jo komunist. Ta shpjegova në fillim, se kam porosi nga shefi ynë Ardjani. Pra, pa merak, sepse kam filluar punë si fillim me qeverinë tuaj dhe tonën. -Ahaha,- qeshi Moza. -Të besoj, pa merak. Qenkeni yni dmth. Si jeni ju? A jeni lodhur shumë? – pyeti doktori, burri i saj. -Jemi në luftë zotëri,- tha Ballisti. Kemi vetëm dy ditë që pushojmë dhe marrim lajme të mira, sepse kemi kaluar një periudhë shumë të keqe,- iu drejtua zonjës Ballisti, ndërsa e ftoi të dilte jashtë, sepse bagazhet me emrin e tyre do t´i merrte i Pamëshirshmi, oficeri tjetër shqiptar. -Jemi dy veta zonjë,- tha ky. -Mos kini merak për asgjë! Jemi sa për njëqind të tjerë! S´ka shans dikush të afrohet! D.m.th. atë që s’doni ju. Dhe ua bëri me dorë për t´u ulur shkallëve elektrike poshtë dhe për të dalë në vendin ku ishte parkuar makina e tyre. Parkingu privat nuk ishte shumë larg aeroportit. Ai ishte tejmbushur me njerëz dhe makina. Edhe këta ishin me fat që gjetën vend të lirë në këtë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

parking. -Atëherë ju jeni shoqëruesit e famshëm të zotit Ardjan,- tha ajo. – Ai më ka folur shumë fjalë të mira për ju. Që jeni trima dhe antikomunistë e që duhet një ushtri t´ju përballojë, aq të fortë jeni. -Aa, faleminderit,- thanë oficerët, ndërsa morën bagazhet dhe i futën mbrapa në makinë, pas tyre qëndroi policia italiane me disa makina shoqëruese, duke vënë alarmin përgjatë gjithë rrugës. Mozën po e prisnin si një zyrtare amerikane, pavarësisht se kishte ardhur për vizitë private tek shoqja e saj, që e kishte si motër. -Rrëmbimin e Donës e kam pritur shumë keq,- tha Moza.- Kam qëndruar pa gjumë netë të tëra. Ajo është ma shumë se motër për mua e ndërsa fshiu lotët tha:
Si është tashi? A po e merr veten? -Po po, çdo gjë është mirë,- thanë oficerët. -Ajo thjesht po kalon një periudhë rekuperimi në spital, për të mos pasur pasoja mbrapa. Po e trajtojnë doktorët ma të mirë këtu. Ardjani edhe ne kemi marrë nënshtetësi italiane dhe ai ka nënshkruar kontrata shumë të mira me shtëpi botuese amerikane. Lekët kanë kaluar në numër llogarie dhe Ardjani tashi është shumë mirë edhe nga ana finaciare. -Aaa, sa mirë se prandaj kam ardhur edhe unë, ta ndihmoj financiarisht,- tha Moza.- Atë e kam vëllanë tim të famshëm. Kam marrë qindra telefonata nga shqiptarët atje, për intervistën në CNN. Kam marrë falenderime dhe nga zyrtarët amerikanë për punën e policisë shqiptare. Janë të gjithë të gëzuar që ai gjeti bashkëshorten e paprekur dhe të papërdhunuar. Është si shenjë e zotit që ka shpëtuar aq mirë Dona,- tha ajo.- Kam marrë violinën time me vete. Do t’ia bëj suprizë,- tha Moza.- Do ta kthej si më parë çdo gjë.
„Vajzat me violinë“ do thonë edhe këtu. Do lozim edhe këtu.
-Aaa, ju jeni vajza tjetër me violinë që rrëzuat komunizmin në dhjetorin e 1990-ës. -Po po. Unë jam e dyta. -Aaa,- hapi sytë oficeri shqiptar. -E kisha dëgjuar si histori, por s´e dija që ishit ju. Hallall buka! Ju bekoftë perëndia! Juve jeni treguar më të forta se ne të persekutuarit politikë. Ne qëndruam në pritje dhe nuk u bashkuam shpejt me ju. Ama votat tona kurrë s’do jepen majtas. Gjithmonë djathtas. Kundër mafjes së kuqe dhe sigurimit,- tha Ballisti. – Dukesh që je ballist ti,- tha Moza me ironi. -A ke ngrënë pula? -Jooo,- tha ky. -S’më pëlqejnë, por vetëm peshqit, se jam

