Bellingham i shpëtoi pankinën, Southgate zbulon gafën që mendoi të bënte: “Po mendoja ta zëvendësoja”

Nën sulmin e kritikave të vazhdueshme për performancat nën ton, në krahasim me pritshmëritë, Anglia rrezikoi daljen nga turneu, në 1/8 kundër Sllovakisë. Në fakt nga eliminimi i bujshëm e ndanë 20 sekonda dhe Jude Bellingham, që shënoi me rovjeshatë duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë, ku pastaj e përmbysi Kane. Një eliminim që do të kishte çuar në një “pushkatim” pa gjyq për teknikun Gareth Southgate, i cili, nëse është ende në pankinë, e ka falë djaloshit magjik të Real Madrid.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, komentoi për kualifikimin e ekipit të tij në çerekfinale: “Jam shumë krenar për lojtarët dhe shpirtin që ata treguan. Të gjithë ata që na ndihmuan të kalonim pengesën. Lojtratë po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe këtë ndeshje kjo e bëri diferencën”.

Southgate ka vetëm elozhe për dy protagonistët e ndeshjes kundër Sllovakisë, të cilët shënuan golat vendimtarë: “Bellingham ishte fantastik. Ne po mendonim ta zëvendësonim, por ai është i aftë për momente të tilla. Ne e dimë që në ndeshje duhej të bënim më mirë me topin, nuk mundëm të gjenim zgjidhjet e duhura në pjesën e parë, ndërsa në të dytën dolëm më mirë. Nën presion vazhduan ta provonin – analizoi Southgate -. Kane është një golashënues i jashtëzakonshëm, po e udhëheq skuadrën shumë mirë. Ishte i jashtëzakonshëm si një kapiten që e mban anijen të qëndrueshme. I ka kaluar më parë dhe mbrëmje si këto janë ato që më të rinjtë do t’i referohen, sepse kjo është ajo që ndodh në turne”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top