Komisioni i Dezinformimit është mbledhur ditën e sotme dhe opozita nuk është paraqitur për të marrë pjesë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës.
“Pa u zgjatur do të doja që të uroja punë të mbarë këtij komisioni, sepse është nga ata komisioni që nuk duhen parë në këtë pikë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës dhe më vjen keq që kolegët e opozitës, me gjithë ftesën e vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision…
Vërtet është nga ato komisionet që nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. Me vjen keq që kolegët e opozitës ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjipit të lashtë dhe deri më sot, madje deri në atë pikë sa kanë deformuar fakte historike. Ajo që na ul sot në këtë komision është shqetesimi që ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund të cënoje vlerat tona demokratike”, tha Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është nje shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
“Besoj se ky komision është gjeja më e domosdoshme që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një orë e më parë. S’duhet të ketë asnjë paranoje që ky komision do të ngrejë mazhorancën kundër lirisë se medias. Ne jemi këtu për të parë se si Shqiperia do ti’ përgjigjet këtij shqetësimi”, tha ai.