Flamur BUÇPAPAJ

vlonjat. -Je si Dona. -Po, patriotë jemi. Do gëzohet shumë ajo kur ta marrë vesh që je vlonjat,- tha Moza.- S´e dimë këtë sepse vlonjatët e rrëmbyen. – Jo ore zotëri,- tha Moza. – Ajo është me shkollë dhe di me nda kush janë tanët dhe kush janë ata t’jerët. – Po po të shpresojmë mos të na marrin inat shefja,- tha Ballisti.
– Jo ore me ken gja,- tha Moza,- më thotë mua ajo. Sa më shpejt na ço, se dua ta shikoj shoqen time,- shtoi ajo,- e pastaj shkojmë tek vila, ku siç më tha Ardjani, po banoni. Ai aty është? -Po, po shkruan,- tha Ballisti. -Edhe po pret lajmin se keni ardhur. Do të tregoj një lajm të mirë,- tha Ballisti. -Shefi ka aplikuar për Donën që të fillojë punë në teatër këtu. S’di ma shumë të shpjegoj, por Dona do që të jetë soliste këtu. – Po po. Ajo ka qenë ëndrra e saj,- tha gjithë gëzim Moza. – Shpresoj të fitojë dhe të fillojë punë këtu. Ajo është talent shumë i madh dhe fiton krejt lehtë. Pa merak,- tha përsëri Moza. Edhe e lidhur me pranga, ajo ka luftuar me dhëmbë,- i kishte treguar Ardjani Mozës,- dhe i ka plagosur ata plehërat. Ajo s’është dorëzuar kurrë, jo më tashi që e ka fitoren në xhep. Thjesht, do zoti të mos e ketë lënë me pasoja ajo ngjarje e shëmtuar! Edhe ajo pastaj i kap majat vetë. -Po,- thanë oficerët. -Ne flasim kot se ne s’marrim vesh nga muzika fare, veç flasim kot. S’kemi pas asnjë lidhje me muzikën. Edhe muzika klasike s’na pëlqen fare. Sidomos operat janë shumë të mërzitshme. – Aa,- qeshi Moza. – S’ka gja! -Tash po ju mësojmë të shkoni spektatorë në Tatër të Operas këtu dhe keni me u ba tifoza për zotin,- qeshi ajo. Në fakt s´e kishte ndërruar fare të folmen shkodrane dhe s´dukej sikur vinte nga Amerika. Njeri i thjeshtë! Shumë e bukur dhe njeri që bën shumë humor. Ne jemi ish-konviktore, vëlla oficer,-tha ajo. -Jemi rritur me supë dhe marmalatë. – Ahaha,- qeshën këta. -Po krejt populli ynë ashtu ka qenë. E dimë, se dhe ne s’kemi pas asgjë, as pula jo. -Po, po! Njësoj kemi qenë. Vetëm disa njerëz të Byrosë Politike kanë jetuar si në Perëndim. Ne kemi qenë pabuksa krejt. -Varja,- tha ajo. – tashi ata po grupohen dhe duan me na goditë ne që i rrëzuam. Duan të kthehen në pushtet se s’ban, se nuk janë mësuar të rrinë pa pushtet. Ata, këtë kohë që jemi ne në pushtet na e e lanë vetë për zotin, për me qesh me ne, se pushtetin s´e lëshojnë kurrë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

ata. Duket sikur u kemi shkelur në plagë edhe shikoje pra,- tha ajo,- po s´e morën prapë ata. Shqipëria është qendër komunizmi botëror ore vëlla,- tha Moza.
-Nuk është kollaj me e rrëzu socializmin aty. A keni harruar këngën “Një fanar ka Evropa” për Shqipërinë e kuqe. E pra, jetojeni tashi dhe shikojeni ça janë këta mafia, Ish-garda e Republikës dhe sigurimi bashkë. Tashi duan ta rrëzojnë demokracinë dhe të vendosin prapë komunizmin ose socializmin, prandaj kanë goditur Ardjanin dhe Donën, por dhe përgjigjja jonë dhe e juaja bashkë, ka qenë dërrmuese. Ta mësojnë se ça bëjnë ballistët, kur i hidhëron,- qeshi Moza. -Veçse ju s´e keni mirë atë titullin për pula,- qeshi prapë Moza. -Na e kanë shpikur komunistat ore,- replikoi Ballisti . -Ahaha, e di e di, por bëj shaka edhe unë. -Ëë, faleminderit shefe,- tha ai. -Kujtova që ti s´e di mirë çfarë kanë shpifur komunistët për ne. -E di ore zotëri,- tha Moza, -ndërsa ngriti pak me dorën e djathtë flokët që i ranë mbi sy. Oficerët vetëm e shikonin dhe s´e besonin që ajo shefe e madhe është në makinën e tyre. Ajo ishte shumë e bukur dhe e gjatë. Një zeshkane si nëpër filmat e Hollivudit. Ndërsa, ai i shoqi nuk ishte aq i bukur. Bile, ishte ma i shkurtër se ajo dhe nuk fliste shumë. Vetëm dëgjonte dhe qeshte në formë miratimi. Fjalimin, nga fillimi deri në fund, e mbajti Moza.
Në fund, foli doktori. Kjo zonjë bën shumë shaka,- tha ai.- Mos u ofendoni për ballistat. -Jo zotëri,- thanë oficerët. -E kuptojmë shakanë, pa merak. Ata qëndruan në heshtje për disa minuta, ndërsa makina mbërriti te klinika e Donës. Ajo, Moza i mbushi sytë me lot, i fshiu më letrën që kishte në dorë dhe tha:
-Jam shumë e emocionuar! S´e di a do ta përmbaj dot veten, kur ta takoj Donën? Kemi tre vjet pa u takuar,- tha ajo,- dhe shiko si e solli zoti. U takuam në një vend të huaj dhe në një situatë të tillë absurde. Asnjëherë njeriu s´e di se çfarë e pret. Nga dita në ditë ne jemi vizitorë në këtë botë dhe harrojmë se Zoti është ai që na i cakton fatet. Makina ndaloi. Oficerët nxituan t´i hapnin derën zonjës dhe të prisnin në radhë të dy gaditur, që ajo të dilte. Doli Moza dhe pas saj i shoqi, që dukej njeri i ngathët dhe dembel. S´e di si e ka dashuruar këtë!- thoshin me sy të dy ofcerët. Po me

