“Lëre këtë burrë”. Foto e Icardi me Wanda Nara tërbon tifozët: ja prapaskena

Pas muajve të vështirë, ndarjes fillestare dhe thashethemeve mbi historitë e supozuara të dashurisë, qetësia duket se është kthyer për Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Marrëdhënia është konsoliduar, si e dëshmon edhe foto e fundit e çiftit, e publikuar nga lojtari në Instagram. Në këtë kuptim, megjithatë, nuk vonoi reagimi i tifozëve të Galatasaray.

I ardhur te Galatasaray verën e kaluar, pas tre sezoneve zhgënjyese te PSG, Mauro Icardi ka fituar gradualisht dashurinë e tifozëve. 15 paraqitje dhe nëntë gola, ky është bilanci i argjentinasit në Turqi deri tani. Mbështetësit e klubit të Stambollit, megjithatë, e shohin gruan e tij Wanda Nara si një faktor të mundshëm shpërqendrues. E dëshmojnë më së miri komentet në postimin social të argjentinasit.

Lexo më tej: Fjalë të rënda, akuza e ironi therëse mes Icardi e një gazetari: motivi, natyrisht Wanda Nara

Ditën e djeshme, në Instagram, Mauro Icardi publikoi një foto që e portretizon atë në shoqërinë e Wanda. Menjëherë, shpërtheu reagimi i tifozëve: “Lëre të qetë, duhet të përqendrohet në fushë dhe të mendojë për të shënuar”. Pastaj sërish “Lëre rehat këtë njeri edhe për pak, pastaj bëj çfarë të duash”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top