NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë

Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për të zgjeruar praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë e lajmeve DPA.

Zyrtari i lartë do ta ketë për detyrë ta koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, derisa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus. Lajmi vjen përpara samitit të NATO-s në Uashington, që do të mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

Në atë samit, udhëheqësit pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma për Siguri dhe Trajnime e NATO-s.

Tash për tash është e paqartë se kush do të caktohet në postin e ri në Kiev. Detaje të mëtejshme do të zbulohen pas përzgjedhjes zyrtare, tha zëdhënësi, duke i konfirmuar planet e raportuara më herët nga Wall Street Journal.

NATO-ja, përndryshe, ka përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, që përfshin një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni, e cila ekziston që nga fundi i viteve 1990. Ai trajton, mes tjerash, kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase./REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top