Flamur BUÇPAPAJ

fjalë nuk folën. Vetëm u morën vesh me shenja -Zonjë,- tha Ballisti.- Vetëm një minutë sa të shkoj të flas me sekretarinë e klinikës që t´u shpjegoj se kush jeni ju dhe t’ju lejonë me u fut, se askush nuk lejohet. Kjo është siguria absolute që shteti italian ka bërë për Donën. -Po, bravo! -Atëherë,- tha Moza,- shko dhe informoi. Ne po presim, që të mos kemi llafe, sepse nuk na njohin dhe fillojnë pyetjet pa lidhje. -Si urdhëron shefe!- tha Ballisti, ndërsa oficeri tjetër doli përpara saj për ta mbuluar me rreze, për ta mbrojtur nga çdo sulm apo tjetër gja. -Mirë pra, po pres,- tha Moza.- Ballsiti doli dhe u fut në derën e hekurt e të blinduar të klinikës. Ajo ishte një tip vile e madhe, me kopshte të rrethuara me drunj mesdhetarë, që ishin jogjetherënës, por së shumti, të familjes së halorëve. Këtu mund të rritet edhe ahu, -mendoi me vete Moza, kur i pa të rriteshin drunj të tillë, karakteristik për lartësi të madhe nga niveli i detit. Oficeri shkoi dhe prezantoi te sporteli të huajën dhe pas dy minutash erdhi. -Shefe,- tha ai, pasi mori qëndrim gaditur dhe nderoi me dorë. -Ju informoj se fola me shefin e rojeve edhe më tha që vetëm ju lejoheni të vizitoni Donikën. Këta s´e kanë lënë as Ardjanin të hyjë brenda. Vetëm një herë ka hyrë, sepse kanë porosi të prera nga shërbimi informativ italian, që askush të mos lejohet të hyjë brenda. Që nga rrëmbimi dhe ma vonë, katër ekipe sigurie e ruajnë atë me turne dhe janë të veshur civilë e rrinë këtej rrotull. Nuk dallohen, por ne e kuptojmë se janë policë si ne.
Shumë mirë bëjnë,- tha Moza. -Këta janë shtet i strukturuar, jo si te ne që të rrëmbejnë në mes të Vlorës, si me qenë duke blerë fasule,- qeshi Moza.
Ajo la çdo gjë që kishte në dorë dhe pasi mori miratimin e oficerëve tanë me nga një shikim pohues, u nis vetëm dhe duarbosh për të takuar Donën.
Ishte një takim mes shoqeve, që ishin ma shumë se motra. Askush nuk e dinte sa e donin ato njëra-tjetrën. Moza u nis dhe sytë iu mbushën me lot. -S’do qaj,- tha ajo, sepse motra ime ka shpëtuar. Kam qarë përditë dhe për çdo natë për të. S’dua të qaj më! Tashi, vetëm ditët më të mira e presin atë dhe unë do luftoj fort për këtë. Ajo do kapë majat e artit këtu dhe në botë. Ajo është

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

simboli i talentit, ndershmërisë dhe antikomunizmit. Ajo ishte vajza me violinë, që më mori dhe mua me vete dhe së bashku rrëzuam komunizmin. Mos të ishte ajo, unë s’do isha askushi. Do isha një mësuese muzike në Shkodër dhe kaq. Prandaj, jeta ime është e asaja. Askush s’do guxojë më t´i afrohet dhe t´i bëjë keq. Hakmarrja e Ardjanit më ka qetësuar dhe më ka bërë mirë, se dridhesha çdo ditë nga dhimbja. Është e tmerrshme veç kur e imagjinoj atë në duart e një kafshe si Kasapi. Ja lumsha duar vëllait tim të fortë! Edhe ju, ju amdiroj që nuk e latë të dënohet! Bravo! Ju kam vëllezër dhe ju! Rrofshi! Moza u nis shkallëve lart.
Oficerët italianë morën qëndrimin „Gaditu!“. Ajo shkoi dhe nuk u vonua shumë, se aq lejohej. Por, me keqardhje tha që ajo akoma s’është zgjuar.- Edhe vetëm kam folur unë. Gjithçka i kam kujtuar, por ajo ishte në gjumë. S´e di a më ka dëgjuar. Jam e lehtësuar tashi. Ajo do ngrihet shpejt,- tha ajo.- Edhe s’ka gjë serioze vetëm trauma, që shërohen këtu. Edhe ne do flasim me psikiatër të tjerë ditët në vazhdim dhe do bëjmë çdo gjë që të shërohet shpejt. Është e tmerrshme të takohesh me të në gjendje të tillë. Ajo ishte dobësuar shumë. Si duket nga mosushqimi dhe torturat. E shkreta motër, sa ka vuajtur! Më thatë që ajo ka pas një ditar. Kush e ka atë? Ta dimë ç’i kanë bërë… -E ka shefi,- thanë oficerët, që gati po qanin nga përshkrimi i gjendjes së Donikës, i bërë nga shoqja e saj Moza. -Mirë,- tha Moza duke kruajtur zërin dhe fshirë përsëri lotët nga sytë e saj jeshil dhe aq të bukur. -Thashë që sapo e pashë,- përsëriti Ballisti. -Kjo femër është shumë e bukur. Ajo ishte si një aktore Hollivudi, jo si një shqiptare nga Shkodra. Mora dhe violinën,- tha ajo, pasi hasi në vështrimin e habitur të oficerëve dhe tha: Do luajmë bashkë si dikur. Unë nuk iki nga këtu pa e parë atë në skenë, në këtë teatër. Edhe se nuk iki pa luajtur edhe unë me të para spektatorëve dhe kamerave televizive, ashtu si dikur në shesh para demonstruesve
„Vajzat me violinë“. Do lamë nam dhe këtu!- u tha duke qeshur e
duke qarë njëkohësisht ajo.
Atë njeri e dua ma shumë se veten time. S´e di a kuptoni! Një
javë para pata folë më të edhe i pata ftuar në Uashington bashkë

