Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8’tës

Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-tës, për të kompletuar kështu çiftet çerekfinale në Euro 2024.

Ndeshjeve të fazës së 1/8-tës po iu vjen fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy të fundit, për të pasur pastaj vetëm tetë ekipe në garë për trofeun e Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Përballja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Rumanisë dhe Holandës, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.

Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Austrisë dhe Turqisë, i cili pritet të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Lajpcigut me fillim nga ora 21:00.

Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të Euro 2024. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top