Në spitalin tonë nuk ka shkelje/ Mjekja: Nuk jam e shkarkuar

Alketa Pere, e cila është një nga mjeket e akuzuar për skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT, para seancës në gjykatë ka folur për mediat.

Ndër të tjera, Pere tha se nuk është shkarkuar si mjeke dhe se do të vazhdojë të shkojë në Onkologjik.

“Duhet të ndryshojnë strukturën e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur “Rrugëtimi”, dhe duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientit.

Nuk e di për spitalet e tjera, në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët te privati. Unë nuk jam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime.

Nuk jam e shkarkuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top