Flamur BUÇPAPAJ

me Ardjanin dhe kur po bëhesha gati të ma pohonin që do të vinin, më mori në telefon Ardjani dhe më tha: “E kanë rrëmbyer”. Gati sa nuk pësova infarkt, por fati që kam një doktor në shtëpi edhe më dha ndihmën e parë.
E di si është kjo punë?- tha ajo.- Është sikur ta presin dorën. S´e dija nëse do ta shifja më me sy, po shyqyr që ka një zot dhe e shpëtoi!- tha ajo, duke qarë. Ju kam shumë borxhe, ju oficerëve shqiptarë!- tha Moza.- Ju bëtë gjithë atë punë dhe e shpëtuat atë. Më ka informuar Ardjani për ju. Më ka thënë që jeni shumë të zotët, shumë patriotë etj. Bravo ju qoftë! Tashi punoni mirë këtu dhe mos kurseni askënd! Çojeni para drejtësisë gjithë grupin kriminal që bën akte të tilla ndaj grave dhe vajzave tona. Ne jemi shqiptarë dhe s´e kemi pasur kurrë zakon të ngacmojmë gratë e të tjerëve. Vetëm atje në Vlorë, vetëm këta pisa bëjnë gjëra të tilla. Vdekshin përsëri!- tha ajo. -Do bëj të pamundurën të dënohen të gjithë me burg maksimal. Do i bëj presion Amabsadës sonë në Romë .Të vijë dhe të ndjekë gjyqin e tyre. Dua dënim maksimal! Askush mos ta përsërisë ma! Mos të guxojnë të prekin motrat tona! Atëherë, a ikim në vilë shefe?- tha oficeri edhe qëndroi gaditu për të marrë urdhrin përfundimtar për nisjen apo jo të shefes së ardhur posaçërisht për Donën nga Amerika. Shefja pohoi me kokë. Takojmë Ardjanin dhe pastaj flasim atje. Si urdhëron thanë oficerët. Edhe hipën direkt në makinë, e cila mori rrugën për në shtëpi. U desh një gjysmë ore për të arritur, sepse ishte trafik i madh dhe dukej, sikur gjithë qyteti kishte dalë në rrugë duke vozitur atë ditë. -Kështu është gjithmonë këtu,- thanë oficerët.
-Prandaj kemi zgjedhur një makinë të vogël. Është e vogël, por na ka bërë shumë punë. -E keni blerë?- pyeti doktori. -Apo jo?- Jo, e kemi marrë me qera, sepse sa kishim ardhur dhe nuk ishim të orientuar mirë. Tashi ia kemi marrë pak dorën qytetit, megjithëse jo plotësisht. Kemi harta dhe navigator dhe na udhëzojnë ato.
-Mirë bëni,- tha ai. -Ky është një qytet i madh për Evropën,- shtoi ai pas pak– Po shumë qytet i bukur,- thanë oficerët. Makina iu afrua shtëpisë së tyre. Ardjani ishte tek dera dhe po priste me shumë emocion ardhjen e Mozës dhe doktorit ,ish- shokut të tij. Paska dalë tek porta Ardjani!- tha gjithë gëzim Moza.- Po, thanë

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

oficerët. -Ai ju çmon shumë juve. Të gjitha tregimet me ju të dy i lidh. Sa shumë paskeni qëndruar ju të tre bashkë!- thanë oficerët.- Po,- tha Moza. -Jemi një treshe, që s’do ndahemi kurrë. Zoti na bashkoi prapë. Tashmë, larg Shqipërisë… Pra s’kemi ç’të bëjmë. Shqipja bën fole lart në shkëmbinj,- tha ajo.- Ardjani është si një shqiponjë që mbron folenë e vet. Ai është njeriu ma i mirë dhe ma trimi që kam njohur në jetë. Dashuria që ai ka për Donën i kalon kufijtë e normales. Ai, edhe natën ngrihet dhe e mbulon. Këtë ia kishte treguar Dona dikur. – Edhe e ruan atë si një pasuri të rrallë. Kjo është dashuri që nuk shjegohet si ekziston tek njerëzit e që ka ndodhur tek tokësorët. Mbase janë alienë këta të dy,- qeshi Moza.
-Erdhëm!- tha oficeri i shoqërimit.
Makina ndaloi tek porta. Ardjani dhe Moza u përqafuan si vëlla dhe motër. Qanë të dy. Lotët s´i mbanim as ne oficerët e shoqërimit. Ne që u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe mes dy njerëzve të mëdhenj që ka lindur Shqipëria. – Përshëndetje doktor,- tha Ardjani dhe e përqafoi dhe atë. -Mirë se të solli zoti në konakun tonë zotëri ,këtu në Milano! S´i kisha parashikuar këto ditë doktor, por ja, kur ta bie zoti, duhet me hapë derën. S’kemi ç’të bëjmë ne tokësorët, s´e ndryshojmë dot fjalën e zotit. Nënqeshi ai, ndërsa fshiu lotët me cepin dorës së tij të djathtë. Ai ishte veshur sportiv dhe poshtë kishte një bluzë ngjyrë gri dhe sipër pantallona xhins ngjyrë blu. Ishte veshur sikur do dilte në xhiro. Jemi shokë dhe miq,- tha ai,- s’kemi pse bëjmë protokolle.
-Ahaha,- qeshën të tre. Atëherë, ngjitemi lart se kemi marrë këtë vilën me qera edhe ka dhoma plot. Kemi përgatitur dhe një dhomë me banjo dhe gjithçka, gati për ju të dy. Është ma mirë se në hotel. Ju siguroj!- tha Ardjani. Moza dhe doktori vetëm qeshën dhe u nisën për të ngjitur shkallët lart.
Sapo u rehatuan, Ardjanin e morën në telefon nga Teatri dhe i thanë që Donika ka fituar të drejtën e punës këtu. Nuk ka nevojë për provë. Pamë në kompjuter, në internet punët që ka bërë dhe orkestrën e saj. Jemi shumë krenarë, nese ajo pranon të punojë në këtë institucion. Edhe drejtoria jonë ka vendosur ta bëjë drejtore artistike për krejt orkestrën tonë simfomike prej dyqind vetash. Ardjani s’po u besonte veshëve edhe ia përsëriste

