Video / Euro 2024, mbyllen pa gola ndeshjet e treta në grupin C: Anglia përfundon e para, Serbia jashtë kompeticionit

Pak emocione dhe shumë taktika në ndeshjet e grupit C te Euro 2024, të cilat u mbyllën pa gola 0-0. Një skuadër zhgënjyese e Anglisë e cila nuk mundi të depërtojë ndaj Sllovenisë. Me Kane dhe Bellingham në hije, gjithsesi Anglia përfundon në krye të grupit me 5 pikë dhe do të sfidojë një nga skuadrat e vendit të tretë. Ndërkohë një barazim historik ky për sllovenët, që sigurojnë matematikisht kualifikimin në raundin tjetër.

Serbia, nga ana tjetër, është jashtë kompeticionit, pas 0-0 me Danimarkën. Eriksen dhe skuadra e tij përfunduan në vendin e dytë, para sllovenëve, për pozicionimin më të mirë në kualifikuese. Danimarka ka siguruar biletën për në raundin tjetër të EURO 2024. Danezët nxorrën përfundimisht nga gara skuadrën e Serbisë, që e mbylli si e katërta në grup. Danezëve u ka mjaftuar barazimi pa gola sot për të qenë të sigurt për kualifikimin, mes të tretave më të mira të turneut.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top