Në raundin e dytë të Grupit D të Euro 2024, Holanda dhe Franca barazuan 0-0 dhe vazhdojnë në krye krah për krah në renditje me katër pikë dhe me 1/8 në shënjestër. Në stadiumin e Leipzig u zhvillua një ndeshje e fortë dhe e ekuilibruar me shumë raste, por zero gola. Me Mbappé në pankinë, në pjesën e parë Maignan ndali tentativat e tandemit Frimpong-Gakpo. Nga ana tjetër Griezmann gllabëroi epërsinë në mënyrë sensacionale. Në pjesën e dytë “Le Petit Diable” bëri një tjetër gabim përballë Verbruggen dhe arbitri Taylor anuloi një gol të Simons për shkak të një pozicioni të parregullt të Dumfries në trajektoren e topit.
NDESHJA E PARË PA GOLA E TURNEUT
Ja ku mbërrin 0-0 e parë e Euro 2024, por Holandë-Francë ishte çdo gjë tjetër veçse një ndeshje e mërzitshme, sepse të dyja skuadrat iu afruan disa herë epërsisë dhe u përpoqën të fitonin një ndeshje të rëndësishme për pozicionimin më shumë se sa për kualifikimin në një turne me 24 ekipe, në të cilin avancojnë edhe katër nga ekipet më të mira të vendeve të treta. Në pjesën e parë, Mike Maignan u evidentua me disa pritje superlative. Skuadra e Deschamps kishte mundësitë më të mira dhe ajo që shpenzuan Rabiot dhe Griezmann në minutën e 14’ është në kufijtë e të pabesueshmes. Altruizmi i mesfushorit kaloi perceptimin e sulmuesit, që provoi një minutë më pas të korigjohej pa sukses.
Pas rifillimit ekuilibri nuk u prish, Franca ushtroi presion, por rrezikoi kapitullimin kur Xavi Simons shënoi me një goditje tokazi. Fatkeqësisht, Denzel Dumfries ishte shumë afër trajektores së topit në një pozicion të parregullt, kështu që asistenti ngrit flamurin dhe VAR-ie konfirmoi. Holanda dhe Franca mbeten të parat me 4 pikë, Austria me 3 dhe Polonia eliminohet me zero.