Flamur BUÇPAPAJ

disa herë fjalët atij në telefon. Kemi menduar siç keni thënë edhe ju, që ajo do të bëjë një koncert në skenën tonë. Edhe ne jemi dakord. Pra, edhe ne duam të bëjmë një koncert recital. Të dyja shoqet e shkollës së Shqipërisë. Duam që edhe Moza Buna, Shefja e Departamentit Amerikan, të lozë me violinë. Pra, duam, siç the dhe ti i nderuar, t´i bien violinës së bashku me orkestrën tonë. Pra si dikur në Shqipëri gjithçka.. . E lëmë pas tri ditësh. Si thoni ? A jeni dakord zotëri? -tha ai në telefon. Ne kemi lajmëruar krejt median edhe do jenë edhe televizionet e huaja. Edhe ju na nderoni me pjesëmarrjen tuaj, sepse e kemi marrë vesh nga informacionet tona që keni fituar Çmimin “Nobel” nga Akademia suedeze. -Çfarë thatë? pyeti Ardjani.- Po zotëri, është e sigurt që keni fituar. Kemi informacione të besueshme, prandaj ju duam edhe juve në skenë atë ditë. Hyrja do të jetë falas. S’do të ketë bileta. Të gjithë duhet ta dinë se kush jeni ju shqiptarët e talentuar dhe patriotët e lindur. Edhe të gjithë duhet ta dinë se ju keni fituar çmimin’’ Nobel’’. Kemi informacion të saktë zotëri. Pra, e dimë që pritet të publikohet javës tjetër. -Uaa!!!- tha Ardjani. – Jam i befasuar. Ç’po ndodh?! Gjithçka po rregullohet brenda pak ditësh. Po vijmë nga ferri komunist dhe po lulëzojmë në tokë të huaj. Hajde besoje se çfarë është i aftë Zoti ynë të bëjë! E falenderoj vëtëm Zotin! Shumë herë kam thënë se ai s’po më ndihmon e as s´po më shikon, zhytur në terr prej mërzisë sime, gjatë ditëve e netëve, kur Dona ishte e rrëmbyer. E dini që kam menduar të vras veten? Aq shumë trishtim dhe dhembje kam përjetuar. -Akoma zotëri!- tha Ardjani. – E iu drejtu atij tjetrit në telefon. -Akoma e kam të mpirë anën e majtë. Kam kaluar tmerr dhe trishtim. Kam parë me sytë e mi vetë ferrin. Askujt s´ia uroj ato që kam kaluar, prandaj ju dua shumë, ju dhe qeverinë tuaj. Ju po bëni të mundurqë të më realizohet çdo ëndërr si imja ashtu dhe e gruas sime. Ju jam mirënjohës ju dhe krejt qeverisë suaj! Krejt popullit italian, që kaq mirë më pritët dhe më sistemuat në ditët më të vështira të jetës sime! Ju dhe qeveria juaj jeni për çmim „Nobel“. Unë vetë do ta bëj publike gjithçka bëtë për mua dhe shqiptarët e mi. Edhe për njerëzit e ndershëm e të varfër. Krimi s’ka as ngjyrë, as atdhe. Krimi është kudo njësoj,

