Tërhiqet ‘anticikloni afrikan’, temperaturat i kthehen normalitetit

Prej disa ditësh Shqipëria ka qenë nën ndikimin e kushteve të nxehta atmosferike, por duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Temperaturat edhe sot do të vijojnë të jenë relativisht të larta, por brenda normave të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top