Broja: “Milan vetëm pas Real Madrid, jam tifoz i madh i Ibrahimovic”

Armando Broja ka një mesazh për Milan. Sulmuesi shqiptar i Chelsea, një nga emrat më të përfolur në këto javë të para të merkatos së verës, ka folur për kuqezinjtë gjatë një interviste, menjëherë pas eliminimit nga Euro 2024.

Broja i është përgjigjur një pyetjeje shumë specifike për një telefonatë të mundshme nga Zlatan Ibrahimovic: “Para së gjithash do t’i thosha se jam një fans i madh i tij, më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar – ishin fjalët e thënë nga Broja -. Milan është një klub i madh, i dyti pas Real Madrid në histori. Do t’i thosha atij se duhet të flasë me menaxherin tim dhe familjen time, pastaj do t’i bëj të ditur”.

Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2001, i cili kaloi muajt e fundit të sezonit të kaluar në huazim te Fulham, pranoi se kishte pasur tashmë disa kontakte me klube të tjera: “Është e vërtetë, kam oferta nga këto tre kampionate (Serie A, Bundesliga dhe Premier League, red.) Qëndrimi te Chelsea është një opsion, unë kam ende një kontratë me ta që skadon pas shumë vitesh (në vitin 2028, red.)”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top