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

prandaj të jemi bashkë dhe ta luftojmë atë,- tha Ardjani në bisedë me Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit të Operas së Milanos. Në fund, drejtori i tha: „Ju lutem, mos harroni, pas tri ditësh ju dua në skenë! Do të vijë ekipi ynë i menaxhimit dhe do t´ju sqarojë çdo gjë me detaje. Tani, po e mbyll dhe mirë ardhshi! Po ju presim me padurim! Sot ka filluar reklama në televizionet lokale të Milanos për ju,- shtoi drejtori. -Mund ta shikoni në çdo TV të qytetit tonë. S’dua të më zhgënjeni!“ -Faleminderit! Edhe mirë u takofshim! -Uaa,- tha Moza,- jam më e lumtura për ju! Më në fund po vijnë ditë të bardha! Zoti është i madh!- thirri ajo dhe e përqafoi Ardjanin. Të gjithë u përqafuam me njëri-tjetrin, u qeshi shpirti dhe zemrat iu mbushën plot. Zoti po sillte ditë të mira për ekipin e violinave dhe shkrimtarin e madh shqiptar, i cili paska fituar dhe çmimin më të madh në botë për letërsinë, çmimin
„Nobel“. -Nejse, kjo mbetet për t´u pa,- tha Ardjani. – Kur të bëhet zyrtare, atëherë le ta festojmë! S’jemi ma të varfër Moza, kështu mos ki më frikë për ne se s´kemi para! Mos ki merak!- tha Ardjani. -Sa për shpenzimet, dje më kanë kaluar dollarët nga kontratat. Mos u mërzit motër! Çdo gjë është në rregull. Vetëm presim kur po na zgjohet Dona dhe të fillojmë nga jeta si dikur.
…………………………………………………………………
………………………………………………………….
Pas pak, të gjithë duhet të jemi para teatrit „La Scala’’ në Milano. Do jemi edhe në skenën e tij madhështore e ia shpjegojmë imtësisht pamjen e tij.
………………………………………………………………
………………………………
Për më shumë se dy shekuj, kjo shtëpi ka pritur e përcjellë miliona spektatorë dhe artistë nga ata me famë botërore. Teatri ka dyer të larta e në formë harqesh. Katër copë në ballore dhe një në anësore. Direkt pas tyre janë dyert e tjera të drunjta e në ngjyrë kafe, të ndërprera nga dritare të vogla prej xhami. Shfaqja e atraksioneve arkitektonike karakterizohet nga rigoroziteti dhe restaurimet kufizuese, por dizajni i saj i brendshëm është një mishërim i vërtetë i madhështisë dhe luksit. Karriget në auditor janë të veshura me kadife të kuqe, muret janë të dekoruara e me

Flamur BUÇPAPAJ

elemente të stolisura gjithë finesë, kostumet e artistëve janë të punuara nga materialet më të shtrenjta dhe dekoratat e lezetshme janë të denja për t›u quajtur vepra arti. Shumica e publikut përbëjnë politikanë të njohur, biznesmenë dhe figura publike, të shoqëruara me kostume elegante. Kjo thekson atmosferën solemne që mbretëron në sallën e koncerteve. Në teatër, në kohë të ndryshme janë luajtur vepra famoze nga kompozitorë si: Giuseppe Verdi, Giacomo Pucini, Richard Wagner, Peter Tchaikovsky, Sergej Prokofiev dhe kompozitorë të tjerë të papërsëritshëm që u dukën në kohë e për vetë kohën. Këtu vlen të përmend dhe artistët dhe emra botërorë, të cilët shpenzuan në fazën e La Rock: Enrico Caruso, Luciano Pavarotti, Placido Domingo e Fyodor Shalyapin.
Moza i kishte mësuar përmendsh gjithë ato çfarë i tregoi Ardjani. Kudo flitej për to. -Sonte do kenë rastin të luajnë artistët shqiptarë :“ Dy vajzat me violinë“,- pëshpërisnin njerëzit. Salla ishte mbushur plot me njerëz. Vetë emri i Ardjanit kishte bërë për vete publikun e Milanos. Ata, së bashku me oficerët e policisë shqiptare u ulën në karriget e para. Dona dhe Moza ishin brenda, në vendin ku rrinë artistët. Shumë televizione të Milanos dhe ata botërore kishin sjellë ekipet e tyre për ta pasqyruar me zë të fortë këtë koncert.
Pas pak filloi shfaqja. Spikeri tha: „Sonte do jetë një shfaqje surprizë, me dy violiniste shqiptare: Donika Malaj dhe Mimoza Buna. Dhe, pas fillimit të shfaqjes sonë, do të ketë dhe një intervistë me të tre protagonistët e shfaqjes , përfshirë këtu dhe shkrimtarin e madh shqiptar Ardjan Vusho, tashmë edhe shkrimtar italian. Ky është fituesi i sivjetshëm i çmimit `Nobel` në letërsi.“ Salla shpërtheu në duartrokitje rreth pesë minuta, pastaj u dëgjua thirrja
„Shqipëri! Shqipëri!”. Kishte shumë spektatorë nga Shqipëria.
-Ne shqiptarët jemi si çifutët. Mblidhemi të gjithë në ndihmë të njëri- tjetrit,- iu kujtua thënia e një shoku Ardjanit, i cili qeshi e shtoi: „Vetëm kur jemi jashtë Shqipërie!“
Të gjitha TV-të kryesore botërore po e jepnin live këtë shfaqje. Dalja e vajzave me violinë u shoqërua me duartrokitje të gjata e të forta. Pastaj, spikeri tha: -Tani është momenti ma i

