Borë dhe shi në vendin tonë, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur në vendin tonë për shkak të reshjeve të borës që kanë përfshirë së fundmi disa zona malore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH shkruan se gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m.

“Gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m.

Është punuar me mjete borëpastruese 🦺 dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme .

#ARRSH #MIE”, shkruan ARRSH.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top