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

madh i shfaqjes! Të jepet “Himni Kombëtar i Shqipërisë”! Zonja dhe zotërinj, tani radha për atë më të madhin e të mëdhenjëve. Njeriun që, pavarësisht gjithçkaje, është krenar që është shqiptar.- Edhe drejtoi sytë nga karriget, ku ishin ulur treshja shqiptare: Ardjani dhe dy oficerët. Ai u çua në këmbë dhe duartrokiti në drejtim të publikut dhe pastaj shkoi në qendër, ku ishin dy vajzat e bukura me violinë. Shqiptarët gjithmonë do të kenë një hero, një mbrojtës të dinjitetit njerëzor dhe të normave të krishtërimit. Ky hero është Ardjan Vusho! Spikeri kryesor i Rai-t: Xhuzepe Saknione shtoi: “Është një nder për ne si popull italian që ta urojmë këtë si shkrimtar, por po kaq dhe si njeri që lufton kundër bandave kriminale. Ardjani, njëkohësisht është dhe deputet në Parlamentin e Shqipërisë, i cili tashmë ka marrë nënshtetësinë italiane. Ky është i madhi Ardjan Vushoooo!- thirri fort dhe me përzemërsi ai, ndërsa salla nuk heshti, por shpërtheu si uragan duartokitjesh. Oficerët tanë po filmonin dhe bënin foto për të dokumentuar këtë ngjarje me fund të lumtur edhe po shikonin njëri-tjetrin me habi. Si ka mundësi të ndodhë kjo?! E pastaj heshtën, sepse fjalën e mori Ardjani.
-Përshëndetje!- tha ky italisht.- Jam Ardjani. Jam shqiptar me nënshtetësi italiane. Kam lindur i vuajtur dhe jam rritur jetim. Kam hequr shumë vuajtje atje në atdhe, por ia kam falë çdo gjë asaj nëne që quhet Shqipëri. Fëmija zemërohet me nënën, por nëna mbetet nënë. Nuk hidhet kurrë! Dhe thirri fort: “E dua Shqipërinë, por dhe Italinë, e cila më dha mbështetje dhe forcë për luftën kundër krimit dhe kriminelëve. Italia, papritur u bë dashuria ime e dytë dhe këtë s´e harroj kurrë. Ne po kalojmë një tranzicion të vështirë dhe me shumë varfëri. Të gjitha këto vuajtje i kemi nga socializmi që përjetuam për shumë vite, prandaj them: kujdes njerëz! Ku ka socializëm, ka varfëri, vuajtje dhe shpopullim. Socializmi është rendi dhe klasa që shtyp më shumë se çdokush dhe më rëndë të varfërit e të pambrojturit. Ai është skllavopronari e pastër. Vitet e socializmit janë vitet më të rënda që Shqipëria ka përjetuar. Atdheu im s’po mundet të shkulet kollaj nga kjo epidemi. E vjetra nuk shembet lehtë njerëz! Të nderuar spketatorë! Kurrë mos votoni ish-komunistat

Flamur BUÇPAPAJ

dhe socialistët. Të nderuar shqiptarë, mos harroni çfarë na bënë ata pesëdhejtë vjet. Jemi popull i vjetër Evropian dhe vendali. Kontribues të Krishtërimit dhe kulturës perëndimore. Zotërinj italianë!
Shqiptarët janë një popull i dashur dhe evropian, por komunizmi dhe pushtuesit e kanë lënë mbrapa. Tashi po vuajmë një dramë shumë të rëndë sociale. Qindra vajza dhe gra kanë emigruar këtu në Itali, në kërkim të një jete më të mirë. Ju lutem Qeverisë italiane dhe gjithë Evropës që të silleni mirë me popullin tim, e kryesisht me refugjatët shqiptarë dhe të huaj. Jepuni strehë dhe ushqim! Jepuni punë! Askush s´e lëshon vendin e vet kot. Askush s‘ikën nga shtëpia dhe familja pa pasur një dramë. Ata kanë ardhur dhe për një jetë ma të mirë për veten dhe familjet e tyre.
Mos i ktheni mbrapa varkat me refugjatë afrikanë dhe shqiptarë! Ne po kalojmë një postdramë nga komunizmi dhe garda e tyre rvolucionare. Ju s´e dini çdo të thotë komunizëm dhe burg komunist. Shqipëria është nën terrorin e kuq përsëri. Ata po sjellin grabitje, terror dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.
Edhe unë pësova një dramë të madhe. M´u rrëmbye familja: Donika që tashi është duke luajtur me violinë. Ajo ka përjetuar një ferr të vërtetë. Unë jam rritur jetim dhe në konviktet e komunzmit. Aterë kur mendova se vetmia s´do më ndahej, gjeta një grua të bukur e të zgjuar, por dhe shumë trime. E dashurova dhe e dashuroj deri në vdekje, si i marrë. Ajo m´u rrëmbye nga patriotët e mi, nga mafia e kuqe. Unë pësova dramë aq sa desha dhe të vetëvritem. Jeta ime s’kishte asnjë kuptim pa të. Edhe nuk ka! Por falenderoj zotin. Erdhëm këtu dhe gjetëm veten. Ajo tashmë është drejtore artistike dhe e sigurt. Asaj, askush s´i bën dot gjë më. Falenderoj shërbimet policore shqiptare! Falenderoj miqtë e mi! Policinë italiane dhe shërbimet italiane të sigurisë! Pa ata s’do kishte më Donikë dhe unë do kisha vrarë veten… Faleminderit njerëz! Ju dua!”- tha ky.
-Kam disa lutje, meqë jam në transmetim kudo në TV evropiane. Socializmi në Shqipëri nuk ka ikur, por veç ka ndërruar formë. Do t´ju lutesha shumë që të mos e toleroni atë!

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Luftojeni prostitucionin dhe mafien e kuqe atje! Të nderuar policë të dy vendeve! Luftojeni përdhunimin dhe shitjen e femrave për para! Kjo është skllavëri moderne dhe me shumë fitime për këta kasapët e mafies së re. Luftojeni këtë trafikim më shumë se çdo trafikim tjetër! Përdoreni forcën tuaj dhe mos lejoni më kurrë që një familje të qajë më për të afërmit e vet dhe për motrat e veta! Kriminelët s’kanë as atdhe, as parti. Janë njësoj kudo. Mos i toleroni, ju të nderuar gjykatës! Përdorni forcën e ligjit dhe dënimet më të rënda për trafikantët e motrave dhe të vajzave tona! Mos i luftoni emigrantët, por luftoni ata që trafikojnë dhe marrin qindra-miliona euro fitime në muaj dhe në ditë. Adriatiku është mbushur me kufoma njerëzish, që notojnë në sipërfaqe nga këta kriminelë, që i mbysin si me qenë kafshë. Unë nuk kthehem ma kurrë në Shqipëri! Atdheu im më plagosi. Duhen shumë vite të vijë demokracia e vërtetë atje. E dua Shqipërinë, e kam zemër, por nga larg. Pastaj iu drejtua titullarëve të Italisë dhe tha:
“Vëreni dorën në zemër i Nderuar President dhe Kryeministër Italian! Mos harroni se krimi s’ka ngjyrë as atdhe. Ne shqiptarët s’jemi popull aziatik dhe as isalmik. Jemi themelues të krishtërimit dhe qytetërimit. “ Salla shpërtheu në duartrokitje Pastaj fjalën e mori Donika, vajza me violinë. -Të nderuar spketatorë,- tha ajo.- I faleminderit Zotit dhe bashkëshortiti tim Ardjanit, që jam sot këtu me ju. Pa shtetin shqiptar dhe atë italian, unë s’do të isha këtu. Do kisha vdekur, sepse kurrë s’do pranoja poshtërim dhe shërbime prostitucioni. I kisha ruajtur shpresat në zot dhe tek bashkëshorti, se s’do më linin vetëm. Mrekullia ndodhi. Njerëz, falni sa më shumë dashurii! Ju bëj thirrje të gjithëve, sepse ishte dashuria ajo që na bashkoi ne dhe na shpëtoi nga pengmarrja. Letra që më dërgoi Ardjani në spital, është himn i dashurisë bashkëshortore. Të dua Ardjan!- iu drejtu atij. -E dua dhe Shqipërinë që po vuan nga plagët e rënda postkomuniste. Ndihmojeni zotërinj përendimorë atdheun tim! Ne i jemi falenderues shtetit italian që na dha nënshtetësinë dhe na shpëtoi jetën. Ju dua!- tha ajo. -Edhe ju them se, si unë, atje në robërim kishte shumë vajza dhe gra nga e gjithë bota, të cilat abuzoheshin të izoluara në skllavërinë e seksit. Luftojeni atë të keqe të madhe

Flamur BUÇPAPAJ

që po ndodh!Ju lutem njerëz, besojini zotin dhe shtetin tuaj! E ardhmja është e të drejtëve! Faleminderit! Të gjithë po qanin dhe po shikonin me habi Vajzën me violinë. Ajo ishte pamja e zotit, ardhur në formën e njeriut mbi tokë. Pas dy orësh, me zor dolën nga koncerti. Gjithë media botërore bëri bujë me lajmin e tij. Ai, së bashku me oficerët, Mozën, doktorin dhe Donikën dolën dhe hipën në makinë duke iu drejtuar periferisë, ku kishte shumë pisha dhe dru halorë. Ishte një restorant i mrekullueshëm, i cili ngjante me ata shqiptarë.
Ishte fund shtatori. Retë e para të zeza do sillnin shi. Ata të dy bashkuan ëndrrat e tyre që gjithmonë do i kenë në Shqipëri. Ëndrrat nuk ndryshojnë kurrë, veç në vëndlindje i sheh ato gjithmonë. E atje do jemi përgjithmonë!- thanë ata. – Atje është qielli i dashurisë sonë të përjetshme. Ardjani mori në telefon shefin e vet, kryeredaktorin që e kishte si baba. -Alo, shef!- tha ky. Mora të të them… pra të të lajmëroj se betejën e fituam. Urime për ty, se ke dalë në pension. Hape një numër llogarie, të të nis njëqind mijë dollarë pasnesër, që ti të jetosh i lumtur. Ti ke qenë dhe je babai imi i vërtetë. Ah, se harrova. Edhe nëna e Donës do të vijë të jetojë me ne,- tha në fund Ardjani. -Po shefja jonë, çfarë u bë me të?- pyeti pak me ironi Ardjani. Ajo ka ndërruar bindje,- tha ish-kryeredaktori e qeshi. Është bërë e djathtë dhe ka filluar punë drejtoreshë e madhe. -Ahaha,- qeshën të dy. -Kjo është e djathta te ne. – Mirupafshim babush!- i tha ky.- Të pres këtu, sapo të marrim shtëpinë. Edhe mbylli telefonin. Atje do jetë duke rënë shi,- tha Ardjani. – E kuptoi nga zogjtë që po iknin në drejtim të Adriatikut.
Ngriti kokën lart sepse disa zogj po merrnin drejtimin lart nga qielli, në fluturim të lirë. Mos vallë, këta janë engjëjt që do të tregojnë historinë tonë?!

DONIKA, VAJZA ME VIOLINË

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top